Alket Rizai nga Gjykata e Athinës: Do arratisem përsëri
Humba betejën, por jo luftën. Këto ishin fjalët që shqiptari më i kërkuar në Greqi Alket Rizai, tha gjatë daljes nga gjykata e Athinës. I shoqëruar nga katër automjete të blinduara të policisë greke, ai është shfaqur me një pamje krejt tjetër nga imazhet e bëra publike pas arratisjes spektakolare nga qelitë e Koridhalos në shkurt 2009. Seanca u zhvillua në Gjykatën Evelpidhon. Dhjetëra gazetarë grekë pritën të merrnin një deklaratë nga shqiptari, por Alket Rizai me pranga në duar nuk është përgjigjuar asnjë fjale për shtypin grek. Pasi ka ngritur pak kokën ka thene ne shqip se kam humbur një betejë, por jo luftën, duke dhënë mesazhin se së shpejti pritet të dalë para gjykatës për të fituar pafajësinë, ose në rast të kundërt do të arratiset përsëri. Se bashku me Alket Rizain, i cili kishte zgjatur flokët e zinj, në gjykatë u shoqëruan edhe e dashura e tij, Aspasia Metropia(Sula) dhe çifti shqiptar që u arrestua në shtëpinë e marrë me qera ditët e fundit, në Sulin e Eepërm, të Grammatikos, 30 km nga Athina. Është shoqëruar në Gjykatë po ashtu, edhe shtetasi grek Kristos Anagnostopoulos, i cili i dha shqiptarit Alket Rizai Mercedesin e vjedhur, të blinduar si masë mbrojtëse për udhëtimet e tij. </p>
Rizai merr përgjegjësinë
Sakis Kehajoglu, avokati mbrojtës i Alket Rizait, ka thënë se shqiptari ka marrë të gjithë përgjegjësitë, për vete në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria greke. Ai ka thënë se çdo përgjegjësi i përket atij si për armët edhe për arratisjen nga burgu i Koridhlosë më 22 shkurt 2009, duke liruar nga faji të dashurën dhe bashkëpuntorët e tij shqiptarë, Ervis Stefani,e Blertina Lule. Rizai ka thënë se gjithçka është kryer prej tij dhe se e dashura dhe dy miqtë, nuk kanë asnjë lidhje me veprat penale.
Akuzat ndaj Rizait
Prokuroria e Krimeve të Rënda e Athinës, vendosi masën e arrestit ndaj Rizait me akuzat për 11 krime, nga të cilat katër janë: organizatë kriminale, mbajtje e armëve dhe municioneve, rrëmbim dhe nxitje për përdhunim. Prokuroria akuzoi për këto krime edhe të dashurën e Alket Rizait, shtetasen greke Aspasia Metropia (Sula). Ndërkohë u kërkua mbajtja në arrest edhe për çiftin shqiptar, Ervis Stefani dhe Blerina Lule, të cilët u kapën në flagrancë në vilën ku strehohej Rizai si dhe për Krisanthos Anagnostopulos, pronar i automjetit të blinduar. Gjykata formuloi akuzën edhe për shokun e Alket Rizait i arratisur bashkë me shqiptarin vitin që shkoi, Vasilis Paleokostas. Hetuesit thonë se kanë gjetur lidhje mes organizatës krimale Sindikata e Krimit,e drejtuar nga Panajotis Vlastos, me Alket Rizain dhe bashkëpunëtorët e tij. Sipas policisë, një nga telefonat e Alket Rizait, i cili u përdor në arratisjen e dytë në shkurt 2009 ishte në pronësi të Jorgo Trobukit, një prej personazheve të organizatës kriminale Sindikata e Krimit. Ky person akuzohet se ka drejtuar edhe pengmarrjen e bosit me të madh linjës së udhëtimeve detare në Greqi, Perikli Panagopullos.
Arrestohet pronari i makinës së Rizait
Krisanthos Anagnastpollos është pranari i dy makinave të blinduara me të cilat qarkullonte Alket Rizai dhe e dashura e tij. Ky shtetas grek është arrestuar dje nga policia me akuzën për organizim kriminal në bashkëpunim. Anagnastopullos është vellai i një 36-vjecari pronar buzuqesh dhe nje lokali, i cili u vra jo shumë kohë me pare jashtë një kafeneje në pronesi të tij, në një lagje te Athinës, për larje hesapesh.
Njohja me kriminelin grek
Alket Rizai është dënuar me 25 vjet burg për akuzën e vrasjes në Greqi. I riu nga Ballshi, 34 vjeç, i cili është njohur në burgjet greke me të shumëkërkuarin Vasilis Paleokostas, nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën për vrasje dhe në shenjë revoltë organizoi arratisjen e parë dhe të dytë me bashkëpunëtorët grekë.
Rizai kërkon 3 ditë afat për dëshminë
Pak orë pas konfirmimit të masës së arrestit në gjykatë, Alket Rizai dhe të arrestuarit e tjerë nga policia greke, kanë kërkuar tri ditë afat për të dhënë deklarime para prokurorisë në lidhje me arratisjet, fshehjen ndaj policisë dhe armët e mbajtura pa leje. Veprat penale të ngritura ndaj tyre do të hetohen dhe do te dëgjohen po nga i njejti gjyqtar diten e premte kohë kur të arrestuarve u mbaron afati procedurial. Akuzat kanë të bëjnë mekrijim të organizates kriminale, në këtë rast për armë mbajtje pa leje, posedim të armeve të zjarrit dhe municioneve masive, marrje peng të helikopterit, detyrim të viktimës (pilotit) të kryejë vepër penale me qëllim, rrëmbim të avionëve të sigurise publike, nxitje për përdhunim, arratisje, vjedhje në publik, falsifikim në mënyrë të përsëritur të dokumenteve identifikuese./panorama/</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27163. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27163