Amaneti

Amaneti

Ma ka lanë, ma ka lanë nana
Tybe amanete
Ma ka lanë, ma ka lanë nana
Tybe amanete
Dojmë me knu këtë Pejën sonte
Tybe me vullnet
Dojmë me knu këtë Pejën sonte
Tybe me vullnet

Ma ka lanë, ma ka lanë nana
Tybe amanete
Ma ka lanë, ma ka lanë nana
Tybe amanete
Me ju knu llapjanëve sonte
E me kalle krejte
O me knu Podujevën sonte
E me kalle krejte

Më ka thanë, më ka thanë vllau
Kur ka dal n’gyrbete
Më ka thanë, më ka thanë vllau
Kur ka dal n’gyrbete
Me ma rudh për Ferizaj
E me bo shyhrete
Me ma rudh për Ferizaj
E me bo shyhrete

Më ka thanë, më ka thanë vllau
Kur ka dal n’gyrbete
Më ka thanë, më ka thanë vllau
Kur ka dal n’gyrbete
Mos me harru as Gilanin
Se e kam hasrete
Mos me harru as Gilanin
Se e kam hasrete

Nanë, moj nanë
Prizreni rrush i zi
Nanë, nanë, nanë, moj nanë
Gjakova si flori
Nanë, moj nanë
Tetovat janë pareli
O moj nanë kjo Kumanova
Çikat si pehri

Nanë, moj nanë
Drenica kuq e zi
Nanë, nanë, nanë, moj nanë
Mitrovica bukuri
Nanë, moj nanë
N’Prishtinë si n’Amerikë
O moj nanë prishtinalija
Sonte ka me m’ik

Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/uncategorized/amaneti-2. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/uncategorized/amaneti-2

Top