epserrimerremmety
Primus registratum
Albstudent-workshop: Kthimi në Shqipëri - sfidë për të gjithë ata që studiojnë jashte
Albstudent-workshop: Kthimi në Shqipëri - një sfidë për të gjithë ata që studiojnë jashtë
www.workshop.albstudent.net
Aktualisht mbi 20000 studentë shqiptarë ndjekin studimet në Europë e Amerikë. Duke qenë bartës të një know-how bashkëkohor, të një mënyre globale të menduari si dhe të një tjetër edukate pune, këta studentë konsiderohen me të drejtë si një ndër faktorët më shpresëdhënës për gjallërimin dhe shndërrimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi të qëndrueshme e të aftë për konkurencë globale. Gjithashtu vlerat perëndimore e europiane që këta studentë përvetësojnë gjatë viteve të studimit do të përbënin një bazë më se të shëndoshë për zhvillimin institucional si dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane e perëndimore. Sidoqoftë, mungesa e politikave konsekuente për nxitjen e kthimit të tyre, mungesa kontakteve të qëndrueshme me institucione shtetërore e firma si dhe informacioni i vakët mbi mundësitë ligjore dhe ekonomike që Shqipëria ofron për bëjne që vetëm një pjesë e vogël e të diplomuarve jashtë të kthehen në Shqipëri për të punuar qoftë edhe për pak vite.
Në këtë sfond, pas nisjes së suksesshme të projektit "Praktika 2005", Albstudent, pas nisjes së suksesshme të projektit "Praktika 2005", organizon në të njëjtën vazhdë, mbështetur kësaj here nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur Soros, workshopin 3 ditor me titull "Kthimi në Shqipëri - një sfidë për të gjithë ata që studiojnë jashtë" nga 25-27 gusht në ambientet e “Chateau Linza” në Tiranë. Ky workshop do të mbledhë së bashku e do të sherbejë si pikë takimi e studentëve shqiptarë në universitetet e huaja, përfaqësuesve të shoqatave studentore, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore e atyre të firmave e ndërmarrjeve të sektorëve strategjikë për diskutimin e politikave ekzistuese si dhe hedhjen e ideve të reja në hartimin e strategjive te ardhshme që synojnë nxitjen e kthimit të studentëve jashtë në Shqipëri. Ky projekt do të shërbejë gjithashtu edhe si një platformë për studentët shqiptarë jashtë për tu njohur nga vetë firmat apo institucionet me problemet e avantazhet që ekzistojnë aktualisht në tregun e punës në Shqipëri. Për më tepër workshopi i organizuar nga Albstudent do të shërbejë për njohjen, krijimin e kontakteve, si dhe shkëmbimin e eksperiencave të studentëve shqiptarë nga universitetet më të njohura mes njëri tjetrit. Gjatë zhvillimit të projektit do të ketë mundësi që përveç të ftuarve nga firmat e institucionet shtetërore disa nga studentët pjesëmarrës të përgatisin e prezantojnë tema të ndryshme kundrejt honorari.
Workshopi do të zhvillohet në kompleksin hotelor "Chateau Linza" në Tiranë nga 25-27 gusht duke përfshirë akomodimin e ngrënien gjatë këtyre ditëve. Aplikimi për pjesëmarrjen në këtë projekt duhet të kryhet online nën rubrikën apliko tani. Të gjitha informacionet rreth këtij projekti si mundësia e aplikimit online, organizatorët, mbështetësit etj, ju mund t'i gjeni në këtë faqe interneti. Kjo faqe do të pasurohet vazhdimisht në javët e ardhshme me informacione aktuale mbi workshopin
Stafi i projektit www.workshop.albstudent.net