Alessandro, një pinjoll i Skënderbeut në Tiranë

Alessandro, një pinjoll i Skënderbeut në Tiranë

Ka ardhur në Shqipëri për të vizituar vendin e të parëve. Alessandro Castriotta Scanderbeg, stërstërnipi i Skënderbeut, ka ardhur dje për herë të parë në Shqipëri. Me vete ka sjellë edhe dokumente që dëshmojnë prejardhjen e tij

peson

Primus registratum
Re: Alessandro, një pinjoll i Skënderbeut në Tiranë

Ai vjen për herë të parë në tokën e stërstërgjyshit. Padyshim që ndihet krenar. E kush nuk do të ishte, nëse në dejtë e tij do të rridhte gjaku i Skënderbeut të madh. Dje, për herë të parë, Alessandro Castriotta Skanderbeg, një nga stërstërnipërit e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, ka ardhur në Shqipëri, për të zbuluar diçka prej prejardhjes së tij dhe për të njohur njerëzit e të njëjtit gjak. Ai është i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve rreth prejardhjes së tij, madje ka ardhur i “armatosur” me dokumentacione që vërtetojnë lidhjen e tij me familjen e Kastriotëve. Me vete ka marrë një pemë gjenealogjike, të cilën do t’ia falë arkivave tona. Në pamje të parë, nuk ka asgjë nga tiparet me të cilat e kemi veshur historikisht figurën e Skënderbeut. Nuk është hundëshkabë e shpatullgjerë, nuk ka sharm luftëtari, është imcak, por ka një vështrim të mprehtë, që të bën të ndiesh se tek ai ka diçka prej kastriotëve. Në vizitën e tij ai ka ardhur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dëshira e tij e madhe është të vizitojë qendrat më të rëndësishme historike në Shqipëri, si Krujën e Beratin.

Jeni për herë të parë në tokën e Skënderbeut, ç’mund të na thoni për këtë?
Kjo është hera e parë që e vizitoj Shqipërinë dhe jam shumë i emocionuar që gjendem në vendin tim të prejardhjes, prej të cilit stërgjyshërit e mi janë larguar pesë shekuj më parë. Më vjen keq që nuk arrij të flas e të kuptoj gjuhën tuaj, por kam filluar të studioj nga pak, madje unë udhëtoj me një fjalor të gjuhës shqipe në xhep.
Jam i lumtur që jam pasardhës i Skënderbeut, që jam me ju, sepse edhe unë jam një si ju.
Çfarë ju bëri më tepër përshtypje, sapo mbërritët në Tiranë?
Pa dyshim që menjëherë më bëri përshtypje ……………………………..busti i Skënderbeut, i vendosur në qendër të qytetit, i cili është shumë më ndryshe nga ai që ndodhet në Romë. Skënderbeu i Tiranës, ka një pamje shumë më krenare se ai në Itali.
Ruani dokumente, apo dëshmi që vërtetojnë prejardhjen tuaj prej Heroit tonë kombëtar?
Patjetër që kam shumë dokumente, njëra prej tyre është edhe pema gjenealogjike, që është edhe një nga dëshmitë e mia, në të cilën janë paraqitur brez pas brezi, të gjithë paraardhësit e mi. Këtë dokument ne do t’ia dhurojmë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shqiptare. Ndërkohë që familja ime disponon edhe shumë dokumente të tjera që dëshmojnë për prejardhjen time. Nuk e di se sa materiale mund të ketë në arkivat shqiptare, por jam i bindur që ka shumë në ato italiane, sepse në periudhën e Skënderbeut, siç edhe mund ta dini, ka pasur marrëdhënie të ngjeshura diplomatike, relacione e letërkëmbime me Mbretëritë e Napolit e të Venecias. Atje ka dokumente interesante.
Po ndonjë objekt, apo relike të Skënderbeut?
Objekte të Skëndërbeut, fatkeqësisht nuk kemi, por familja jonë ruan shumë dokumente të vjetra, sidomos libra, si edicioni i parë i librit të Barletit i vitit 1508, La Vardinit, e të gjithë biografëve të mëdhenj të Skënderbeut. Gjithashtu në shtëpi ruaj kujtimin e një paraardhësit tim, Aleksandrit, të vitit 1670, ku përmenden dokumente që ai kishte në atë kohë, që mendohet të kenë qenë të Gjonit, birit të Gjergjit dhe gruas së tij.
Cilat kanë qenë raportet tuaja me Shqipërinë?
Raportet tona me Shqipërinë kanë qenë gjithmonë ideale, pasi realiteti historik, apo personal, nuk na ka dhënë mundësi të krijojmë raporte konkrete, por tashmë që kemi miq këtu, shpresojmë që të kemi lidhje më të forta dhe të krijojmë edhe marrëdhënie në nivelin shkencor, si në atë të dokumentacioneve, të provave dokumentare.
Përse nuk keni ardhur më parë në Shqipëri?
Eshtë e vërtetë që unë nuk kam qenë, por në vitin 1992, në Shqipëri ka qenë motra ime dhe një vit më parë, vëllai im. Por nuk ka qenë e lehtë të vish në Shqipëri.
Jemi kuriozë të dimë diçka rreth jush…
Jam mjek dhe punoj në Leçe në spitalin “Tre shtëpitë”, por kam xhiruar nga pak në gjithë Italinë. Deri në gushtin e këtij viti, për tetë vjet, kam punuar në Romë. Jam radiolog e pediatër, por tani merrem me rezonancën manjetike. Kam bërë shumë kërkime dhe kam publikuar disa studime. Vëllai im Giulio është gjykatës, ndërsa motra, Paola, është avokate.

Dje është prezantuar libri i shkruar nga shkrimtari italian Gennaro Francione
Historia e një heroi modern
Një tjetër arsye që e solli në Shqipëri, pasardhësin e Skënderbeut, ishte edhe promovimi i një libri, mbi Gjergj Kastriotin, botuar një vit më parë në Itali nga “D’Agostino”. “Skënderbeu, një hero modern”, është shkruar prej shkrimtarit Gennaro Francione, President i Bashkimit të Shkrimtarëve Juristë të Bashkimit Evropian dhe shoqëruar me një parathënie nga Alessandro Castriota Skanderbeg dhe i vëllai i tij, Giulio. Në këtë libër sillen fakte mbi jetën e heroit, por edhe të tjera momente të periudhës në të cilën ai jetoi, si Kanuni i Lekë Dukagjinit, apo feja.
“Titulli i librit “Skënderbeu, një hero modern”, është shumë i gjetur. Nuk ka të bëjë me një titull komercial, por me anën konceptuale të njeriut, për atë që quhet moderne. Ky libër, i cili nuk është thjesht një libër historik, apo monografik, mund të quhet një palimpest i Gjergj Kastriot Skënderbeut, pasi në të, nuk gjejmë vetëm të dhëna mbi heroin tonë Kombëtar, por kemi edhe të dhëna mbi kanunin e Lekë Dukagjinit, madje gjendet edhe një kapitull për Bektashizmin, një guidë spirituale, që prek një nga temat më të mprehta që historianët tanë e kanë anashkaluar, por që ka qenë edhe një nga faktet më interesante, sepse në qoftë se, sipas historisë, Skënderbeu ka qenë tek Jeniçerët, ata kanë patur një guidë spirituale, që ka qenë bektashizmi”, - thotë Moikom Zeqo, i cili ka bërë edhe prezantimin e librit. Sipas Zeqos, kjo vepër ka të bashkangjitur edhe një dramë, për të cilën prof. Françesko Altimari ka shprehur një mendim shumë pozitiv, që plotëson palimsestin dhe që i jep veprës një frymëmarrje dhe zgjeron horizontet e komunikimit. “Ky libër është i mbështetur mbi një bibliografi, e cila pa dyshim nuk është shteruese, pasi bibliografia për Skënderbeun, arrin të paktën në 4 mijë zëra dhe është e pamundur që të bësh konsultimin me të gjitha, por për realizimin e tij janë shfrytëzuar burimet kryesore, si Marin Barleti dhe literatura italiane”, - shton Zeqo. Një tjetër vlerë të këtij libri, përbën edhe kopertina e tij, në të cilat gjendet një nga pikturat më interesante, e cila i atribuohet Rembrandit, por në fakt, sipas studimeve shkencore, ajo i përket shkollës së piktorit. Sipas Zeqos, ai është një portret, i cili është trashëguar në familjen e kastriotëve në Itali dhe ikonografikisht, është nga më të veçantët e njohur deri më tani.

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Alessandro, një pinjoll i Skënderbeut në Tiranë

Po cfare pinjolli moj peson... ve bast qe eshte ndonje hajdut qe do te marre pasuri apo atribute ne emer te "stergjyshit"

peson

Primus registratum
Re: Alessandro, një pinjoll i Skënderbeut në Tiranë

Fillimisht postuar nga S6+6N6:
[qb] Po cfare pinjolli moj peson... ve bast qe eshte ndonje hajdut qe do te marre pasuri apo atribute ne emer te "stergjyshit" [/qb]
po keshyu e kish shkruajtur gazeta sot PINJOLL dhe me germa te medha biles

glaukus

Primus registratum
Re: Alessandro, një pinjoll i Skënderbeut në Tiranë

Korrieri, 3 mars 2004

A mund te vije Princi Alessandro Kastriota Scanderbeg ?

Ka mjaftuar nje takim, qe autori te shfaqet ne shkrimin e tij, me shume nderim per pinjollin e Kastrioteve ne Itali. Por, edhe atij, ne momentet e para, nuk i ka shpetuar tundimit te madh, per t'i kerkuar bashkepatriotit historik, arsyet e "fshehjes" se tij. Te cilat, Kastrioti i ri, nje neurolog i njohur italian, i ka shpjeguar me shume kujdes, si nje shkencetar i vertete. Ajo qe te ben pershtypje, ne rrefimin e autorit, eshte nje veshtrim i thjeshte i personalitetit italian, me origjinen historike shqiptare dhe nje nderim, qe te vjen per te pakteve te mbetur me "Gjak Blu" te kombit tone. Nga Kastriotet veren me krenari autori, pergjate rrjedhes se shekujve, nuk ka pasur asnje devijim moral apo kulturor: Kastriotet, gjithmone kane rrezatuar respekt

Ylli Polovina

Ne mbremjen e 7 janarit te ketij viti, u nisem nga zyra e botuesit Kostanco D'Agostino, e cila ndodhet prapa Koloseut ne Rome, per te dale ne jug te kryeqytetit italian, ne drejtim te Institutit Kurues Shkencor "Santa Lucia". Ai ishte prane zones se njohur "Gropat Adreatine", vend ku gjermanet ne Luften e Dyte Boterore bene nje masaker te madhe kunder antifashisteve vendas. Gjer atje, neper trafikun e tejngarkuar te buzembremjes, do te duhej pothuaj nje ore. Keshtu D'Agostino kishte boll kohe per te ngare makinen, ndersa une te mendoja qetesisht, per ate qe do te ndodhte ne oren shtatembedhjete, cast i rene dakort per t'u takuar me Alessandro Castriota Scanderbeg. Pra me Aleksander Kastriot Skenderbeun. Saktesisht me sternipin e heroit tone kombetar. Pinjolli i familjes princerore shqiptare te shekullit te pesembedhjete, Kastrioteve, ishte i martuar me belgen Caroline Tulkeus dhe kishte dy vajza, Xhulian dhe Izabelen. Ai punonte mjek dhe drejtues i nivelit te pare ne qendren kerkimore shkencore, te quajtur Instituti "Santa Lucia", i cilesuar si qender kerkimore-shkencore me prestigj kombetar e nderkombetar dhe spital me specializim te larte per reabilitimin neuromotorik. Te ishe atje nje punonjes dhe drejtues me graden e pare te nivelit, donte te thoshte i spikatur mes treqind specialisteve. Vetem pese prej tyre e kishin kete titull.

Historia e kontakteve tona formalisht kishte nisur ne janar te nje viti me pare, kur botova ne Tirane ne nje nga te perditshmet, shkrimin "Rikthimi i Skenderbeut, por ne Rome, jo ne Tirane". Ne te behej fjale per publikimin e pritshem te librit "Skenderbeu-nje hero multimedial", me autor shkrimtarin dhe gjyqtarin e njohur roman Xhenaro Francone. Pergatitja e ketij libri kishte nisur ne gjysmen e dyte te vitit 2001, kur me detyren e Sekretarit te Pare te Ambasades sone ne Itali, nismen e autorit, e mbeshtetem me adresarin e disa te dhenave e librave rreth Gjergj Kastriotit, edhe pse duhet qartesuar se edhe ne kete profil Xhenaro Francone hulumtoi vete kembengulshem ne Biblioteken Publike ne Rome. Autor i mjaft botimeve dhe cmimeve kombetare e nderkombetare Francone ishte edhe president i Shoqates se Shkrimtareve Gjykates te Bashkimit Evropian.

Shkrimin "Rikthimi i Skenderbeut, por ne Rome, jo ne Tirane" ne Institutin e Studimeve Shqiptare prane Universitetit "La Sapienza" ne Rome, e perkthyen ne italisht dhe menjehere e shperndane ne internet. Nder ata qe reaguan, pasi e lexuan, ishte edhe Alessandro Castriota Scanderbeg. Ne biseden telefonike me botuesin D'Agostino, ai kishte qene mjaft i emocionuar. I gezuar nga libri, i cili do te delte se shpejti nga shtypi, por edhe per atmosferen interesante, qe ngjarja shkaktonte ne Shqiperi. Shkrimi kishte sherbyer edhe si nje rast, nepermjet te cilit te mund te gjente nje kontakt me atdheun e stergjyshit te tij. Ca me teper ishte edhe i grishur, por edhe po kaq i tronditur, nga projekti i botuesit italian (mik i njohur i Shqiperise), qe pas prezantimit ne Rome, te mund te organizonin te njejten gje edhe ne Tirane. Ne kete veprimtari, sipas idese se D'Agostinos, mund dhe duhej te ishte patjeter edhe vete Alessandro.

Ne fund te pranveres libri "Skenderbeu-nje hero multimedial", i shoqeruar me nje parathenie nga vellezerit Alessandro e Giulio Castriota, u botua dhe pak kopje te tij iu derguan ne Shqiperi, disa prej personaliteteve te Shtetit, te politikes, medias dhe botes shkencore. Po ashtu edhe Ambasades ne Rome, ku shefi i perfaqesise diplomatike te Shqiperise eshte ne te njejten kohe edhe nje nga historianet me te talentuar te mesjetes kombetare, Pellumb Xhufi. Ishte nje fat, qe nepermjet tij, ne rruge institucionale, por edhe verifikuar shkencerisht, do te kalonte realizimi i te gjithe projektit.

Gjer ate cast te shtate janarit te ketij viti, kur makina ngutej te delte ne pjesen jugore te Romes per te arritur ne kohen e premtuar ne Institutin Kurues Shkencor "Santa Lucia", ngjarjet kishin rrjedhur me shpejtesi inkurajuese. Alessandro Castriota Scanderbeg kishte bere viziten e pare ne Ambasade, ishte ftuar me pas ne festimet e Dites se Flamurit, 28 nentor. Po ashtu, ambasadori Xhufi, i shoqeruar prej tij, kishte realizuar edhe viziten e takimin e pare shume inkurajues me drejtorin e Institutit "Santa Lucia", dot. Luigi Amadi, per te siguruar bashkepunim dhe ndihma per sistemin shendetesor shqiptar. Pasardhesin e heroit tone kombetar e kishte takuar edhe poeti Visar Zhiti, i cili duke qene ne te njejten kohe edhe mik i ngushte i Xhanaro Francones, gjate kohes se sherbimit si diplomat ne Rome pati mundesine te realizonte nje njohje shume te mire te komunitetit shqiptar ne Itali, perfshire edhe familjen princerore te Kastrioteve. Visari per ta bere te njohur kete ngjarje botoi ne "Korrieri" dy faqe speciale, te cilat nxiten nje trupe televizive shqiptare te Shkupit, qe te vraponte drejt Romes dhe te regjistronte intervisten e pare me Aleksandrin. Dhjete dite me pas, asaj pragmbremje, qe ne nxitonim drejt Institutit "Santa Lucia", me 17 janar, pervjetor i vdekjes se Skenderbeut, Ambasada, sic prej vitesh ishte tradite ne Rome, do te bente ne Sheshin "Shqiperia", pothuaj ne qender te Kryeqytetit italian, ceremonine e ngjarjes. Ne te, do te ishte per here te pare edhe ai, Kastrioti shkencetar.

Biseden telefonike e kishim bere paradite, c'ka ndodhi pothuaj rastesisht. Isha ne zyren e botuesit D'Agostino kur ai, befasues si gjithnje, nxori celularin dhe formoi me te shpejte nje numer. U kuptua qe ne fjalet e para se pertej vales fonike ishte Aleksandri. Fteses se mikut italian per t'u takuar me pinjollin e Skenderbeut nuk e kundershtova, jo vetem per edukate. Kisha patur kohe per te kthjelluar brenda vetes, pergjigjet e pyetjeve "inatcore" se ku kishin qene deri tani keta Kastriote. Shqiperine e kishte perfshire nje shekull i gjate trazimesh dhe pafati, kishte provuar pushtime deri edhe nga italianet, diktatura e dhune, pluralizem plot veshtiresi dhe lufte per clirimin e Kosoves, perpjekje rindertimi. Kishim patur vite urie e izolimi, pashprese dhe enderrash te vrara. Nderkaq, Kastriotet italiane nuk ishin ndjere. Nuk kishin leshuar asnje mesazh. Kronikat shkruanin se Ahmet Zogu kishte ftuar ne nje pervjetor 28 nentori nje trashegimtar te tyre nga Napoli dhe se pikerisht nje pasardhes te po kesaj dege te Kastrioteve pak vite me pare e kishte fokusuar ne nje telereportazh interesant, regjizori Namik Ajazi. Ai quhet Xhorxho (Gjergj) dhe TVSH e televizione te tjera e kane transmentuar disa here kete film.

Zemerimi im i fillimit, tashme ne fikje, ishte ndezur edhe ne kerkim te pergjigjeve per pyetje munduese se si ishte e mundur qe, ne ndryshim nga bashkesia arbereshe ne Itali, Kastriotet nuk dinin asnje fjale shqip. Madje, sic thoshte nje bashkekombase jone, e cila e ndiqte me vemendje kete afrim te Alessandro Castriota Scanderbeg, te pakten ai te mund te shqiptonte fjalen "memedhe". Po ashtu, ishin mjaft te dobesuara, ne mos te keputura prej kohesh, edhe lidhjet e Kastrioteve me bashkekombasit, qe emigruan bashke me ta ne Itali pas vdekjes se Skenderbeut.

Si ta kishte zbuluar kete rrjedhe mendimesh brenda meje Kostanco D'Agostino, ndermjetesi i ketij afrimi, tha te vetmen togjalesh te atij udhetimi te heshtur neper trafikun peshtjellues: "A e di se Aleksandri me ka kerkuar nje fjalor italisht-shqip per te mesuar gjuhen e stergjyshit te tij dhe une ja dergova?".

Instituti Santa Lucia u shfaq menjehere pas renojave muzeale te Gropave Adreatine. Ishte nje kompleks ndertesash moderne dhe pas parkimit te makines e para gje qe do te na bente pershtypje befasuese ishte fakti se te pakten tre kate te atyre grehinave ishin nen toke. Studio e Aleksandrit ishte pikerisht ne kete pjese te Institutit. Duke shmangur ashensorin e zbritur neper shkalle punonjesit me bluza te bardha mplekseshin here pas here me paciente, qe kuroheshin. Nje kalim neper korridoret e shumte te nentokes shpjegoi menjehere nje nga arsyet perse njera pjese e trupit te madh te Institutit ishte futur nen dhe: Atje ishin vendosur aparate te sofistikuara per studime dhe kurime nepermjet rrezatimesh.

Kur me ne fund u takuam me te pershtypja e pare ishte ajo e percaktuar nga botuesi D'Agostino: "Aleksandri ngjan me aktorin e famshem Ricard Gir". Nuk mund te konstatoje vec te verteten e kesaj perqasjeje te kendshme. E megjithate pavullnetshem ndergjegjia ime, sy dhe mendje bashke, me ethe nisen te punonin per te gjetur gjurme te perbashketa te perngjasimit te shkencetarit te ri neurolog me stergjyshin e tij prijes ushtarak dhe politik te popullit te vet gjashte shekuj me pare.

Rizgjimi i natyrshem i "gjakut blu"

Takimi zgjati me shume se nje ore. Ishte i perzemert dhe i mbushur plot me mendime. Duke qene mirefilli shkencetar Alessandro Castriota Scanderbeg pelqente idete dhe fjalet e pakta. Gjithcka e shpjegonte qarte dhe pa lene nga pas, prapa deshires se tij qe nje dite te vinte ne Shqiperi, shijen e hidhur te ndonje prapamendimi spekulativ apo sharlatanesk. Kjo ishte ne realitet edhe nje nga pjeset e nxehta te dyshimeve te mia te dikurshme, dyshime qe me te drejte mund te jene edhe keto caste te shume bashkekombasve. Vete Kastriotet e vertete kane pesuar jo pak nga shperdorues te shumte te trashegimise skenderbejane. Heroi yne gjithshqiptar gezon nje emer te madh ne te gjithe kontinentin evropian, po ashtu edhe jashte tij. Ai gjendet i vleresuar deri edhe ne Enciklopedine Amerikane. Prej nje reputacioni te tille global, ishin bumyer neper shekuj edhe mashtruesit. Ata ishin spanjolle e deri ruse, shume edhe italiane. Mes ketij falciteti kishin mberritur me ne fund, te pakten ne Itali, ta provonin autencitetin e tyre, vetem te vertetet. Keta Kastriote reale aktualisht perbejne ne Itali vetem dy dege: Ate te Xhorxhos me residence nje keshtjelle modeste ne Napoli dhe ajo e Pulias, prej ku vjen edhe Alessandro.

E kendveshtruar keshtu zgjimi i sternipit te Skenderbeut, realisht i konsideruar me dokumenta Princ dhe deshira e tij per te bere nje vizite ne Shqiperi, mund te pergojohej si tentative per te hyre ne jeten politike te vendit. Ose me e pakta, nje perpjekje e terthorte per te ringjallur publikisht edhe ketu titullin fisnik qe kishte. Te cilin mund ta devijonte e riformulonte si Mbret. Nderkohe, qe nje tjeter "Mbret" kishim. Madje, ai kishte afro dy vite qe ndodhej ne nje rezidence te madhe e konforte ne mes te Tiranes. Keshtu kishte te ngjare, qe nje gjest thjesht kulturor (prezantimi i librit ne italisht per stergjyshin e tij) te delte nga kontrolli i synimeve te paqta te organizatoreve dhe te shnderrohej ne nje manifestim politik. Ne mos ne nje debat te nxehte apo idiot dhe keshtu do te shpiknim nje problem te ri per shoqerine shqiptare te tejngarkuar me tension. Nje keqperdorim, i cili mund te vinte njelloj kercenueshem nga ardhesi prej Romes apo edhe nga ambiciozet e shumte te Tiranes, c'ka do te prodhonte ne menyre te sigurte edhe nje incident.

Ne mendimet qe shkembyem ate mbremje te 7 janarit, asgje e tille nuk projektohej ne mendjen e shkencetarit italian me origjine te larget matjane. Ne nje cast te bisedes Alessandro Castriota tha se stergjyshi i tij, Skenderbeu, ishte nje Princ dhe se asnjehere nuk u shpall apo vetshpall Mbret. Madje, per t'i dale perpara nje keqkuptimi e ne mos nje keqinterpretimi te mevonshem, ai i kishte dhene nje interviste te gjate Xhenaro Francones dhe ky i fundit, nje mjeshter i komunikimit online, e kishte shperndare me kohe ne internet. Ne te, pasardhesi i heroit tone kombetar, ngulte kembe se pikerisht ajo qe familja e tyre nuk donte te ndodhte, ishte te mos konsiderohej nje hipokrizi malli i tyre per vendin e stergjyshit. "Lidhja e forte me token e gjysherve tane ka qene per ne, te pakten deri tani", sqaronte Alessandro, "teresisht nje fakt intim, i cili ka trazuar dhe emocionuar gjithnje dhe vetem ndergjegjet tona. Dhe, qe nuk ka patur asnjehere dhe nuk do te kete kurre asnje forme shpalljeje dhe manifestimi te hapur. Ne te vertete, ne jemi italiane, qe prej nje gjysem mijevjecari dhe duke qene te tille do te ishte shume false te paraqiteshim perballe shqiptareve si bashkekombas te tyre".

Ne te njejten kohe, ai shpjegonte se "arsyet e lidhjes se forte me token e te pareve tane nuk duhen kerkuar ne faktore perkatesie te perbashket jete dhe eksperience. Megjithate perhere mbetet per ne nje gjurme lidhjeje mjaft e kuptueshme e historise sone familjare me Shqiperine. Madje, per te qene edhe me i qarte, kjo lidhje me shqiptaret, perben edhe momentin me te larte e sublim te historise sone". Nje shprehje kaq e sinqerte dhe e kthjellet e shkencetarit neurolog, ne menyre mjaft me sintetike ishte formuluar qe ne rreshtat e para te intervistes: "Historia e familjes sone koincidon me ate te Shqiperise gjer ne vitin 1468, vit i pafat, kur vdekja e Gjergjit e la Shqiperine pa asnje udheheqje dhe mbrojtje".

Kur u ndame dhe morem serish shkallet per t'u ngritur ne mbitoke Alessandro Castriota Scanderbeg na percolli deri sa dolem nga labirinthet e laboratoreve dhe ne ndarje shenjen karakteristike me doren e tundur e beri me mjaft emocion. Dhe shqiptoi fort "Forza Albania!".

Nje thirrje te tille, gati ovacion, "Jepi Shqiperi!" e kishte thene pothuaj nen ze edhe kur biseduam nje dite me pare ne telefon. Ishte befasuar kur nga ne mori vesh se vetem ne Itali studjojne aktualisht pothuaj shtate mije te rinj shqiptare dhe se nga porti i Durresit cdo dite drejt bregut apeninas nisen jo me pak se dy tragete te mbushur me bashkekombas. Se cdo dite, nje avion zbarkonte nga Rinasi ne Bari dhe nje tjeter fluturonte per ne Rome apo Milano. Se tragete drejt Italise niseshin nderkaq edhe nga porti i Vlores.

Pyetja mundonjese: A mund te vije princi ne Shqiperi?

Pyetja munduese ne thelb ishte mjaft e thjeshte: Mund te vije nje dite ne Tirane e pastaj te shkoje ne Kruje, Alessandro Castriota Scanderbeg?

"Per ne perse jo, kjo mirseardhje duhet bere edhe publike. Ai ka deshire te vizitoje Krujen, Beratin, Vloren, Korcen, Lezhen, Shkodren, gjithe Shqiperine. Ne eshte e mundur edhe te takoje Ismail Kadarene, per te cilin princi kastriotas ka adhurim te vecante. Kurse te bente nje vizite ne Kosove, per te, do te ishte gati nje mrekulli. Vellai i tij, edhe ai princ, Xhulio, pak muaj me pare, e kishte realizuar nje vizite "incognito" ne Tirane dhe ne Kruje. Bashke me disa shoke te tij italiane. Kishte dale nga kjo "aventure" e fshehte i permallur, por edhe duke psheretire "shqiptaret jane akoma shume te varfer".

Kjo dege e dyte e heroit tone kombetar, si edhe ajo e vendosur ne Napoli, mbart me vete historine gjashteshekullore te Kastrioteve ne Itali. Sic dihet pas vdekjes se Gjergj Kastriotit familja e tij u vendos ne Mbreterine e Napolit, ku Gjoni, djali i Skenderbeut, bashke me te jemen, Doniken, jetuan pak kohe ne pronat e dhena nga mbreti Ferdinand i Aragones. Ato ishin ne Pulia, feudet San Giovanni Rotondo dhe Monte Sant'Angelo. Pastaj u tranferuan ne dukatin San Pietro Galatina dhe ne kontene e Soletos, ne Lece. Vete Donika, deri sa vdiq, jetoi ne Napoli, prane pallateve mbreterore, duke i mbyllur vitet e zise bashke me "mbretereshat e trishtuara", gruan dhe vajzen e mbretit Ferrandino. Gjon Kastrioti i martuar me Irena Brankovic Paleologun, pasardhesen e fundit te familjes peradorake te Bizantit, lindi Pardon. Prej ketij, mbijetuan ne gjak mashkullor per pothuaj gjashte shekuj vetem dy dege te Kastrioteve. Ajo te ciles i perket edhe Alessandro (por edhe vellai i tij Xhulio, gjykates administrativ ne Kalabri, dhe Paola, avokate ceshtjesh civile ne qytetin e Leces), i ka dhene Italise disa perfaqesues te respektuar, nje kryetar bashkie te Leces, poeteshen e njohur Izabela, e cila ka zene vend edhe ne Enciklopedine italiane te Njerezve te Shquar, nje governator te Rexhos, nje Gjykates te Larte, avokatin Federino, i cili u beri nje mbrojtje te zjarrte republikaneve garibaldine te famshem si Luixhi Setembrini, Filipo Agresti dhe Silvio Spaventa. Po ashtu, nga dega qe sot perfaqesohet prej Aleksandrit, Xhulios, Paoles dhe nenes se tyre, ka ne biografine e familjes nje komandant Garde Mbreterore, nje bashkeshorte ministri te Brendshem. Babai i tyre, Gjergji, i cili ka vdekur me 1996, ka qene nje avokat i shumenjohur ne Lece. Te gjithe dashurine per te tre Kastriotet tashme e kishin hedhur tek nena e tyre, Maria Tereza.

Do te mjaftonin edhe kaq pak te dhena per provuar para opinionit shqiptar se prej trungut te heroit tone kombetar, Skenderbeut, edhe pse tashme jane e do te mbeten italiane, kane rrjedhur njerez me vlera dhe me integritet te madh moral. Ne te gjashteqind vitet e jetes se princerve Kastriote ne Itali nuk gjendet as edhe nje rast te ndonje pinjolli te degjeneruar ne qenie pa dituri apo me bjerrje vlerash morale. Sigurisht as qe behet fjale per mbeshtetes se regjimit fashist.

Ne nje fjalor italian te familjeve fisnike gjen me qindra e deri mijra emra, te cilet njihen si trashegues te titujve princer, duke, konte etj. Cilesohen e trajtohen te tille, edhe pse vendi eshte nje republike dhe familjen mbreterore e lejuan te kthehej ne Itali ne cilesine e qytetareve te thjeshte. Mirepo, ne histori, ata jane familje mbreterore, keshtu i trajtojne me miresjellje edhe shume media e pjesa dermuese e opinionit. Madje Rai, Radiotelevizioni Italian, qe prej disa kohesh ka nisur ne oren 21.00 nje spektakel te perjavshèm, ku te ftuar si pjesemarres jane edhe disa princer e princesha te vendit te tyre.

Ne nuk mund te kemi, per shume arsye, sidomos historike, nje pasuri kaq te madhe familjesh me "gjak blu". Nje pjese e tyre, si Muzaket, u vendosen edhe ata pas vitit 1468 ne Itali. Po ashtu ne kete vend edhe kater-pese dekadat e fundit disa Dukagjine jane rishfaqur me pretendimin per keto tituj. Ne Shqiperi, pergjate pushtimit turk, "gjaku blu" i konteve apo princerve shqiptare te para pushtimit osman, te shfarosur apo te larguar ne emigrim u zevendesuan nga nje klase e re "gjaku blu", por qe kesaj rradhe moren emrat jo fort tingellues si Pasha apo Bej. Ne kete shkretim e devijim historik peseqind vjecar shekulli i shkuar na solli ne histori nje pasardhes te familjes princerore te Leke Dukagjinit, i cili u veteshpall mbret. Me pas erdhen komunistet dhe e delegjitimuan edhe kete familje me "gjak blu", duke ringritur nje kaste "pashallaresh te kuq". Vetem pas me shume se gjashte dekadash nje familje e llojit "blu" jeton ne Tirane dhe ka po ashtu nje djale simpatik, i cili ne nje republike te palekundur shqiptare mund te perfundoje nga shkencetar e deri ne nje diskograf.
E megjithate eshte nje "Princ".

Tani qe ne si popull inspirojme eurointegrimin, jo per snobizem e imituar britaniket, spanjollet, apo edhe italianet, kemi nevoje per te permbushur mes shume standarteve te veshtire ekonomike, politike, shoqerore, kulturore, te sigurise e bashkejeteses edhe nje boshllek te zbrazur e boshatisur mes nesh: Familjet fisnike. Pershembell cili prej nesh ne intimitet nuk do t'i thoshte "shkelqesi" Jusuf Vrionit, nje princi gjenealogjikisht, por edhe nje "princi" te kultures kombetare.

Nderkohe ne Itali kemi disa princer, madje pasardhes te me te madhit shqiptar qe kemi, Gjergj Kastriotit. Heroit tone qe na lidh me shume se cdo udheheqes qe kemi patur, me Evropen.

Nuk do te ishte romanticizem i vonuar apo demagogji kombetare, as truk politik dhe ca me pak dinakeri e hipokrizi ballkanase, t'i evidentonim edhe me tej keto familje fisnike. Kuptohet rasti yne nuk shkon gjer ne hartimin e nje fjalori te "gjakut blu" shqiptar, por modestisht t'i shprehim mirseardhjen ne Tirane e kudo, ku deshiron te shmallet, italianit Alessandro Castriota. Cast me te bukur, me te gezuar e me te ligjshem nuk ka se sa momenti i prezantimit te librit "Skenderbeu-nje hero multimedial" te Xhenaro Francones.

http://www.uni-mannheim.de/mateo/desbillons/eico/seite181.html

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Alessandro, një pinjoll i Skënderbeut në Tiranë

Fillimisht postuar nga S6+6N6:
[qb] Po cfare pinjolli moj peson... ve bast qe eshte ndonje hajdut qe do te marre pasuri apo atribute ne emer te "stergjyshit" [/qb]
Po s'janë të gjithë shokë të Fatosit o S6. Ti duro njëherë para se të thuash fjalën e keqe. Jepi një mundësi atij tjetrit para se ta gjykosh. Kjo është e keqja e shqiptarëve që janë eksperta për çdo gje dhe se çdo gjë është ashtu si thotë secili nga ne! Sa forma paskan gjërat e ndryshme. Nga një për çdo shqiptar!

peson

Primus registratum
Re: Alessandro, një pinjoll i Skënderbeut në Tiranë

NE PALLATIN 5-SHEKULLOR RUAJ DOKUMENTA QE JAM GJAK KASTRIOTI!"

Magdalena Alla

Alesandro Kastrioti, stersternipi i Skenderbeut, apo i quajturi "princ" ka ardhur dje per here te pare ne Shqiperi. Ai sapo ka mberritur ka marre pjese ne nje takim qe u zhvillua ne Muzeun Historik Kombetar, ku merrnin pjese personalitete te ndryshem, por me pak historiane, nderkohe qe keta duhet te ishin me te pranishem se kushdo tjeter. Kjo ndoshta ka te beje ose me mosinformimin e tyre, ose me mosbesimin qe kane disa prej tyre ne lidhje me origjinen princerore te Alesandro Kastriotit.

Princi ne kete takim shoqerohej nga bashkeshortja e tij Karolin Tylkens dhe botuesi italian Costanzo Agostino, i vepres "Skenderbeu, ky hero modern", i kryetarit te Dhomes se Avokateve Shkrimtare Europiane, Xhenaro Francone. Nderkohe vete Francone, i pranishem perpara pak javesh ne shfaqjen e nje vepre te tij ne Teatrin "Petro Marko" te Vlores, nuk mori pjese per shkaqe te ndryshme pune.

Alesandro eshte mjek radiolog. Si i tille ka marre pervoja te ndryshme neper Itali. Per 8 vjet ka qene ne Rome ne nje insitut kerkimor dhe prej pak muajsh eshte kthyer ne Lece, sepse familja e tij eshte prej andej. Ne intervisten e meposhtme, te cilen nuk pata mundesi ta zgjeroja me teper per shkak te axhendes se Kastriotit, ndoshta do te kuptoni se gjaku princeror nuk eshte aq ndikues. Ndoshta jane kushtet e favorshme qe krijon pasuria qe shoqeron kete titull, ato qe mund te ndihmojne per te qene me princeror ne virtyte, por me sa do te shihni jo aq sa te arrihet mirekuptimi ne ndarje trashegimish pa gjyq, te zakonshme keto si per fisnikun dhe jofisnikun.

Sa reflektohet sot, tek ju, madheshtia shekullore e familjes suaj?

Ne bejme nje jete shume te thjeshte, te nje familjeje qe ka qene e rendesishme, por te themi qe tashme eshte pershtatur me kohen e re. Nderkohe qe te paret tane ishin fisnike, jetonin ne pallate, ne jemi persona normale qe punojme cdo dite por ruajme edhe tradita nga e kaluara. Ka ende nje pallat "Gjergj Kastriot Skenderbeu", i bukur, ne nje province te Leces. Por gjithe pallatat e Kastrioteve ne Lece jane shkaterruar. Pjesa me e vjeter qe ruhet eshte e shek. XV, e ribere ne XVIII.

Jane te banuara dhe nga kush?

Ato kane qene te gjyshit te gjyshit tim. Ne te banon nena ime.

C'eshte bere me pronat qe mbreti Alfons i Napolit u la niperve te Skenderbeut?

Shteti i Galatines dhe Soletos i jane dhene San Severines di Bizinjano, dege e familjes qe vjen nga Irena Kastrioti, e bija e Ferande Kastriotit, nipit te Skenderbeut. Keshtu qe nuk na u dhane ne. Une rrjedh nga nje bir i djalit te Ferandos, por kam lindur pasi pronat i kishte marre e bija.

Keni bere gjyq me kusherinjte tuaj?

Po. Kemi shkuar dhe ne gjyq, por sa per kusherinj po flasim per lidhje gjaku qe nga shek.XV keshtu qe ne tani jemi kusherinj shume te larget.

Disa historiane shqiptare thone qe ju manipuloni historine, sepse nuk keni te beni me fisin e Gj.K.Skenderbeut?

Ketyre njerezve u them te informohen me mire, te shohin dokumentat. Une nuk dua te tregoj asgje, por duhet qe nje historian i quajtur i tille, rreth atyre te cilet mbajne emrin e familjes sone, te kerkojne dokumentat.

Keni dokumenta edhe ne familje, vec atyre te Arkivit?

Po. Kemi dokumenta edhe ne familje, vec atyre qe jane ne arkiv. Por sigurisht jo nga Skenderbeu, nga ajo epoke nuk na ka ardhur asgje.

Familja ime eshte e vjeter, qendron ne ato shtepi qe nga 1500 dhe keshtu qe kemi shume gjera, por dhe shume jane shitur, shkaterruar. Dy pallate jane shkaterruar ne Lece.

Pse?

Per arsye trashegimie dhe toka ne te cilen ishin ndertuar ato iu kalua njerezve te tjere. Ne shekuj ndodhin shume gjera.

C'eshte Skenderbeu per ty, edhe pse pas kaq shekujsh?

Eshte nje referim i qendrueshem, ideal, qe vazhdon.

glaukus

Primus registratum
Re: Alessandro, një pinjoll i Skënderbeut në Tiranë

Ja njeri nga ata per te cilet shkruan S6 dhe qe u perpoq te behej mbret i Shqiperise, si puna e princ Vidit dhe vinte nga Spanja me duket....

Thuhet se kjo kartolina e pare daton vitin 1905.

1

2

3

Alessandro Castriotta Scanderbeg eshte i verteti ama.
Dicka nga gazeta - Dita

Prezantimi/ Në Muzeun Historik Kombëtar publikohet libri “ i shkruar në italisht Skënderbeu, një hero modern”
Skënderbeg:

“Më vinte turp që s’dija shqip”
Stërnipi i Heroit Kombëtar tregon arsyet pse nuk ka ardhur më parë në Shqipëri.

Anila Çuli
TIRANË – Një libër i shkruar në gjuhën italiane i është dedikuar heroit të madh Gjergj Kastriot Skënderbeut. Libri me titull ”Skënderbeu, një hero modern”, është prezantuar ditën e djeshme në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë takim merrnin pjesë stërnipi i Gjergj Kastriot Skëndërbeut, Alesandro Katriota Skënderbeg, bashkëshortja e tij, Karolina, si dhe botuesi i librit, pasi autori i tij, Genario Francone, nuk ka mundur të vinte, pasi ishte i zënë me punë personale. Gjatë takimit drejtori i MHK, Zeqo, ka falënderuar nga afër të ftuarit, duke treguar rëndësinë e këtij libri.

Ç’përmban libri
Libri i prezantuar ka parë dritën e botimit në fund të vitit 2003. Ai është botuar në gjuhën italiane në 400 kopje, ka treguar botuesi i tij. Në këtë libër jepen detaje mbi historinë e familjes së Kastriotëve dhe kryesisht mbi figurën e heroit kombëtar. Në këtë libër një rëndësi e madhe i jepet faktit ku
pasqyrohen dhe momente të rëndësishme nga histroia e Shqipërisë. Autori Francone ka bërë një sërë kërkimesh, duke mbledhur mjaft elemente dhe fakte historike që i ka renditur në këtë libër. Ky libër nuk është thjesht një libër historik kushtuar figurës së heroit kombëtar, por aty ka të dokumentuara të dhëna mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe Bektashinjve dhe familjes së tyre.

Më vinte turp, që s’flisja gjuhën e stërgjyshit
I pyetur se përse stërnipi i Gjegj Kastriot Skënderbeut, Alesandro, nuk kishte ardhur më parë në Shqipëri, ai u përgjigj: “Kjo është hera e parë që unë vij në Shqipëri. Duke menduar që unë kisha një prejardhje të tillë, më vinte shumë turp, që nuk mundja të flisja shqip. Kjo mbase ka qenë dhe një nga arsyet që më ka penguar të vij më shpesh në Shqipëri”, ka treguar ai. Ndërsa përsa i përket origjinës dhe gjakut të tij, ai është shprehur se e dinte prej kohësh, pasi ia kishte thënë i ati që kishin një prejardhje të tillë. Ai ka treguar përpara mediave pemën gjenealogjike të familjes së Kastriotëve, të cilën më pas do t’ia dhurojë Arkivit të Shtetit Shqiptar. Në këtë vizitë, të cilën e kishte për herë të parë, Alesandro shoqërohej nga bashkëshortja e tij belge, Karolina, e cila u shpreh se nuk i bënte shumë përshtypje që i shoqi rridhte nga një familje e tillë. Ndërsa bashkëshorti i saj është shprehur mjaft optimist dhe tepër krenar për një prejardhje të tillë.

Një dramë brenda librit për Skënderbeun
Në librin kushtuar Skëndërbeut është bashkëngjitur një dramë. Vetëm përkthimi i pjesës së dramës është realizuuar nga një vajzë shqiptare, e cila quhet Viola Gjylbegu, e diplomuar në Itali. Ende nuk është bërë i mundur botimi i tij, pasi po bisedohet me shtëpi të ndryshme për ta botuar. Po kështu, së shpejti pritet që i gjithë libri i botuar në italisht të përkthehet dhe të sillet për publikun në gjuhën shqipe. Drama e shkruar është vendosur diku në mes të librit. Drejtori Zeqo shpjegoi se libri në fjalë përbën një interesim të madh si për publikun tonë, ashtu dhe për Akademinë e Shkencave, e cila duhet ta mirëpresë. Ky libër, me karakter popullor, është i bazuar mbi historinë dhe vërtetësinë.

Top