Amerika film i ri në Hollywood

Amerika film i ri në Hollywood

amerika-300x200.jpg
Amerika është filmi i regjizores Cherien Dabis, në të cilin ajo përshkruan historinë e emigracionit të një familjeje palestineze e vendosur në një qytet të vogël të Amerikës.

Historia e filmit zhvillohet rreth Muna Farahut. Ajo ka një diplomë për bankiere shpjegon rolin e saj aktorja Nisreen Faour_ Por ajo përfundon duke punuar tek hamburgerat në White Castel. Pra filmi flet për jetën që ajo duhet të përballojë dhe të menaxhojë këtu në Amerikë si e huaj. Momente të caktuara të subjektit të filmit janë bazuar në histori të vërteta të jetës së regjizores dhe skenaristet së filmit Cherien Dabis.

Unë u rrita si një arabo amerikane në një qytet të vogël në Ohio, dhe përjetova fillimisht atmosferën e krijuar gjatë luftës së parë të Gjirit Persik thotë ajo.

Babai im, i cili ishte mjek, humbi shumë nga pacientët e tij. Njerëzit nuk donin që të mbështesinin një doktor arab. Ne patëm dhe kërcënime për jetën atë periudhë. Shërbimet Sekrete erdhën në shkollën time për të hetuar rreth një thashethemi që qarkullonte se motra ime kishte kërcënuar se do të vriste presidentin. Dhe të gjitha këto ngjarje për mua si një 14 vjeçare ngjanin shumë absurde.

Ajo thotë se ishte pikërisht lufta e parë e Gjirit Persik që e shtyu të merrej me filmin. Në vitin 2001, ajo nisi shkollën e filmit në Columbia të Nju Jorkut, dhe dy vjet më vonë SHBA hynë në Irak.

Dabis thotë se : Historia po përsëritej. Dhe unë dëgjoja mjaft histori të ngjashme me to që i kishte kaluar familja ime në 1991, ndaj mendova se kishte ardhura koha që të tregoja historinë time. Dhe zgjodha që ta tregojë këtë histori nga këndvështrimi optimist, dhe ta përshkruaja me nota humori.

Filmi “Amerika del në kinematë amerikane në datën 4 shtator.

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=540. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=540

Top