ankete

arun

Primus registratum
ankete

Mesazhi i meposhtem i Julia Tcheremissova julitche@yahoo.fr eshte
derguar ne adresen e Alb-Shkences. Po e dergojme edhe ne forumet e
tjera te albforumit duke shpresuar qe edhe ju do t'i pergjigjeni
pozitivisht kerkeses per te plotesuar anketen e saj.


Miredita!

Me falni se nuk ju drejtohem me emer por thjeshte nuk e di kujt po
shkruaj /pf/images/graemlins/smile.gif

adresen tuaj me ka dhene nje zoteri shume I zgjuar, nje shkencetar dhe
profesor shume I talentuar.

Ai me keshilloi mua t’ju kerkoj ndihme sepse ai vet s’ka kohe per
moment.



Me lejoni te prezentohem separi. Quhem Juli dhe jam nga Rusia. Tashi
kete vit po mbaroj fakultetin filologjik te universitetit shteteror te
Shen Peterburgut. Jam pra studentja e vitit te peste (dmth te fundit) e
deges se gjuhes shqipe. Sot per sot ne Peterburg ka nja 21 veta qe
studjone kulturen, historine, letersine dhe sigurisht gjuhen e vendit
te
shqiponjeve!

Sa per mua jam shume e interesuar pas Shqiperise dhe shqiptareve!
Interesohem sidomos pas ceshtjes kombetare. Dhe puna ime e vitit eshte
kushtuar pikerisht ndergjegjes kombetare se shqiptareve.

Diploma ime perbehet nga dy pjesa kryesore: e para eshte kushtuar
historise se formimit te ndergjegjes ndersa e dyta – gjendjes aktuale.
Dhe nese pjesa e pare nuk perfaqeson nje problem te pazgjidhur (ketu ne
qendren e gjuhes shqipe kemi biblioteken mjaft te pasur, mund te gjej
pra libra te duhura), pjesa e dyte nuk mund te jete shkruajtur pa
pjesmarrjen e perfaqesuesve te kombit! Pa ndihmen e shqiptareve pra
nuk
jam e afte te mbaroj diplomen time!



Kam bere nje ankete qe do te me ndihmoje te analizoja situaten e sotme
ne Shqiperi. Se pari kjo eshte shume interesant per mua vet she se dyti
rezultate te kesaj ankete do te influencojne mbi zhvillimin e
albanalogjise ketu ne Rusi. Prandaj ato rezultate me nevojiten shume.

Dhe pra do te jem shume mirenjohese nese keni mundesi te me ndihmoni
dhe
keshtu te merrni pjese ne perparimin e shkences!

Anketa ime ketu eshte



Anketa



1) Kush mund te jete quajtur shqipetar?

- ai qe e do Shqiperine

- ai qe u rrit ne mjedisin shqipetar, qe percakton kulturen
shqipetare si e vehtes

- ai qe ka te dy prinderit shqipetare

- ai qe lindi ne teritorin e Shqiperise

- ai qe jeton ne Shqiperi

- ai qe e ka emrin shqipetar

- ai qe I ngjan shqipetarit nag pamja e jashtme

- ai qe flet shqip

- tjeter (shenoni variantin tuaj)

- nuk e di



2) Cila eshte prejardhja e popullit shqipetar dhe si mendoni ju per
lashtesine e popullit tuaj?



3) Cfare mendoni per greket?



4) Cfare mendoni per italianet?



5) Cfare mendoni per serbet?



6) A ekziston fryma raciste tek shqipetaret ne raport me etnite e
tjera qe banojne ne trojet shiptare?



7) Cilit grup ju perkisni:

- “Shqiperia eshte per shqiptaret”

- Shqipetaret, duke perfaqesuar shumicen e popullsise, duhet te
kene me shume te drejtat se sa etnite e tjere



8) A krenoheni ju vet se jeni shqipetar? Cila krenari eshte me forte:
krenaria per perkatesine kombetare apo krenaria per profesionin tuaj
ose
per arritjet personale?





* me intereson ketu qendrimi juaj ndaj ketyre kombeve (p.sh., a mund te
komunikoni me ta pa zemerim, pa pezmatim, a eshte e mundshme per ju
martesa me perfaqesues e ketyre shteteve etj). A luan ndonje rol te
vecante mosha, niveli I edukimit te tyre?

9) Nese po, atehere, shpjegoni, ju lutem, pse? (per ngjarjet e
vecante, per arritjet e popullit shqipetar, p.sh ose dicka tjeter).



10) Cfare mendoni ju per temperamentin shqipetar?



11) Si ju duket, a perputhet mendimi I
perfaqesuesve te shteteve te tjere per Shqiperine dhe shqipetaret me
ate
te vet popullit per vehten?



12) Si ndihen shqipetaret nga niveli ekonomik ne
lidhje me shtetet e tjera te Ballkanit dhe Evropes?



13) Cfare dallon (vecon) Shqiperine nga shtetet e
tjere te botes? (minerale te dobishme, pasurite natyrore, njerez etj)



14) Kur Shqiperia do te arrije standartet
evropiane?
A mendoni ju se do te integroheni se shpejti ne Komunitetin Evropian?



15) Si mendoni per lideret politike tuaj? A jane
ata
ne gjendje per ta integruar Shqiperine ne Evrope?



16) Kur mund te arrihet bashkimi I shqiptareve?



17) Si mund te arrihet bashkimi I shqiptareve?



18) Cilat jane ide qe mund te bashkojne shqipetaret
per qellime te perbashketa? (shenoni)

- ideja e bashkimit te Shqiperise me qellim ringjalljeje te
saj
si shteti I madh

- ideja e perforcimit te Shqiperise si shteti ligjor

- ideja e bashkimit te popullit per zgjidhjen e problemeve te
rendesishme

- ideja e afrimit tek perendimi dhe e hyrjes ne Bashkimin
Evropian

- ideja e kthimit tek vlera socialiste

- ideja e bashkimit te te gjith popujve te Ballkanit

- ideja e jashtezakonshmerise se kombit dhe e detyres se
vecante
historik te tij

- ideja e lirise individuale, prioriteti I interesave te vet
mbi
interesat e shtetit

- ndonje ide tjeter

- nuk e di



16) Kur ndodheni jashte vendit si prezantoheni zakonisht: “Shqipetar”
apo nenshtetasi I Shqiperise? Cfare eshte me rendesishme per ju?



17) Cfare struktura e shtetit dhe sistemi shoqeror sipas mendimit tuaj
jane me te pershtatshme per Shqiperine?

- ekonomia qendrore e drejtuar nga shteti, kontrolli shteteror mbi
cmimet

- nderhyrja minimale te shtetit ne ekonomi, liria maksimale te
iniciatives private

- ristaurim I sektorit shteteror me zgjerimin e mundesive politike dhe
ekonomike te popullit

- struktura e shtetit nuk ka rendesi. Shqiperia ka nevoje per nje lider
qe do te marre persiper gjithe pergjegjesine dhe do te beje politike te
vendosur

- ndonje gje tjeter

- nuk e di



18) Si mund te jete zgjidhur problemi I shqiptareve te Kosoves?







Shenoni ju lutem seksin dhe moshen tuaj

Ju feleminderit









Me falni per gabime orfografike, stilistike etj qe mundet kam bere duke
shkruajtur ne gjuhen tuaj aq te bukur! Por nuk ekziston akoma njeriu I
persosur! /pf/images/graemlins/smile.gif



Ju faleminderit shume per vemendjen dhe kohen qe keni harxhuar duke
lexuar letren time!



Juli
 
Top