Re: analize e pergjimit te nanos - cfare mund te kuptojme prej saj?
kontrapedali
shume faleminderit per transkriptimin se ne fakt isha disi i paqarte (ka disa ndryshime nga ajo qe eshte sjelle ketu)
nje version i mundshem
bej dallimin midis
<span style="font-weight: bold">"prishin pazaret"</span>thene nga nano dhe<span style="font-weight: bold"> "te na beje gjeme te madhe" thene nga abdiu</span>
nano thote shprehimisht se ka frike mos berisha i prish pazaret (tani duhet ti japim nje kuptim prishjes se pazarit - ulje cmimi apo mbyllje loje?)
abdiu i thote se edhe mund ti bejne gjeme te madhe po nano beson qe berisha (ai kafshe - nese vertet i referohet berishes ne kete rast) nuk do te beje ndonje gjeme (konteston tjetrin e jo ate qe tha vete me pare)
pastaj shpreh friken (friken e gjemes)nga dikush tjeter qe eshte i perzier ne kete loje ("ai shkerdhate" - mbase i referohet ketij te fundit)
Kush jane "ata te bukoshit" me te cilet berisha thuhet qe ka bere lidhje (nano i merr informacionet nga shish)
Kush eshte "ky shkerdhate" qe e ben te mendohet PAK? (me vret paksa veshin lidhja e fjaleve banale prej burgaxhiu me menyren e ndertimit te frazave - po nejse)
Mos eshte ahmet krasniqi qe paska bere lidhje me azem hajdarin?
berisha dhe bukoshi jane te ngaterruar drejtperdrejt apo mos ndoshta jane ngaterruar ata nepermjet hajdarit e krasniqit (faktikisht dy mekembesit e mundshem ne keto pune)
Ne fakt berisha eshte shume me inteligjent se sa ishte hajdari dhe veshtire se mund te bente ndonje gjeme nese ishte i implikuar vete.
Problemi mund te qendronte tek implikimi i hajdarit me krasniqin qe ishte "cakmak" sepse posti i kryeministrit te "mbron" shume pak ne kete loje.
-------------------------
Per lidhjet mundshme te bukoshit me berishen mund te ndihmoemi nga nje artikull arkive qe po sjell ketu
KLAN, 27.09.1998.
BUKOSHI NDIHMOI BERISHEN
Nje nga pistat e hetimit te pjesemarrjes se kosovareve ne ngjarjet e messhtatorit ne kryeqytet, eshte edhe nje marreveshje e mundshme e Berishes me kryeministrin e Kosoves, Bujar Bukoshi. Madje, qarkullon nje hipoteze (nuk dihet nese sherbimi sekret shqiptar eshte i interesuar ta perhape vete nje version te tille apo ai ekziston vertet) sipas se ciles kryeministri i Kosoves i ka derguar trupa te armatosur ish presidentit ne kembim te mbeshtetjes politike. Qendrimi i Bukoshit ndaj Nanos ka qene teper i ftohte, pas takimit me Miloshevicin ne Krete. Sadoqe nuk dihet mire se si veproi gjate diteve te kryengritjes, ministri i mbrojtjes i qeverise se tij, Ahmet Krasniqi, i cili mbeti i vrare nga nje atentat ne nje rrugice te Tiranes, kryeministri i Kosoves mbetet njeriu i treguar me gisht nga sherbimet sekrete.
Njerez te caktuar me origjine nga Kosova kane qene ne qender te vemendjes disa kohe me pare, qysh kur u moren informacionet e para mbi nje kryengritje. Ministri i rendit, Perikli Teta, ndoshta per te pergatitur opinionin me idene e ekzistences se forcave te armatosura kosovare ne Shqiperi leshoi pohimin, "Ne veri ka UCK, madje jane tri lloj UCK". Fjalet e tij te thena para gazetareve dukeshin si nje mesazh i padeshifureshem. Ne kulmin e ofensives serbe, nje pjese e madhe e vullnetareve te UCK kapercen kufijte dhe kthehet ne Shqiperi. "Aktualisht ne Shqiperi jane rreth 3000 kosovare te armatosur, te kthyer pas ofensives serbe." - thote nje funksionar i larte i sherbimeve sekrete per te ilustruar rrezikun qe paraqet manipulimi i tyre. "UCK nuk ka kontroll mbi keta lloj njerezish, qe kane braktisur frontin. Jane disa perfaqesues qe perpiqen t'i riorganizojne, por te gjithe perfaqesojne rryma te ndryshme politike." - vazhdon te tregoje zyrtari i sherbimeve sekrete. Nje pjese te njerezve te armatosur e kontrollon kryeministri i Kosovês, Bukoshi. "Drejtuesit e ketyre njesive jane ish - oficere te armates jugosllave te kohes se Titos" - thote burimi. Ne pergatitjen e kryengritjes dyshohet se kane marre pjese edhe disa nga keta oficere.
Pikenisja, sipas njeriut te SHIK-ut ka qene nje bisede telefonike ku Bukoshi, ofronte ndihme me forca te armatosura. "Bisedat e bera me celular jane pergjuar nga sherbimet sekrete te NATO-s, ( qendra e pergjimit elektronik ne Bari) dhe jane zbardhur te gjitha momentet e dhenies se porosive dhe te urdherave qe kane te bejne me datat 13 dhe 14 shtator" - thote burimi.
Zamir ALUSHI
marre nga
http://www.aimpress.ch/dyn/bal/archive/data/1998/81005-025-bala-pri.htm
------------------------------------------