Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

OROSHI

Primus registratum
Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

Antarsimi i Shqiperise ne Konferencen Islamike ka qene dhe mbetet nje nga pengesat kryesore te integrimit te Shqiperise ne familjen europiane!
Jo me larg se dje,nje deputet i parlamentit europian,i cili ka marre ne dore shqyrtimin e kerkeses se vendeve te Ballkanit Perendimor per futjen ne Be,u shpreh i habitur per Shqiperine!
"Shqiperia eshte anetare ne Konferencen Islamike,dhe si e tille nuk ka pse te krijoje iluzione mbi BE-ne,krejt rast tjeter eshte Turqia"-u shpreh deputeti!
"megjithate une nuk i njoh rrethanat dhe synimet qe cuan Shqiperine ne krahet e vendeve Islamike,Shqiperia nuk mund te hyje ne Evrope duke qene ne te njejten kohe edhe anetare e nje Clubi Islamik,qofte ky ekonomik apo fetar"!
"Nqs Shqiperia e sheh vehten afer vendeve islamike atehere ajo le te qendroje sa me afer tyre"!

Megjithse Shqiperia i ka ca euro-deputete miq,ka edhe nga ata qe i vezhgojne me lupe levizjet e pilitikes shqiptare!
Me habit fakti se as Nano e as Berisha(ky i fundit eshte me i detyruar qe te na nxjerre nga ajo Konference Boshe)nuk bene as me te voglen levizje per ta hequr Shqiperine nga thonjte islamike!
 
H

harap

Guest
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

Oroshi kjo eshte e vertete.Duhet te hysh vetem tek njera.Prandaj nga konferenca islamike duhet dal.
Por asnjeri nga politikanet shqiptare sdo e marr ndonjehere kete hap kaq kollaj.Mreme po degjoja ca statistika te cuditshme qe Nano e Berisha marrin si qeveri nga ky anetaresim.
PEr mua me mire ne BE.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

S'ka sesi te mos na behet qejfi kur njerezit zene mend! ( Rikujtojme temen : Shqiperia ne mesin e 147 vendeve islamike )!!!

Problemi i politikes shqiptare ky eshte, qe ndermerren lehtesisht hapat e gabuar, dhe qe neglizhohet totalisht ne hapat e duhur! E hengrem njehere kur hyme ne Paktin e Varshaves ( pra ndenjem jashte BE-se se atehereshme ) dhe sikur te ndodhte serish e njejta gje, atehere do ishte katastrofe e vertete! Natyrisht, nuk duhet harruar fakti qe per te hyre ne BE, ka kushte te forta, objektiva qe duhen arritur dhe mbajtur konstante dhe reforma me themel ne cdo hallke te shtetit dhe ekonomise shqiptare. Uroj qe te kemi dyert e hapura me kusht, dhe jo te mbyllura per arsye se bejme pjese ne nje tjeter organizate shtetesh!
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

Antarsimi i Shqiperise ne ket konference nuk mund te quhet i menqur.Une besoj qe Sala e ka patur qellimin te perfitoj financiarisht nga ndonje shtet i pasur arab e jo ndonje motiv fetare.
Eshte e vertete se nje antarsim i tille nuk shihet me sy te mire nga BE.
Europa edhe ashtu s`ka qene aq e sinqerte me ne, per cka jemi fajtore edhe vete,e lere me kur t`i ofrohet nje shkas siq eshte antaresimi ne fjale.
 

zog

Primus registratum
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

mos ja fusni kot, s'ka te bej fare anetaresimi tek konferenca islamike ketu. kja as intereson e bile nuk e njeh fare njeri ne perendim. pastaj europen nuk e drejtojne deputetet anonime e efemere te parlamentit, por ekonomia, pra po ajo force qe drejton per momentin gjithe boten.

e shqiperia ekonomikisht nuk ka peshe, as ne njerez as ne kapitale e as ne potenciale ekonomike. shqiperia do futet politikisht bile as pa e kerkuar anetaresimin. politakent shqipetare jane horra e te pasinqerte qe luajne gjithnje kete pike kur duhet te bejne krejt gje tjeter, te merren me ekonomine atje.

pa futjen e shqiperise nuk do te kete kosove te pavarur e as paqe ne ballkan.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

Më shumë më shqetëson guximi i kti Shurro-deputetit i cili gjykon lidhjet e një shteti duke u bazuar në përkatësinë fetare të tij. Ky nuk është rasti i parë i nxjerrjes së pengesave në bazë të përkatësisë fetare. Kujtoj këtu kryeministrin e Danimarkës, fjalët e të cilit do turpëronin (duhej të ndodhte kështu) çdo europian sekularist apo laicist (Europa pretendon të ndërtojë një shoqëri sekulariste).

Nuk kuptoj se ku qëndron problemi i antarësimit të Shqipërisë në Konferencën Islamike (është tjetër çështje dobia apo dëmi për Shqipërinë) e se për ç'arsye kjo përbënka një pengesë për futjen në BE.

BE-së i ka ardhur ndonjë e keqe nga anëtarësimi i Shqipërisë në KI? Ka ndonjë klauzë të KI e cila dënon BE ose anasjelltas /pf/images/graemlins/smash.gif?
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

kemi perfitime monetare nga kjo konference.te pakten kshu kam degjuar
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

Kondre, a mund te me thuash cili eshte elementi qe bashkon te GJITHE popujt e BE-së ?
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

Pastaj... pse beni sikur nuk lexoni ? Ai deputeti ka thene Shqiperia nuk mund te hyje ne Evrope duke qene ne te njejten kohe edhe anetare e nje Clubi Islamik,qofte ky EKONOMIK apo fetar! Ju harroni qe kushtet i vene te tjeret, dhe nqs do duam te hyjme ne BE, atehere do na duhet te pranojme TE GJITHA KUSHTET! Perndryshe do rrime ne KI, keshtu ka thene dhe depua ne fjale!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

Pse duhet në radhë të parë të futemi në BE nëse BE vendos kushte kaq diskriminuese? Pastaj mendon ti se para firmosjes së MSA nuk do ishin ndërmarrë veprime në drejtim të shkëputjes me KI?

P.S. Elementi që bashkon të GJITHË popujt e BE-së është dëshira për të BASHKËpunuar mes njëri-tjetrit.
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

Zog,

ti ke te drejte, Europen edhe Boten e drejton ekonomia.
Vetem se nga pervoja ime ketu ne perendim te them, se keta shume te civilizuarit(Europerendimoret) kane plot paragjykime per popujt e jugut e edhe per neve.Keto paragjykime s`jane tjeter veq nenqmim.Ne e dime se kemi gabime mjaft, por nuk e meritojme te na nencmojne ashtu.
BE nga jasht duket me te vertete laik edhe kjo mund te deshmohet nga ligjet qe ka, por ne thelb brenda kesaj "fasade te laicitetit" qendrojne botekuptime te thella tradicionale krishtere.
 

zog

Primus registratum
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

paragjykimet e botes ndaj shqiptareve, prej instituciareve te europes qe perfaqesojne mendimin e pergjithshem te saj (te shumices dermuese), jane te kuptueshme. asnje nje gje pozitive nuk kane treguar shqiptaret keto shekujt e fundit qe bota te mos kete paragjykime ndaj nesh.

dmth te ndodhesh ne nje tren duke udhetuar ne itali, eshte mese normal qe nje italian, kur hapet biseda tek shqiptaret, keta ti konsideroje si bandite, ose epitete te tjera sipas pervojes se tija.
atehere duke qene keshtu nuk ka pse te presesh, qe deputeti europian qe kete italianin perfaqeson ne europe (pra qe ky i ka dhene voten e tij, ose qe e ka zgjedhur ndermjet shume te tjereve) te mos mendoje NJESOJ si ky, kur bien fjala tek shqiperia ose shqiptaret.

pra problemi nuk qendron tek europa, paragjykimet e saj, me shume sesa tek NE vete. me mire syri sesa nami, thote nje proverb popullor. e me te drejte.
dy rruge dalin para nesh, ose te ndryshojme siç do europa, pra te behemi si ajo NE PAMJE E KARAKTER. ose te ndjekim rrugen tone ORIGJINALE dhe mos ta çajme kryet per europen me shoqe.

opinioni politik sidhe shoqeror shqiptar i ka syte nga europa, por nuk do as te beje perpjekje qe te behet siç do ajo. gjithashtu harrohet qe vende te zhvilluara si zvicra e norvegjia nuk bejne pjese ne europe. pra bashkimi europian nuk eshte hallke e detyrueshme zhvillimi. mund te besh edhe pa te.

e keqja eshte se ne si popull na pelqejne vasalet historikisht; ruset, kinezet, osmanet, romaket, greket, etj. europa dhe amerika jane keta te rinjt.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
asnje nje gje pozitive nuk kane treguar shqiptaret keto shekujt e fundit qe bota te mos kete paragjykime ndaj nesh.


[/ QUOTE ]

Duke t'lexu ty duket edhe ma zi. Shekujt e fundit shqiptarët kanë nxjerrë shumë tranguj negativë /pf/images/graemlins/goofy.gif
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

Shqiperia nuk ka nevoje te imitoj ne karakter e gjera tjera Europen.Ne i kemi specifikat tona dhe si te tille s`kemi pse ti imitojme tjeret.Ne duhet ti kemi ligjet demokratike ne cdo fushe ,sepse ky eshte hapi i pare drejt funksionimit normal te shtetit.Funksionimi normal i shtetit-ky eshte problemi themelore i Shqiperise!
Shqiperia do te jet e pjekur per BE-ne dhe do te mirret per vend serioz nga ata, atehere kur do te mirret serioz nga vete shtetasit e saj.
Kur do te ndodhe kjo?
Kjo ka per te ndodhe kur ne Shqiperi do te sundon ligji e jo nje parti apo koalicion partishe te ndryshme.Me fjale tjera, Shqiperia do te mirret nga BE-ja per vend serioz, kur ne ket shtet do te sundon ligji e jo njeriu.Une besoj se kjo eshte e arriteshme.

Shqiperia ka nje pozite te lakmueshme gjeostrategjike, ky eshte fat per shqiptaret.
Hyrja ne BE, besoj pas 10-15 viteve, do ta kendelle shume Shqiperine.
Shqiperia s`mund te kete ardhmeri te ndriteshme duke shkua rruges tjeter pervec per ne BE.

Krahasimi me Zvicren nuk qendron fare.Zvicra , qe eshte nder shtetet me te zhvilluara ne bote,ka perfituar shume nga pozita e saj mjaft e rendesishme gjeostrategjike ne kohen e luftes se dyte boterore e pastaj gjate luftes se ftohte.
Siq dihet , sasi te medha te arit dhe letrave me vlere bankare qe u takonin hebrenjeve, kane qene te deponuara ne bankat zvicerane.Ari , kryesisht i marrur nga hebrenjet me dhune nga nacistet ,u eshte shitur zviceraneve me cmim mjaft te ulte per te financue luften naciste.Letrat me vlere kane mbete pergjithemone aty pasi qe pronaret juridik jane vrare nga nacistet.
Pastaj deponime ne te holla dhe ne ari jane bere ne kohen e luftes se ftohet.Ne te gjitha keto rrethana, mentaliteti zviceran ka luajte nje rol te rendesishem.

Problemi yne ,nder te tjera, eshte se ne si popull jemi te prirur ti kalojme nga 3-4 shkalle pernjehere.Ate qe shtetet tjera te zhvilluara e kane arrite per decenje, ne duam ta arrijme per 2-3 muaj.Krejt keto probleme i kemi perjetuar, tani eshte koha te punojme.Njehere te zhduket korrupcioni e pastaj tjerat funksionojne si duhet.
Shqiperia ka pasuri nentokesore,ka bregdetin dhe (shpresoj) personelin njerezore.Pse mos te shkoj perpara?
 

zog

Primus registratum
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

ti bie ne kundershtim me vetem. nga njera ane thua shqiperia ka pozite gjeostrategjike te favorshme e nga ana tjeter thua qe zvicra ka perfituar per tu zhvilluar VEÇMAS europes pikerisht nga kjo pozite.

duhet te zgjedhesh, pra. o njera o tjetra vlejne.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

Mendoj qe fjalet e ketij deputetit duhen marre me seriozisht!
Sapo ka marre ne dore shqyrtimin e kerkeses se vendeve te Ballkanit Perendimor per futjen ne BE!
Shume anti-shqiptare qe gjenden ne Parlamentin Evropian jane te gatshem t'i fryjne gjanat!
Ne thelb,KI nuk paraqet asnje rrezikshmeri per Evropen,as ne fushen ekonomike/politike/sociale,por jane ,pra,keta albanofobet te cilet jane te interesuar te na nxijne sa me shume!
Ne,pse u japim shkas?
Jam shum i bindur qe futja ne KI eshte ba per perfitime ekonomike,Shqiperia sapo kishte dale nga kthetrat e klaneve labo-vllehe /pf/images/graemlins/laugh.gif,kishte nevoje per ndihmen e te gjithve!
Besoj gjithashtu qe dalja nga kjo Konference nuk eshte aq e kollajte,mund te krijohen prishje diplomatike me vendet arabe,dhe ne do dilnim dy here te dhjere!

Mua me nervozon fakti se:pse keta na permendin pikat tona negative(ne thelb te parendesishme)gjithmone kur vje puna per te miren tone,futja e Shqiperise ne Be do i thonte "degazhe" administrimit/mentalitetit dhe politikes alla osmanllikce te soteshme ne Shqiperi!

Firmosja e MSA-se ishte shume e rendesishme per ne,sepse hodhem hapin e pare,por ne fakt mbetet nje hap shum i vockel!
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

Ti lexo njehere tekstin e pastaj gjyko.Nuk po ta marre per te madhe.

Shqiperia pra ka pozite te favorshme , edhe pse tani nga kendeveshtrimi tjeter, sepse ajo ka dalje ne det dhe nuk eshte e varur nga asnje shtet, kur eshte fjala e futjes se mallerave ne vend apo nxjerrja e mallerave jasht vendit.Shqiperia eshte vend kalimi edhe per Maqedonine,Kosoven etj.Kjo ka rendesi gjithnje ,si ne lufte ashtu edhe ne paqe.

Shqiperia per nga pozita gjeostrategjike nuk mund te krahasohet me Zviceren, as tani as para dy lufterave boterore deri te perfundimi i luftes se ftohte.
Arsyeja?
Zvicra perbehet prej 3-4 popujve, 3 prej te cileve jane nder popujt kryesor ne Europe.Pasi qe ky shtet shtrihet ne mes ketyre 3 shteteve te forta europiane(Gjermania,Italia,Franca), ishte si i tille i garantuar.Plus fakti qe ishte shtet jashte blloqeve politike.
Siq thashe me larte, kjo ka qene shume e rendesishme per Zvicren prej kohes se lufterave boterore deri te perfundimi i luftes se ftohte.Ne kete kohe ata kane marre shume mjete bankare.Pastaj kane dite te punojne me to.
 

u74

Primus registratum
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

Konferenca Islamike eshte organizem / lidhje ku vendet anetare mundohen te kordinojne polisite ekonomike dhe politike d.m.th te dalin me vendime te perbashkta ne interes te Lidhjes . Plus kesaj elementi fetar luan shume rol ne menyren e bashkimit ,trajtimit te problemeve dhe rezolutave qe vendet anetare jane te interesuara .

Pikerisht keto gjera nuk i interesojne te tjereve qe nuk kane lidhje me kete Konference . Ne kete rast Unionit Evropian . Eshte tjeter gje se sa e forte eshte konkurrenca qe Konferenca Islamike i ben Unionit Evropian .

Por ama te dy keto organizma udhehiqen nga principe dhe interesa shume te ndryshme .
Prej ketu del se Shqipria duhet te beje zgjedhje . Qenqi i urte thith dy nena po jo delen dhe ulkonjen . Dy dele noshta... .

Per me pas me teper qartesi mjafton vetem nje shembull :

Turqia eshte vendi qe i perafrohet me shume vlerave dhe demokracise perendimore ne te gjitha vendet e Konferences Islamike . Dhe aq demokratike qe eshte Turqia ... nje kopje shume e ludhun e perendimit... .
Pa le me te Flasim per vende te tjera te Konferences sic eshte Irani , Sudani, Arabia Saudite , Libia , Siria etj. Ku demokracia shihet si histeri .

Atehere ca na bashkon ne shqiptareve qe aspirojme liri dhe demokraci me keta njerez.... ?!
 

zog

Primus registratum
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ti lexo njehere tekstin e pastaj gjyko.Nuk po ta marre per te madhe.

Shqiperia pra ka pozite te favorshme , edhe pse tani nga kendeveshtrimi tjeter, sepse ajo ka dalje ne det dhe nuk eshte e varur nga asnje shtet, kur eshte fjala e futjes se mallerave ne vend apo nxjerrja e mallerave jasht vendit.Shqiperia eshte vend kalimi edhe per Maqedonine,Kosoven etj.Kjo ka rendesi gjithnje ,si ne lufte ashtu edhe ne paqe.

Shqiperia per nga pozita gjeostrategjike nuk mund te krahasohet me Zviceren, as tani as para dy lufterave boterore deri te perfundimi i luftes se ftohte.
Arsyeja?
Zvicra perbehet prej 3-4 popujve, 3 prej te cileve jane nder popujt kryesor ne Europe.Pasi qe ky shtet shtrihet ne mes ketyre 3 shteteve te forta europiane(Gjermania,Italia,Franca), ishte si i tille i garantuar.Plus fakti qe ishte shtet jashte blloqeve politike.
Siq thashe me larte, kjo ka qene shume e rendesishme per Zvicren prej kohes se lufterave boterore deri te perfundimi i luftes se ftohte.Ne kete kohe ata kane marre shume mjete bankare.Pastaj kane dite te punojne me to.

[/ QUOTE ]

mire po norvegjia ?

ps; sidhe une e kam ne princip. nisem prej historise. gjithmone kohet e fundit kemi qene pre e blloqeve e kemi dale te zhgenjyer.
e vetjma histori per te cilen krenohemi eshte ajo kohe qe kemi qene jashte blloqeve.
e me thene te drejten per te arrit kulturen e perparimin shkencor qe ka sot bota, bashkimi me te me duket i kote.

kam pershtypjen se humbim energji duke ndjekur e u perpjekur te na pranojne sesa per te ecur DREJT e PERKRAH tyre me kembet tona. atehere bashkimi do te behej veç simbolik.
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Antarsimi i Shqiperise ne Konf.Isamike....

Nuk kemi cka te prekemi ne seder, ne s`dalim te popujt me te afte te Europes.Po te ishim te afte, nuk do te ishim te shperndare ne 3-4 shtete por do te ishim ne nje shtet te vetem.

Norvegjine e njoh mjaft pak, por jam i sigurt se jane me te zhvilluar se ne.
Dua te them ,ne nuk ben te jemi gjithnji pesimist sepse s`do te ishte normale.Duhet te jemi realisht optimist e te shkojme perpara.Jo me fjale po me pune.
 
Top