ALERT!!!!
Nuk di se cfare duhet thene me per te ndaluar invazionin de fakto te SHQIPERISE nga fqinjet tane jugor!!
Investitore apo invadore strategjike ?!
Feti ZENELI
Publikimi në media i një protokolli sekret midis qeverisë greke dhe qeverisë Nano të nënshkruar në 3 prill të vitit 2003 lidhur me “heqjen nga librat e historisë, kryesisht shqiptare, të pasaktësive dhe ngjarjeve që helmojnë marrëdhëniet dypalëshe” si dhe “përfshirjen e gjuhës greke ndër gjuhët fakultative në shkollat (tona) të mesme” është një ndër dëshmitë e shumta që tregon se investimet greke në ekonominë shqiptare dhe tërheqja e emigrantëve shqiptarë në ekonominë greke janë kryer mbi bazën e filozofisë invaduese të “Kalit të Trojës”. Fakte të shumta tregojnë se për 14 vjet me radhë toka dhe pasuritë e tjera strategjike të shqiptarëve janë kthyer në një oaz parash dhe përfitimesh politike.
Sipas një strategjie të ndërtuar mjaft mirë, duke filluar qysh në vitet e para të hapjes demokratike të Shqipërisë, grekët stimuluan krijimin e shpejtë të një shtrese tregtarësh, me përfaqësues të seleksionuar, sidomos nga minoriteti grek, me qëllim kapjen e menjëhershme të pikave kyçe në tregun shqiptar, duke krijuar në këtë kuadër edhe lidhje direkte apo indirekte biznesi. Sipërmarrësit e parë grekë apo të fshehur pas shqiptarëve u ngulën fillimisht në jug të vendit, duke ndërtuar aty disa supermarkete apo restorante. Duke parë se tregu shqiptar ishte ende i varfër dhe pa rregulla, prodhimet greke u bënë dominuese në tregun tonë. Në kushtet e boshllëkut institucional të vendit tonë, mungesës totale të konkurrencës dhe eksperiencës në sistemin e tregtisë së lirë, varfërisë së tejskajshme shoqëruar me etjen për borgjezim të menjëhershëm të një kategorie të caktuar individësh, etj., nuk ishte e vështirë për biznesmenët grekë të blinin lirë jo vetëm pasuri por edhe njerëz të veshur me pushtet në Shqipëri, për të formuar kështu dalëngadalë shtresën grekomane të kapitalistëve tregtaro-importues. Më pas, këto lobe politiko-ekonomike patën si objektiv krijimin e mundësive për investitorët grekë që të kapin pozitat kyçe dhe sektorët strategjikë në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të publikuara para disa kohësh nga revista e mirënjohur britanike “Ekonomist”, në vendin tonë veprojnë rreth 220 kompani greke, të cilat janë përqëndruar në sektorin financiar me katër banka, në 70% të tregtisë së naftës me 3 kompani importuese, në telekomunikacion me dy operatorë në telefonisë celulare si dhe në sektorë më pak strategjikë për shfrytëzimin e lëndës drusore, industrisë tekstile, etj.
Shifra e publikuar nga autoritetet greke për totalin e investimeve në Shqipëri është 100 milionë dollarë, por sipas të gjitha gjasave duhet të jetë dy-trefishi i kësaj vlere, sepse disa investime greke prezantohen si investime angleze, ose konsiderohen zyrtarisht si austriake (investimet në kompaninë e kërkimit të naftës OMV-Albania). Fshehja e volumit të investimeve greke në Shqipëri, si në rastet e sipërpërmendura bëhen me qëllim që shifra reale të mos përdoret si argument kundërshtues apo bllokues nga shteti dhe qeveria shqiptare për kufizimin e investimeve greke në Shqipëri. Sot pas 14 vitesh tranzicion shqiptar, grekët ndihen mjaft të fuqishëm me bizneset e tyre në vendin tonë. Aktiviteti i tyre shtrihet në ata sektorë që janë jetikë për ekonominë e një vendi, duke stimuluar, si gjithnjë në raste të tilla, importin e produkteve në këta sektorë, në kurriz të prodhimit vendas.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, shteti grek i përkrahur edhe nga institucione të veçanta të shtetit shqiptar ka ngritur me kujdes të gjithë strukturën legjislative për të investuar me pikësynime të qarta politike në Shqipëri, duke ndihmuar me të gjitha mënyrat biznesin e vendit të vet. Pasi ngriti dhe aktivizoi me shumë kujdes strukturat e duhura politiko-organizative në institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe lobin grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, instaloi “në Mat e poshtë” gjithë strukturën e domosdoshme financiare nëpërmjet krijimit të bankave të nivelit të dytë për të mbështetur monetarisht investitorët grekë në Shqipëri. Në këtë kuadër, duke filluar nga viti 2002 u krijuan miliona dollarë fonde nga “Projekti Grek për Ristrukturimin Ekonomik të Ballkanit” për të ndihmuar financiarisht investitorët grekë në vendin tonë. Sipas këtij projekti, që tani së fundi rezulton të ristrukturojë jo vetëm ekonominë por edhe historinë shqiptare, për periudhën 2002-2006, ishin parashikuar të financoheshin në kuadrin e krijimit të bizneseve greke në vendin tonë rreth 550 milionë euro, ndërkohë që bizneset e kësaj natyre me investime fillestare mbi 5 milionë euro aplikohen investime të drejtpërdrejta shtetërore. Në ofensivën e vet, shteti dhe qeveria greke shfrytëzuan edhe prezencën e tyre në strukturat e BE-së, duke ndikuar me makinacionet e tyre të njohura në bllokimin e projekteve me të vërtetë strategjike për vendin tonë, siç mund të përmendim midis tyre Korridorin Tetë. Para disa kohësh gazeta më e madhe greke në SHBA “Elenikus Kuriu” botonte një artikull, sipas të cilit në funksion të investimeve greke në vendin tonë po kontribuon edhe organizata “Lëvizja për autonominë e Vorio Eviprit ose Qeveria Epiri i Jugut në Mërgim”, duke mbledhur fonde nga emigrantët grekë në Amerikë, Kanada dhe Australi me qëllim “për të blerë zyrtarët e lartë shqiptarë që të ndihmojnë realizimin e projekteve greke në Shqipëri”.
Politikanët shqiptarë të tranzicionit, disa të nisur nga mendjelehtësia politike dhe një pjesë tjetër nga tradhtia kombëtare, menduan se “bamirësia” greke në fillim të viteve ‘90 për punësimin e mijëra emigrantëve shqiptarë të larguar nga vendi i tyre në kërkim të një jete më të mirë duhej kompensuar në një farë mënyre, duke u krijuar lehtësi të ndryshme fiskale dhe favore mbilegale. Ndoshta mirënjohja dhe favoret e qeverisë së Partisë Demokratike ishin më të vogla, sidoqoftë u kryen disa akte të mirëfillta kapitulluese përballë shovinizmit të ri grek. Por nënshtrimi i plotë dhe i pabesë i ekonomisë dhe politikës shqiptare u intensifikua sidomos nën ekzekutivin e Fatos Nanos, i cili me kalimin e kohës u identifikua jo vetëm si ahegnxhi i rëndomtë i kabareve greke, por si shitës i interesave tona kombëtare nën maskën e përcaktimit të Greqisë si “partnerin strategjik të vendit tonë”.
09/11/2004
KATEGORIA: Analiza