Antoni Gaudi dhe Katedralja Familja e Shenjtë

Antoni Gaudi dhe Katedralja Familja e Shenjtë

Arkitekturë / Gaudi arriti shkallën më të lartë të formës së lirë në arkitekturë. Në Sagrada Familia të gjithë strukturat janë kthyer në forma të lira skulpturore.

Ai, që në fillimet e arkitekturës moderne, arriti rezultatin më të lartë. Me një laps rrëzoi gjithë rregullat e harmonisë klasike të përsëritjes

Në vitin 2026 Barcelona do të përkujtojë 100-vjetorin e vdekjes së Antoni Gaudit (1852-1926) duke mbaruar katedralen Sagrada Familia (Familja e Shenjtë). Punohet me përkushtim. Me këtë rast Barcelona dëshiron të bëhet qyteti botëror i arkitekturës moderne. Për këtë po punohet me ritme dhe investime të jashtëzakonshme në pjesën e re përgjatë plazhit.

Gaudi arriti shkallën më të lartë të formës së lirë në arkitekturë. Në Sagrada Familia gjithë strukturat janë kthyer në forma të lira skulpturore.

Ai, që në fillimet e arkitekturës moderne arriti rezultatin më të lartë. Me një laps rrëzoi gjithë rregullat e harmonisë klasike të përsëritjes dhe këndit të drejtë. Ai rrumbullakosi këndin. Format e tij valëzojnë si oqeani dhe kërcejnë si balerinat e flamenkos.

Arkitektura e Gaudit është si muzika e Stravinskit, më kujtoi sidomos “Zogun e Artë”. Të dyja janë krijuar në të njëjtën kohë. Gaudi është çudibërës i formës. Mbas tij nuk ka majë tjetër. Këtë e vërtetojnë majat e Katedralës që shenjtëroi formën e lirë dhe ato maja nuk mund të tejkalohen më.

Barcelona meriton vendin e parë si muzeu më gjigant i arkitekturës. Dhe kjo sepse ajo gjithmonë ka qenë si Flamenkoja, ka kërcyer. Arkitektura në Barcelonë është konceptuar në shekuj si simboli i dinamizmit, i lëvizjes, i harmonisë, i ndryshimit. Aty nuk pranohej përsëritja. Arkitektura konsiderohej si testamenti më i rëndësishëm njerëzor dhe atje u përqendruan gjithë arritjet.

Çdo formë kërcen dhe sikur kërkon të shkëputet, të fluturojë. Asnjë arritje madhore, asnjë rrymë, asnjë stil, ai qytet nuk e pranoi si përfundimtare, si diktatore, si të vetme, por se aty duhej të fillonte ndryshimi.

Barcelona është qyteti i përjetshëm i ndryshimit, prandaj ajo e pranoi Gaudin. Në Barcelonë janë 5 objekte të projektuara prej tij, tre banesa, një park dhe një katedrale. I pashë dhe i vizatova të gjitha.

Qyteti ka detyruar arkitektët të punojnë krah për krah të kundërtës, të ndryshmes, dhe të harmonizohen me këtë. Këtë Parisi nuk e ka bërë dot. Ajo arkitektët i ka lënë tërësisht të lirë.

Arkitektura e Gaudit është muzikë e ngurtësuar. Çudibërja dhe magjia janë realitet. Asnjë shikim nuk kthehet mbrapsht, çdo gjë është atje. Një larmi që nuk përsëritet kurrë. Kurrë më. Gaudi është poeti më i zjarrtë i formës. Ai foli me volume që ngjiten lart, gjithmonë e më lart. Në Sagrada forma vazhdimisht ngjitet drejt qiellit.

Ai është ëndërrimtari dhe guximtari, është ekuilibristi dhe peshuesi, është harmonizuesi dhe eksploruesi. Forma e tij eksplodon, por nuk largohet. Kapitelet Greke janë bërë me vera, dhe harqet mesjetare si shkopinj, kolonat nuk kanë më një formë dhe tavani është si fole milingonash.

Forma është, por jo ajo që dimë ne, se nuk përsëritet asnjëherë njëlloj. Dhe prandaj thuhet “TEMPULLI i Familjes së Shenjtë” se është vërtet Tempull. Tempulli më i rëndësishëm i arkitekturës moderne. Ky është Tempulli i Modernitetit. Dhe prandaj mbi biletën e hyrjes ishte shënuar: “Me kontributin tuaj vepra do të përfundojë, se kjo kur të përfundojë do të jetë vepra e ngritur nga të gjithë banorët e botës.” Edhe unë dhashë 9 euro, dhe bëra këto vizatime.

Gaudi është kitarist. Ai tenton shkëputjen.
Arkitektura antike egjiptiane, greke, romake, kërkonte sigurinë e qëndresës, të peshës, të stabilitetit, kjo vazhdoi dhe në mesjetë. Kurse Gaudi çliron formën nga pesha, volumi bëhet gjithmonë dhe më ajror. Ai aplikon ritmin e valës së detit.

Gaudi u lidh më shumë me detin dhe ajrin se sa me tokën. Ai pa se ndërtimi i katedraleve kishte ngecur në rrjetën e konstruksionit. Ai ishte i pari që tentoi të çlirohet nga urdhrat inxhinierike.
Sagrada është dekania e katedraleve moderne.

Po përsëritet edhe njëherë që nga mesjeta, ndërtimi i një objekti për njëqind vjet, ajo tashmë i ka mbushur. Kjo ishte dhe një nga kuriozitetet e mia, sepse të tilla vepra tregojnë se nuk janë vjetëruar nga koha; se tregojnë dashurinë e disa brezave ndaj një objekti.

Prandaj dhe i fotografova dhe i vizatova edhe maketet, dhe studiot ku punonin të rinj e të reja me po atë dashuri dhe përkushtim, sikur të ishin Gaudi. Ata janë bërë pjesë e mendimit të tij. Ajo është dhe vepra e tyre. Të gjithë presin me padurim përfundimin e saj, por po ecet me ngadalë me kujdes, duke u menduar në çdo hap.

Por, sidoqoftë, Gaudi mbetet arkitekti artizan. Çdo gjë bëhet me dorë. Në veprat e tij sa arkitekti po aq vlerë kanë edhe mjeshtrit e hekurit, drurit, porcelanit, qelqit. Të gjitha veprat e tij janë objekte disakatëshe. Nuk mund të mendohet një vepër e Gaudit gradaçelë. Sepse ato duhet të shihen afër dhe vlerësohen deri në lartësitë e ulëta dhe mesatare.

Ai është mjeshtër i punëdores. Ai arriti maksimumin në detajin artistik. Ai tentoi që çdo detaj të kthehet në vepër arti. Veprat e tij bëhen nga guri, qeramika, porcelani, druri, metali, xhami. Këto punë artizane në Spanjë u përpunuan në mënyrën më të përsosur.

Ndjenja tjetër që pata ishte kthimi prapa, shumë prapa, te njeriu i shpellës. Gaudi ëndërronte shpellat. Arkitektura e tij është arkitektura e shpellave. Banesa e tij është një shpellë moderne. Aty preka kurbëzimin e shpellës.

Ai kuptoi që moderniteti është i plotë kur takohet me primitiven. Ai zbuti dhe lëmoi këndin e drejtë, derisa e zhduku fare. Por, duhet thënë se është Barcelona që ia sugjeroi këto kalime dhe kapërcime. Jo rastësisht, banesat dhe objektet afër banesës Batllo apo Mila apo Sagradës janë një ekspozitë pararendëse e tij.

Në Spanjë dhe në Katalunjë është vlerësuar KAPRIÇOJA. Arti spanjoll është si një kompozitë kapriçoje. Veprat e tij janë fundi i një evolucioni mijëvjeçar. Nuk ka arkitekt që t’i jetë afruar më shumë se Gaudi Don Kishotit.

Gaudi është Don Kishoti i arkitekturës.

Gaudi dhe Miro kanë të përbashkët shkëputjen dhe këputjen. Të dy janë Katalanas, së bashku dhe me Pikason. Forma nuk është më e lidhur, nuk kërkon brumosjen, ngjeshjen në bazë të gravitacionit. Forma largohet në mënyrë centrifugale. Vija për Mironë dhe forma për Gaudin bëhet më e rëndësishmja.

Çdo gjë në Miro bazohet te lëvizja. Kaligrafia arrin kulmin. Miro e organizon hapësirën duke vrapuar. Miro është vrapuesi më i palodhur i artit. Por Gaudi ishte i pari. Miro u frymëzua prej tij.

Në ritmin e strukturave të veprave të Gaudit ka një jehonë të ritmit që godasin takat e Flamenkos. Dhe dantellat valëzuese të bishtit të fustanit të kërcimtares të duken si forma të njohura te Gaudi. Silueta e balerinës është profil i fasadave. Flamenko është britma e tokës spanjolle.

Sagrada Familia është vetë Sagrada Barcelona. Janë me dhjetëra arkitektët më në zë në botë, që po ndërtojnë në Barcelonë, por asnjëri nuk mund të ndërtojë një majë si e Tempullit të Gaudit. Ajo është maja më e çuditshme në botë. Çdo qytetërim lë një shenjë në bankën e imazhit të botës. Spanja dhe Barcelona e la me Gaudin.

Sa i heshtur dhe pa fjalë ishte, aq shprehës fjalëshumë ishte me formë. Gaudi është gjeniu më i adhuruar se nuk kërkoi asgjë. Veç një gotë vere katalane.

Modest në jetë, shkëlqimkërkues i papërsëritshëm në vepër. Ka dhe një arsye tjetër, është shumë e vështirë, gati e pamundur të bësh konstruksionin e veprave të Gaudit sipas skemave të zakonshme, të njohura konstruktive. Konstruksioni duhet t’i shkojë pas formave të tij.

Si të gjithë gjenitë dhe Gaudi, thyen rregullat dhe vë në punë qindra njerëz që mbeten anonimë. Veprat e tij filluan rrymën e arkitekturës skulpturore, e cila dominon fundin e shekullit të 20-të. Influenca e tij u bë e qartë, sidomos mbas Luftës së Dytë Botërore. Gaudi është produkt i tokës spanjolle dhe i mendimit më të përparuar evropian.(Shekulli)

k1OUXIfWGkw

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23784. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23784

Top