Ambasadorët e BE: Kompromisi zgjidh krizën politike në vend
Diplomatët bëjnë apel: Bojkoti nuk duket si rrugë pozitive për të ardhmen e Shqipërisë në BE

Shqipërisë dhe klasës së saj politike do ti duhet ti zgjidhë vetë situatat e krijuara dhe ngërçet politike. Ndërkombëtarët duket se kanë hequr dorë nga ndërhyrjet ndërmjetësuese teksa i bënë dje apel të hapur publik pozitës dhe opozitës të merren vesh me njëra-tjetrën. “Duhet ta gjeni vetë kompromisin”. Kësaj deklarate iu bashkuan dje disa prej ambasadorëve kryesorë të vendeve të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë. Të pranishëm në një tryezë përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, diplomatët komentuan zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

“Rruga e kompromisit duhet të zgjidhë situatën dhe ky kompromis duhet dhënë nga të dyja palët”, tha ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchardt.

Sipas tij, procesi i integrimit ka filluar, por fakti se kur Shqipëria dhe vendet e tjera ballkanike do të marrin pjesë në BE, kjo do të vendoset nga vendet anëtare të këtij komuniteti”, tha diplomati gjerman. “Ky është një proces që do kohëzgjatjen e tij dhe që nuk mund të bëhet menjëherë”, vërejti ambasadori Borchardt.

Sakaq, në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori i Austrisë, Florian Rauning, tha se “ju duhet ti zgjidhni vetë problemet tuaja, e jo të prisni ndërhyrje nga jashtë”. Ambasadorja e Çekisë, Marketa Fialkova, vlerësoi se bojkoti i Kuvendit nga opozita nuk është në të mirë të interesave të Shqipërisë dhe nuk i shërben procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Fialkova tha se “dialogu mes pozitës dhe opozitës është shumë i rëndësishëm. Bojkoti i opozitës nuk është në të mirë të interesave të Shqipërisë. Kjo nuk duket si rrugë pozitive për të ardhmen e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe as nuk i shërben atij”.
Në analizën e tyre, ambasadorët konstatuan se vendi ynë duhet të futet në rrugën e reformave të brendshme dhe një prej tyre nga më të rëndësishmet është ajo në sistemin e drejtësisë. “Ligjet duhet të adaptohen nga shumica në Parlament dhe ato nuk mund të miratohen pa praninë e opozitës”, u shpreh Fialkova.

Ambasadorët insistuan në deklaratat e tyre, se bojkoti nuk i ndihmon interesit europian të Shqipërisë dhe se duhet bërë çdo përpjekje nga të dyja palët për të gjetur gjuhën e përbashkët në funksion të realizimit të reformave që sigurojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Më parë, ambasadorët nuk kanë ngurruar të zhvillojnë takime me përfaqësuesit kryesorë të politikës në vend. Mesazhet konfidenciale dërguar Ramës dhe Berishës duket se deri më tani nuk kanë pasur sukses. Të dy aktorët kryesorë të politikës janë pozicionuar në ekstreme dhe nuk lëshojnë pe në drejtim të arritjes së një konsensusi të pranueshëm që do të kthente opozitën në Kuvend.

Situata e rëndë në të cilën ndodhet media shqiptare edhe pas 19 vitesh demokraci dhe më së fundmi dhuna për shkak të detyrës ndaj gazetarit Mero Baze, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së ambasadorëve. “Është e tmerrshme kur dikush dhunohet. Është e tmerrshme kur dhunohet një gazetar e për më tepër kur kjo dhunë vjen për shkak të detyrës”, theksuan diplomatët.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, ambasadorët e vendeve që kanë vuajtur diktaturën komuniste në Europë sollën eksperiencat e tyre personale, duke u bashkangjitur atyre edhe mesazhin inkurajues për zgjerimin e unionit edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, por sigurisht pasi ato të kenë përmbushur reformat e kërkuara.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lajme-flash/ambasadoret-e-be-kompromisi-zgjidh-krizen-politike-ne-vend-2.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lajme-fl...promisi-zgjidh-krizen-politike-ne-vend-2.html