Re: ANOREKSIA ( dhe Anoreksia Mendore)!!
Se pari, Schizo, do te doja te binim dakort mbi termin i cili, ka shume te ngjare te jete jo-korrekt, perderisa (forumistat me "background" mjekesor mund ta konfimojne) kjo lloj semundje apo crregullimi njihet me emrin "Nervous Anorexia" do te thote Anoreksi Nervore.
Ne vijim, ja nje pershkrim i pergjithshem i semundjes.
ANOREKSIA (ose "mungese oreksi"): Eshte nje crregullim i sjelljes qe shpie ne devijime ne zakonet e te ushqyerit, per te mos lejuar qe pesha e trupit te kaloje vlerat minimale te pranuara per nje moshe ose gjatesi te caktuar.
HISTORIA: Qe ne Mesjete jane regjistruar raste te anoreksise, kur murgeshat e Saint Jerome i nenshtroheshin nje perizi vullnetar i cili i dobesonte jashtezakonisht deri ne humbje te menstruacioneve. Princesha Margarita e Hungarise vdiq nga uria me deshiren e saj.
ANOREKSIA NERVORE PRIMARE:
Kjo semundje nuk shoqerohet nga ndonje crregullim tjeter, pervec frikes se shtimit te peshes.
ANOREKSIA NERVORE E KUFIZUAR:
I semuri perdor dieten dhe refuzon te ngrenit PA e shoqeruar me te vjella ose perdorim te laksativeve.
ANOREKSIA NERVORE DYTESORE:
Eshte pasoje e nje semundje mendore si skizofrenia apo depresioni.
STATISTIKA:
Te prekurit nga kjo semundje jane 95% femra dhe 5% meshkuj (nga te cilet 95% jane homoseksuale).
Moshat e prekura jane nga 14 deri 20 vjec, personat obsesive, te varur dhe te bindur, kryesisht nga familje te ngurta, strikte dhe jo tolerante.
TIPARET SOCIO-EKONOMIKE:
Anoreksia nervore shfaqet me teper midis shtresave te larte socio-ekonomike, por ne vitet e fundit ka filluar te shfaqet edhe ne nivelet me te uleta.
FAKTORET KULTURORE:
Imazhi ideal i trupit te femrave vitet e fundit ka ndryshuar ne menyre rrenjesore, qe te jene te dobeta eshte me rendesi jetike, te gjitha modelet jane anoreksike ose bulimike dhe duke qene se adoleshentet imitojne idhujt e tyre, kjo gje i ben te arrijne kete ideal me cdo kusht.
ANOREKSIA nuk shfaqet brenda dites. Disa gjera qe ngjajne si te shendetshme, si psh. perzgjedhja e ushqimit, ushtrimi, pirja e me shume lengjeve, behen cdo dite e me te tepruara, derisa cojne ne perkeqesim fizik dhe mendor.
Te semuret fillojne duke eliminuar ushqimet me yndyrna si te skuqurat, freskueset, embelsirat dhe fillojne ndonje aktivitet sportiv dhe te pijne shume uje. Ata fillojne te shfaqin nje interes te tepruar ne vlerat ushyese dhe kalorike te cdogjeje qe hane ose pine.
Me kalimin e kohes, fillojne te heqin nga perdorimi produkte si vezet, mishin, pulen, peshkun dhe vendosin te behen vegjetariane. Si pasoje ata nuk hane me me familjen ose miqte dhe fillojne te fshehin ushqimin. Nese ka ne shtepi ndonje qen ose mace, ata fillojne te shtojne peshe nga ushqimet qe u jepen fshehurazi.
Me vone ata vendosin te nderpresin konsumin e djathrave ose kosit, vijojne duke perdorur vetem ushqime pa yndyrna deri sa ushqimi i tyre perbehet vetem nga uje, drithera, lakra, domate, kastraveca, karrota e te tjera si keto te shoqeruara me 4 deri ne 5 ore ushtrime fizike ne dite.