Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

Blendi

Primus registratum
Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

Ky eshte nje lajm i hidhur per te gjithe dashamirsit e aktorit te humorit nga Korca.

3 Maj 2006 @ 1:17 pm · në Shtypi · nga LlTako

Gazeta Shqiptare

3 Maj 2006

Oliverta lila
o.lila@gazetashqiptare.com

Jeta e tij është mbyllur aty ku ai jetoi pjesën më të madhe të saj. Aktori i njo hur korçar, Aleko Prodani ka rënë në skenë për të mos u ngritur më. Së bashku me aktorët e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës është ngjitur në premierën e komedisë “Tre gra për një burrë” të Dario Fo-së. Me lojën e tij mjeshtërore, deri në gjysmën e shfaqjes i falte publikut të qeshurën për të vulosur hidhërimin e tij. Nga ora 19.30 është rrëzuar në mes të skenës. Spektatorët e kanë duartrokitur, si për të mbështetur edhe një herë “Artistin e merituar”. Të gjithë kanë kujtuar se kjo ishte pjesë e rolit të tij. Regjisori i pjesës, Adonis Filipi i kishte besuar rolin e bojaxhiut Aldo. Ndërsa kanë pritur të ngrihej, ka qenë britma e aktores Zamira Kita që i ka vënë të gjithë në lëvizje. Shtylla e komedisë dhe këtij teatri gjendej në mes të skenës, aty ku është ngritur personaliteti i tij prej aktori. Bëhet e ditur se ambulanca ka mbërritur menjëherë, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë asgjë. Roli i tij i fundit do të përfundonte këtu, duke lënë pas një varg të madh rolesh të tjerë. Kjo ka qenë shakaja e hidhur e jetës së tij. Një atak në zemër e ka lënë përgjithmonë në skenë. Ishte planifikuar që me këtë shfaqje të ngjitej për një javë në teatrin e Korçës, e më vonë do të udhëtonin në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” në Fier. Pikërisht në këtë festival ai është vlerësuar vjet si “aktori më i mirë”. Pas një pune të madhe për këtë premierë, ishte shprehur se me “Aldo bojaxhiun” do ta rrëmbenin përsëri këtë çmim. Por Aleko Prodani do të mbetet edhe si një nga figurat e humorit të hollë që do t’i mungojë jo vetëm skenës, por edhe ekranit të televizionit. “Borxhliu”, “Dy herë mat” apo “Zëvendësi i grave”, do të ngelen kujtime të figurës së tij. Ai është një nga themeluesit e Estradës së Korçës, aty ku u formua personaliteti i tij artistik. Pas disa shfaqjeve në estradë kaloi në teatër dhe u bë një nga shtyllat e teatrit të Korçës sidomos në planin e humorit. Një njeri shumë i apasionuar pas artit skenik, për të cilin ishte vlerësuar me çmime të shumta. Aleko Prodani, prej gati 30 vjetësh gëzonte titullin “Artist i Merituar”, ndërkohë që shijen e skenës e provoi rreth 40 vjet më parë. Nëpërmjet tij kanë marrë jetë më shumë se 200 role të ndryshëm. Skena ka qenë stacioni i fundit i jetës së tij në moshën 64-vjeçare, por jo në kujtimin e atyre që do ta kujtojnë ikonën e humorit shqiptar.
 

I love new york

Primus registratum
Re: Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

ohhhhh sa keq po me vika /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif

ka qene aktori im i preferuar i humorit /pf/images/graemlins/frown.gif

ngushellime familjes... eh si eshte jeta, shaka.
 

sweet eda

Primus registratum
Re: Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

edhe une kur e lexova me erdhi jashtezakonisht shuuume keq!!!!
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

Sa keq! /pf/images/graemlins/cry.gif Une i kam njohur mire te gjithe si familje /pf/images/graemlins/frown.gif
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

Ngushellime familjes e te njohurve /pf/images/graemlins/frown.gif
Ne raste te tilla nuk mund te thuash shume /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

Ngushellime, nga aktoret komik me te mire qe kemi pas, kam qen fan i tij....
 

ujku81

Primus registratum
Re: Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

Me ka ardhur shume keq kur e mora vesh, eshte e tmerrshme. /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
HUmbje e madhe per humorin shqiptar.
Tani me kujtohen rolet e tij, do ti mungoje shume skenes.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

Ngushellimet e mia per familjen dhe te afermit!
Do na mungoje te gjitheve!
 

OniAlb

Primus registratum
Re: Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

Dhe mua me ka ardhur shume keq Per legjenden e Humorit Korcar...Jeta...


Visit our Web RaqiQirinxhi.tk
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

Me vjen shume keq dhe shpreh ngushellimet e mija te sinqerta per te afermit e aktorit Aleko Prodani. Me justifikon vetem fakti se ai vdiq atje ku te gjithe artistet preferojne te vdesin, ne skene.
 

@d@

Primus registratum
Re: Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

Sa keq /pf/images/graemlins/cry.gif Ngushellimet e mija /pf/images/graemlins/frown.gif
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

Cuk,po ti do me vdesesh mua...Nje humbje shume e madhe per teatrin shqiptar dhe sidomos per teatrin komedik.:(
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

/pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/cry.gif

eshte vertete nje lajm trondites per artin shqiptar
ndoshta e vetmja gje qe te ben paksa te mendosh dhe te buzeqeshesh jane te gjithe personazhet e tij.....
me te vertete nje HUMBJE !!!
/pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/cry.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: Aleko Prodani - Vdekje tragjike në skenë

Edhe nje humorist qe kishte Korca !!
Ngushellime...!
 
Top