AMC- Vjedhja e rradhes

pppppaa

Primus registratum
Re: AMC- Vjedhja e rradhes

Ne nje rast te tille ekziston nje ekuivok ne menyren sesi mund te trajtohet. Ligji per Llotarite dhe Lojrat e Fatit ashtu si dhe ligji per Tatimin mbi Te Ardhurat nuk eshte fort i qarte ne kete pike.
Ne rastin e AMC situata shfaqet e tille. Nje sms qe normalisht pa TVSH kushton 17.5 lek, ne rastin e ketyre "aksioneve integrale me perfitim financiar" (nuk deshiroj ti quaj as llotari as promocion pasi nuk jane te ngjashme me asnje prej te dy rasteve) kushton rreth 43 lek pa TVSH. Ne kete rast diferenca prej 25.5 lekesh fare mire mund te trajtohej si e ardhur e perfituar per shkak te efektit "gambling" dhe fare mire te trajtohej fiskalisht si e tille. Bazuar ne Ligjin per Tatimin e Te Ardhurave, burimi i te ardhures prej 25.5 lekesh eshte efekti "llotari".
Pra nese do ta shprehnim matematikisht ate qe ligji e shpreh me fjale do te kishim:

sms + gambling = 17.5 + 25.5 => sms=17.5 & gambling = 25.5

Pra AMC per fushata te tilla AIPF per diferencen e cmimit duhet te tatohet me tarifat e Lojrave te Fatit, dhe jo me tatimin fitimin e thjeshte prej 20% .
Megjithate mendoj se mashtrimi fillon qe te e Drejta per te kryer aktivitet "Lojra Fati dhe Llotari". AMC nuk ka lishene per nje gje te tille pasi lishencat per LF kane kushte speciale, nje nga te cilet konsiston ne faktin qe trajtimi i gjithe zerit te te ardhurave per nga aspekti fiskal, ne nje kompani me lishence LF, kryhet me tarifat e LF pavaresisht se mund te vije nga aktivitete te tjera qe mund te kryhen brenda ambjenteve te kompanise (p.sh. te Ardhurat nga bari apo restoranti brenda kazinose). Ne kete menyre AMC i bie te paguaje per gjithe te ardhurat tatim si per LF nese kerkon te marri Lishence. Njekohesisht ajo ne reklamimin qe i ben nje aksioni te ketij lloji nuk permend asnje bashkepuntor te licensuar (c'ka eshte e detyrueshme per te verifikuar ligjshmerine e aksionit), prandaj mendoj se mashtrimi fillon qe ne kete pike...

Ne rastin e Zagorimania cmimi i ujit nuk eshte rritur fare per shkak te stimujve qe ka vendosur kompania. Pra nje shishe uje Zagori ka te njejtin cmim sic e ka pasur dhe me perpara. Ky eshte rast i nje promocioni te mirefillte ku firma per nga aspekti menaxherial kerkon qe kostot e promocionit te mbulohen nga diferenca e SASIVE te shitura dhe nga aspekti fiskal nuk ka vend per trajtim "Gambling" pasi s'ka rritje cmimi...
 

capuni

Primus registratum
Re: AMC- Vjedhja e rradhes

Poster ka te drejte, ...kur perdoret "llotarija" si reklame, duhet te thuhet qarte qe klienti nuk eshte i detyruar te blej gje. Nese i kerkon te paguaj dicka per te marr pjese, atehere kjo duhet te trajtohet si "gambling."
 

dimir

Forumium praecox
Re: AMC- Vjedhja e rradhes

Me ne fund mora lupen u afrova afer televizorit dhe me shkrim (6) ishte shkruajtur nje mesazh kushton vetem 100 lek. Tek zagoromania.
Nuk eshte vjedhje kjo?
Meqe tani mu kujtua o capuno dhe kjo futet tek efektet negative te marketingut, pasi klienti nuk e ve re microshkrimin dhe tek shishja ku ju merrni numrin nuk e thote qe mesazhi kushton 100 lek. Nese ai qe pi uje zgoria digjet disa here nga kjo lloj llotarie eshte e sigurte qe do te krijoj nje imazh negativ mbi kete produkt. Ketu mund te perfitojne 3 veta sikur vertete te marrin nje X3 ndersa qindra e mijera te tjere nuk do ja falin vehtes qe rane pre e ketij mashtrimi.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: AMC- Vjedhja e rradhes

Po... ne rastin e sms (AMC dhe Vodafone) eshte vjedhje sepse sms kushton 100 lek, ndersa firma zagori nuk po mashtron pasi uji nuk ka ndryshuar cmim dhe shitet po njelloj.....
 

MLK

Primus registratum
Re: AMC- Vjedhja e rradhes

AMC rrit fitimin me 2 miliardë lekë në 6 muaj


Asnjë kontroll fiskal në kompani deri në 2005


--------------------------------------------------------------------------------

Vëzhguesi
vezhguesi@hotmail.com

Kompania greke AMC në Shqipëri vazhdon të shtojë fitimet e saj duke shënuar çdo muaj një rekord të ri. Sipas të dhënave të bilancit më të fundit gjashtëmujor në periudhën 1 janar 2006 dhe 30 qershorit 2006, AMC ka fituar 18 milionë e 459 mijë Euro: në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishte fituar 16 milionë e 980 mijë Euro. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti AMC ka fituar gati 2 miliardë lekë të reja më shumë. Një lumë parash që shqiptarët derdhin në arkat e AMC-së e cila vazhdon të aplikojë tarifa telefonike ndër më të larta në botë.
LAJMEROHEN ULJET E PARA TE TARIFAVE
E shtyrë nga fushata disamujore e shtypit e ndërmarrë vetëm nga disa media (më shumë nga të gjitha Gazeta Shqiptare) kundër tarifave abuzive, dje AMC më në fund bëri të ditur ulje çmimesh për klientët Albakarta. Një ulje tarifash që në të vërtetë duhet të kishte filluar 35 ditë më parë, kur Enti Rregullator i Telekomunikacionit (ERT) vendosi tarifat e reja të intekoneksionit, pra tarifat që AMC i paguan Vodafonit dhe Albtelekomit për të gjitha telefonatat drejt kësaj kompanie. Edhe pse reduktimi i tarifave është në fuqi nga 1 gushti (kjo do të thotë që AMC paguan më pak që nga 1 gushti) vetëm tani kompania bën të ditur një reduktim të parë të tarifave të veta për konsumatorët. Një reduktim që gjithësesi është më i ulët nga ai i llogaritur nga ERT. Ndërsa AMC paguan mesatarisht 14,4 lekë më pak (me TVSH) çdo minutë telefonatë drejt Albtelekomit dhe Vodafonit, skontoja që AMC ka vendosur t’u bëjë klientëve të saj të Albakartës që telefonojnë Albtelekomin varion nga një minimale prej 4,9 lekësh në një maksimale prej 11,7 lekësh (me TVSH).
Ndërkohë AMC ka futur dhe një tjetër risi, për të cilën pjesa më e madhe e klientëve të saj nuk janë të informuar: minuta e parë e bisedës me Vodafone dhe Albtelekom që sot e tutje do të kushtojë më shumë se minutat që vijnë më pas. Kështu që sot e tutje kush i telefonon një numri Vodafone do të paguajë për minutin e parë 62,4 lekë, ndërsa për të dytin e tutje 52,8 lekë për minutë (me TVSH). Në këtë rast skontoja në krahasim me tarifat e mëparshme varion nga 9,6 në 19,2 lekë.
ASNJE ULJE PER THIRRJET AMC-AMC
AMC është detyruar të bëjë këtë reduktim për thirrjet drejt Vodafone dhe Albtelekomit, sepse me kontratën e re të interkoneksionit u ulën kostot e saj dhe rrjedhimisht ligji e detyron të bëjë ulje. Por duke injoruar plotësisht denoncimet për nivelin shumë të lartë të tarifave, AMC nuk bën asnjë ulje reale për telefonatat drejt AMC-së. Ulja që ka vendosur është gati qesharake: 0,36 lekë më pak për çdo minutë! Një telefonatë AMC-AMC sot kushton 45 lekë për minutë, ndërsa më parë kushtonte 45,36 lekë për minutë. Në Shqipëri vazhdojnë të aplikohen tarifat më të larta në botë!
ASNJE KONTROLL FISKAL NGA 2002 DERI NE 2005
Në bilancin e 6 muajve të parë të 2006, AMC zbulon dhe një të vërtetë skandaloze; mes 2002 dhe 2005 autoritetet fiskale shqiptare nuk kanë ushtruar asnjë kontroll mbi bilancin e AMC (auditing by the tax authorities). Mund të duket e pabesueshme, por në bilanc shkruhet pikërisht kështu. Në dokument pohohet se ky verifikim, pra gjatë periudhës 2002-2005, ka filluar vetëm pak muaj më parë dhe pritet të përfundojë “brenda shtatorit 2006”. Si është e mundur që bilanci i shoqërisë më të madhe shqiptare, nuk është verifikuar nga shoqëri auditimi të autoriteteve fiskale shqiptare për plot tre vjet rresht?
Tani presim në fund të shtatorit se çfarë do të zbulojnë autoritetet fiskale dhe çfarë do të kenë kurajon t’i kontestojnë shoqërisë greke.

AMC

AMC-Vodafone

Si ishte
72 lekë/min

Si është bërë
62.4 / 52.8* lekë/min

AMC-Telekom

Si ishte
59.76 lekë/min

Si është bërë
55.2/48* lekë/min

AMC-AMC

Si ishte
45.36 lekë/min

Si është bërë
45 lekë/min

VODAFONE

Si është
64.8 lekë/min

Si mund të ulet
50.4 lekë/min

Si është
64.8 lekë/min

Si mund të ulet
50.4 lekë/min

Si është
54 lekë/min
 

MLK

Primus registratum
Re: AMC- Vjedhja e rradhes

Ceka: Pas hetimit padi në prokurori kundër AMC




--------------------------------------------------------------------------------

Kryetari i komisionit hetimor parlamentar për tregun e telefonisë celulare, Neritan Ceka ka sqaruar në një intervistë, gjithë pikat kryesore të raportit që do të lexohet të enjten para deputetëve të Kuvendit. Ceka ka thënë se një padi për kompaninë telefonike AMC do të bëhet në Prokurori, ndërkohë që rekomandimet e komisionit do t’i drejtohen qeverisë dhe Entit Rregullator të Telefonisë. Ceka ka përmendur se nga herë-herë, nga veprimtaria e gjykatave dhe qeverisë, të dy kompanitë celulare në vend AMC dhe Vodafon kanë arritur të shtojnë fitimin e tyre në 100 milionë euro në vit. Ceka ka kritikuar rolin e ekzekutivit, i cili sidomos vitin e fundit ka favorizuar tregun monopol të telefonisë. Megjithëse u shpreh se maxhoranca dhe opozita duket se këtë herë do të jenë dakord të dalin me një raport të përbashkët, ndryshe nga herët e tjera, duket se nuk do të jenë dakord në një pikë, aty ku përgjegjësitë bien mbi qeverinë. Sipas Cekës, ekziston rreziku që edhe ky raport të mbetet në hije, “përderisa Parlamenti vepron si ombrellë e qeverisë dhe deputetët nuk kanë njohurinë e duhur politike se ç’është interes partiak dhe ç’është interes kombëtar. Ata shpesh kanë mbrojtur shumë praktika korruptive të qeverisë”. Ceka ka kritikuar edhe veprimtarinë e gjykatave, të cilat me situatën e tyre korruptive kanë ndikuar në këtë treg monopol të telefonisë celulare në vend.
Zoti Ceka, ju keni deklaruar se të enjten, komisioni hetimor për telefoninë celulare do të publikojë raportin përfundimtar të punës. Çfarë do të përmbajë në vija të përgjithshme ky raport?
Në vija të përgjithshme, raporti do të përmbajë gjithë problematikën dhe konstatimin e komisionit, që ekziston një treg monopol i telefonisë celulare, i krijuar edhe nga indiferenca e pushtetit ekzekutiv, veçanërisht në lançimin e operatorit të tretë, pastaj në vonesat e procedurat, të cilat ndikuan më pas që kjo situatë të keqpërdorej nga dy kompanitë aktuale, të mëdha celulare AMC dhe Vodafon, për të mbajtur çmime të larta, e favorizuar kjo edhe nga Enti Rregullator i Telefonisë. ERT-ja ka qenë gjatë kësaj kohe jashtë funksionimit të tij dhe vetëm vitin e fundit është futur në detyrë. Këtu ka ndikuar edhe gjendja e korrupsionit që ekziston në gjykatat shqiptare, për shpalljen OFNT (Operatorë me fuqi të Ndjeshme në Treg) të kompanive dhe vetëm vitin e fundit u bë e mundur që të shpallen të tillë. Vetëm vitin e fundit ndodhi që tarifat të përcaktoheshin nga ERT-ja dhe qeveria. AMC-ja nuk e pranoi këtë edhe me ndihmën e gjykatave dhe të qeverisë. Kjo situatë ka rënduar shumë xhepat e shqiptarëve dhe ka bërë që kompanitë, të dyja së bashku, të kenë futur në vit, një fitim prej 100 milionë eurosh më shumë nga praktikat korruptive të ushtruara nga dy kompanitë në rritjen artificiale të shpenzimeve operative, për të mos paguar taksat dhe tatimet. Kjo praktikë nuk është finalizuar; nga Ministria e Financave është bllokuar në mënyrë artificiale dhe nuk po zgjidhet.
A do të ketë rekomandime vetë komisioni për këtë proces hetimi disamujor?
Po, komisioni do të bëjë rekomandimet e veta. Ato do t’i drejtohen qeverisë, por në mënyrë të veçantë do t’i drejtohen edhe ERT-së, pasi ai është institucioni që duhet të ketë në qendër të punës së tij, pikërisht rregullimin e tregut të telefonisë.
A do të ketë bashkëpunim me organet e Prokurorisë, për çështje të caktuara që ju keni vënë re shkelje?
Po do të ketë. Kështu, për AMC-në do të ketë një padi në Prokurori, sepse ka veprime që janë me të vërtetë skandaloze në drejtim të deklarimit të shpenzimeve operative, jashtë çdo logjike. Edhe nafta është deklaruar 50 % më shumë se sa ç’është në treg me pakicë.
A është arritur që këtë herë, maxhoranca dhe opozita të jenë në një mendje për raportin përfundimtar?
Unë besoj se janë çështje shumë evidente. Pozita dhe opozita, besoj se këtë herë janë në një mendje për një problem që shqetëson gjithë popullatën.
A ekziston rreziku që edhe ky raport, ashtu si shumë të tjerë para tij, të mundë të mbetet në stivën e dokumenteve dhe të mos përmirësojë asgjë?
Unë mendoj se ai rrezik gjithmonë ekziston, përderisa Parlamenti vepron si ombrellë e qeverisë dhe deputetët nuk kanë njohurinë e duhur politike se ç’është interes partiak dhe ç’është interes kombëtar. Ata shpesh kanë mbrojtur shumë praktika korruptive të qeverisë
 
Top