Android ne Shqip

Al-Punk

Still here
Ka njeri informacion nese Android ka nje version ne shqip?

Do doja te kisha nje version per dike qe nuk flet gjuhe tjeter pervec shqipes...
 
Besnik Bleta

Forumium praecox
Deri më sot, ose më mirë deri para ca javësh, Android nuk e mbulon Shqipen si gjuhë. Pra nuk ka një përkthim në Shqip të tij.

Ndoshta Firefox OS në Shqip mund të të bëjë punë, tani që përveç telefonit do të mund të instalohet edhe në tablete (shih http://asadotzler.com/2014/02/24/285/ për Firefox OS në tablet). Por kjo nënkupton që duhet të blesh një telefon ose tabletë dhe të hedhësh Shqipen në të.

Një zgjidhje alternative, dhe interesante nga pikëpamja eksperimentale, do të ishte blerja e një http://apc.io/products/rock/ (ose te https://www.elfa.se/elfa3~se_en/elfa/init.do?init=2&shop=ELFA_SE-EN&item=10-284-32& ) apo një http://www.aliexpress.com/store/pro...ccessory-Free-shipping/211096_1582518196.html dhe në të të kalosh pastaj Firefox OS-in në Shqip ( shih këtu http://160.twinql.com/building-and-testing-multi-locale-firefox-for-android/ dhe këtu https://developer.mozilla.org/en-US...stalling_Firefox_OS/Firefox_OS_build_overview )
 
Pak vone ne teme, pasi mora nje Moto X per dike dhe ia lashe ne Anglisht. Ndryshimi i sistemit nuk eshte shume e lehte: edhe po te kesh ekspertize duhet te kesh kohe e nerva. Megjithate shpresoj te kuptohet qe dhe Shqiperia (Kosova, Maqedonia etj) jane treg i rendesisshem per prodhuesit e telefonave.
 
gurax

Pan ignoramus
Une nuk jam shume ne brendesi te telefonave (tifoz i gjenerates se telefonave Nokia 1000 e me perpara :p ) por kam nje si parandjenje qe gjuhet neper telefona jane nje nder elementet qe me pas perdoren per marketimin e telefonave perkates neper tregje. Nuk me duket shume problem teknik (Zevendeso nja disa dhjetera skedare me tekst, me nja disa dhjetera skedare te tjere me tekst; Recompile) sesa vendimmarrje strategjie. Metodat e tjera jane variante te ndryshme qe involvojne hacking (kuptimi i mire, i vertete i fjales) dhe reverse-engineering. Me te dyja keto merren vertet ata qe kane e para njohurite e nevojshme, e dyta interesin e mjaftueshem, e treta kohen dhe nervat per t'u marre.
 
Besnik Bleta

Forumium praecox
StillMandi,

pajtohem me idenë e ndryshimit të sistemit, kur flitet në përgjithësi. Në rastin konkret, më shumë se sa një ndryshim, bëhet fjalë për instalim. Në kuptimin që sistemi është gati, funksional. Dhe pas tij është Mozilla. Mund të të dërgoj (privatisht, sepse fotot janë amatoreske) pamje të tij në punë e sipër në një telefon Keon, si dëshmi, sado e vogël.
 
Besnik Bleta

Forumium praecox
gurax,

Google i plotëson shumë nga kushtet që ke vënë. Fragmentarizimi i tregut të celularëve në Shqipëri, dhe ksenomania jonë gati patologjike janë ato që nuk ka pjellë dot rrethana të përshtatshme që X prodhues celularësh të interesohej për Shqipen në pajisjet që prodhon.

Edhe me Mozilla-n dhe Firefox OS-in mund të ishte njësoj. Që është ndryshe, mund të shihet ca si aksident. Mund të kish Shqipe në Android, dhe të mos kish në Firefox OS. Por edhe aq aksident nuk është... ;)
 
Top