Antimafia, prokuroria: Jemi kundër projektligjit, sjemi organ tatimesh

Antimafia, prokuroria: Jemi kundër projektligjit, sjemi organ tatimesh

“Prokuroria nuk është organ tatimor, por institucion që në bazë të ligjit dhe kodeve penalë, të sekuestrojë pronat apo pasuritë e vëna nga individë apo grupe me aktivitet kriminal”. Ky është reagimi zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme pas kalimit të projektligjit “Antimafia” nga Komisioni i Ligjeve në Parlament. Njerëzit e akuzës këmbëngulin se rekomandimet e tyre nuk janë marrë parasysh dhe në ligj shkelen të drejtat e njeriut. Megjithëse është hequr një nga pikat e debatuara, si mosjustifikimi i të ardhurave nga individët, ende projekti ka probleme të shumta, të cilat duhet të diskutohen me grupet e interesit, siç janë prokurorët e Krimeve të Rënda, që pas vitit 2004 janë ndeshur me sekuestrimin e aseteve dhe pronave të grupeve kriminale, që akuzoheshin në ligjin “Antimafia”. Burimet nga akuza qendrore thanë se krahas grupeve të interesit, gjykata dhe prokuroria, duhet një reagim i fortë edhe nga shoqëria civile, pasi ligji ka shumë mangësi.</p>


Problemet
Njerëzit e akuzës në Shqipëri deklarojnë se, nëse miratohet ky variant i ligjit, atëherë do të kemi mjaft arbitraritet nga punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët mund të hetonin dhe kontrollonin çdo shtetas shqiptar, pa regjistruar më parë një procedim penal. Sipas prokurorisë, Ministria e Drejtësisë duhet që vetëm të rregullonte ligjin e mëparshëm “Antimafia”, i cili u shfuqizua pjesërisht nga Gjykata e Lartë dhe ti jepte atij ligji fuqi prapavepruese. Pra mund të rregullohej vetëm me një frazë.
Sipas akuzës, drafti i ri ka kaluar çdo parashikim. Në të i jepet e drejta Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda, të verifikojnë, hetojnë, sekuestrojnë e kontrollojnë pasurinë e çdo qytetari në këtë vend, me argumentin e vetëm se ka një standard jetese tej mundësive të tij. Jo vetëm kaq, por ky ligj aplikohet edhe për persona që dyshohet se mund të jenë pjesë e krimit të organizuar, por ndaj të cilëve nuk ka asnjë hetim të nisur. Sipas akuzës, këtu qëndron dhe problematika kryesore. “Në asnjë vend të botës nuk ka një organ shtetëror që heton këdo në shtetin e tij. Është e drejtë dhe ligjore që kjo të ndodhë në kuadrin e një hetimi mbi krimin e organizuar, i cili kërkon mjete për tu luftuar”, thanë burimet zyrtare nga akuza qendrore.
Sipas akuzës, është rasti unik në botë kur ngarkohet prokuroria të hetojë pasuritë e qytetarëve, rregullim ky që bie ndesh me Kushtetutën, pasi është jashtë detyrave që ajo i ngarkon prokurorisë, e cila angazhohet vetëm në rastet e një ndjekjeje penale.</p>


Ligji
Probleme të tjera ligjore, sipas akuzës, ka për sa i përket kompetencës që i jepet Gjykatës së Krimeve të Rënda të sekuestrojë dhe konfiskojë pasuri në rastet e hetimeve për korrupsion apo vepra të kësaj natyre. “Nuk kuptohet se çlidhje ka kjo gjykatë me këto vepra dhe si mund ti jepen këto kompetenca me një ligj të thjeshtë, ndërkohë që kompetencat janë të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale dhe në ligjin organik që kërkon miratim me 3/5″, thuhet në reagimin e prokurorisë, e cila shtron pyetjen se çlidhje ka ligji për goditjen dhe parandalimin e krimit të organizuar me korrupsionin apo vepra të kësaj natyre. Si sugjerim apo rekomandim, prokuroria thotë se “ose duhet ndryshuar titulli dhe objekti i ligjit, ose duhen hequr këto vepra, të cilat shteti nuk mund ti luftojë me mjete kaq të ashpra, pikërisht për shkak të argumentit se dërgimet nga parimet dhe rregullimet e procedurës penale mund të bëhen vetëm në raste ekstreme për vepra që lidhen me krimin e organizuar, argument ky i pranuar dhe nga Gjykata e Lartë Italiane”.(Shqip)</p>
4AoCfYtcA3g

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25596. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25596
 
Top