Antimyslimanismi Sorosia i Mishes dhe Kompani eshte Antishqiptarizem

kastriot

Primus registratum
Antimyslimanismi Sorosia i Mishes dhe Kompani eshte Antishqiptarizem

ANTIMYSLIMANIZËM SOROSIAN-PIROMISHIAN EDHE NË EKRAN



Fondacioni i Sorosit për shoqërinë e hapur po del edhe më hapur në misionin e tij anti-mysliman në Shqipëri.

Fushatat kundër Islamit e myslimanëve shqiptarë kanë qenë të vazhdueshme në vendin tonë , sidomos qysh nga anëtarësimi i Shqipërisë në Konferencën e vendeve islamike në vitin 1992. Këto fushata në kohë të caktuara ndizen më ashpër. Pas shpalljes së luftës kundër terrozimit islamik nga SHBA në Shqipëri u kacagjelën më shumë antimyslimanët e papërmbajtur në propagandën e akuzat e tyre.

Pas një humori që u bë bë me personin e Papës në festivalin e 41 të këngës në Radio-televizion shpërtheu një fushatë krejt e pamotivuar kundër Islamit e myslimanëve. Kjo fushatë propagandistike e nisur nja mjedise katolikocentriste përfshiu edhe të tjerë. Në të u përfshi edhe drejtuesi i një fondacioni sorosian në Shqipëri, Pirro Misha me shkrimin e botuar në gazetën “Shekulli” në datën 10 janar.

Për këtë shkrim tashmë në gazetën tonë është shkruar e vazhdon një analizë mjaft e gjatë dhe shkrime të tjera. Është natyrshme që këto ta kenë tërbuar sorosianin Pirro Misha, i cili duhej ta merrte me mend se kështu do të ndodhte. Shkrimi i tij jo vetëm që ishte tejet i dobët dhe i mbrapshtë por parapriu një krim të rëndë, vrasjen e Sali Tivarit, sikur të ishte shkruar enkas për paralajmërim dhe për të sugjeruar paraprakisht “pistën e hetimit”. Kanë kaluar mjaft ditë nga kjo vrasje dhe ende nuk ka asnjë qartësim, vetëm njoftime që më shumë mjegullojnë.

Tani është e arsyeshme të themi se janë tri versione kryesore për të shpjeguar këtë krim të rëndë me të cilin edhe po spekulojnë anti-myslimanët. Vrasja e Tivarit mund të jetë krim ordiner me një ngamaotivet e pafundme për tëcilat kryhen krime të tilla.Mund të jetë një akt trerrorist si kanë trumbetura qysh në fillim disa dhe si do të dëshironin anti-myslimanët. Mund të jetë edhe një krim i tipit të Reichstagur në Gjermaninë e vitit 1933, për të nisur ndonjë “holokost” karikatural kundër mysliomanizmit në Shqipëri. Në këtë rast është e kuptueshme se mund të kombinohen elementë veprimtari të ndrysshme kriminale dhe mud të gejndet edhe një Van Lybe arab sikurse u gjet Van Lyube danez në Gjermani. Ky do të ishte variati më tragjik. Pirro M isha me shokë me atë propagandë që bëjnë kundër “Islamit radikal” me dashje ose jo janë si një forcë nxitëse për ta ktheyr vrasjen e Tivarit në një “Reischtag anti-mysliman” në Shqipëri. Prandaj edhene angazhohemi në demaskimin e pirromi-shizmit soroasin anti-mysliman.

I gjendur para kësaj situate sorosiani Pirro Misha mendoi e vendosi që fushatën ta vazhdonte jo vetëm në gazeta por edhe në ekranet televizive. Kështu në mbrëmjen e datës 30 janar 2003 vumë re një sulm frontal sorosian-pirromishian në ekran, madje në dy ekrane njëherësh, të “Top Channel” dhe të “TV Klan”. Pirro Misha kishte vendosur të bënte një aksion propagandistik me goditje të përqëndruar. kundër “Islamit radikal” dhe të shpëtonte “Islamin tradicional” që tani e paska fort për zemër edhe anti-myslimani i egër e vulgar, Mustafa Nano. Për këtë aksion ishin përzgjedhur pikërisht dy kanalet televizive private që mburren si të më fuqishmit në mjesdisin mediatik shqiptar.

Mobilizimi dhe vendosja e forcave në këtë betejë ishte studiuar me kujdes të madh që epërsia në çdo parametër luftarak të ishte në anën e sulmuesve anti-myslimanë. Drejtuesit e bisedave me synime politie të të dy televizoneve të angazhuar kanë shumë përvojë në ndërtimin e skenarëve të betejës në atë mënyrë që të dalë në fund fituese pala që simpatizojnë ata, ose që i ka moblilizuar ata. U duk qartë se kështu kishin bërë edhe në këtë rast drejtuesit e “Top Channel” edhe të “Klan”. Edhe strategët e tyre Enkel Demi e Blendi Fveziu, orkestruesit e rubrikave “Poker” dhe “Opinion” në ekran ishin të mobilizuar në maksimum. Pa Enkel Demin ( që është dhe editorialist në gazetën famëkeqe antishqiptare “Koha Jonë”) dhe Blendi Fevziun, (të njohur për bashkëpunimin e gjatë me rrjetin propgandistik të agjenturës franko-serbe në Shqipëri) nuk mund të bënte asgjë Pirro Misha i Sorosit. Por duheshin edhe më përfiorcime nga jashtë. Dhe si gjithmonë në këta raste gjendet menjëherë “kiu-fiu” i debateve televizive Mustafa Nano, komentator në “Shekulli”. Këtij ekipi Misha- Demi-Fevziu me potenciale të mëdha agresive anti-islamike i duhej dhe një forcë më e distancuar, më e paintersuar në debate pëplasëse të terrenit tiranas, por gjithsesi me bagazh të madh teorik e metoda shumë të sofstikuara shtjellimi të çështjeve për të ruajtur imazhin e trajtimit shkencor, gjakftohtë. Dhe për këtë mision zgjedhja ishte e përsosur, Arbër Xhaferri. Ky do të vëzhgonte, udhëzonte, jepte leksione, bënte konkluzione nga studio televizive e Prishtinës, gjë që do të shtonte interesimin e teleshikuesve në Kossovë. Kush ka thënë se Sorosi, Zylien Roshi e të tjerë janë munduar kot për të bërë stacione të fuqishme televizive në Shqipëri dhe për gjetur personelin që u duhet për to!

Edhe përzgjedhjen e forcave kundërshtare në debat dhe vendosjen e tyre nëpër pozicione të dobëta luftimi e kishin bërë po vet, sipas qejfit të tyre, njerëzit e frontit sorosian-pirromishian. Enkel Demi, në bashkëpunim me Pirro Mishën sigurisht, kishte kombinuar një “Poker” shumë antipatik anti-islamik: emision me tri intevista pa debat. Ai kishte dërguar tek Misha një gazetare me udhëzime shumë të rrepta që të lexonte disa pyetje të cilat i duheshin Mishës të hidhte edhe një herë në ekran ato shashkat tymëse që kishte plasur në gazetën “Shekulli”. Misha këtu vetëm shtoi disa gjëra kundër Abdi Baletës. ( pa ndonjë zarar natyrisht) se jo gjithë qeniet që lehin kanë dhëmbë të kafshojnë. Pastaj në skenë doli vet Enkeli me stil e qëllime shumë agresive kundër Olsi Jazexhiut që ishte viktimë e shkrimit të Pirro Mishës dhe i planifikura të ishte viktimë kryesore e këtij kombuinimi televiziv. Enkeli ishte dhe më agresiv ndaj Olsit se po të ishte vet Pirro në rolin e intevistuesit. Asnjëherë nuk e kemi parë Enkelin që të bëjë bedelin me kaq zell zemëratë, që ta zëvëndësojë në qenien e vet me kaq dëshirë intervistuesin me hetuesin.

Enkeli nuk i dha asnjë mundësi apo rast Olsit të thoshte diçka për ato që e kishte sulmuar Pirro Misha në shkrimin në “Shekulli’, por filloi t’i kërkonte llogari pse kisshte përkëthyer e vënë në Internet një shkrim të një historiani në një revistë amerikane, i kërkonte me këmbëngulje se çfarë lidhje ka një poezi e Olsit për lagjen Kombinat ku përmendet Haxi Qamili nga Sharra me haxhiqamilizmin. Madje Enkeli u shpreh si Kiço Blushi në vitin 1992 se Haxhiu ka thënë “Duam babën”. Unë po të isha në vend të Olsit do t’i kisha thënë Enkelit si si çam që është të shqetësohet më shumë për punët e Napoleon Zervës e të Zografos se ato të Haxhi Qamilit e për “dumbabizmin” qëe urren Kiço Blushi. Unë do t’i kisha thënë Enkelit s e kemi dëgjuar para disa vitesh në ekranin e TVSH si Fatos Nano toshte në Zvicërr se Enveri ishte babai i socialistëve dhe Nano tani është kryeministër, se edhe Haxhi Qamili nuk mund t’i ketë sjellë dëm më shumë Shqipërisë se Enveri.

Jazexhiu ndoshta pa se nuk ishte ftuar për një debat normal, por ishte tërhequr nga Demi ( me bisht jo me brirë) në një kurth propagandistik pirromishian-sorosian dhe nuk e vlente të merrej shumë me pyetjet e hetuseit të tij, që po e hetonte pa i pas dhënë akt-akuzë paraprake. Por, skena Demi-Jazexhiu zbuloi plotëisht se si ishte kurdisutr ”pokeri antimsyliman pirromishian në ekran” të “Top Channel”. Këtë pastaj e tregoi edhe më qart intevista e tretë që përsëri ia mori vet Enkeli nënkrytarit të Bashkësisë Islame, Ermir Gjinishit. Për “çudi” Enkeli i kërkoi Gjinishit shjegime jashtë fushës së tij, teologjisë, për arkitekturën e xhamive meqenëse francëzët kanë filluar të japin alarmin se Shqipërisa po arabizohet nëpërmjet arkitekturës së disa minareve. Gjinishi dha shpjegime interesante. Po ai ia vlente që kohën e tij ta harxhonte për këtë gjë?

Kurse në ekranin tjetër bëhej debat. Atje po shkonte “gjaku mysliman” në gju të kalit se Pirro Misha e Mustafa Nano kishin xhveshur shpatat e antimyslimanizmit politik dhe po u turreshin me sa fuqi kishin Ermir Gjninisht dhe Ervin Hatiibit që përpiqeshin të smbrapsnin sulmet me mburoja teologjike. Ky ishte truku i i madh i asaj maskarade anti-myslimane që kurdisën Pirro Misha, Enkel Demi, Mustafa Nano, Blendi Fveziu me një bashkëpunim të maskuar edhe të Arbër Xhaferit kundër “Islamit radikal” në emër të mbrojtjes së “Islamit tradicional”. Mustafa Nnao duket ishte thirrur nën armë se ia ka marrë dorën me xhahil-llëkun e tij intelektual punës për ta turbulluar Ervin Hatibin në debate televizive. Edhe Pirro Misha me miqësinë që paska me Ervinin duket di si t’ia hedhë litarin nëpër këmbë që ta ngatërrojë e ta kapë në lak kur i pëlqen. Gjinishi i armatosur vetëm me elegancën e kujdesin e teologut detyrimisht do të ndodhej në pozitë të palakmueshme përballë rrufjanëve të propagandës e të politikës. Kështu u pa qartë se Jazexhiu, Hatibi e Gjnishi kishin bërë gabim të rëndë që kishin pranuar atë debat që i duhej Piro Mishës për të përçuar nga ekrani edhe një herë ato që kishte sjellë nga Franca për të nxitur sherret islamike në Shqipëri.

E keqja e madhe e këtij sulmi pirromishian anti-mysliman në ekran qëndron në faktin se ishin përballë njërz e zanate që nuk u takon të ballafaqohen . Ishte ndërtuar programi në mënyrë të tillë që sulmi kundër Islamit të bëhëj nga njerëz të propagandës e të politikës me një shkallë shumë të ulët përgjegjësie për gjithçka, ndërsa mbrojtja nga njerëz të teologjisë ose gazetarëise fetare shumë të kufizuar në zgjedhjen e mjeteve për reagim, me një përgjegjësi shumë të madhe mbi shpatulla. Sidomos Gjinishi që ishte venë dhe nën akuzë penale. Bashkë me Hatibin vinin nga Bashkëisa Islame e vënë gjithashtu nën presion të madh policor, ligjor, politik e propagandistik. Këtu qëndron poshtërsia e madhe e atyre që organizuan debatin e e “pokerin demçe” dhe pakujdesia e madhe e atyre që pranuan këtë sfidë në kushte shumë të pabarabarta dhe aspak fisnike. Mbrojtësit e Islamit, të paqës, të të vërtetës e të virtyrtit duhet të mësojnë nga ky rast se si kundështarët mund të përgatisin kurthe djallëzore.

Një qëllim tjetër djallëzor i debatit ishte të përçohet ideja se ka luftë të brendshme në Islam në Shqipëri. Është një kurth ndërkombëtar. Edhe këtu tek ne po përqien që të sajojnë situara që Islamin ta dobësojnë duke futur fitme midis myslimanëve, duke bërë mynafikllëk masiv për të shkaktuar grindje brenda bashkësisë. Misha me shokët e tij kishin thirrur Hatibin e Gjinishin t’ua mblidhnin rripat që të bëhen mbësshtes të tyre për Islam tradicional, kundër të rinjëve të tjerë që dashka Islam radikal. Misha e shokët e tij po u thonin Hatibit e Gjnishit : zgjidhni e merrni nëse “nuk doni ta keni keq me Europën”, ose me ne në pikëpamje politike ose me Baletën e disa si ai. Ayta po u thonin Hatibit e Gjinishit: hajde merrni angazhim publik se do të bëni vetëm “Islam tradicinal” sipas porosive që do ju japë Mustafa Nano, dhe teorive që do të përpunojnë Natali Klejer dhe Aleksandër Popoviçi. Hajde betohuni këtu se do të luftoni “Islamin radikal” që e përfaqëson Abdi Baleta. Gjinishi e Hatibi ose nuk e kuptuan fare këtë lojë, ose lëshuan terren nga mungesa e përvojës, e përgatitjes, apo edhe ndonjë arsye tjetër. Por duke lëshuar terren bënë edhe dëm përveç moderimit e kulturës që treguan. Kush shkohet në front metodat e luftimit i dikton situata, por qëllimi duhet të jetë për të goditur sa më shumë kundërshtarin. Ata ishin në front jo në sellamllëk për të kaluar kohën.

Qëllimi i sulmit pirromishian-sorosian është që Islami në Shqipëri të trajtohet e mbrohet vetëm nëpërmjet teologjisë dhe praktikave rrepstësisht konfesionale dhe ta lënë Islamin pa mbështetje faktorësh politikë, pa bashkëpunim me politikën. Prandaj sulmi u bë nga njerëz politikë, me mjete politike, kurse mbrojtjen e kufizuan nga teologë me mjete teologjike.

Nga ky debat përplasës u vu re edhe më qartë se tani ka një fushatë të orkestruar me shumë kujdes që Islami në Shqipëri të mnbete atavik në praktikat e tij. Duan me çdo kusht të pengojnë hyrjen në Shqipëri të Islamit të kultivuar, ta lënë Islamin në duar e brigadierëve, stallierëve, të ndonjë mësuesi pensionist, ndonjë kapteri që Islamin e hoxhallëkun dinë t’i përçojnë vetëm me shprehitë e veprimtarëve të Fronitit të dikurshëm Demokratik. Beteja për Islamin po bëhet midis Islamit të kultivuar dhe elementëve jashtë besimit islam, të cilët po kërkojnë aleatë midis myslimanëve gjoja për të mbrojtur Islamin tradicional dhe për të luftuar Islamin e kultivuar. Për këto probleme e të tjera që dolën gjatë debatit duhet të shprehemi edhe më gjërë. Atyre që thonë se duhet ruajtur Islami tradicional i ardhur dikur nga Turqia duhet t’u kujtojnë se studiuesja franceze Natali Klejer ka shkruar se shumë dijetarë shqiptarë të Islamit edhe në të kaluarën kanë qenë formuar jashtë Turqisë së sotme, madje jashtë Perëndorisë Osmane, deri nëLahorë e qytete të tjera të Pakistanit.



02.02.2003 Abdi Baleta
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Antimyslimanismi Sorosia i Mishes dhe Kompani eshte Antishqiptarizem

...ta lënë Islamin pa mbështetje faktorësh politikë, pa bashkëpunim me politikën.
Për mua ky është thelbi i çështjes. Dhe nuk kuptoj pse kërkohet të ndodhë e kundërta?
Nëse ka forca të interesuara për këtë, le të krijojnë një parti, nëse lejohet, dhe le ti vihen punës për mbështetjen nga faktorë politikë dhe bashkëpunimit politik që kërkohet. Thjesht edhe qëruar. Për sa kohë që shteti shqiptar ka karakter laik, pra feja, cilado qoftë kjo, është e ndarë nga shteti.
Si të kuptohet ndryshe, bashkëpunimi me politikën në kuadrin e një shteti laik?
 

olti

Neo
Re: Antimyslimanismi Sorosia i Mishes dhe Kompani eshte Antishqiptarizem

Me shume se sa sulm kunder myslimaneve shqiptare, kjo eshte dicka shume e rrezikshe per kohet e sotme, sepse po e ngaterron fene me shtetin, institucionet dhe po bejne nje zhurme kot, kur nuk ka aspak arsye. Gjate gjithe historise se shtetit shqiptar ne vecanti dhe historise shqiptare ne pergjithesi, feja nuk ka qene gati aspak problem. Ndersa keta bastardet e sotem lehin vetem e vetem qe t'ia shtojne dhe fene si problem per shqiptaret. Eshte tragjike, por bastarde te tille i jane shtuar shume rraces shqiptare. Shkrimi i Piro Mishes ishte vertet shume tendencioz dhe jo i drejte, por nje faj te madh i ve dhe Olsi Jazexhi ne kete ceshtje. I ve faj, sepse me nje anshmeri te tille dhe nje filo-turko-arabizem qe nuk ka pike mbeshtetje reale dhe krejt te panevojshem, ai i jep goje te lehin Mishat dhe tere mosonet e tjere shqiptare. Historikisht feja per ne nuk ka qene problem dhe shpresoj te mbetetet keshtu, pavarsisht bastardeve te tipit Misha qe mundohen ta bejne problem!
 

Prim

Primus registratum
Re: Antimyslimanismi Sorosia i Mishes dhe Kompani eshte Antishqiptarizem

Mos ia fusni kot. Pavarsisht se nuk na vjen hic mire qe shqiptaret ti nxjerrin vendit te tyre rrobat e palara ne pazar (Brozi apo Misha), ato qe kane shkruar jane te verteta. Ka patur dhe ka perpjekje per te influencuar ecurine fese islame ne Shqiperi. Ashtu sic nuk jemi dakord qe te kemi Janullatosin ne vend te nje perfaqesuesi te Kishes Autoqefale Shqiptare, ashtu sic nuk do jemi dakord me nderhyrje antishqiptare te Vatikanit ne kishen katolike shqiptare, ashtu nuk duhet te jemi dakord me perpjekjet per te fondamentalizuar besimin myslyman ne Shqiperi. Perderisa ky rrezik ekziston, te perpiqemi ta shmangim dhe te sensibilizohet opinioni (s'ma do mendja qe ka njeri sot qe eshte dakord me kthimin e perceve apo me ndjekjen strikte te riteve fetare apo per ato cmendurirat e tjera, grate vec-burrat vec, pa televizor e pa muzike) Myslimanizmi yne ka qene me afer atij turk, pra me i perparuar. Te perpiqemi ta mbajme te tille dhe ta perparojme edhe me tej, jo te kthehemi mbrapa. S'ka pare njeri hajer nga "per inat te sime vjerre, vete fle me mullixhine."

Une dua te besoj se ne kete fryme jane shkruar edhe artikujt e fundit per kete ceshtje, me deshiren e mire qe te vecojne komunitetin mysliman shqiptar nga terrorizmi mysliman. Dhe s'ka asgje te keqe. Nuk kemi asnje arsye dhe as nje te mire qe te futemi neper lista te zeza edhe per terrorizem tani. Boll i kemi ato vendet e para per trafiqe e korrupsion. Na lini ne hallin qe na ka gjetur, pash Zotin!

Rrofte Shqiperia dhe GJITHE Shqiptaret ngado qe jane!
 

student81

Primus registratum
Re: Antimyslimanismi Sorosia i Mishes dhe Kompani eshte Antishqiptarizem

I/E nderuar Prim.
Ne rradhe te pare te terheq vemndjen ne diçka: <span style="font-weight: bold">Terrorizem mysliman nuk ka dhe pike.</span>
Pse?
Te flasesh per terrorizem musliman nuk mund tu referohesh veprimeve te disa personave, grupeve apo edhe fraksioneve me te gjera, por duhet te studiosh mesimet e fese Islame, t'i analizosh mire ato dhe pasi te kesh arritur ne perfundimin se Islami nxit terrorizmin (qe po ta besh te siguroj se fjalen terrorizem mysliamn nuk do ta perdoresh me) duhet te flasesh duke u referuar burimeve prej nga i ke marre. Ajo qe shpesh haset qofte ne media, qofte ne bisedat e zakonshme vjen si rezultat i mosinformimit dhe tendences tone si popull per ti marre gjerat te gatshme.
Shume shoke qe gjenden ne SHBA me kane thene se megjithe luften e madhe anti-islame qe media ben, numri i te konvertuarve ne islam po rritet shume shpejt. Dhe e di cila eshte arsyeja? Ngjarjet e ketyre viteve te fundit i kane shtyre njerezit te mendojne dhe te shfletojne. Jam habtiur kur nje shok me tha se si nje amerikan shpenzoi me ore te tera ne biblioteke per te lexuar per Islamin dhe ne fund u be musliman. Keto qe po te them mund te mos duken fakte bindese sepse u referohen bisedave te mija private por me te vertete edhe ti po te pyesesh se çfare behet andej jam i bindur se nuk do te marresh pergjigje tjeter.
Shpresoj te me kesh kuptuar. Ne si popull vuajme nga mosinformimi, nuk lexojme, kenaqemi me nje emision lajmesh te TVSH-se, Klani-t etj., me nje shkrim te Pirro Mishes, Kadarese apo ndonje-tjetri. Dhe eshte pikerisht kjo qe na ka lene mbrapa. Nuk e dijme ç'behet perreth. Pra, duhet te lexojme, te studiojme dhe tu largohemi paragjykimeve qe po perpiqen te injektohen nga armiq te kombit per ta kthyer Shqiperine ne nje shesh beteje midis besimeve fetare. (Personalisht nuk besoj qe do ia arrijne qellimit.)
 
Top