Ambasada greke pason paralajmërimin e ambasadës italiane: 11 pika që duhet të kihen parasysh nga udh

Ambasada greke pason paralajmërimin e ambasadës italiane: 11 pika që duhet të kihen parasysh nga udhëtarët shqiptarë në kufi. Në kufi, një listë dokumentesh dhe garancish, të ngjashme me ato të kërkesës për vizë.

Pavarësisht se autoritetet shqiptare thonë që "pasaporta biometrike mjafton", që në ditën e dytë të lëvizjes pa viza të shqiptarëve drejt zonës Shengen, është bërë e qartë se pasaporta duhet shoqëruar me një sërë dokumentesh të tjera, pak a shumë ato që paraqiteshin edhe për t'u pajisur me vizë. Në një njoftim të shpërndarë dje për mediat nga Ambasada dhe Konsullatat e Greqisë në Shqipëri, renditen të gjitha dokumentet që do të vazhdojnë të kërkohen në kufi krahas pasaportës. Më poshtë është njoftimi i plotë zyrtar autoriteteve greke. (Dje "Shekulli" botoi një udhëzim të ngjashëm të lëshuar nga Ambasada Italiane)

Njoftim nga Ambasada dhe Konsullatat e Greqisë në Shqipëri:

1. Hyrja në zonën Schengen pa vizë konsiston në një periudhë kohore të shkurtër. Ajo nuk përbën me një shqetësim në të gjitha ato raste që nuk përfshijnë një udhëtim me qellim rehabilitimi, tregtie, arsimimi dhe jo për punësim. Ky qëndrim nuk duhet të tejkalojë 90 ditë gjatë një gjashtëmujori.

2. Heqja e vizave Schengen i përket vetëm qytetarëve të pajisur me pasaporta të reja biometrike.

3. Lëvizja e lirë i përket vetëm sistemit të vizave Schengen (C). Ndër të tjera janë hequr vizat për turizmin, për qëllime biznesi, për shoferet TIR, për qëllime mjekësore, për pjesëmarrje në evente artistike, sportive e në ngjarje të tjera. Gjithashtu, janë hequr vizat për bashkëshortet dhe familjet e shtetasve grekë ose shtetas të një shteti anëtar të BE-së.

4. Nuk janë liberalizuar vizat kombëtare (D), d.m.th., vizat që i përkasin bashkimit familjar, punësimit sezonal, minoritaret (shtetasit shqiptarë me origjinë greke), studimeve etj.

5. Ata, të cilët janë të pajisur me pasaportë biometrike dhe kanë vizë Schengen, ku kohëqëndrimi është me pak se 90 ditë gjatë një gjashtëmujori, por mbaron pas datës 15/12/2010, duhet të mbarojnë ketë afat kohor, përpara se të kthehen në shtetin përkatës. Në qoftë se dikush ka marrë vizë dhe fillon të jetë e vlefshme 1/12/2010 dhe hyn në zonën Schengen në 2/12/2010 numërimi i 90 ditëve fillon po atë datë 2/12/2010.

6. Hyrja në zonën Schengen komandohet nga dispozitat e ligjit për të drejtën e komunitetit Schengen. Konkretisht të interesuarit duhet të kenë dokumente udhëtimi të vlefshme, të mos jenë të regjistruar si të padëshirueshme në sistemin e informacionit Schengen, si dhe në bazë të të dhënave kombëtare të shteteve anëtare të BE-së, të mos konsiderohen si një kërcenim për rendin publik, sigurinë, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të shteteve anëtare të BE-së.

7. Gjithashtu, palët e interesuara që duhet të kalojnë jashtë kufijve duhet t'u argumentojnë hyrjen në zonën Schengen autoriteteve kufitare të kontrollit të shteteve anëtare të BE-së. Ata duhet të argumentojnë mjaftueshëm qëllimin dhe kushtet e qëndrimit me dokumentet e domosdoshme. Ky i fundit duhet të provojë që ka mjete jetese të mjaftueshme për nevojat që lindin gjithë qëndrimit.

8. Veçanërisht autoritetet kufitare të kontrollit të shteteve anëtare të BE-së nga ku do të bëhet hyrja për në zonën e Schengenit, do të duhet të shqyrtojnë nëse personi ka:

a) Sigurim shëndetësor
b) Të ardhurat e nevojshme për periudhën e qëndrimit dhe ndër të tjera mund të jetë mbajtës i një kartë krediti (Ju lutem kini parasysh se minimumi i të ardhurave për një ditë, sipas Legjislacioni Grek konsiston në shumën prej 50 €),
c) Dokumente që vërtetojnë akomodimin e udhëtimit në ato raste që nuk bëhet fjalë për një vizitë private familjare, por për turizëm rekreativ (p.sh., rezervime hoteli, bileta ajrore me datën e kthimit etj.)

9. Për më tepër, autoritetet e kontrollit të kufirit kanë të drejtë të kërkojnë ndër të tjera:

a) Ftesa për pjesëmarrjen në konferenca dhe ngjarje të natyrës tregtare, ose ftesa nga kompanitë për kontaktet e biznesit në ato raste që i përkasin udhëtimeve të biznesit,
b) leje qarkullimi ndërkombëtare për shoferët e kamionëve e transportit, si dhe dokumentet e porositura të mallrave nga firmat import-eksporte etj.
c) Një vërtetim mjekësor nga institucionet në të cilat të interesuarit janë pranuar për vizitë dhe trajtim, në ato raste që udhëtimet janë të ndërmarra për arsye mjekësore dhe prova për mjete të mjaftueshme financiare për pagesën e trajtimit mjekësor (p.sh., llogarite bankare) dhe
d) Ftesë për evenimente artistike dhe ngjarje sportive për udhëtarët që udhëtojnë për motive të tilla etj.

10. Në çdo rast, nëse ndonjë nga kriteret e mësipërme nuk plotësohen, ose vënë re ndonjë shkelje, sidomos autoritetet e para kufitare të shtetit, mund të refuzojnë hyrjen në zonën e Schengenit.

11. Zbatimi i këtyre kushteve nga të interesuarit cilësohet si thelbësor për lehtësimin e punës së autoriteteve kufitare.
 

Hank

Valoris scriptorum
Vuj Shqipe vuj...
Jam kurioz keto jane te njejtat kerkesa dhe per Maqedonine dhe per Serbine, apo per vendet muslimane jane ndryshe e per te tjerat ndryshe?
 

Holland2010

Forumium maestatis
Vuj Shqipe vuj...
Jam kurioz keto jane te njejtat kerkesa dhe per Maqedonine dhe per Serbine, apo per vendet muslimane jane ndryshe e per te tjerat ndryshe?
Ne Shqiptaret kemi qejf te paragjykojme cdo gje.
Bota ka rregulla dhe ngaqe ne jemi mesuar rrumpalle e marrim cdo gje personale. Keto kushtet me siper nuk jane ndonje gje e madhe.
Ashtu sikurse del me shoket per nje dreke (duhet ta kesh xhepin plot apo jo :)) ashtu edhe kur del jashte shtetit duhet te kesh leket me vete.(evropa nuk pranon njerez qe flene poshte urave me kartona) ndaj duhet te rezervosh edhe nje hotel. Dhe kur kemi dale me viza, keto gjera i kemi bere keshtu qe sapo te kalojne paqartesite e fillimit besoj se cdo gje do jete normale ndaj nuk ka nevoje ta bejme qimen tra. Mua personalisht nuk me pelqen fakti qe duhet te na marrin ne pyetje ne kufi por keto jane rregullat, do mesohemi edhe ne.
 
D

dany

Guest
Ne Shqiptaret kemi qejf te paragjykojme cdo gje.
Bota ka rregulla dhe ngaqe ne jemi mesuar rrumpalle e marrim cdo gje personale. Keto kushtet me siper nuk jane ndonje gje e madhe.

po ku e fene shqiptari , shqiptari eshte si puna e kafshes nuk ka asnjelloj feje ,te vjen turp kur degjon qe eshte vend myslyman ,ku e gjeten fene e sidomos myslyman.... po pse i liberalizuan vizat... per te bere me turp ato pak te ndershem qe vuajne turp
 
T

tiy

Guest
vertete ku e gjeti fene shqiptari?.............turp e c'fare muslyman
 

Hank

Valoris scriptorum
Nuk eshte problemi tek "ku e gjeti fene muslimani" por tek ato shtete qe hiqen demokratike dhe diskriminojne shtetet "me shumice muslimane".
Po te shihni, dhe Serbia kaloi para nesh ne regjim Schengen... Te fundit qe ngelen... Bosnia... dhe Shqiperia. Edhe per keto po bejne gjithe ate zhurme! Racizem i mirefillte fetar!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Nuk ka të bëjë me rracizëm apo diskriminim fetar por me mentalitetin që kemi ne shqiptarët e boshnjakët. Fatkeqësisht, jemi disi mbrapa të tjerëve përsa i përket rrespektimit të ligjeve.

Përsa i përket udhëtimit pa vizë, kushtet për t'u plotësuar janë pak a shumë të njëjtat për çdo vend ku mund të udhëtosh pa vizë. Kam parasysh këtu kushtet e nevojshme për të udhëtuar nga SHBA në Kanada e anasjelltas. Të dy vendet kanë të njëjtat kushte që janë sjellur këtu por, kategoritë e personave që mund të udhëtojnë pa vizë janë më të ngushta. Kështu, për një aktivitet kulturor, sportiv, udhëtime të çfarëdo natyre ku mund të fitohen të ardhura, për punë, studime, vizita mjekësore, etj., është nevojshme pajisja me vizë.
Sesa rrespektohen këto kritere apo sesa rigorozë janë oficerët e emigracionit (në kufi) është tjetër çështje. Këtu mund të qëndrojë dhe ndrydhja më e madhe e sistemit të udhëtimit pa viza. Pra, është aplikimi që do t'i bëhet rregullave dhe jo vetë rregullat që mund të krijojë problem.
 
Top