Angela Merkel merr mandatin e dytë, SPD pranon humbjen

Angela Merkel merr mandatin e dytë, SPD pranon humbjen

Ndryshim i qeverisë në Berlin – Konturohet koalicioni mes CDU /CSU-së dhe FDP-së Steinmeier pranon humbjen. Merkel entuziaste për mandatin e dytë, kësaj here në koalicion me parteren e preferuar FDP

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu kenaqësi mbi rezultatin e arritur në këto zgjedhje si dhe për shansin e krijimit të një qeverie mes partive të unionit (CDU/CSU) dhe liberalëve (FDP). Kemi arritur diçka të mrekullueshme. Kemi arritur qëllimin kryesor zgjedhor, për një shumicë të qëndrueshme për krijimin e qeverisë së re. Besoj se sonte mund të festojmë, por shumë shpejt duhet të fillojmë punën, sepse ka shumë probleme që duhen zgjidhur. Ne duam të mbetemi parti popullore edhe në shekullin 21-të. Duam të mbetemi partia më e madhe popullore, ndërsa unë dua të jem kancelare e të gjithë qytetarëve. Unë kam telefonuar me kryetarin e Partisë Liberale, Guido Westerwelle. Nuk kemi biseduar për plane konkrete, por besoj se për këtë do të bisedojmë nesër, sepse vendi duhet të qeveriset”, theksoi Merkel.

FDP-ja e gatshme për bashkëqeverisje

Kryetari i Partisë liberale Guido Westerwelle është i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësi në qeverisjen e vendit. Përpara zgjedhësve që borohorisinin me entuziazëm të dielën në mbrëmje në Berlin ai deklaroi: «Ne duam tani të bashkëqeverisim Gjermaninë ». Njëkohësisht ai falenderoi për “rezultatin më të mirë” të FDP-së qysh nga themelimi i Republikës Federale të Gjermanisë. Ky rezultat do të thotë “një përgjegjësi e madhe». Duhet tani tëkujdesemi, që Gjermania të ketë një sistem të drejtë tatimesh dhe shanse m ëtë mira për arsimim.Edhe të drejtat e qytetarit duhet sërish të respektohen më mirë.”, nënvizoi Westerwelle.

SPD-ja pranon humbjen

Kandidati i partisë social-demokrate (SPD) për kancelar, Frank-Walter Steinmeier e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare: «Eshtë një ditë e hidhur për SPD-në.”, tha ministri i Jashtëm në Berlin. «Atyre u duhet tani të dëshmojnë, se mund t’ ia dalin.” Kështu u shpreh Steinmeier pas votimeve të së dielës prej nga pritet një ndryshim i qeverisë me një koalicion mes CDU-së dhe liberalëve (FDP). Kandidati i SPD-së për kancelar Frank-Walter Steinmeier pas dështimit të rëndë të social-demokratëve do të jetë kryetari i opozitës në parlament. Ai deklaroi: «Unë e mora me kënaqësi përgjegjësinë si kandidat kryesor dhe për këtë arësye në këtë mbrëmje të hidhur nuk dua t’ i shmangem përgjegjësisë.»(Shekulli)

ozdMbmjWee4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23063. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23063

Top