Anglisht-shqip

Burim

Primus registratum
Anglisht-shqip

A me thoni se si duhet te shkruhen fjalet nga gjuha angleze te cilat nuk duhet te perkthehen ne gjuhen shqipe po duhet te shkruhen ne origjinal, por ne raste kur perdoren ne rasa te ndryshme.

Nese s'me kuptoni :confused: ja shembuj:

Per shembull kur duam te shkruajme fjalen Apache.

"E instalova Apache" (dua te them 'Apaçin' por jo ta shkruaj ne shqip)

"Sinjali i ALSAT" (i ALSATIT)

"E konfigurova Red Hat" (Red Hatin)

E keshtu me radhe...top-channelin, Microsoftin, etj.
 

lupi

Primus registratum
Re: anglisht-shqip

Per te mos i prishur origjinalitetin fjales se huaj(te huajtur)do te jete me e drejte te behej nje lloj kompromisi me shqipen e shkruar:Keshtu qe origjinalit ti behej nje modifikim te pranueshem qofte edhe si kozmetiko-estetik sic more shembuj qe vijojne me lart;ALSAT-it,.....
 

Burim

Primus registratum
Re: anglisht-shqip

Edhe une jam ne medyshje se a duhet te perdoren keto prapashtesa me vize, apo mos perdoren por te lihet vetem fjala baze ne anglisht.

A shkon keshtu:

"Sinjali i ALSAT"
"E instalova Apache"


dtth. pa prapashtesat me vize? Ne kete menyre me duket se i humb kuptimi, por me prapshtesat me vize me duket se humb ne estetike!?
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: anglisht-shqip

Ne një shkrim zyrtar, unë do te beja pak hile. Me ka ndodhur psh, qe te përkthej “Essendine pupil”. Emrin e shkollës nuk e cenoj dot se kështu njihet ne Londër ky emër. Prandaj i bie pak rrotull: nxënës i shkollës “Essendine”. Po te qe një libër artistik qe del ne shtypin shqiptar, atëherë do te guxoja edhe te thosha: “një nxënës i Esendines”. Me ketë teori, do te shkruaja:
Instalova programin “Apache”
...i kanalit ALSAT
Kështu qe “fajin” për lakimin e merr emri paraprires.
Ne një shkrim me pak zyrtar, pajtohem me sugjerimet e anëtarëve te mësipërm.

Me leje, te shtoj diçka dhe për një rregull drejtshkrimor. Kam pare qe apostrofi po keqpërdorohet ne “çka” dhe “çdo”, qe përkatësisht janë “qe/cfare” dhe “secili/çfarëdo”. Këto kuptime ndryshojnë shume nga “c’ka”=cfare ka dhe “ç’do”=cfare dëshiron.
 
Top