Ankthi

J@mes_Douglas

Primus registratum
Ankthi

Ankthi perkufizohet si nje shtypje emotive e karakterizuar nga dyshimi, frika, ndjenja e humbjes etj.
Fjala “ankth” rrjedh nga fjala latine “angustia” dhe nga fjala greke “ankho” terma qe tregojne “shtrengimin”, “shtypjen”, “mbytjen”.

Kur provojme ankth trupi yne vepron duke prodhuar reagime fiziologjike si p.sh rrahja e forte e zemres, frymemarrje e shqetesuar, djersitje, tharje e gojes etj.

Ankthi mund te manifestohet ne dy forma te ndryshme:
-si sinjal i nje kercenimi fizik, pra ne kete rast ka te beje me shume me ndjenjen e frikes.
-ankthi mund te gjenerohet edhe nga nje rrezik qe kercenon konceptin tone per veten. Ne kete rast nuk kemi te bejme me nje situate qe kercenon integritetin tone fizik, por me nje kercenim per integritetin tone psikologjik, pra ndjenjen e vlefshmerise sone dhe te unitetit tone psikologjik. Ataku i panikut eshte pikerisht rrjedhoje e kesaj forme ankthi.

Tani le t’ju hedhim nje veshtrim te shkurter hipotezave qe jane dhene ne lidhje me shkaqet e prodhimit te ankthit.
Per psikanalizen ankthi eshte rrjedhoje e konflikteve te pazgjidhura ne femijeri qe kryesisht kane te bejne me marredhenien prind-femije.
Psikanaliza ka analizuar ankthet tipike qe mund te shfaqen gjate harkut jetesor:
1. “Ankthi i asgjesimit” te cilen e provojme gjate lindjes dhe na shoqeron gjate gjithe jetes dhe qe ka te beje me friken e vdekjes.
2. “Ankthi i braktisjes” te cilin e provojme gjate viteve te para te jetes kur shohim fytyren e nenes dhe na duket se ajo per nje cast zhduket, duke qene se ne nuk kemi akoma konsoliduar konceptin e vazhdimesise se objektit.
3. “Ankthi i proves apo i shfaqjes”, tipike per adoleshencen(“A do t’ja dal”?, “A do te jem ne gjendje te bej kete gje”?)
4. “Ankthi i deshtimit”, qe provohet ne moshen e pjekurise dhe qe ka te beje me friken e deshtimit ne ndermarrjet e ndryshme jetesore.
5. “Ankthi i te mundshmes”, pak a shume i ngjashem me ankthin ekzistencial qe do te shohim me poshte.

Per shkollen bihejviorale-konjitiviste ankthi vjen si pasoje e keqperceptimit te problemeve dhe ngritjes se skemave per veten dhe te tjeret mbi bazen e ketyre perceptimeve te shtremberuara. Pra per pasuesit e kesaj shkolle me e rendesishme eshte menyra se si perceptohet problemi sesa vete problemi. Mbi bazen e ketij ndergjegjesimi ndertohen pastaj edhe sjelljet tona(ana bihejviorale).


Psikolget dhe filozofet ekzistencialiste kane dhene nje kendveshtrim interesant mbi ankthin. Per Kiergegardin dhe Sartrin ankthi ka te beje me friken e zgjedhjes mes mundesive te pafundme. “Ankthi lind nga mundesia per te mundur”(Kiergegardi). “Njeriu eshte ajo qe ai deshiron te behet” (Sartri). Pra ne kete rast liria dhe mundesia e zgjedhjes kthehen ne nje “denim” per njeriun, i cili eshte i detyruar te mbaje i vetem peshen e rende te lirise se tij.
Ndersa per Hajdegerin ankthi lind nga perceptimi i “asgjese”. Ndergjegjesimi se “jemi” perplaset me mundesine tjeter, me mundesine e “mosqenjes”.
Nga keto nocione filozofike jane ndikuar edhe psikologet ekzistencialiste apo dhe ata humaniste si: Bisvanger, Frankl, Roxhers, Masllow etj. Per ta, ankthi vjen si pasoje e “inautencitetit te individit”, pra dyzimit apo pavertetesise se tij. Ne kete rast, njeriu ka nje raport te keq me lirine e tij, e cila nuk e perballon dot pergjegjesine dhe si rrjedhim kerkon ti ike asaj duke prodhuar mungese sinqeriteti me vetveten dhe paaftesi per te perballuar problemet e perditshme.
Ne kete kendveshtrim, shkrimtari francez Zhan Grenier ben nje krahasim interesant duke e krahasuar ankthin me nje udhetar i cili do te marre nje udhetim te gjate me tren per kenaqesi te tij personale dhe per t’u clodhur nga puna, por duke qene se ai ka para te mjaftueshme sa per te zgjedhur cdo lloj drejtimi, nuk di cilin te zgjedhe dhe perfundimisht ngele ne toke i deshperuar qe pushimet e tij do te harxhoheshin kot.
Keshtu edhe ne jete: mundesite jane te shumta, por cilen te zgjedhim?
 
S

Scorpion

Guest
Re: Ankthi

Ankthi eshte nje gjendje emocionale e karakterizuar nga nje ndjenje frike qe nuk eshte e lidhur me ndonje stimul apo ngacmim te veçante.

Dallon nga "Frika" nga vete menyra qe eshte jospecifik i paperkufizuar, dmth qe lind apo nuk lind nga nje konflikt brenda vetes. Shenjat qe e dallojne jane nje ngritje e procesit te sistemit nervor, ne menyre autonome, nje menyre pergjigje klasike e sistemit simpatik te trurit, "lufto, dhe ik"...

Ankthi eshte nje gjithesi emocionesh negative qe permbledhin friken, hutimin, merakun, shqetesimin dhe shpesh here shoqerohet nga ndjesi fizike si te dridhurat, dhimbje ne gjoks, frymemarrje e shkurter. te vjella, frike te brendshme.
 

butterfly

Primus registratum
Re: Ankthi

Mund te me perdorni mua si study model... Kam kohe qe jam ne ankth. Besoj se filloi me diplomimin nga universiteti edhe se cdo te beja me tej. Kerkimi per pune, procesi i pranimit ne program masteri etj etj, te gjitha ma shtuan ankthin. Nuk kam patur ndonje krize, te filloj te dridhem, mgjs kam pare njerez ne kriza ankthi. Thjesht kam patur shkrutim fryme edhe dicka qe me ka ngacmuar perbrenda, por nuk kam mundur te identifikoj se cfare. Edhe tani qe i kam arritur te gjitha, isha Ok per dy muaj edhe me filloi prape ai ankthi? Po sikur te mos i bej dot? Tani qe jam e kenuaqur me jeten time, me diket sikur eshte too good to be true edhe nuk kam arsye racionale qe te mendoj se do humbas punen apo se nuk do kaloj klasen, se jam ne rregul, por perbrenda kam nje frike konstante.
Sic u tha me lart, me duket se eshte ajo frika e humbjes. Por eshte edhe ajo frika qe nuk dua te zhgenjej njerezit qe kane besim tek une. Faktikisht ajo me tremb me shume se cdo gje tjeter. Nqs deshtoj diku, une e di qe e fal edhe e kuptoj veten time, por kam frike se te tjeret nuk do me falin mua. Why do I care? Me thoni ju mua se nuk e di.
 

studenti100

Forumium praecox
Re: Ankthi

Besoj se ankthi vjen nga mungesa konfidence ne vetevete. Duke pranuar nje fare arritje ne jete duhet te kesh parasysh se keto jane rezultate te tua dhe duhesh mbeshtetur ne keto qe te ndihesh rahat. Besoj se ti mund te merakosesh per dicka qe ke ne dore, dhe nuk duhet ta vrasesh mendjen fare se ca do ndodhi ne te ardhmen. Kjo nuk eshte ne doren tende, si fillim. As ca mendojne ose zhgenjehen te tjeret nuk eshte ne doren tende. Pra principi me i mire eshte te mos mendosh shume per gjera qe nuk jane ne doren tende. Ne nje fare mase kuptoj kufijte e gjerave qe mund te perpiqesh te kontrollosh dhe duke bere aq sa ke mundesi te ndryshosh, duhet te pranosh se ke bere maksimumin e mundshem dhe rezultatet nuk jane vetem pasoje e maksimumit por ka edhe faktore te jashtem mbi te cilat nuk ke kontrolle. Pra shmangja e ketyre mendimeve mbi kontrollin e faktoreve qe nuk jane te kontrolluar nga ty eshte nje hap perpara. Frika per humbje ka. Por ja une tani, kush me siguron qe do jem gjalle neser. Pra ka humbje, dhe ka 'humbje totale'. Pra njeriu nuk ka si te jetoje duke menduar se ne cdo moment mund te vdesi, sepse atehere do hyje ne paranoje. Nqs shikon gjerat ne kete prospektive, 'humbjet e vogela' jane te paperfillshme edhe sikur te ndodhin. Dhe duhet te pranosh se keto te dyja pasi ke bere gjithe mundesite e tua jane jashte kufijve qe ti ke kontroll. Pse te lodhesh kot? Pra me e mira do jete, te rehatohesh dhe udhetosh jeten pa preukopime te kota duke kuptuar se nuk jane ne doren tende dhe ti nuk mund te fajesohesh per gjerat qe jane jashte kufijve te kontrollit tend. Kur jep maksimumin e mundshem, mos e vrit mendjen per rezultatet qe nuk jane ne doren tende. Pra duhet te ndryshosh qendrim ndaj botekuptimit te jetes dhe menyres si funksionon. Duhet pare piktura e madhe dhe lene menjane detajet e paperfillshme. Ky eshte mendimi im.
 

vaiolet

Primus registratum
Re: Ankthi

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: studenti</div><div class="ubbcode-body">....Pse te lodhesh kot? Pra me e mira do jete, te rehatohesh dhe udhetosh jeten pa preukopime te kota duke kuptuar se nuk jane ne doren tende dhe ti nuk mund te fajesohesh per gjerat qe jane jashte kufijve te kontrollit tend. Kur jep maksimumin e mundshem, mos e vrit mendjen per rezultatet qe nuk jane ne doren tende. Pra duhet te ndryshosh qendrim ndaj botekuptimit te jetes dhe menyres si funksionon. Duhet pare piktura e madhe dhe lene menjane detajet e paperfillshme. Ky eshte mendimi im.</div></div>

Nuk mendoj qe nje sjellje e tille mund te jete e dobishme per kedo, sepse nje menyre e tille per te perballuar problemet perfundon ne nje mosinteresim per te luftuar deri ne fund...jane detajet ato qe bejne nje pikture te veçante..
Gjithmone sipas meje
 

Ema

Goddes
Re: Ankthi

Para nja dy vitesh kisha probleme me ankthin.Po nuk kisha ankth normal,qe manifestohej per shkaqet qe keni shkruar ju me lart.Mua me shkaktonte ankth cdo gje qe nuk ishte ne vend.Me kujtohet nje here ne autobus,isha ulur ne sediljen pas shoferit me motren.Shoferet ketu vishen me xhakete blu te erret dhe mbi sup shoferi ne fjale,siper xhaketes kishte nje fije te bardhe.U trazova aq fort saqe me zor merrja fryme,doja t'ja hiqja une fijen po me vinte zor,sa me shume e shikoja aq me keq behesha,nuk merrja fryme lirisht,isha qull ne djerse dhe me rrihte fort zemra.Me ne fund nderrova vend,u perpoqa te mendoja per dicka tjeter dhe te hiqja nga mendja fijen e xhaketes.Mah,...me ndodhte shpesh,tani me ka kaluar(pothuajse).
 

Najeli

Primus registratum
Re: Ankthi

Ketu ne Amerike po iu ankove doktorit per ankthin te jep ilace kundra depresionit e te thote kthehu pas dy javesh te ta shtoj dozen apo te provosh ndonje mjekim me te forte.Kam dy jave qe bej debat me veten dhe si perfundim e grisa receten.
Shkaqet e ankthit rrjedhin nga labirinte te erreta te mendjes...dhe shpesh nuk jemi te ndergjegjshem ne jeten e perditshme se sa te pushtuar jemi nga frika. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif
 

Ema

Goddes
Re: Ankthi

Si je ti moj?
Ku je?
Me shkruj nai llaf,na dogji mall.
Te puth fort e fort /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
j
 

J@mes_Douglas

Primus registratum
Re: Ankthi

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Muelle</div><div class="ubbcode-body"> Para nja dy vitesh kisha probleme me ankthin.Po nuk kisha ankth normal,qe manifestohej per shkaqet qe keni shkruar ju me lart.Mua me shkaktonte ankth cdo gje qe nuk ishte ne vend.Me kujtohet nje here ne autobus,isha ulur ne sediljen pas shoferit me motren.Shoferet ketu vishen me xhakete blu te erret dhe mbi sup shoferi ne fjale,siper xhaketes kishte nje fije te bardhe.U trazova aq fort saqe me zor merrja fryme,doja t'ja hiqja une fijen po me vinte zor,sa me shume e shikoja aq me keq behesha,nuk merrja fryme lirisht,isha qull ne djerse dhe me rrihte fort zemra.Me ne fund nderrova vend,u perpoqa te mendoja per dicka tjeter dhe te hiqja nga mendja fijen e xhaketes.Mah,...me ndodhte shpesh,tani me ka kaluar(pothuajse).</div></div>

Keto simptoma qe ke shprehur ti Muelle te bejne te mendosh edhe pse nuk mund te jemi asnjehere te sigurt per crregullim obsesivo - kompulsiv.
Gjithsesi te keshilloj te lexosh pak rreth ketij crregullimi dhe me pas te gjykosh vete nese e gjen veten aty ose jo.

Pershendetje.
 

Ema

Goddes
Re: Ankthi

James lexova disa artikuj.Kisha shkruar se nuk me ndodh me te me kapi ankthi si para dy-tre vitesh.Gjithsesi e gjej veten vetem ne 2 pika te listes se simptomave...
Mah /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif
Thoshte se 36% e sherimit vjen nga leximi mbi crregullimin.
 

ZHAKLIN

Primus registratum
Re: Ankthi

ankthi...... ankthi eshte ose me mire ka te beje me gjendjen emocionale te njeriut ne periudha e vende te ndryshme.. ankthi nuk sinifikon frike ne shumicen e rasteve,, me shume ke te beje me gjendjen emocionale.. psh,, nje njeri me ankth i duket sikur te gjithe po e pergojne kur ai ecen,, ose ka turp dhe kur nje femije i vogel e shikon,,, keto vijne si pasoje e nje jete jo te qendrueshme ose me sakte vijne si pasoje e mendimeve te gjata per dicka qe nuk egziston,, njeriu me ankth eshte shum i ndjeshem ndaj gjerave ,, etj etj,, kurimi i saj eshte qe te gjendesh ne vende te qeta,, te jesh i hapur ne familje dhe i sinqerte ne shoqeri ose te pranosh faktin se keshtu eshte ,,dhe jo si do ishte... etj etj...
 

Singapuras

Primus registratum
Re: Ankthi

Me terhoqi vemendjen kjo teme pasi ne
Crime Investigation Department (CID) te shume Policive
provokimi i ankthit tek i dyshuari per krim eshte praktik e ransishme me zbulu materialin e mshehun en koshienc e subkoshienc te tij.

Kjo pasi ashtu sikur e ka shpjegu mir parashkrusi
asht i gjendje qe rezulton prej ndjenjave te shtypuna,
MEMORJEVE, DESHIRAVE, EKSPERIENCAVE e qe shfaqen en
siperfaqe t' koshiencs. Kshtu me an te teknikave investiguse
oficeri provokon ankth tek i dyshumi. Kjo gjendje tensioni motivon kriminelin ose te dyshumin per krim me ba dicka.. gjat kohs qe asht en mbikqyrje te specialistave ose vetun ne dhome te hetimit apo qeli. Materiali verbal e veprus i
te dyshumit i jep oficerit te specializum shikim te thell en disa zona te psiqiks te dyshumit, vecnarisht ne aspektin
per te cilin po hetohet. Kjo sepse gjat ankthit 'mekanizmat mrojts' 'irritohen' dhe cka ka en mendje e subkoshienc i dyshumi
del en siperfaqe en forma te ndryshme... En ket rast detyra
e oficerit asht me zbulu kuptimin e gjithckaje qe del en siperfaqe e maskume ose en form simbolike en vend qe me u
shfaq direkt. Pershemull i "shkume gojet" 'pshtim gojet' te
dyshumit mund ti sugjerojn oficerit qe ai emocion i shprehun
asht i shqonum me i afekt konflikt, te kundert. Kajher
ka edhe te dyshum, vecnaarisht kriminelt profesionist,
qe rrijn te heshtun dhe kontrollojn e minimizojn shum
shfaqjen e ankthit (vecanarisht ne momentin e prangosjes ne flagrance ku u komunikohet edhe akuza) megjithat i oficer inteligjent e din qe gjanat per te cilat i
arrestumi at moment nuk pranon me fol kan po aq KUPTIM..sa ato qe pranon me fol...
 

gangsterja

Primus registratum
Shume here ndjejme ankth,un shpesh here ndiej ankth kur enderrat e keqija me dalin te verteta te nesermen,ose kur marr pergjigjen e ndonje provimi,edhe pse kam studiuar,perseri e humb besimin ne vetvete.
 

mirdita

Papirus rex
Une nuk kam ankthe keshtu te shpeshta sepse para se te flej mendoj gjera te bukura dhe shoh endrra te bukura sa per shkoll nuk mendoj se a kam kaluar ndonje test apo jo sepse e di qe i kaloj sepse mesoj te gjitha
 
Top