Alia: Serbët janë munduar të krijojnë probleme në Shqipëri
Vijimi i intervistës së Ramiz Alisë, ish President i Republikës.

Është diçka që ne si gazetarë, publikisht dhe jo publikisht, e kemi diskutuar, pasi mungesa e informacionit apo informacionet në atë kohë ka ushqyer me shumë teori konspirative se sa të vërteta. Megjithatë për ta mbyllur pazgjidhshmërinë, teorinë e dy mureve që biseduam edhe më herët, por atë ditë më 2 korrik.

Më herët ka qenë deklarata e Kaçanikut, rreth orës 7 të mbrëmjes, duke filluar nga Rruga e Kavajës mes të shtënave të policisë që ruante ambasadat. Kamioni i parë çan rrethimin e policisë dhe më pas murin e Ambasadës Gjermane dhe më pas dynden edhe të tjerë nga muret anësore dhe rruga qëndrore.

Si ka mundesi që po atë ditë një ngjarje tepër e madhe në Kosovë ndodh edhe një gjë e tillë në Shqipëri dhe si ka mundësi që kështu është përsëritur gjithmonë. Sa herë ka pasur një ngjarje në Kosovë diçka ka ndodhur në Tiranë apo në Shqipëri.

Ju si ish-president i Republikës a keni pasur informacione më parë apo më vonë në lidhje me këtë lidhje të çudisthshme?

Kjo lidhje është reale. Më 2 korrik në Kosovë, më 2 korrik në Tiranë. Atje pozitive kundër qeverisë serbe, këtu negative kundër qeverisë shqiptare.

Le të themi lëvizje anti qeveritare. Mbas kaq vitesh le ta quajmë me këtë emër
Po kështu ka ndodhur edhe më vonë që mos përmend edhe raste të tjera

Po ka raste në 1991 në 1 996 në 1998 në 2008
Çdo njeri duhet ta mendojë edhe e mendon…

Jam dakort zoti Alia, por që të bësh një analizë duhet të kesh informacion. Prandaj, unë po ju pyes a ka pasur informacione që i lidhnin këto dy ngjarje? Ju kishit fakte?
Unë nuk kam patur informacione, por ngjarja më ka bërë përshtypje dhe gjithmonë kemi qenë difidentë ndaj serbëve..

Pra që ata mund të kenë pasur dorë….
Gjithnjë kemi qenë defidentë.

Edhe në 2 korrikun e Tiranës?

Në kuptimin difindentë, serbët gjithmonë janë munduar të krijojnë probleme të medha në Shqipëri për të mos lejuar Kosovën të ecë para, në mënyrë që të shtypin vullnetin e kosovarëve. Sepse një Shqipëri në gjurulldi nuk është inkurajim për Kosovën. Kjo ishte logjika serbe.

Sepse Kosovës nuk kishin ç’t'i bënin, ta shtypnin ishte e rëndë, por ta ndalonin ishte më e lehtë. Prandaj, një provokacion në Shqipëri ishte më i lehtë sesa shtypja e Kosovës. Këtë llogari serbe ne e kemi pasur parasysh.

Ndryshimet në Shqipëri mund të kishin ndodhur jashtë vullnetit tuaj?

Nuk mendoj, duhet të bësh një hamendje të vështirë, të hamendoj për këtë gjë mund të ndodhin apo jo..

Mund të ndodhnin, nëse nuk do ta nisnit procesit e liberalizimit para studentëve në dhjetor, pra ishte i mundur këtu skenari i Rumanisë

Unë nuk e shikoj atë rrezik në mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet. Kur ndodhi lëvizja e studentëve, unë doja të dija se ç’donin, dhe më thirrën studentët për takim, në orën 1 : 30 pas mesnate, kam shkuar nga shtëpia në sallën e Universitetit, ishin nja 30 – 40 veta dhe bisedova me ta dhe natyrisht, unë nxorra konkluzionet e mia.

Aty, patjetër, kur unë bisedova me studentët, kur pashë atë… qëllimi im nuk ishte më që kjo lëvizje e studentëve të shuhej, nuk e kisha këtë synim. Mendimi im ishte që kjo lëvizje të organizohej, të hynte në rrugën e mbarë, u thashë të shkonin nesër në Universitet dhe mbasdite mblidhuni të gjithë në Pallatin e Kulturës dhe do të vij dhe bisedojmë atje, konkretisht të shtronin çfarë të donin.

Dëshira ime që lëvizja e studentëve t’i shërbente zhvillimit të vendit, të evitohej themelorja, të evitoja gjakderdhjen, të mos ndodhte sepse përndryshe në atë nervozizëm që kishte, qofte nga e majta, jo nga e djathta më shumë. Mund të ndodhte një gjakderdhje që do t’ia kalonte asaj të Rumanisë, ku do të vriteshin njerëzit rrugëve.

Si e shpjegoni faktin që 20 vjet pas rrëzimit të Murit, nostalgjia në nadelt e ish Gjermanisë Lindore është e madhe, ndërsa në Shqipëri nuk ka pavarësisht pakënsqësisë që kemi ne.

Në Gjermaninë Lindore e kam dëgjuar edhe unë që ka një nostalgji, veçanërisht në aspektin ekonomik sepse në atë kohë u dukej më e mirë se tani. Këtu në Shqipëri nuk mund ta them që s’ka një nostalgji.

Nuk ka, sepse shikohet, kur ka zgjedhje partitë komuniste s’marrin as 1 mijë vota së bashku, vetëm nëse pranojmë pastaj që komunistët realë i kemi të shpërndarë në partitë e tjera?

Edhe mund të jenë shpërndarë, por nuk e kam aty fjalën. Në qoftë se do të them edhe një gjë tjetër që unë kam dëgjuar edhe ju keni dëgjuar, që ka njerëz që thone: “ku je o Enver, hajde njëherë të vendosësh rregull këtu!”

Ju e dini shumë mirë që nëse do të rikthehej, nuk do të qëndronte 24 orë.
Ka njerëz që e thonë edhe këtë. Unë nuk e mas nostalgjinë në atë formë. Problemi është gjetiu, duhet të shikojmë si shkojnë punët këtu. Vështirësi të mëdha ekonomike ka dhe duken te populli i thjeshtë.

U bënë 20 vjet që vazhdon ky tranzicion dhe në këto 20 vite ky popull që bën shumicën e këtij vendi….., pashë në “Top channel” një djalë që nuk kishte të hante dhe kërkoi ndihmën e “Top channel”-it se po më marrin shtëpinë.

Po sa ka si ai!? Prandaj në këtë gjendje egziston. Problemi është si ky vend të përparojë të luftojë korrupsionin, të luftojë atë maninë e politikës shqiptare që përpiqet të kapë lekë se sa të punojë për popullin

Pak ditë më vonë në javën e parë të nëntorit të vitit 2009 do të mbushen plot 20 vjet nga rrëzimi i Murit të Berlinit.

Kjo është një ngjarje historike, jo vetëm për Gjermaninë, jo vetëm për Evropën Lindore, por edhe për mbarë globin. 20 vjet më pas, shumë prej liderëve protagonistë të atëhershëm, ata që janë gjallë vazhdojnë të dëshmojnë këtë ditë, kur rrota e historisë ndryshoi.

Ndryshoi nga pikpamja ideologjike, njoftoi le të themi fundin e perandorisë komuniste,të drejtuar nga Bashkimi Sovjetik dhe Moskës, por edhe shpërbërjen e një shteti supergjigand siç ishte Bashkimi Sovjetik. Bashkimin e Gjermanisë, por natyrisht, edhe zhvillime të tjera në të gjithë botën, në të gjithë globin.

Natyrisht, duke përfshirë edhe Shqipërinë, e themi edhe Shqipërisë pasi për shumë arsye edhe Shqipëria pati zhvillimet dhe ndryshimet e saj dhe pati ngjarshmëri me atë që ndodhi në Gjermani, në Gjermaninë Lindore, ku pikërisht në ditët e para të tetorit të vitit 1989 me mijra gjermano lindorë gjoja me pushime në Hungari filluan dhe çanë kufirin në drejtim të Austrisë dhe më pas Gjermanisë vetëm pak ditë më vonë protesta do të nisin në të gjithë Gjermaninë Lindore dhe do të kulmonin në nëntor të vitit 1989, kur brenda një nate ra Muri i Berlinit dhe gjithçka ndryshoi.

Liderët botërorë kanë folur këto ditë në shtypin e huaj dhe kanë dëshmuar historinë ashtu siç ata e kujtonin, duke sjellë edhe dëshmi tronditëse, vetëm pak ditë më parë Mikail Gorbaçov tregonte në gazetën “La Reppublica” se kishin qenë, Thacer, Miteran dhe Xhulio Anderoti, ata që i kërkuan përdorimin e tankeve për të penguar rrëzimin e Murit të Berlinit dhe bashkimin e Gjermanisë.

Zoti Alia, në fakt do të kemi mundësi të flasim edhe për ato që ju vet mund të dëshmoni, jo thjesht nga rrëzimi, por edhe ngritja e Murit të Berlinit. Si lindi ideja e ngritjes së Murit të Berlinit?

Ideja e ngritjes së Murit të Berlinit nuk ka lindur në Shqipëri, ajo lindi në Gjermani dhe pastaj është përhapur dhe ka qenë një veprim i përbashkët i gjithë Traktatit të Varshavës të asaj kohe, pra i udhëheqjes komuniste të vendeve të Evropës Lindore.

Në atë kohë jemi në kohën e Luftës së Ftohtë, kur problemet mes lindjes dhe perendimit nuk kanë qenë të lehta ka patur dyndje dhe tentativa të mëdha nga të dyja palët për interesat e tyre.

Ka pasur përpejke nga ana e Gjermanisë Perëndimore ose nga ana e amerikane kundër Gjermanisë Perëndimore. Ka patur edhe dyndje të gjermano – lindorëve që përpiqeshin të kalonin në Gjermaninë Perëndimore, duke çarë Berlinin, duke kaluar nga Lindja në Perëndim.

Në atë kohë Berlini ishte i ndarë në katër zona, por në fakt tre zona u bashkuan në një në zonën perëndimore, kurse zona tjetër ishte zona sovjetike ose zona lindore. Në pjesën lindore ishte qeveria komuniste, ndërsa në perëndim Bashkia e Berlinit perëndimore se kryeqyteti ishte Boni.

Për arsye sigurie, për shkak se Berlini perëndimor rrethohej nga Republika Demokratike Gjermane. Zoti Alia në atë kohë ju thatë se qe një vendim që lindi në Gjermani dhe që u zbatua nga partitë simotra nga Traktati i Varshavës.

Kjo ka ndodhur në vitin 1962

Shqipëria ka qenë në atë pjesë formalisht, pjesë e Traktatit të Varshavës, vinit pas debatit me sovjetikët.

Shqipëria vazhdonte të ishte pjesë e Traktatit, por jo pjesë aktive, duke marrë parasysh ngjarjet sidomos në konferencën kur Enver Hoxha foli hapur kundër Bashkimit Sovjetik dhe ndërhyrjeve në shqoqëri.

A u vu në djeni rregjimi komunist i atëhershem për këtë projekt?

Po. U vu në djeni jo për ngritjen e Murit, por u vu në djeni që duhet të bëhej një mbledhje e udhëheqësve të të gjitha vendeve të Traktatit të Varshavës që do të bëhej në Moskë dhe ftoheshin në atë mbledhje që të vinte sekretari i parë i partisë, Enver Hoxha dhe kryeministri Mehmet Shehu.

Para se të shkojmë te kjo konferencë, Qeveria në Tiranë a kishte një qëndrim në lidhje me këtë projekt- ide?

Thashë se nuk u vumë në djeni për Mur, por se do të bëhej një mbledhje për të diskutuar rreth sigurisë së vendeve të Traktatit të Varshavës. Ndërsa në Moskë mbledhja iu kushtua çështjes së Murit të Berlinit.

Zoti Alia, nuk kemi dëgjuar që Enver Hoxha të ketë shkuar më në Moskë pas mbledhjes së 81 partive?

Efektivisht është e vërtetë dhe Enver Hoxha nuk shkoi ne këtë mbledhje, atje nuk shkoi as Mehmet Shehu. U autoriziova unë në emër të partisë që të kryesoja delegacionin në këtë mbledhje dhe unë bashkë me ministrin e Jashtëm, Behar Shtylla dhe një grup këshilltarësh kam shkuar në Moskë.

Kjo ka qenë në vitin 1962, kam shkuar në Moskë, atje na pritën nga ana e sovjetikëve. Nuk më kujtohet ekzaktësisht dhe na çuan drejt në hotel. Të nesërmen në orën 10 bëhej mbledhja në Kremlin.

Në të njëjtën sallë ku ishte bërë mbledhja e 81 partive, ku ju keni qenë edhe në atë mbledhje?

Po në të njëjtën sallë, kam qenë edhe në atë mbledhje.

Më saktë brenda dy vitesh keni qenë dy herë në atë sallë në vitin 1960 dhe 1962 dhe të dyja rastet jeni përjetuar një moment historik. Si ju pritën kur të gjitha vendet përfaqësoheshin nga kryetarët e shteteve?

Aty ishin të gjithë sekretarët e parë të partive të lindjes, ndërsa nga sovjektikët ishte vetë Hrushovi.

Si u prit fakti që Shqipëria nuk përfaqësohej nga njëshi?

Po ky ishte edhe problemi që lindi aty. Kur unë dhe delegacioni hymë në sallën Gjeorgjevski, na pritën dhe na treguan vendin ku duhet të uleshim. Mbledhja ishte një kuadrat dhe tavolina jonë ishte e para, sipas alfabetit. Në krye ishte Hrushovi. Ne ishim në krahun e djathtë të tij në kënd. Kur hyra unë ishte Teodor Zhivkovi i Bullgarisë meqënëse njiheshim, u përshëndetëm.

Dhe u ulëm në vend, në fund erdhi edhe Hrushovi. Dhe ai filloi ta hapë mbledhjen në këtë kohë, do të tregoj se çfarë ndodhi.

Kur Hrushovi tha se hapim këtë mbledhje të udhëheqësve të vedeve socialiste, u ngrit Ulbrihti, ai ishte sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Gjermanisë Lindore, që ishte i interesuari direkt sepse Hrushovi tha se do të diskutojmë për Murin e Berlinit, sipas kërkesës që duhet të ishte bërë nga Gjermania.

Pra i pari që përmendi ngritjen e Murit ishte Hrushovi?!

Po. U ngrit Ulbriht dhe tha: “shoku Hrushov, jemi mbledhur këtu dhe shikoj që të gjithë sekretarët e parë kanë ardhur, por nuk shikoj që të ketë ardhur Enver Hoxha.” Hroshovi menjëherë m’u drejtua mua: “Shoku Alia, ku është Enveri?”
I thashë: “Enver Hoxha nuk erdhi ne mbledhje se ishte pa qef.”

Ju po gënjenit?

Sigurisht. Ai ishte shëndoshë e mirë. Por, duhet ta them më përpara se pse nuk vajti. Ishte prolem sigurie. Kishte një mundësi që ndaj tij të bëhej ndonjë atentat, ndonjë vepër për eleminimin e tij. Kjo ishte bazuar mbi fakte, mbi atë që ndodhi dy vite më parë.

Për ta kujtuar që në mbledhjen e 81 partive në Moskë gjate kthimit, anullohet fluturimi Moskë – Beograd – Tiranë dhe gjithçka bëhet me tren…. dhe arsye thuhet se ka qenë arsye sigurie.

Në Konferencën e Moskës, kur mbasi mbajti fjalimin e vet, Enever Hoxha dëgjoi edhe replikat e të tjerëve ishte data 29 nëntor, ishte Festa e Çlirimit në Shqipëri dhe duhet të ishte këtu medoesmos dhe atëherë vendosi të largohej nga Moska dhe u largua bashkë me Mehmet Shehun të dy.

Mbetëm në Moskë Hysni Kapo dhe unë që e vazhdduam konferencën deri në mbarimin e saj. Enveri dhe Mehmeti erdhën me tren, kaluan në Budapest, pastaj në Itali, Bari dhe nga Bari me avion në Shqipëri.

Në ‘60-ën kishte vërtetë ndonjë dyshim? Pati sinjalizime?

Atëherë që kur ishim në Moskë në ‘60 pati një njoftim po them informacion nga rusë nga njerëz rusë nga ata që shërbenin për delegacionin tonë. Kur u largua delegacioni ynë nga shtëpia në

Ambasadë. Sepse mbasi mbajti fjaimin e vet Enver Hoxha nuk ndenji më në shtëpinë e pritjes, por Enver Hoxha dhe Mehmet Shehun shkuan në Ambasadë.

Në shtëpi ndenjëm unë dhe Hysni Kapo. Që atëherë, njerëz të shërbimit rus na thanë se mirë bëri Enver Hoxha që u largua, sepse nuk i dihej dhe më treguan për një person që është jo i sinqertë që mund të përbënte rrezik. Mbas dy vjetësh ishte ky dyshim që mos vallë mund të ndodhte diçka.

Ti rikthemi edhe njëherë mbledhjes se vitit 1962 kur ju thatë se Hrushovi ishte i pari që përmendi ngritjen e Murit të Berlinit. Ulbrhit u ngrit dhe kërkoi përse nuk kishte ardhur Enver Hoxha…?.

Po e lamë te fakti që Hrushovi më pyeti pse s’ka ardhur Enveri. Unë i thashë se ishte pa qef dhe për këtë asye Komiteti Qendror i Partise vendosi që të jem unë përfaqësuesi i qeverisë shqiptare.

Ai pyeti pse s’erdhi Mehmet Shehu dhe i thashë që edhe ai nuk ishte mirë prandaj udhëheqja vendosi kështu dhe nisi një debat mes meje dhe tij me fjalë.
Ai thotë që ne e dimë që ti nuk je sekretari i parë.

“Po – thashë – une s’jam, por jam përfaqësues i PPSh-së dhe kam tagër që të përfaqësoj Partinë e Punës dhe të firmos çdo lloj vendimi për të cilin partia jonë do të jetë përgjegjëse.” “Por, kjo s’mjafton – tha, – duhet sekretari i parë.”

“Por ja, – i thashë unë – është sëmurë. Si të bëj. Po nuk është kështu, atëherë ju lutem shumë” – në atë kohe ngrihet një tjetër, ishte Derzhi i Rumanisë, udheheqesi i Partise Rumune, ai iu drejtua Hrushovit, dhe i tha se ky delegacion (delegacioni shqiptar) nuk është dhe delegacioni që ndodhej në sallë, ai s’duhet të qëndrojë.

Pastaj u ngrit Gmulka i Polonisë dhe tha se delagacioni duhet të ikë sepse ne s’mund të diskutojmë me çdo njeri, por duhet të jetë sekretari i parë.

Perfundimisht, Hrushovi më drejtohet mua dhe më thotë – “shoku Alia, i dëgjove shokët? Ata thonë të ikësh.” “Ata thonë por unë s’iki – i thashë – sepse unë kam ardhur të përfaqësoj partinë time.” Atëherë ata ndenjën dhe shikonin njëri-tjetrin.

Sepse me dhunë nuk ju nxirnin dot?

Po, edhe Hrushovi tha: “shokë, bëjmë 10 minuta pushim.!
U ngritën të tërë ata dhe shkuan në fund, ishte një bufe dhe shkuan atje të tërë. Ndërsa unë u thashë shokëve: “rrini këtu, mos luani. I shikonim ata, po pinin kafe…ne qëndronim ulur”

Dhe le të themi që kjo situatë zgjati..?

Ata prisnin të largoheshin ne. Bënë shumë marifete, filluan të shuajnë dritat e sallës, e ulën tonin. Filluan edhe pastrueset të shkojnë në tavolina për të na krijuar ne një ambient që të largoheshim.

Erdhen edhe nga ata punonjës të aparatit të Komitetit Qendror te Partisë dhe më kërkuan që të largohesha. U fola dhe u thashë se puna juaj është kur të dal jo këtu. Unë s’dal prej ketu do të rrinim dhe njenjëm aty. Kjo zgjati gjysëm ore. Ata s’po hynin.

Pas gjysëm ore erdhën brenda të tërë, por në vend që të uleshin në tavolina dhe secili morri cënten dhe dolën nga porta dhe ikën fare e shtynë mbledhjen për të nesërmen.
“Nesër në orën 9!” – i njoftoi Hrushovi.

Pra ishit shkaku ju që dështoi mbledhja?

Sigurisht. S’kishin ç’të bënin tjetër. S’mbeti gjë tjetër vetëm të na merrnin me forcë. Por, pastaj dolëm andej dhe u larguam edhe ne.

Shkuat të nesërmen në mbledhje?

Jo, s’kishte më kuptim të shkonim në mbledhje.

Ndërkohë komunikuat me Tiranën?

Komunikova menjëherë, mora në telefon shokun Enver, bisedova me të dhe më tha “kthehuni në Tiranë”. U nisëm të nesërmen.

Cila ishte arsyeja që gjithë vendet shtynë mbledhjen që mos ju kishin ju aty? Ishte thjësht perfaqësimi i ulët i delegacionit shqiptar, apo mbledhja realisht kërkonte praninë e numrave një në mbledhje?

Unë besoj se ajo ishte formale, aspekti pse nuk ishte Enveri. Ata donin njëfarë dënimi për Partinë e Punës që ju nuk e respektuat mbledhjen, nuk dërguat sekretarin e parë as kryeministrin, sepse kjo ishte mbledhje e sekretarëve të parë dhe thanë që më mirë të ikë ky delegacion se nuk ekziston për ne.

Zoti Alia, kur ju informuat Tiranën dhe Enver Hoxhën, cili ishte qëndrimi i Shqipërise le të themi për thelbin e kësaj mbledhjeje? Ngritjen e Murit të Berlinit dhe gjithë pasojat që e pasuan?

E vërteta është se ne nuk e morëm vesh menjëherë se do të ngrihej Murri i Berlinit. Ajo vetëm kur u shpall më vonë e mësuam se çdo të bëhet. Kur e morëm vesh, natyrisht, neve u habitem që arriti puna deri në këtë gradë sa të vihej një mur në një qytet dhe na u duk e çuditshme se si mund të mbrohet një qytet duke vënë një mur.

Pra, ju e interpretuat më shumë si çështje sigurie se sa si çështje ideologjike?

Si çështje sigurie, pa dyshim se nuk kish problem ideologjik, ky ishte problem sigurie mes dy gjermanive dhe asgjë më tepër.

Pra, ky ishte edhe interpretimi ynë. Në atë kohë ishte Lufta e Ftohtë dhe çdo aksion dhe veprim shihej në këtë këndvështrim se çfarë persioni dhe prpjekjesh bëheshin kundër vendeve socialiste.

Zoti Alia patet një rrëfim interesant treguan se si keni qene ne mbledhjen kur ishte vendosur ngritja e Murit të Berlinit dhe peripecitë e delagionit shqiptar atje.
Mesa mbaj mend është vërtetë hera e parë që flas për këtë çështje.

Atëherë, ju thatë se qëndrimi i Shqipërisë komuniste ishte disi skeptik për Murin e Berlinit, që në njëfarë mënyre kërkonte të izolonte lindjen nga perëndimi. Më duket pak ironike,që këtë qëndrim e kishte një rregjim që e kishte praktikë izolimin e vendit nga perendimi apo edhe lindja. Ju kishit moton “Ne s’jemi as lindje dhe as perëndim!”
Tani ka dy probleme kur diskuton për këtë.

Një problem është ideologjik dhe një problem kombëtar. Domethenë ideologjik se ne i përmbaheshim koncepteve tona marksiste – leniniste dhe nisur nga mendimet tona nuk ishim dakort me pikpamjet e kundershtareve tanë qofshin imperialistë, qofshin revizionistë.

Problemi kombëtar është koncepti i mbrojtjes së atdheut, kufijve dhe lirisë e pavarësisë së tij. Neve kemi qënë konsguentë edhe në planin ideologjik, ku mundet edhe e kemi teperuar ndonjehere.

Ndonjëherë?!!!

Po mirë, jam dakord me ty që kemi qenë mjaft ekstremë ne atë drejtim por kemi qenë korrektë dhe të vendosur në mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë. Për 40 vjet Shqipërisë nuk i ka ndodhur asnjë gjë e keqe.

Dhe ka qenë pushteti popullor me Partinë e Punës që ka mbrojtur këtë. Ne nuk hezituam të nxirrnim jashtë kufijeve flotën ruse në Vlorë, kur ne e konsideruam se ajo përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare.

Megjithatë, duhet të biem dakord të dy, për faktin që regjimi juaj mbronte jo thjesht me pasion, por me masa ekstreme sigurinë kombëtare ishte se kjo ishte mënyra më e sigurt se ju do të qëndronit në pushtet sa më gjatë apo jo?

Unë s’do të jem dakord me këtë ide sepse ju e personalizoni çështjen e mbrojtjes së atdheut.

Jo, une po them se kishte diçka personale te ju…..
Jo s’kishte asnje gje personale sepse per mua atdheu është nje nocion jopersonal. Atdheu është nje pasuri e te gjitheve, e te gjithe popullit, askush nuk ka te drejte qe te thote qe te jete i lire apo jo apo te vendose qe kjo pjese është e jona apo ta falim.

Pra, ju për shembull po te kishit qene akoma ne pushtet nuk do ta kishit nenshkruar këtë marreveshje të kufijeve me Greqine..?

Une s’di kontretisht si qendron ajo marreveshje…

Po thone qe greket do te marrin ujrat deri ne 900 metra largSsarandes.
Nese është e vërtetë qe marreveshja qe është bere me Greqine………
Pritet te miratohet nga Kuvendi te henen.

Nuk e di a do ta miratoje Kuvendi, por neqoftese kjo marreveshje vërtetë parashikon qe nje pjese e ujrave territoriale te vendit, jo me qindra kilometra, por edhe me nje meter katror është krim. Krim kombetar dhe nuk duhet ta aprovoje as Kuvendi as qeveria jone.

Ne fakt nga rregjimi juaj trasheguam edhe nje gjendje lufte me Greqine. nuk mendoni qe është mire qe kjo gjendje perfundoje?

Tani me fute ne politiken e jashtme. Kur kemi vemdosur marrdheniet diplomatike me Greqine ka qene viti 1987 ka qene minister i jashtem Papulias qe sot është president i Republikes se Greqise dhe mbaj mend qe kur e kam pritur Papuliasin heren e pare apo te dyte. Papulias me komunikoi; zoti president ju njoftoj se qeveria greke e hoqi ligjin e luftes mes Greqise dhe Shqipërise.

Natyrisht, ishte nje gezim nje kenaqesi e madhe dhe ja shpreha atij direkt se kjo i hap rrugen marrdhenieve te ngushta mes dy popujve tane sepse kemi shume gjera te perbashketa, intersa te medha nje te ardhme te perbashket dhe ta them sinqerisht kam mbetur i mahnitur kur kam marr vesh me vone se gjendja e luftes vazhdon akoma sepse nuk e ka aprovuar vendimin Parlamentin grek, i cili duhet ta miratonte se ate e ka firmuar mbreti i gerqise.

Dhe Parlamenti akoma nuk e aprovon.
Une kam patur diskutim miqesor me nje ambasador grek dhe i thashe se kam mbetur i ofenduar sepse kur Papulias me tha keshtu une e besova se është hapur rruga per te zgjidhur te tera problemet qe kemi ne me Greqinë midis te tjerave edhe me problemin çam. Problemin e pasurive te tyre vajtje-ardhjes familjeve qe është nje problem njerezor jo me politik.

Ai me shpjegoi: zoti Alia mbreti e ka firmosur, sepse Parlamenti se ka bere sepse asnje qeveri nuk ja kerkoi Parlamentit grek. Pra marrdheniet tona me greqine nuk mund te jene miqesore dhe vllazerore sic duhet te jene nese mes dy vendeve tona nese nuk ka qartesi. Pse te lihet nje problem kombetar ne mes.

Mire ligji i luftes per te cilin une akoma ngul kembe nuk është e drejte qe te jete ne fuqi. Ai duhet eleminuar. Tani kemi hyre ne nato jemi aleate me greqi,. Cdo bejme do luftojme.
Ne Nato dhe ne gjendje lufte?! Anakronike.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24209. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24209