Altinet e Vlores .....
Shekulli
I arrestuari si autor i grabitjes, një nga 4 bashkëpronarët e një diskoje në Vlorë. Në kërkim 3 pronarët e tjerë
Me paratë e vjedhura u ble një shtëpi dhe një disko
Ardian Dauti
VLORË- Milionat e grabitura nga Banka Kombëtare Tregtare në Vlorë janë përdorur nga autorët për blerjen e një lokali që më pas është kthyer në disko dhe të një hyrjeje pallati. Këto janë dyshimet e para të grupit të hetimit, pas arrestimit dy ditë më parë të 30-vjeçarit Altin Aliaj që në bazë të gjurmëve të gjetura në vendngjarje dhe në automjetin tip Benz të braktisur para Kishës Katolike të qytetit bregdetar, është identifikuar si një nga katër autorët e grabitjes së bankës, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2002. Burimet thanë për gazetën se 30-vjeçari Aliaj rezulton të jetë një nga 4 bashkëpronarët e diskos “Kapones”, që ndodhet në bulevardin Vlorë- Skelë. Sipas burimeve dyshohet se 3 bashkëpronarët e kësaj diskoje janë bashkautorë të 30-vjeçarit në grabitjen me maska të bankës, që ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por mësohet se ata janë shpallur në kërkim nga policia dhe janë kushërinj me 30-vjeçarin e arrestuar.
Hetimet
Burime të policisë kriminale të Vlorës thanë për gazetën se informacioni për grabitësit e dyshuar të Bankës Kombëtare Tregtare ka ardhur në rrugë operative. Sipas burimeve, katër shtetas kanë biseduar në intimitet me një person të policisë dhe e kanë pyetur atë sesi mund të hiqen shenjat e duarve nga policia. I gjithë ky informacion i ka shkuar menjëherë drejtuesve të policisë së Vlorës, të cilët kanë filluar hetimet e fshehta ndaj tyre. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë dyshohet se me lekët e grabitura autorët kanë blerë një dyqan në qendër të qytetit, të cilët më pas e kanë kthyer në një disko, së cilës i kanë vënë emrin “Kapones”. Po ashtu me këtë shumë dyshohet të jetë blerë dhe një hyrje pallati aty afër. Mësohet se 30-vjeçari i arrestuar është nga qyteti i Selenicës. Nga ky qytet janë dhe 3 bashkëpronarët e tjerë të diskos. Në bazë të informacioneve të marra diskoja është blerë prej tyre pas vjedhjes së bankës, ndërsa mësohet se ata kanë qenë të papunë. Këto informacione e kanë bindur policinë që ata mund të jenë autorët e grabitjes.
Arrestimi
Pas zhvillimit të këtyre hetimeve, në pasditen e dy ditëve më parë, disa agjentë kriminalë të policisë së Vlorës kanë shkuar në diskon “Kapone” dhe kanë shoqëruar për verifikim një nga pronarët, pikërisht Altin Aliaj. Uniforma blu, të pranishme në këtë moment, thanë se 30-vjeçari nuk ka reaguar, madje nuk ka shfaqur as ndonjë shenjë frike . Ai mësohet të ketë thënë se unë nuk kam punë me policinë, gjithsesi ju bëni punën tuaj. Burimet thanë për gazetën se në komisariatin e Vlorës, 30-vjeçari i është nënshtruar një séance të gjatë pyetjesh. Po ashtu atij i janë marrë shenjat e gishtave të duarve, të cilat, sipas burimeve të policisë, kanë qenë të njëjta me disa prej atyre që janë gjetur në vendngjarje dhe në makinën që autorët e braktisën para Kishës Katolike. Sipas burimeve fillimisht 30-vjeçari i akuzuar nuk ka pranuar asnjë akuzë të ngritur nga policia dhe ka insistuar për një ngatërrim person. “Kur mësoi se shenjat e gishtave të lëna në makinën e braktisur ishin të tijat, ai nuk reagoi”,- thanë për gazetën burimet e policisë.
Policia
Drejtues të policisë së Vlorës kanë deklaruar se shumë shpejt do të bëjnë dhe arrestimin e tre personave të tjerë, të identifikuar si të përfshirë në këtë vjedhje, edhe pse tashmë ata mund të jenë fshehur pas marrjes së lajmit për arrestimin e shokut të tyre. Sipas burimeve të policisë, asnjë prej të akuzuarve për vjedhjen e Bankës Tregtare nuk kanë qenë anëtar i bandës së “Borakut”, apo i ndonjë bande tjetër, ashtu siç është përfolur. Madje, thanë burimet, duke qenë persona pa veprimtari kriminale, ata kanë mundur të qëndrojnë për shumë kohë jashtë çdo dyshimi të policisë. Në diskon “Kapones” janë vendosur agjentë të policisë dhe sipas zëdhënësit të policisë, Petraq Dhroso mësohet se prona është në emrin e Altin Aliajt dhe të tre personave të tjerë, për të cilët është shpallur kërkim. Burimet thanë për gazetën se materialet janë duke u shqyrtuar dhe do të jetë prokuroria ajo që do të vëndosë për grabitësit e dyshuar dhe për pronat e tyre.
25/04/2004
panorama
------
vjedhja e bankës
intervista
Flet Petrit Nelaj: Tani që u arrestua Altin Aliaj jam më i qetë. Më kanë kërcënuar në telefon familjarisht
“Si më qëlluan teksa mbroja bankën”
Polici i BKT-së në Vlorë: Firma private më hodhi në rrugë
Qemal Biraku
VLORE
Ka ndjerë një drithërimë t’i përshkojë trupin, kur ka mësuar se Altin Aliaj është vënë në pranga si një ndër personat që kanë grabitur bankën në 23 gusht të vitit 2002.
Quhet Petrit Nelaj dhe në momentin e grabitjes ka rrezikuar kokën për të mbrojtur vendin e punës. Në atë kohë ishte polic i sigurimit, ndërkohë që tani firma private e policisë “Sokoli” e ka hedhur në rrugë, duke e lënë pa punë. Ja si e rikujton edhe një herë ngjarjen e bujshme të grabitjes së 102.169.057 milionë lekëve të vjetra.
A mund të na tregoni dhe njëherë nëse mbani mend gjithçka që ndodhi në vjedhjen e bankës?
Më kujtohet si sot. Ka qenë ora 09.00 e mëngjezit. Unë isha te dera si gjithmonë. Në këtë kohë hyn biznesmeni Sulo Shehu në bankë për të derdhur paratë. Më përshëndeti dhe hyri brenda. Pas 20 minutash doli nga banka, sërish duke më përshëndetur. Pas 25-30 minutash pashë që afër banakut ishte një i moshuar dhe po pinte cigare. Unë u futa brenda dhe po i thosha klientit që të dilte të pinte cigaren jashtë, ose ta fikte. Në këtë kohë futen brenda në bankë tre persona të maskuar dhe të armatosur. Një m’u drejtua mua dhe dy të tjerët iu drejtuan drejt banakut. Njëri prej tyre u fut brenda banakut, me armë në dorë. Personi që m’u drejtua mua, nxori pistoletën dhe ma drejtoi në kokë. Unë e kapa për t’ia marrë pistoletën, por ai e shkrepi dhe plumbi më kapi shkaras në kokë. Por pavarësisht se shmanga kokën me shpejtësi nga gryka e pistoletës, ai më pas më qëlloi në gjoks në shpatullën e majtë. Në këtë kohë rashë në tokë i mbuluar me gjak. Por dhe pse rashë në tokë, personi më qëndori 5 minuta me pistoletë në kokë për të mos lëvizur. Në kohën që personat morën paratë dhe po dilnin, personi me pistoletë më la dhe u largua së bashku me dy të tjerët jashtë. Mua më ra të fikët dhe nuk kam parë asgjë tjetër. Jam përmendur vetëm në spital pas disa orësh.
Thuhet se në momentin e grabitjes nuk kanë funksionuar kamerat e instaluara, as sinjali i alarmit dhe as alarmi që është i lidhur me sallën operative të policisë. A është i vërtetë ky fakt?
Po asnjë nga këto sinjale nuk kanë funksionuar në momentin që u grabitë banka, as kamerat as alarmi i bankës, por as sinjali në policisë në sallën operative. Ky fakt mua më bëri përshtypje dhe ngela i habitur se si nuk funksiononte asnjë aparaturë. Një ditë më parë të gjitha ishin në rregull. Nuk e di nëse nuk kanë punuar aksidentalisht apo ka qenë e qëllimshme nga dikush tjetër, për të përgatitur terrenin. Unë kam dyshimet e mia për këtë fakt dhe kjo më mundon gjithmonë. Por me sa mora vesh sinjali i alarmit ka funksionuar pas 30 minutash, nga momenti i largimit të grabitësve, pasi ato morën me vete 100 milionë lekë të reja.
Çfarë ke përfituar nga shteti pas ngjarjes?
Më vjen keq që po e them, por nuk kam përfituar asgjë nga shteti. Për këtë unë i kam dërguar avokatit të popullit dy letra. Pas marrjes së letrave të mia, më kanë takuar përfaqësues të Avokatit të Popullit, të cilët më kanë thënë se jemi njohur me problemin tënd dhe në të ardhmen do ta zgjidhim. Por pasi të përfundosh gjyqin me firmën e policis private me thanë. Unë prisja nga shteti që të ndërhynte që mua të më dëmshpërblente firma private, për sakrificën që bëra që për pak më kushtoi jetën. Për fat më shpëtoi Zoti dhe aftësia ime profesionale. Shteti duhet të më punësonte duke më rimarrë dhe në strukturat e policisë së shtetit. Por gjithësesi pres që shteti të më jap mundësinë të më radhisë në radhët e policisë. Kjo për shumë arsye. Shpresoj që kërkesa ime drejtuar zyrës së kuadrit të komisariatit të Vlorës, të më jap mundësinë të rikthehem në policinë e shtetit. Në këtë mënyrë do t’i kthehem pasionit, do më kthehet siguria, qetësia dhe morali në vetvete dhe në familje.
Zoti Nelaj, si ndiheni pas arrestimit të një prej grabitësve të BKT-së, ku gjatë kësaj ngjarje, mbetët i plagosur?
Sigurisht që sot unë ndihem i kënaqur dhe më i sigurtë, por dhe më i lehtësuar. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dua të falenderoj drejtorin e Policisë së Vlorës, shefin e krimeve dhe punonjësit e policisë kriminale, shefin e komisariatit si dhe ministrin e Rendit, zotin Toska, të cilët më lehtësuan mua, familjen time, si dhe shokët dhe miqtë e mi.
Ju thoni se me zbardhjen e kësaj ngjarjeje ndiheni më të sigurtë dhe më të lehtësuar. Çfarë ju ka munduar gjatë kësaj kohe?
Që në momentin e ngjarjes, ku u plagosa, gjatë qëndrimit në spital dhe gjatë gjithë kësaj kohe, kam qenë në merak dhe shumë i shqetësuar se kush ishin këta persona që vodhën bankën dhe deshën të më vrasin mua. Por Zoti më shpëtoi jetën. Dhe meraku se këta persona gjatë kësaj kohe mund të hakmerreshin ndaj meje dhe familjes sime, duke menduar se unë ndoshta një ditë mund t´i njihja.
Gjatë kësaj kohe a keni patur ndonjë kërcënim?
Kam patur dhe disa kërcënime me anën e telefonit celularë, ku më bëhej presion se mos unë dija ndonjë gjë në drejtim të grabitësve dhe njohjes së tyre. Të gjitha telefonatat i kam bërë të njohura në strukturat e shtetit. Prandaj jam ndjerë i kërcënuar vazhdimisht si vetë, ashtu dhe familja ime, gruaja dhe dy vajzat, se dikush mundet të hakmerrej. Unë kam qenë polic i firmës private “Sokoli” dhe kam bërë vetëm detyrën në bankë dhe nuk kam arritur të njoh asnjë prej grabitësve. Tashmë nga policia është kapur vetëm një nga grabitësit, dhe sipas të njëtave burime policore janë dhe dy persona të tjerë të lirë që pritet nga momenti në moment të ndalohen.
Pasi u shërove nga dy plumbat e marrë nga grabitësit, ku ke punuar?
Që në momentin që dola nga spitali, unë kam qëndruar pa punë, sepse firma “Sokoli”, ku unë isha i punësuar nuk më mori më në punë. Për këtë veprim, unë e kam hedhur në gjyq firmën e policisë private “Sokoli”, për të më rikthyer në punë dhe për të më dëmshpërblyer, për plagosjen dhe rrezikimin e jetës time në krye të detyrës. Aktualisht jam në vazhdimin e gjyqit, sepse pas disa muajsh, firma “Sokoli” më mori në punë dy muaj dhe sërisht më pushoi. Para 5 muajsh më mori në punë si punonjës shërbimi, Gjykata e Apelit Vlorë ku vazhdojë të punojë dhe sot. Por njëkohësisht i kam bërë dhe një kërkesë drejtorisë së policis së Vlorës për të më riveshur si punonjës policie, sepse kam punuar në polici për 8 vjet me radhë dhe jam larguar nga policia me të padrejtë. Shpresoj se kërkesa ime do të merret parasysh. Në se do të rimerrem sërish në policinë e shtetit, do të jem më i garantuar për jetën time dhe të familjes, si dhe do të më ngrihet morali sepse jam larguar nga policia, për tekat e dikujt tjetër.
Grabitja e bankës në 23 gusht 2002
Ishte 23 gusht i vitit 2002, kur e gjithë policia e Vlorës ishte përqendruar në bregdet. Operacioni “Puna” i kishte çoroditur të gjithë uniformat blu, të cilat kishin lënë pas dore qytetin, duke u marrë më shumë me skafet. Pikërisht këtë situatë ka shfrytëzuar edhe Altin Aliaj bashkë me dy ose tre shokë të tij. Rreth orës 09.30, ata kanë hyrë me furi në ambientet e Bankës Kombëtarë Tregtare të Vlorës, me armë në dorë dhe të maskuar nga kapelet që mbanin në kokë. Brenda pak minutash, pasi kishin plagosur një polic, roje private dhe kishin terrorizuar të gjithë bankën, kanë dalë prej andej me 10.2 milionë lekë të reja në çantë. Me një makinë, të cilën e kanë braktisur rreth 500 metra më tutje, ata janë larguar me shpejtësi. Vetëm pas dy vjetësh, është arritur të zbulohen si bandë dhe i pari që ka rënë në pranga, ka qenë Altin Aliaj.
Policia: Kemi identifikuar persona që ndihmuan Aliajn
“Edhe një i katërt në grabitjen e bankës”
“Altin Aliaj ka pasur edhe një bashkëpunëtor të tretë”. Kështu janë shprehur burime nga prokuroria e Vlorës, pasi kanë marrë në pyetje Aliajn, duke e çuar në katër numrin e personave që kanë vjedhur Bankën Kombëtare Tregtare. Menjëherë pas arrestimit të Aliaj, agjentët e policisë kriminale kanë marrë në pyetje Aliajn, për të dhënë sqarime në lidhje me grabitjen e bankës. Më pas, ai iu është kaluar prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët kanë vazhduar seancat e hetuesisë për Aliajn. Pritet që gjatë ditës të sotme, Aliaj të transferohet në burgjet e Tiranës, të cilët janë të një sigurie më të lartë. Marrja në pyetje e Aliaj, ka sjellë edhe shoqërimin e rreth 30 personave të tjerë, të dyshuar për vjedhjen e bankës. Por pasi janë mbajtur disa orë, ata janë lënë sërish të lirë. Sipas burimeve nga policia, tashmë është bërë edhe identifikimi i personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me Aliaj. Një gjë e tillë është mundësuar falë profesionalizmit të lartë të laboratorit të kriminalistikës. Armët, kapelet dhe disa materiale të tjera, që u gjetën në makinën e braktisur vetëm 500 metër larg bankës, ku ndodhi grabitja. Sipas drejtorit të policisë të Qarkut të Vlorës Josif Shtëmbari, “pas disa ndryshimeve në strukturat e policisë së komisariatit të Vlorës, duke përfshirë dhe sektorin e krimeve dhe në laboratorin e kriminalistikës, them se kemi gjetur punonjësit e duhur për këtë punë. Besoj se falë punës së tyre, kemi arritur shumë rezultate, duke idnetifikuar dhe ndaluar shumë persona që kanë kryer krime të rënda dhe prej vitesh nuk janë ndaluar”, ka sqaruar ai.