Re: Albumi (Komente)
Mire pra une nuk jam bjonde, me sy blu dhe floket nuk i kam te drejta, kjo me ben inferiore. Me kujtohet qe shprehja me shabllon ne shqiperi ishte " Lere se eshte xheloze, ka kompleks inferioriteti" dhe pothuajse te gjitha problemet racionalizoheshin ne kete menyre, nuk e di pse prisja dicka tjeter ketu.
Perpara se te hidhesh me vrull e lenduar, presioni i garave s'ka te beje fare me bukurine, te pakten ne ate kontekst qe e thashe une, por me faktin qe rrobte po shtyhen me presion nga njeri tjetri te mbikalojne ate qe eshte bere me pare. Kush ka foton me te bukur, marre nga kendi me i mire, me drite me te mire, me poze me te mire, sa me PROFESIONALE. Nje foto marre ne oborrin e shtepise s'terheq me vemendjen, kur ajo ngjitur me ty mund te jete nje alamet pele me fund ngritur deri ke mesi. Mjafton vetem te klikosh ke fotot. Ty te pergezoj se gjete menyren me efikase.
Kisha menduar se albumi ishte per foto ku njerezit mund te shuanin kuriozitetin, se cila ishte fytyra pas nje nofke dhe jo fytyra qe i ngjasojne apo kane potencial ti ngjasojne. Megjithate sic e the vete nje lloj tjeter presioni, ai i chatisteve te bezdishem, te nenkembi , dhe une duhet te mundohem ta kuptoj kete.
E verteta eshte se ti bere nje gabim, dhe perpara se bashke me "mikun" tend te me hidheni mua ne fyt, e drejte eshte ta pranosh dhe mbase mbase nese nuk eshte shume edhe te kerkosh falje. Bukuria fizike jotja apo e kujtdo tjeter nuk me trazon, perkundrazi ma ben diten me te bukur, ajo qe me ben pak xheloze, qe ti pranojme gjerat haptazi, jane njerezit qe jane te embel, qe nuk dine c'eshte hidherimi megjithe veshtiresite qe mund ti kene ndodhur, qe buzeqeshin edhe kur jane te semure dhe u dalin lote kur jane te lumtur. Kete e kontemploj cdo dite, dhe nuk e di si e bejne.
Ajo qe me prek eshte fakti kur dikush "insults my intelligence". Me nje modele si Gisele qe e shikoj dite per dite anash autobuzit e ne cdo reviste ne supermarket. Nuk me pelqen kur njerezit me genjejne ne sy, e aq me teper kur mendojne se jam aq idiote sa ta besoj. Megjithate faleminderit per konsideraten, mua dhe 3000 anetarev te tjere.