Amendamenti “Lesi” per mediat

Amendamenti “Lesi” per mediat

Mazhoranca “rrezon” Moisiun
E Marte, 20 Qershor 2006
Amendamenti “Lesi” per mediat ka kaluar pa asnje ndryshim me 80 ‘pro’ dekretit te Moisiut. Presidenti e kishte kthyer ligjin si antikushtetues. Opozita ka nenvizuar se ndryshimet ne ligjin per median cenojne rende pavaresine e dy institucioneve qe rregullojne funksionimin e mediave ne Shqiperi

Ergys GJENCAJ

Braktisja e Kuvendit nga opozita, nuk ka penguar mazhorancen te rrezoje dekretin e Presidentit te Republikes per ligjin e mediave. 81 deputete kane qene prezente ne sallen e seancave plenare, kur eshte votuar dekreti presidencial. Me 80 vota ‘pro’ dhe kunder vetem ajo e Spartak Ngjeles, argumentet e kreut te shtetit se ligji eshte ne kundershtim me Kushtetuten, jane hedhur poshte. Presidenti ne mendimin e tij, shprehej se neni 7 i ligjit, ku thuhej se persona fizike e juridike qe kane aksione ne nje shoqeri radioje ose televizive, nuk u lejohet te marrin pjese ne prokurimet me fondet publike ose ne shoqerite me kapital shteteror, perben shkelje kushtetuese. Por mazhoranca tejet e motivuar per te mbajtur ne kembe ligjin e miratuar pak kohe me pare, vetem me votat e saj ka rrezuar pretendimet e Presidentit Alfred Mosiu.

Gjate diskutimeve te gjata mbi dekretin, mazhoranca dhe opozita kane ruajtur qendrimet e tyre krejt te kunderta. Ne fakt, kthimi nga Presidenti fokusohej vetem ne te amendamentin “Lesi” dhe jo ne ligjet e tjere te ndryshuar, te cilet i kundershtonte opozita. Iniciuesi i amendamentit, deputeti Nikolle Lesi, ka mbajtur nje qendrim tejet kritik dhe agresiv ndaj kreut te shtetit. Sipas tij, Presidenti Alfred Moisiu “ne konflikt te hapur me Kushtetuten dhe i shtyre nga interesa ryshfeti te keshilltareve te tij juridike, ka kthyer kete ligj”. Lesi ka mbrojtur amendamentin e propozuar prej tij, duke theksuar se firma “2K” ka perfituar vetem nga Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve, nje shume prej 9.3 miliarde lekesh. Lesi ka theksuar se amendamenti i tij eshte pranuar nga te gjithe deputetet socialiste. Debatet kane vazhduar. Opozita ka nenvizuar se ndryshimet ne ligjin per median cenojne rende pavaresine e dy institucioneve qe rregullojne funksionimin e mediave ne Shqiperi, Keshillit Kombetar te Radiotelevizioneve dhe Keshillit Drejtues te Radiotelevizionit Publik. Ne optiken e opozites, ligji ka si qellim kthimin e tyre nga institucione te balancuara politikisht, ne institucione njengjyreshe. Por pretendimet e opozites jane kundershtuar nga perfaqesues te mazhorances. Kryetari i grupit te PD-se, Bamir Topi, ka deklaruar se opozita ka gjetur nje pretekst dhe po e keqperdor. Sipas tij, mazhoranca eshte teresisht ne mbeshtetje te lirise se mediave dhe kapitalit.
 

MLK

Primus registratum
Re: Amendamenti “Lesi” per mediat

Nje gje te ben pershtypje kur lexon artikullin, Lesi kritikon hapur firmen 2K (qe mund te ket te drejte ta bej dhe ndofta eshte e vertete) e ne emer te konfliktit te interesave kerkon qe bizneset e me dha mos te kene ne te njeten kohe prone dhe media, pasi i perdorin si arme e influencojne ne marjen e vendimeve politikane te ndryshem apo opinionin publik.
Harron valle Lesi qe deri para ca ditesh ishte kryetar i Partise Demokristiane, vazhdon te jet deputet e opinionberes ne fushen e politikes (nuk flas per cilesine e opinionit) e ne te njeten kohe dhe pronar i gazetes Koha Jone /pf/images/graemlins/angel.gif
Pra ne konflikt te plote me profesionin e deputetit qe ushtron, pasi gazeta qe eshte prone e tij, nuk ka shkrojtur kurre ndonje kritike ne lidhje me deputetin Lesi dhe Partine Demoskristiane!
E thene ndryshe, sipas gazetes Koha Jone, as Lesi e as partia Demoskristiane nuk jane gabuar kurre gjate periudhes se egzistences se tyre /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Amendamenti “Lesi” per mediat

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
MOS HUMBNI RASTIN TA LEXONI KETE NUMER SPECIAL TE GAZETES KOHA JONE:

http://www.vlora.it/reli/Koha_JonVsInternet.pdf
 

MLK

Primus registratum
Re: Amendamenti “Lesi” per mediat

Amandamenti nuk prek fare mediat qe jane ne menyre direkte ne duart e partive si ZP, RD, Koha jone!
Keto gazeta, perveç propogandes dhe manipûlimit te popullit nuk luajne asnje rrol tjeter ne treg.
Pra nese flitet per nje ligj te ekuilibruar te mediave, ne menyre qe keto te jene te pavaruara, atehere ne kete ligj duhet te pershihen dhe partite politike dhe mediat qe ato financojne e shesin ne treg.
Ne asnje vend te botes, nuk ka gazeta te perditeshme qe editohen e finacohen nga vet Partite qe jane pronare!
Rroli i nje gazete eshte te informoje ne menyre te pavarur opinionin publik, rroli i Partive eshte te perpilojne politika e programe per zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e vendit ku ushtrojne aktivitetin, e jo te shesin gazeta!
 
Top