Analiza kuqëzi e Alexandre PATO-s

Presion i lartë, madje shumë i lartë; sot do të zhvillohet derbi që do të ndezë verën, dhe më pas Real Madridi i Kakasë në fazën me grupe të Champions Ligës. Nuk ka qetësi, nuk ka asnjë moment për të marrë frymë. Aleksandre Pato ka nxehur motorrin dhe është bërë gati për tu futur në pistë. Fjala që përsërit më shpesh brenda një ore është: gol. Ai mendon vetëm për këtë. Përsërit gjithmonë: Dua të bëj gol Me golat e mi dua të ndihmoj Milanin të fitojë gjithçka. Duket si një fëmijë, mamaja e të cilit, pasi i ka kontrolluar detyrat e shtëpisë, I ka dhënë një mbasdite pushim: luan, qesh, argëtohet.

- Pato, ju presin emocione të forta: shorti i Champions Ligës ju ka dorëzuar Realin e Madridit dhe sot është supersfida me Interin. Çfarë mendoni për këtë?

- Të fillojmë nga Championsi. Një grup i vështirë, shumë i vështirë. Nuk është vetëm Reali, por edhe Marseja dhe Zyrihu. Nuk është e lehtë të kalosh. Do të duhet Milani më i mirë. Objektivi im është të fitoj Championsin, dhe për rrjedhojë do të jap gjithçka që kam në fushë.

- Përballja e dyfishtë me Realin është edhe një kryqëzim ndjenjash.

- Do të jetë emocionuese të rigjejmë Kakanë. Riki do të jetë gjithmonë një shok, një djalë me të cilin kam ndarë momente të mëdha. Por, të jetë e qartë, për 180 minuta unë nuk e njoh: është një kundërshtar dhe kaq. Dhe dua të shtoj se ëndërroj të shënoj kundër tij dhe kundër të gjithë rivalëve të Championsit, por pa harruar kampionatin.

- Pas lamtumirës së Kakasë, ju jeni bërë njeriu kryesor i Milanit, ju rëndon ky fakt?

- Nuk më rëndon, sepse nuk ndihem lojtari kryesor i skuadrës.

- Ju ka kurorëzuar presidenti Berluskoni

- E di dhe e falënderoj për fjalët e bukura. Por jam i bindur se i gjithë grupi duhet të bëjë një sforco për të harruar Kakanë. Unë jam një lojtar i grupit, nuk vij nga Marsi.

- Berluskoni, këtë javë, ka shkruar edhe formacionin e tij ideal. Sedorf fantazist, Ronaldinjo sulmues dhe ju sulmues i parë. Po ju, preferoni të luani si sulmues i dytë?

- E kuptoj idenë e Berluskonit dhe e respektoj, por është trajneri Leonardo që vendos skuadrën që do të zbresë në fushë. Unë gjithsesi ndihem mire si sulmues i dytë.

- Besoni se organika e Interit është më e mirë se ajo e Milanit?

- Besoj se Interi është i fortë, shumë i fortë. Ka fituar kampionatin dhe ka treguar cilësi të mëdha. Por ne të Milanit nuk jemi inferiorë.

- Maldini ka thënë se nëse fitoni derbin atëherë mund të mendoni për kampionatin. Ka ekzagjeruar?

- Jo, ka të drejtë. Të fitosh derbin është shumë e rëndësishme. Mund të shtojë besimin. Na kanë thënë për ta mbaruar gjatë fazës përgatitore, por nuk është kështu. Dhe do ta tregojmë.

- Çfarë do të jepnit për të shënuar kundër Interit?

- Jetën time. Nuk më duket diçka e tepërt, sepse futbolli për mua është jetë, është gjithçka. Nuk kam frikë për të zbritur në fushë, kam pasur vitin e kaluar, por nuk kam tani.

- Çfarë ka ndryshuar nga Ançeloti tek Leonardo?

- Një gjë në veçanti: Leo më flet shpesh në gjuhën portugeze. Këtë vit kemi bërë një punë fizike të pabesueshme. Por jam i bindur se do të jetë e nevojshme për një sezon kaq të gjatë. Unë ndihem shumë mirë. Në këmbë dhe në kokë.

- Interi pa Ibrahimoviçin është më i dobët?

- Po bëni shaka? Kanë marrë Etonë dhe Militon, dy sulmues të mëdhenj. Përpara lojtarëve të tillë duhet të tregohesh shumë i kujdesshëm. Duhet të bëjmë një paraqitje perfekte për ti mundur.

- Kush do të luftojë për titullin në kampionat?

- Interi, Juventusi dhe Milani. Janë skuadrat favorite. Më pas janë edhe ekipe të tjerë të mirë si Xhenoa dhe Napoli. Në lidhje me Juventusin më ka bërë prështypje Diego. Po tregon se është një lojtar vendimtar, i aftë të marrë në dorë ekipin.

- Çfarë diferncash ka midis Kakasë dhe Ronaldinjos?

- Kaka e merrte topin nga mesfusha dhe tërhiqte të gjithë ekipin. Ndërsa Ronaldinjo, kur ka topin, mund të shpikë gjithmonë diçka: dhe ne sulmuesit e dimë dhe duhet të jemi gati.

- Si është Ronaldinjo i ri?

- Shumë i motivuar dhe i lumtur. Do të bëjë gjëra të mëdha.

Mund të jetë lideri i Milanit?

- E përsëris: lideri është gjithë skuadra. Secili prej nesh duhet të ndiejë se ka përgjegjësinë për ta çuar lart Milanin. Dinjo, gjithsesi, mund të bëjë diferencën në çdo ndeshje. Këtë e ka treguar edhe kundër Sienës.

- Çfarë mendoni për rikthimin e Nestës?

- E jashtëzakonshme. Jam i lumtur për të. Edhe për mua, sepse me atë dhe Tiago Silvën kundërshtarët tanë do ta kenë më të vështirë. Unë në stërvitje nuk arrij ti kaloj ata të dy.

- Eshtë folur shpesh në këtë merkato për një superofertë nga ana e Çelsit për ju, por Milani nuk ju ka shitur. I kënaqur?

- Kam një kontratë me Milanin deri në 2012-ën. Këtu jam shumë i lumtur. Kam gjithçka, ndihem mirë si unë dhe gruaja ime. Milano është qyteti ideal për mua.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=782. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=782