AMBiCiA

S6T6N6

Forumium maestatis
AMBiCiA

Ambicia nga shume njerez eshte konsideruar si nje stimul i domosdoshem per te permiresuar natyren njerezore, por jo te gjithe konkordohen mbi domethenien apo obiektivin e saj.
Ne ditet e sotme, konsiderohet ambicioz ai qe aspiron pushtet me te madh, para, sukses, kush synon te fitoje pozicione apo prestigj edhe me koston e shkaktimit te pakenaqesise tek te tjeret.
Por filozofikisht a mundet te konsiderohet ambicioz ai qe synon supermancine vetem ne saje te te mirave materiale?

Jepni mendimet tuaja!!!
 

zog

Primus registratum
Re: AMBiCiA

po shkruj disa thenie te zgjuara mbi ambicien:

Amour, folie aimable ; ambition, sottise sérieuse. Chamfort.

Un homme n'est pas malheureux parce qu'il a de l'ambition, mais parce qu'il en est dévoré. Montesquieu.

On passe souvent de l'amour à l'ambition, mais on ne revient guère de l'ambition à l'amour. La Rochefoucauld.

C'est dans le mépris de l'ambition que doit se trouver l'un des principes essentiels du bonheur sur la terre. Edgar Poe.
 

Artemis

Primus registratum
Re: AMBiCiA

O Xogu, shqip, shqip he te marrsha te ligat!

Djallo me flihet shume, mezi shoh tastieren po he se vet jam ankuar per "bezdi" ne forum prandaj po kontriboj mu te kjo tema jote.
Ne start, nuk mendoj se ambicja eshte “ nje stimul per te permisuar natyren njerezore”. Natyra njerezore eshte natyre njerezore, kurse nje “permiresim” I mundshem do te thote mutacion ose anomali.
Sidoqofte. Me duket se eshte ngaterruar filozofija me idealizmin ( q’esht nje kategori e saj) nga kjo edhe komparacioni yt me “te mirat materijale”. “Filozofikisht“ i dashur, definitivisht mund te konsiderohet ambicioz secili njeri qe shpreh interes intensiv dhe constant per nje gje te caktuar.
Nese ti synon cmimin Nobel ( por te duhen milliona dollare per te realizuar projectin) askush nuk do te cilesonte ambicjen tende si dekadente.
Ja edhe nje banalizim sa per te grith pak temen. Buda u lind Princ; ambicjet per te arrire te mira materijale as qe mund te ekzistonin te ai pasi i gezonte te gjitha te mirat tokesore. Ambicja e tij ishte lumturija e njerezve. Dhe c’ndodh? Ai e sheh se vuajtja qe gjendet jasht mureve te pallates se tij shkaktohet nga varferija, nga Urija- Logjikisht per te arrire qellimin ( te determinuar nga ambicja) do te duhet te prese te behej mbret, te ndryshoje sistemin ose tua shperndaje tere pasurine popullit?! ( si do te ishte sot Indija po te bente ket zgjidhje?) Por ndodh dicka tjeter, Ai meqe eshte frigacak, I ndjeshem dhe I mesuar me jete te lehte :smash: - modifikon menyren e realizimit te ketij qellimi, terhiqet dhe fillon te kerkoje pergjigje me te cilat do ti pasuronte njerezit shpirterisht. Shpirterisht! O Njerez mos hani buk… arrini Nirvanen se atehere nuk keni nevoje per buk, pa nevoje per buk s’ka uri. Pa Uri ska Vuajtje dhe ne s'ka vuajtje ka Lumturi. Voala! U arrit qellimi.

:kiss: :sleep: :sleep: :sleep:
 

ExPostFacto

Primus registratum
Re: AMBiCiA

Ambicia ne vete eshte nje trajte e keqe sepse deshiron dicka absolute: kenaqesine veterore, ose egoizmin vetjak. Dmth, pa patur nje balance kundershtare Ambicia eshte e keqe. Ne perputhje me nje trajt te mire, psh t'i dhurosh pare te varferve, etj., atehere Ambicia mund te trajtohet si nje trajt normal. Dmth, nga natyra e saje, Ambicia eshte negative, por eshte e domosdoshme, sepse pa nje fare ambicie njeriu nuk shkon askund. Duke ke marrur parasysh parimin e mesatares te Aristotelit (kundershtimin e ndjenjave dhe veprimeve ekstreme) Ambicia mund te konsiderohet si nje trajte e lakmueshme. Nqs nje student nuk ka Ambicie, per c'fare shkon ne shkolle ai?

Kaq tha plaku!
 

erdha-edhe-une

Primus registratum
Re: AMBiCiA

njeri pa ambicije?!....sigurisht problemi do qendronte te mungesa e ledhave te mjaftueshme trurore !-(tallem)......por sigurisht patjeter ka te beje me koficientin e intelegjences!-sepse njeriu qe mendon qe vlen kaq apo aq patjeter do nuk do ndalet deri sa te mberrije te KAQ apo AQ i vet!
Ps paramendoni MOXART me 182 IQ te punonte si pastrues rrugeve(nuk ka mundesi se do demostronte ajo shifra e tije!)prandaj eshte aty te KAQi i vet!
kaq tha plaka!
 

zog

Primus registratum
Re: AMBiCiA

s'ka te beje IQ me ambicjen, psh mozarti ishte rezultat me shume i ambicjes se babait te tij sesa i te tijes.

perkundrazi mendoj qe njerezit E NGRITUR, nuk jane ambicioze, sepse ata lindin te pajisur me GJITHÇKA u duhet (IQ compris là dedans) per ne jete. per ta nuk ka konkurence ose ata e shohin veten jashte saj, ata presin veç kohen per konfirmin, tek ta puna ose eshte pasion ose mision historik.

bile ketu futet edhe Buda e aspak aty ose ashtu siç e shpjegoi artemisa nxitimthi (pergjumesht).

egdar poe tek ajo thenia aty lart, e ka pershkru bukur ambicjen. lumturia, arrihet vetem duke perbuzur ambicjen.

si dhe parajsa po te ekzistonte, do te ishte vendi i vetem ku ambicja s'ekziston.
 

ExPostFacto

Primus registratum
Re: AMBiCiA

Mire, po pa ambicie nuk ka progres! Nese njeriu nuk deshiron perparimin dhe permiresimin e tije personal atehere c'kuptim ka te jetosh? Si qenia me e larte ne kete bote njeriu dallohet nga qeniet e tjera prej ambicies dhe disa kualiteteve te tjera qe e ndajne nga bota e kafsheve. Sic thashe me siper: njeriu pa ambicie nuk eshte njeri - ai eshte vetem nje qenie qe na harxhon oksigjenin dhe reservat natyrore.
 

zog

Primus registratum
Re: AMBiCiA

Fillimisht postuar nga ExPostFacto:
[qb] Mire, po pa ambicie nuk ka progres! Nese njeriu nuk deshiron perparimin dhe permiresimin e tije personal atehere c'kuptim ka te jetosh? Si qenia me e larte ne kete bote njeriu dallohet nga qeniet e tjera prej ambicies dhe disa kualiteteve te tjera qe e ndajne nga bota e kafsheve. Sic thashe me siper: njeriu pa ambicie nuk eshte njeri - ai eshte vetem nje qenie qe na harxhon oksigjenin dhe reservat natyrore. [/qb]
varet se çfare quajme PROGRES. me sa shoh tek ty jane vlerat materiale, pra sa me shume te posedosh aq me shume je ne progres me gjyshin e stergjyshin. po a eshte ky nje definicion i vertete kur dime se njeriu VDES, bile (nje dite) edhe jeta po ashtu.

atehere ku eshte progresi ketu. çfare ka fituar mendimi i sotshem ne krahasim me mendimin sokratian. a lind njeriu i ditur, apo i ngelet akoma qe çdo dije ta mesoje.

e pra po ta shohim punen holle, progres NUK KA. ose edhe po te kete (ristrukturim molekular, progres gjenetik, permiresim racor, ose tjeter) ai eshte i PANDJESHEM nga ne, ngaqe jeta jone eshte shume e shkurter ne krahasim me kohen ne te cilen ky "permiresim cilesor" mund te ndodhe.
pra s'kryen asnje rol te drejtperdrejte mbi ne.

prandaj librat fetare jane akoma aktuale, prandaj "progresi njerezor" mund te kryhet vetem ne kahje te BOTKUPTIMIT SHPIRTEROR sesa atij material.

pra e rendesishme eshte te jemi ne PAQE me veten.

njih vetveten - keshillonte sokrati. e ky mesim mbetet akoma aktual.
 

ExPostFacto

Primus registratum
Re: AMBiCiA

Dmth ambicia shpirterore qeka dicka e keqe ateher? Apo ambicia shpirterore duhet te jete ideale per njeriun? Ambicia eshte nje virtut njerezor ne cfaredo menyre te shfaqet. Une po thoja se ambicia eshte nje virtut i dyanshem dhe mund te abuzohet. Asnjeri nuk mund te mohoje se ambicia eshte nje virtut qe e shtyn njeriun te behet nje individ me i mire.

Kaq tha plaku.
 

erdha-edhe-une

Primus registratum
Re: AMBiCiA

....qe thua ti plaku !..ky zogu sigurisht qe po shikon nga kendi negativ fjalen "Ambicie" .....por i ri ende ka kohe !.....
 

zog

Primus registratum
Re: AMBiCiA

tani ça me ju thon tjeter una perktheni ket po deshet me kuptu diç:

Un homme n'est pas malheureux parce qu'il a de l'ambition, mais parce qu'il en est dévoré. Montesquieu.
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: AMBiCiA

Ambicja është dëshira e fortë dhe synimi këmbëngulës për të bërë diçka me vlerë. Ajo cilësohet me lartësi dhe poshtërsi. Disa njerëz kanë ambicje të larta sa qielli, kurse disa tjera kan ambicje të ulta, më të ulta se thellësirat më të mëdha nën dhe.

Disa dijetar ambicjen e kanë definuar si: “Nënvlerësim i çdo veprës që është nën nivel të çeshtjeve madhore”.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: AMBiCiA

Per mendimin tim "plaku" (se e ka pseudonimin pak te gjate ky /pf/images/graemlins/laugh.gif ) ka te drejte. Njeriu pa ambicie (dmth deshire per te ecur perpara) eshte vegjetativ por ama fare lehte mund te tejkalohet caku. Dhe sic eshte ajo thenia e famshme: Cdogje e tepert eshte e demshme. Aq me keq ambicia qe eshte si puna e dinamitit...mund ta perdoresh per qellime shume te mira por mund te hedhesh ne ere edhe nje lagje te tere.
Kurse Zog ngaqe e ka zakon t`i hyje puneve thelle nganjehere vete me thelle se c`duhet. Nga ana materiale progres KA. Sepse asnje nga gjysherit tane nuk ka pas kompjuter kur ka qene 17 apo 20 vjec. Shpirterisht? Nuk jam fort i sigurte sepse e para nuk kam jetuar ne 1700 qe te beje krahasimin por ama ka me shume mundesi se atehere. Sot ke shume me teper libra, ke elektroniken, kinemane,revista, apo gazeta kulturore. Edhe teatri, opera, baleti nuk jane me per oborret mbreterore dhe per lordet por jane per te gjithe. Por edhe kjo ka te keqen e vet. Se ka edhe shume filma, libra,teatro etj shume te dobet biles te demshem.(pra jemi perseri ne ekuiliber, ka me teper te mira por ka edhe me teper te keqija).

Nje gje eshte e sigurte. Pa ambicie sot do ishim akoma duke ngrene banane maje ndonje peme andej nga Afrika Qendrore /pf/images/graemlins/laugh.gif . Ama pa anen e keqe te ambicies sot njerezimi do arrinte maja te paimagjinuara me pare. (Pra perseri arritem tek ekuilibri apo "mesi i arte").
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: AMBiCiA

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Por filozofikisht a mundet te konsiderohet ambicioz ai qe synon supermancine vetem ne saje te te mirave materiale?


[/ QUOTE ]

Do te thot nje HUMBJE VETJAKE !
Kush ka kte ambicje varet tek "shikimi" i t'tjerve dhe pikrisht ktu HUMB vet-veten , ushqimin vetjak. Nuk esht ambicje kjo...esht thjesht nje arroganc , mos'njohje vlerash : kerkon ti pelqesh t'gjithve me an t'materjales , te "blesh" ATTENTION'in (lol) , te fshehesh tek maska e supremacis kalbsin e shpirtit.
Blehen "materjalet" ...jo njeriu i vertet . /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

gangsterja

Primus registratum
Per te arritur ketu ku jam sot me eshte dashur shume ambicie,dhe perpjekjet e mia te vazhdueshme per tu ndryshuar te tjereve mendimin qe kane pasur ne lidhje me mua(thashethemet laret e poshte).
 
Top