Amerika e Jugut, “parajsa” e nazistëve

Iliro Dardan

Valoris scriptorum
thumbnail.php
Sipas të dhënave, më shumë se 9 mijë kriminelë lufte i shpëtuan ndjekjes ligjore duke u strehuar në vendet latine dhe midis tyre përfshiheshin edhe kroatë, ukrainas, rusë apo shtetas të vendeve perëndimore që u bënë pjesë e makinës naziste të vrasjeve.
Nëntë mijë nazistë të përfshirë në krime lufte gjetën strehë në Amerikën e Jugut pas Luftës së Dytë Botërore, tregojnë dokumente sekrete të publikuara rishtas.

Në kuadrin e rihapjes së disa proceseve ndaj atyre pak ish-oficerëve ende në jetë, prokurorët gjermanë kërkuan akses në arkivat shtetërore të Brazilit dhe Kilit, duke zbuluar se fenomeni i “emigrimit të madh nazist” ishte shumë i më madh nga sa besohej më parë.

Sipas të dhënave, më shumë se 9 mijë kriminelë lufte i shpëtuan ndjekjes ligjore duke u strehuar në vendet latine dhe midis tyre përfshiheshin edhe kroatë, ukrainas, rusë apo shtetas të vendeve perëndimore që u bënë pjesë e makinës naziste të vrasjeve.

Vlerësimet thonë se 5 mijë nazistë u shpërngulën në Argjentinë. Rreth 1 500-2 000 në Brazil, rreth një mijë në Kili dhe pjesa tjetër në Paraguaj dhe Uruguaj. Në këto shifra nuk përshihen qindra të tjerë që u larguan në vendet me regjime të djathtë të Lindjes së Mesme.

Më parë, besohej se vetëm pak mijëra arritën të shpëtonin duke emigruar. Një shpërngulje e tillë masive u mundësua me bashkëpunimin e autoriteteve vendase.

Ish-presidenti i Argjentinës, Juan Peron, i shiti 10 mijë pasaporta argjentinase rrjetit ODESSA, një organizatë e ngarkuar me mbrojtjen e esesëve dhe oficerëve të tjerë të lartë nazistë.

Midis funksionarëve më të lartë nazistë që shpëtuan ishte arkitekti i Holokaustit, Adolf Eichman, i cili u rrëmbye në vitin 1962 nga shtëpia e tij në Buenos Aires nga një komandë e përbërë nga agjentë të Shërbimeve Sekrete Izraelite (Mossad).

Më pas, ai u shpall fajtor për vrasjen e qindra mijëra hebrenjve dhe u ekzekutua me varje në Tel Aviv. Të tjerë funksionarë të lartë që nuk u kapën kurrë ishin Josef Mengele, mjeku që kreu eksperimentet çnjerëzore mbi mijëra të burgosur në Aushvic apo Franz Stangl, njeriu që drejtoi kampin e vdekjes së Treblinkës, u mbytën në gaz qindra mijëra hebrenj dhe të burgosur të tjerë lufte.//
 

P.N.SH

Forumium maestatis
Kjo dihet se kane shkuar gati gjith ata kriminele lufte ne Argjentine.
Gjithashtu mund te kete shkuar edhe ai budallai Hitleri atje se ska mundesi me vra veten ai.
 
Top