Ambasadori hungarez, trajner vullnetar te Shkumbini

Ambasadori hungarez, trajner vullnetar te Shkumbini

Ambasadori hungarez, trajner vullnetar te Shkumbini


Ali Hallulli

Ambasadori i Hungarisë, Shandor Szabo,do të jetë pjesë përbërëse e stafit teknik të Shkumbinit. Një lajm të tillë e konfirmojnë edhe zëvendëspresidenti i ekipit peqinas, Dashamir Sula, por edhe trajneri i Shkumbinit, Sulejman Demollari. Ky i fundit madje jep edhe detaje se ku do të konsistojë kontributi i ambasadorit Szabo në ekipin e Shkumbinit. "Sikurse mund ta dinë mjaft tifozë kryeqytetas, zoti Shandor Szabo, ambasador i Hungarisë në vendin tonë, është një ndjekës i rregullt edhe i futbollit shqiptar. Pasioni i tij për këtë lojë magjike lidhet me faktin se ai në rininë ka luajtur si portier me ekipin VAC të Hungarisë. Zotin Szabo do ta shikosh jo vetëm në tribunë në ndeshjet e kampionatit, por edhe në fushat tona të stërvitjes, ku natyrisht përgatitja e portierëve është preferenca e tij. Unë e kam mik dhe ai, pasi ndoqi ndeshjen Dinamo-Shkumbini, më kërkoi që të vinte vullnetarisht dy herë në javë në Peqin për të punuar me portierët. Këtë dëshirë të tij unë e bisedova me drejtuesit e klubit, të cilët e miratuan dhe ranë dakort. Kështu që unë mund të them se qysh nga dita e sotme, zoti Shandor Szabo do të jetë pjesë përbërëse e stafit teknik të Shkumbinit. Ai do të vijë në Peqin dy herë në javë dhe kryesisht do të punojë për përgatitjen e portierëve tanë," - shprehet trajneri i Shkumbinit, Sulejman Demollari.
Ndërkohë mësohet se ambasadori Szabo, sot do të zbresë në fushën sportive të Peqinit dhe do të nisë detyrën e tij të re si përgatitës i portierëve peqinas. Një shembull i bukur ky i pasionit, larg "çmedurive" të jetës shqiptare.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasadori hungarez, trajner vullnetar te Shkumbini

Ky eshte nje shembull i mire qe shtypi ne apo media ne Shqiperi mund te sjellin informacione interesante e ndryshe nga ato te kronikes se zeze qe jemi mesuar te lexojme ne faqet e para.
Lexuesi eshte lodhur duke lexuar perdite vetem per vrasje e shkaterrime, konflikte e ofendime...... pra ka nevoje dhe te enderoje qe gjerat jane te mundeshme te realizohen, e mjafton pak vullnet, pasion e pune.
 
Top