Ambasadorët e BE-së: Pranojmë kërkesën e Shqipërisë për statusin
BRUKSEL- Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord sot të pranojnë kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në familjen evropiane. Burime diplomatike nga Brukseli kanë bërë publik lajmin, duke theksuar se “ambasadorët nga 27 shtetet e BE-së kanë vendosur të kërkojnë nga Komisioni Europian përgatitjen e një vlerësimi për gatishmërinë e Shqipërisë për të filluar bisedimet e anëtarësimit”.

Vendimi pritet të miratohet nga ministrat e jashtëm të BE në një takim në Bruksel të hënën dhe të martën. Shqipëria ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE në prill. Nëse i lejohet që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, atëherë Shqipërisë do t’i kërkohet të cojë përpara reformat politike dhe ekonomike sipas standarteve europiane, një proces ky që mund të zgjasë disa vjet.

Rehn: Opozita të ndalë bojkotin. Kujdes me Gjyqësorin dhe Mediat

BRUKSEL – Komisioni i BE-së, për Zgjerim, Olli Rehn ka kërkuar që Shqipëria të gjejë konsensusin politik dhe i ka bërë apel opozitës të heqë dorë nga bojkoti, pasi kjo, sipas tij është shumë e rëndësishme tani që BE ka nisur të diskutojë për statusin e Shqipërisë.

Z.Rehn ka dalë në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Ilir Meta i cili gjendet në Bruksel. Ne konference u prek edhe çeshtja e dhunes ndaj gazetareve, per te cilen Rehn u shpreh: ‘Inkurajova z.Meta që shteti të mbrojë fjalën e lirë’.

Fjala e Rehn

Shqipëria ka bërë përparim me zgjedhjet disa nga kriteret janë plotësuar por ka ende disa probleme të identifikuara. Ajo që mbetet për të bërë përparim është sistemi gjyqësor.
Inkurajova z.Meta për të bërë përpjekje për të përmirësuar reformën në drejtësi dhe inkurajova mbrojtjen e medias dhe fjalës së lirë duke pasur parasysh sulmin e fundit ndaj gazetarit Baze.

Dua të them diçka kryesisht për atë çfarë KE kërkon: Reforma dhe Konsensus politik. Kam diskutuar me z. Meta edhe për bojkotin e opozitës, gjithashtu i bëj apel opozitës japë fund bojkotit sepse është jashtë standardeve.
Debati duhet bërë në Kuvend. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani që BE fillon të diskutojë për aplikimin e Shqipërisë në BE. Destabiliteti demokratik dhe bojkoti i parlamentit nuk bëjnë pjesë në parimet e BE-së.

Meta: Kërkesat e opozitës, mos cenojnë pavarësinë e gjyqësorit

Zëvendëskryeministri Ilir Meta ka garantuar komisonerin Rehn se qeveria shqiptare do të thellojë procesin e reformave në vend.
“Qeveria shqiptare është e vendosur dhe e përkushtuar për të bërë me të mirën dhe është e angazhuar për të punuar afër me opozitën. Kemi shprehur vullnetin e fortë për këtë çështje. Presim që opozita të marrë përgjegjësitë e saj në mënyrë serioze
Qeveria dhe mazhoranca kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar, por këto shqetësime të opozitës të mos shkelin pavarësinë e gjyqësorit dhe vendimet e marra nga gjykatat”- perseriti ai. /shekulli/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26352. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26352