Re: antinanoizmi eshte nacionalizem, apo thjesht semundje politike
Padrinoja i Shqiperise
Fatos Nano eshte serish Kryeminister i vendit, ndersa njerezit e tij vazhdojne te jene te lidhur me klanet mafioze.
Nga Dina Nascetti, Claudio Papaianni dhe Giuseppe Rolli
Padrinoja i Shqiperise ngjiti serish shkallet e pallatit te Parlamentit shqiptar si Kryeminister. Ne te vertete pagezimin me kete emer, "padrino", nuk e kreu ndonje lider historik i opozites, por nje ish i mbrojturi i tij, nje ish-kryeminister dhe shok i afert i partise: Ilir Meta. Ne lumin e akuzave te tij, nuk ngurroi t'i keshillonte Nanos qe te "mos frekuentonte restorant "Trieste" ne Durres", i njohur si vendi ku "krijohen qeveri", por edhe ta cilesonte liderin per nga menyra e drejtimit te partise si nje "sultan".
Shume prej drejtuesve te larte socialiste iu bashkuan ne kor akuzave te Metes, duke vene ne kete menyre ne dyshim kontrollin e Nanos mbi partine. Por rizgjedhja per here te katert ne krye te qeverise, te politikanit te vjeter socialist te vendit te shqiponjave, ka krijuar serish polemika dhe shume fraksione ne brendesi te partise. Fraksione qe me teper se per zgjedhje te ndryshme ideologjike, diferencohen mes tyre nga interesat ekonomike. Ne Shqiperine postkomuniste, keto dhjete vitet e fundit, fjala "biznes" eshte e lidhur shpesh me krimin e organizuar. Nje dyshim te tille e kane vertetuar tashme me bisedat telefonike te pergjuara apo agjente te infiltruar shume hetime te kryera nga drejtesia dhe policia italiane.
Ne Shqiperi eshte mese normale gjate ketyre viteve te fundit, qe bota e biznesit dhe politikes te bashkepunojne per te kontrolluar "lumen" e te ardhurave nga ndihmat nderkombetare, por edhe doganat. Nje fitim te majme, nga i cili klanet politike shqiptare nuk jane te gatshem te heqin dore. Fale ketij mirekuptimi shteteror, mafia shqiptare eshte fuqizuar se tepermi. Dhjete prej familjeve me te medha shqiptare, njihen tashme si zoterueset evropiane te trafikut te droges. Nje status te tille te privilegjuar e kane ndihmuar edhe marreveshjet mes mafias shqiptare dhe karteleve kolumbiane te Medelinit, te cilat kane braktisur rrugen hollandeze dhe spanjolle per hir te bazes me te sigurte evropiane te Shqiperise.
Se fundi, kthetrat e mafias shqiptare nuk po ndalen vetem ne kontinentin e vjeter. Sepse ne projektet me te aferta te saj tashme eshte shfaqur tregu amerikan. Hetimet e operacionit antimafia te mbiquajtur "Florida", ne marsin e kaluar, ku morren pjese policia e Leces dhe amerikanet e FBI-se e DEA-s, nxorren ne drite nje skenar te frikshem. Drejtuesit e klaneve shqiptare kishin vendosur te shkembenin kokainen kolumbiane me heroinen e ardhur nga Turqia dhe marihuanen e prodhuar ne vend me destinacion SHBA-te. Njeri prej te arrestuarve te aksionit te perbashket ishte dhe Agron Xhafaj, vellai i nje ish-ministri. Edhe ky eshte nje njeri i Nanos.
Gjithcka e ka zanafillen tre vite me pare, kur klanet e Durresit, tentuan pa ndonje sukses qe te ngrinin rafineri te perpunimit te kokaines ne vend. Edhe pse nuk ia arriten ketij qellimi, ata siguruan nje lidhje bashkepunimi me kolumbianet. Marreveshja u firmos ne Miami, Florida dhe sipas socialistit Dritan Prifti, ish-ministrit te Energjitikes, Fatos Nano ishte ndermjetesi i nje grupi amerikanesh, te cilet donin te pastronin nje shume prej nje miliard dollaresh te dyshimte. Shume njerez ne Shqiperi mendojne se Nano eshte i perziere ne menyre indirekte ne kete marreveshje.
Nje tjeter aksion antimafioz i mbiquajtur "Journey Italia", i kryer ne shkurtin e kaluar, zbuloi nje rrjet gjigand te trafikut nderkombetar te droges. Si rezultat i hetimeve u bllokua ne Venezuele nje ngarkese prej 12 tonesh kokaine kolumbiane, e cila kishte si destinacion Shqiperine. Vendi i vogel ishte pergjegjes per pjesen logjistike te ketij rrjeti: transportin dhe riciklimin e parave. Pas hetimeve te para, u zbulua se ne sherbim te organizates ishte vendosur edhe Sokol Kociu, nje funksionar i larte i policise prane Prokurorise se Pergjithshme, i cili informonte trafikantet per hapat e hetimeve. Deri ne ato momente, Kociu ishte konsidetuar gjithnje si nje superpolic i pakorruptueshem. Por sipas hetimeve paralele italiane dhe shqiptare, u mesua se ishte pikerisht ai njeri prej organizatoreve te ketij rrjeti nderkombetar te trafikimit te droges. Ky skandal preku edhe kryeprokurorin e pergjithshem, Arben Rakipi, i cili u "fut ne valle" nga nje trafikant kosovar.
Mafia shqiptare po shfaqet gjithnje e me aktive edhe ne kontrabanden e cigareve, pas goditjes qe ka marre rrjeti i Malit te Zi. Sigurisht qe pesha kryesore e "biznesit" i takon "Camorres" napolitane dhe me ekzaktesisht klanit "Mazzarella". Nje delegacion i Mazzarellave, i kryesuar nga Vincenzo Titta, qe vizitoi Tiranen ne 29 janar 2001, u prit ne nje takim edhe nga drejtori i policise se Tiranes. Njeriu kyc qe organizoi udhetimin ne kryeqytetin shqiptar, eshte Hysen Shahu, nje njeri i besuar i Fatos Nanos. Aq sa vendosi ne dispozicion te dergates se "ambasadoreve" nga Napoli edhe "Mercedes"-in e Nanos, ne ate periudhe kryetar i Partise Socialiste. Nje tjeter informacion sekret, i shoqeruar edhe me fotografi, deshmon zbarkimin ne 5 prill 2001, ne oren 8.55, ne portin e Durresit te Vincenzo Titta-s. Per t'i uruar mireseardhjen ndodhet serish Hysen Shahu, i cili e shoqeron me pas ne te gjitha takimet e tij ne Shqiperi. Levizjet kryen serish me makinen zyrtare te kryetarit te Partise Socialiste. Kete rradhe, vec drejtorise se policise se Tiranes, ku punon edhe i biri i Hysen Shahut, Artani, perfaqesuesi i Mazzarellave kryhen takime pune edhe ne ministri te ndryshme. Nen shoqerine e dy burrave te tjere, ata frekuentojne gjithashtu bar "Diana", nje pike takimi e krimit te organizuar shqiptar, prone e Gaz Demit, bashkepunetorit kryesor te Fatos Nanos per punet e dyshimta.
Demi drejtonte per llogari te kryetarit te Partise Socialiste, kontrabanden e cigareve, por njekohesisht eshte ne kete periudhe edhe njeri nga financuesit kryesor te partise. Gjithnje, sipas ketij hetimi, Demi ka blere disa magazina shteterore ne Sarande per depozitimin e cigareve kontrabande qe vijne nga vendet e Lindjes nepermjet Greqise, nje vend ku Nano ka shume biznese. Sapo kalonin kufirin shqiptar, ngarkesat e cigareve kontrabande transportoheshin ne rruge ligjore nepermjet shoqerise "Albtrans", e cila ka siguruar nje license zyrtare per tregtine e frigorifereve nga Gjermania. Pasi firmosin marreveshjen, Demi, Artani dhe Mazzarella, sipas regjistrimeve te kryera fshehtas, ngrene nje dolli per shendetin e Don Ciro Mazzarrella. Pakti parashikon vec te tjerave edhe nje llogari rrjedhese, e hapur ne 3 janar 2001, nen emrin e shoqerine zviceriane "Tradex" dhe "Beltranz" (prone e Shahut), e zyrtarizuar nga nje license e shtetit shqiptar. Kontrata i jep te drejten Mazzarelles qe te kryeje aktivitet tregtar ne Shqiperi dhe mundesine per t'u shtrire me tej ne tregun e Lindjes. Nje bisede telefonike e regjistruar, mes Teuta Shahut, se bijes se Hysenit dhe Vincenzo Tittas, zbulon se marreveshja parashikon transportin e 40-50 konteniereve me cigare kontrabande per cdo muaj nga vendet e ish-bllokut sovjetik, duke patur si pikenisje Veriun e Shqiperise. Nje biznes me nje fitim marramendes prej 200 milion dollaresh ne vit.
Mbi te gjitha, keto hetime hedhin drite mbi nje mafie te fuqishme shqiptare, e cila eshte e afte te krijoje aleanca me mafiet dhe kartelet nderkombetare per te shtene ne dore bizneset fitimprurese kriminale. Sigurisht, duke shfrytezuar edhe lidhjet me nje klase politike, e cila nuk eshte shume e shqetesuar per respektimin e ligjit. Nje pushtet qe shfaqet cdo nate, kur mbi gomonet qe pershkojne Adriatikun, se bashku me klandestinet udhetojne edhe kilograme te tera droge. Shpesh te transportuara nga korriere te detyruar te marrin nje rrezik te tille per te paguar udhetimin e shpreses.
Artikulli i mesiperm eshte marre nga e perjavshmja italiane me orientim te majte "L'Espresso", e dale ne treg me 2 gusht 2002, dy dite pasi Nano u ribe Kryeminister.