Pak vone ne teme, pasi mora nje Moto X per dike dhe ia lashe ne Anglisht. Ndryshimi i sistemit nuk eshte shume e lehte: edhe po te kesh ekspertize duhet te kesh kohe e nerva. Megjithate shpresoj te kuptohet qe dhe Shqiperia (Kosova, Maqedonia etj) jane treg i rendesisshem per prodhuesit e telefonave.Deri më sot, ose më mirë deri para ca javësh, Android nuk e mbulon Shqipen si gjuhë. Pra nuk ka një përkthim në Shqip të tij.
Ndoshta Firefox OS në Shqip mund të të bëjë punë, tani që përveç telefonit do të mund të instalohet edhe në tablete (shih http://asadotzler.com/2014/02/24/285/ për Firefox OS në tablet). Por kjo nënkupton që duhet të blesh një telefon ose tabletë dhe të hedhësh Shqipen në të.
Një zgjidhje alternative, dhe interesante nga pikëpamja eksperimentale, do të ishte blerja e një http://apc.io/products/rock/ (ose te https://www.elfa.se/elfa3~se_en/elfa/init.do?init=2&shop=ELFA_SE-EN&item=10-284-32& ) apo një http://www.aliexpress.com/store/pro...ccessory-Free-shipping/211096_1582518196.html dhe në të të kalosh pastaj Firefox OS-in në Shqip ( shih këtu http://160.twinql.com/building-and-testing-multi-locale-firefox-for-android/ dhe këtu https://developer.mozilla.org/en-US...stalling_Firefox_OS/Firefox_OS_build_overview )
) por kam nje si parandjenje qe gjuhet neper telefona jane nje nder elementet qe me pas perdoren per marketimin e telefonave perkates neper tregje. Nuk me duket shume problem teknik (Zevendeso nja disa dhjetera skedare me tekst, me nja disa dhjetera skedare te tjere me tekst; Recompile) sesa vendimmarrje strategjie. Metodat e tjera jane variante te ndryshme qe involvojne hacking (kuptimi i mire, i vertete i fjales) dhe reverse-engineering. Me te dyja keto merren vertet ata qe kane e para njohurite e nevojshme, e dyta interesin e mjaftueshem, e treta kohen dhe nervat per t'u marre.