Vullneti politik i gjithë forcave politike duhet të jetë i garantuar, për të garantuar suksesin
Jo amnisti fiskale për pronat e krimit!
Vënia në jetë dhe ndërmarrja e mëtejshme e nismave për zbatimin e amnistisë fiskale për biznesin kërkon një vullnet thelbësor politik. Kështu ka deklaruar dje, numri dy i Financave shqiptare, Alfred Rrushaj, gjatë një tryeze të rrumbullakët pikërisht për këtë qëllim. "Nëse qeveria do të vendosë të ndërmarrë amnisti fiskale, padyshim vullneti politik i gjithë forcave politike në vend duhet të jetë i garantuar, për të garantuar suksesin e këtij procesi", deklaroi Rrushaj në konferencën e organizuar nga Fondacioni për "Liri Ekonomike" lidhur me mundësinë dhe domosdoshmërinë e ndërmarrjes së amnistisë fiskale për ekonominë shqiptare. Sipas tij, përfshirja e forcave politike në vend është domosdoshmëri gjatë procesit të hartimit të amnistisë, për miratimin në Parlament, ashtu si edhe gjatë zbatimit të saj. Por, vuri në dukje Rrushaj, deri tani opozita ende nuk ka shprehur qëndrimin e saj publikisht, nëse do e mbështesë apo jo këtë proces. Një proces i kujdesshëm i balancuar dhe jo i nxituar i hartimit të politikës së amnistisë fiskale, vlerësoi ai, e bën të besueshëm unicitetin e kësaj iniciative, që do të thotë që amnistia fiskale nuk mund të jetë e përsëritshme. Nga ana tjetër, Rrushaj u shpreh se, "qeveria siguron aktorët e biznesit se në asnjë moment dhe mënyrë politika e faljes nuk do të shërbejë si justifikim moral për ndëshkime të ardhshme dhe rritje gjobash apo sanksione të tjera". Ai tha se, Ministria e Financave nuk do të mbështeste në draftin e paraqitur nga biznesi faljen e aseteve të krijuara nga krimi i organizuar apo para dhe asete të krijuara nga persona me aktivitet publik. Ndërkohë, drejtori i Fondacionit për "Liri Ekonomike", Artan Gjergji, bëri të ditur se amnistia fiskale është e nevojshme, ndërsa shprehu besimin se edhe ambienti dhe kushtet e tregut janë të gatshme. Gjergji u shpreh se, ka dy burime kryesore që çlirohen nga ky proces, të ardhurat nga Diaspora, si dhe tërheqja e kapitaleve të fjetura që vijnë nga ekonomia gri. Në këtë drejtim, ai theksoi se aplikimi i një politike të tillë fiskale pritet të sjellë të ardhura në buxhetin e shtetit, të rrisë bazën e tatimpaguesve, si dhe në kushtet e krizës ekonomike globale të rrisë likuiditetin në treg. Dhoma së Tregtisë dhe Industrisë, institucioni që ka inicuar hartimin e një drafti për amnistinë fiskale, deklaroi se realisht sipërmarrja shqiptare në 20 vitet e ekonomisë së tregut ka përfituar nga vakuumet e ndryshme ligjore, ndaj dhe vlerësoi ai, kapitalet dhe asetet e biznesit të fshehura apo të padeklaruara janë të konsiderueshme. "Këto kapitale apo asete e kanë të pamundur të përfshihen në qarkullimin financiar të ligjshëm të kompanisë dhe nuk mund të hipotekohen as nuk mund të shërbejnë dot si kolateral për kredi bankare", tha Jaka. Sipas tij, për shkak të aseteve të padeklaruara, biznesi shqiptar, në raportet me partnerët e huaj, paraqitet me potencial të cunguar.
Fushat e zbatimit të amnistisë
Plani për të nisur diskutimin mbi hartimin e projektligjit mbi legalizimin e aseteve u vu në zbatim në fillim të këtij viti. Ajo çka palët kanë shumë për të negociuar është fusha e veprimit, baza ligjore, struktura deri ku duhet të shtrihet legalizimi, si dhe norma e taksës. Ndërsa, sa i takon konceptit, si biznesi, ashtu edhe qeveria e kanë të qartë se nuk bëhet fjalë për amnisti, pra falje detyrimesh të papaguara kur ato janë dokumentuar nga aktiviteti, por për legalizim asetesh, të fshehura për shkaqe që lidhen me shmangien e detyrimit tatimor. Sa i takon normës së taksës për legalizimin, palët janë duke shqyrtuar disa variante të atyre vendeve që e kanë aplikuar vitet e fundit. Duke iu referuar modelit moldav, i cili parashikohet të merret në konsideratë, norma e taksës varion prej fushës së legalizimit dhe forma, nga 3 deri në 15 përqind. Kurse Italia, vendi fqinj, që kryen amnisti fiskale çdo 5 vjet, aplikon një taksë prej 15 përqind. Të tjera vende të zhvilluara, si Gjermania, legalizimin e aseteve e kanë kryer duke i vendosur biznesit një detyrim prej 20 përqind, kurse Belgjika, një normë prej 22 përqind. Duhet sqaruar se, këto nivele detyrimesh përputhen me mesataren e shkallës tatimore që kanë këto vende dhe nëse i referohemi Shqipërisë, që konsiderohet për taksa të ulëta, palët gjykojnë se kufiri optimal do të ishte 10 përqind.
rilindja demokratike