"ALEATET STRATEGJIKE TE SHQIPERISE"( lexo PS &NANO

"ALEATET STRATEGJIKE TE SHQIPERISE"( lexo PS &NANO

Prill 23, 2004 - 09:26
“Kali i Trojës” në Korridorin 8 - Publikoi në këtë faqe: B.B


“Greqia dëshiron të jetë me çdo kusht dhe në mënyrë të çuditshme pjesëtare e grupimit të vendeve të Korridorit 8 edhe pse asnjë kilometër rrugë e tij nuk kalon nga territori i saj, për ta penguar më mirë realizimin e tij. Sipas mënyrës së njohur të Kalit të Trojës, nga brenda”. Sa më sipër ishin fjalët e një diplomati të huaj gjatë zhvillimit të mbledhjes së ministrave të Transportit të vendeve ku parashikohet të kalojë Korridori 8 mbajtur në Tiranë vetëm pak javë përpara. Ishte momenti kur përfaqësuesi grek hapur, pa ndrojtje dhe pikërisht në mbledhjen që zhvillohej me synimin e vetëm se si të shpejtohej ndërtimi i kësaj nyje me rëndësi të jashtëzakonshme për gjithë vendet e interesuara, u shpreh kundër emërtimit si projekt prioritar në rezolutën përfundimtare. Siç duket asgjë nuk ishte rastësi në qëndrimin grek në Tiranë për të bllokuar me çdo kusht realizimin e këtij projekti kur vlerëson vendimin e fundit të Parlamentit Europian, që e shtyu financimin e Korridorit 8 pas vitit 2020!
Sa më sipër ishte një mësim i shkëlqyer për mënyrën e bërjes politikë duke kuptuar se kush janë në të vërtetë aleatët e Shqipërisë. Në takimin e fundit të mbajtur në Tiranë ndërmjet ministrave të Transportit të vendeve të interesuara, përfaqësuesi italian shprehu fare hapur dhe qartë jo vetëm vullnetin në parim të vendit të tij për përshpejtimin e realizimit të projektit, por edhe skemën konkrete të gjetjes së financimit së tij. Thjesht dhe qartë u paraqit fakti se Italia ka filluar bisedimet teknike me Bankën Europiane të Investimeve (BEI) për të siguruar një kredi me kushte lehtësuese për financimin e 75% të vlerës së përgjithshme të projektit me afat rishlyerje prej 35 vjet!
duke mos u ndalur ne hollesira artikulli shenon''_Delegacioni grek në mënyrë të hapur kundërshtoi të nënshkruante deklaratën finale të pranuar nga të gjithë në formën e saj të plotë. Askush nuk mundi t’i kuptojë qartë në atë moment argumentet e dhëna, por një gjë u mor vesh mirë: Greqia është kundër ndërtimit të shpejtë të Korridorit 8. Duke mbaruar me shume te drejte autori i shkrimit perfundon ; Nëse grekët kanë të drejtë të mbrojnë me të gjitha mënyrat interesat e tyre, të njëjtën gjë duhet ta bëjmë edhe ne për interesat tona. Pra aleatët tanë të vërtetë duhet të jenë vetëm ata me të cilët na përputhen interesat tona afatgjata. Natyrisht kur flasim për interesa, kemi parasysh interesat kombëtare dhe jo personale të përfaqësuesve të politikës shqiptare!
 

ilirjan

Primus registratum
Re: "ALEATET STRATEGJIKE TE SHQIPERISE"( lexo PS &NANO

Greqia eshte ne perfundim te AUTOSTRADES e quajtur "EGNATIA" ( me financim te BE) e cila kalon ne teritorin Turk, Bullgar, Grek, deri ne IGUMENICE.
Pra Greqia ka arritur qellimin e saj per DEVIJIMIN e koridorit te tete.

Ketu nuk bohet fjale per "KALE TROJE" sepse STRATEGJIA e politikes dhe shtetit GREK ka qene e KJARTE , e cila eshte (kundra formimit te kombit dhe shtetit Shqiptar)

E cila perkrahet dhe mbeshtetet nga disa shtete Evropiane si RUSIA,Italia, Franca.
 
Top