Aleanca PD-LSI i rrëmben këshillat bashkiakë PS-së

Aleanca PD-LSI i rrëmben këshillat bashkiakë PS-së

PS ka shumicën vetëm në 3 nga 12 qendra qarqesh
Aleanca mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, e krijuar pas 28 qershorit 2009, i “rrëmben” Partisë Socialiste drejtimin e pjesës dërrmuese të këshillave Bashkiakë në qendrat e qarqeve. Balancat aktuale në këto këshilla kanë nxjerrë në shumicë drejtuese koalicionin e ri PD-LSI. Kjo situatë pritet të ketë ndikimet e saj në periudhën e mbetur deri në zgjedhjet lokale. Ndonëse fitoi bashkitë kryesore në qendra qarqesh, tanimë Partia Socialiste ka humbur kontrollin e këshillave bashkiakë.

Tirana

Këshilli Bashkiak i Tiranës shfaqi shenjat e para të qëndresës PD-LSI përballë linjës së Partisë Socialiste dhe kryebashkiakut Edi Rama. Bllokimi i buxhetit përpara zgjedhjeve parlamentare ishte paralajmërimi se ekuilibrat nuk flisnin më në favor të Partisë Socialiste. Pas krijimit të aleancës qeverisëse PD-LSI në qeverisjen qendrore, edhe në pushtetin lokal në kryeqytet u krijua një shumicë e djathtë. Konkretisht, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 18 shkurtit 2007: PS mori 21 mandate, PD 17, LSI 6, PR 2, PAD 1, BLD 1, LZHK 1, PAA 1, PBDNJ 1, PDR 1, PDI 1, PSD 1 dhe PDK 1. Duke grupuar këto numra mbi bazën e zhvillimeve të pas 28 qershorit, mazhoranca kalon dukshëm djathtas ku të djathtët kanë më shumë se 30 mandate.

Durrësi

Pas zgjedhjeve të 28 qershorit, në Këshillin Bashkiak të Durrësit është thelluar diferenca vendimmarrëse në krahun e së djathtës. Grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim tashmë bashkon votat me këshilltarët demokratë, duke siguruar një shumicë të plotë prej 31 mandatesh për të djathtën në Këshillin që ka 45 anëtarë. Kjo situatë parashikohet të krijojë barriera në miratimin e projektvendimeve të bashkisë së kryesuar nga socialisti Vangjush Dako, pa pasur argumentime të forta ligjore, teknike dhe administrative në mbështetje të veprimeve dhe investimeve të saj. Gjithsesi, përballja asnjëherë gjatë mandatit të Dakos nuk ka qenë e fortë mes forcave politike. Një kompromis i padeklaruar, por i dukshëm vepron mes drejtuesve blu të pozitës në Këshillin Bashkiak të Durrësit dhe drejtuesit të bashkisë, pavarësisht bindjeve të ndryshme politike të cilave u përkasin.

Fieri

Këshilli Bashkiak i Fierit ka më se një vit që drejtohet nga aleanca midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas zgjedhjeve vendore të shkurtit të 2007-ës, kur kandidati i PS-së fitoi për të drejtuar Bashkinë e Fierit, këshilli bashkiak i këtij qyteti ishte me shumicë këshilltarësh të majtë si shkak i bashkëpunimit PS-LSI. Vetëm disa muaj më vonë, atëherë kur shumë nga ndërmarrjet vartëse të bashkisë nisën të riformatoheshin, koalicioni PS-LSI pësoi çarje, pasi LSI-ja kërkonte të drejtonte disa nga këto ndërmarrje. Emërimi i drejtorit të Ujësjellësit çoi në ndarjen mes këshilltarëve të majtë. Bashkëpunimi mes LSI-së dhe PD-së shkoi edhe më tej duke shkarkuar kreun e këshillit bashkiak dhe duke votuar një tjetër që i përkiste PD-së. Që nga ky moment, shumica në Këshillin Bashkiak të Fierit i përket koalicionit PD-LSI.

Korça

Këshilli Bashkiak i Korçës, prej disa muajsh, drejtohet nga të djathtët. Që prej largimit të këshilltares së LSI-së, Arjana Pupa, nga grupimi i majtë dhe lëvizja e saj me grupimin e djathtë, Këshilli Bashkiak i Korçës drejtohet nga të djathtët. Këta të fundit kanë aktualisht 18 këshilltarë përballë 17 këshilltarëve që i përkasin forcave të majta. Sipas të dhënave nga ky këshill i ri i konstituar pak muaj para zgjedhjeve, përbërja vazhdon të jetë e njëjtë, edhe pse me zgjedhjet e fundit, kanë ndryshuar tashmë koalicionet. Kalimi i LSI në qeverisje ende nuk ka sjellë në Korçë pozicionimin e këshilltarëve të LSI-së në krah të PD-së. Në rast se dy këshilltarët do të pozicionohen djathtas, grupimi i këshilltarëve të djathtë në këshill do të ketë 20 anëtarë. Ky veprim nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe për shkak se që tani shumicën e ka Partia Demokratike dhe e djathta.

Shkodra

Aleancat qendrore midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk kanë sjellë asnjë risi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Në këtë bashki, këshilltarët demokratë janë në një shumicë absolute. 15 anëtarë janë të Partisë Demokratike, 2 janë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe 9 të Partisë Socialiste. Sakaq, forcat e tjera politike që përbëjnë Këshillin Bashkiak të Shkodrës janë: 5 anëtarë nga Partia Republikane, 3 anëtarë nga Partia Demokristiane, 2 anëtarë nga Partia Mendimi i Djathtë Liberal, 1 anëtar i Partisë Aleanca Demokratike, 1 anëtar i PBDNJ, 1 anëtar i Ballit Kombëtar dhe 1 tjetër anëtar nga LZHK.

Vlora

Këshilli Bashkiak i Vlorës përbëhet nga 45 anëtarë. Situata ka mbetur në favor të Partisë Socialiste që prej kalimit të tre këshilltarëve të LSI-së drejt selisë rozë. Probleme ka pasur në mbledhjen e fundit të këtij këshilli, ku LSI dhe krahu i djathtë kanë bojkotuar mbledhjen. Arsyeja ishte se, nga grupi i PS-së u kërkua një buxhet shtesë 260 milionë lekë dhe për të mos vazhduar grupi që përfaqëson të djathtët ka bojkotuar këtë mbledhje. Aktualisht në këtë këshill: PS ka 18 anëtarë, Partia Demokratike 7 anëtarë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka 2 anëtarë, PDI 4 anëtarë, PR 1 anëtar, PDK 2 anëtarë, PPDNJ 1 anëtar, PK 1 anëtar

LZHK 1 anëtar, AD 1 anëtar dhe PDR 2 anëtarë.

Berati

Në Këshillin Bashkiak të Beratit triumfon Partia Socialiste dhe aleatët e saj. Ata kanë shumicën, e cila nuk kërcënohet nga pozicionimi në koalicion i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo e fundit, në Këshillin Bashkiak të qytetit të Korçës ka vetëm tre anëtarë ku dy prej tyre kanë kaluar me Partinë Socialiste. Nga 35 anëtarë që ka në total në përbërje ky këshill, 9 prej tyre i përkasin Partisë Demokratike. Kjo flet për një mazhorancë të padiskutueshme nga Partia Socialiste në këtë pjesë të pushtetit lokal.

Kukësi

Ekuilibrat në përbërjen e Këshillit Bashkiak të qytetit të Kukësit nuk kanë ndryshuar pas krijimit të aleancës qendrore midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këshilli drejtohet nga një këshilltar i pavarur, pasi të dy partitë e mëdha në këtë këshill janë gati të pa përfaqësuara. Si një rast i veçantë, Këshilli i Bashkisë së Kukësit ka 11 këshilltarë të pavarur. 25 vendet në këshill ndahen: 11 këshilltarë janë të pavarur, 2 vende PR, 2 vende PD, 1 vend PS, 1 vend PDK, 1 vend PDR, 1 vend LZHK, 1 vend PLL, 1 vend PBK, 1 vend PAD, 1 vend BLD, 1 vend LSI, 1 vend PSD.

Dibra

Në këtë qark mazhorancën e kanë këshilltarët bashkiakë të së djathtës, të cilët vazhdojnë të mbajnë drejtimin

Gjirokastra

Këshilli bashkiak i qytetit të Gjirokastrës ka një shumicë të majtë, e cila garantohet edhe nga vota e PBDNJ /gazeta-shqip/

8CAdEGs7U2w

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24334. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24334

Top