Albanian Tax Bulletin

komino

Valoris scriptorum
Re: Albanian Tax Bulletin

cilet jane sektoret
kur nje sha prodhuese(me objekt te zgjeruar) hyn ne nje sektor apo ne tjetrin?
cilit sektor do i jepet perparesi?
pse te tjereve jo?
tvsh e paguan konsumatori final
si do ndihmoje industrine ulja e saj?
 

qeshem

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

per te pasur e te qarte idene e tvsh eshte takse qe aplikohet mbi furnizimet. deri tani tvsh ka dy shkalle shkalla 0% dhe shkalla 20% ne rast se nje kompani ( shpk sha ferson juridik etj) kryen furnizime me shkalle te aplikueshme tvsh 0% tatohet me ate vlere dhe nese kryen furnizime me shkalle te aplikueshme tvsh 20%tathet ne ate mase. ne rast se kryen furnizim te perziere ky furnizim do te tatohet me perqindjen e caktuar te shkalles se tvsh te aplikueshme . Nese vertet je i interesuar mund te postoj nje pjese te udhezimit mbi tvsh qe e shpjegon kete gje . bazuar mbi kete koncept u propozua ( po nuk u pranua) nje shkalle e trete tvsh e aplikueshme ne masen 12.5 % per furnizimet ne sektorin e prodhimit kjo gje per ti dhene dore ketij sektori ne shqiperi dhe gjithashtu per te mos rritur me shume barren e tvsh nga prodhuesi tek konsumatori.
shpresoj ju pergjigja asaj qe pyete /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Albanian Tax Bulletin

Duket tunduese ne dukje, si shtjellohet me tej?
Nuk te duket se shkallezimi do sjelle edhe abuzim me te madh?


gene, ne Itali ka pershkllezim dhe nese si dhe ku apklikohet, me sa di une nuk ka...jam kureshtare. :rolleyes:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Albanian Tax Bulletin

ne itali me duket se egziston ne raste teper te vecanta qe i kemi anashkaluar gjithmone dhe nuk di te te them cilat


persa i perket prodhimit, tvsh e furnizimit e shkarkon direkt tek konsumatori final dhe nuk shoh se si do t'i jape ndihme pershkallezimi (me sa kuptova, per te gjithe sektoret) pervec lehtesimin te burime financimi - nuk do te ishte me mire qe ulej tatimi i fitimit?

mos eshte gje nje kunderlevizje per heqjen e doganave - nje mase protecioniste??? (20% ngelet per mallra importi)

lezova se jane nenshkruar marreveshje te tregetise se lire me disa vende
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Albanian Tax Bulletin

Hm, as une nuk e pashe me optimizem, pasi ketu mbizoteron tregu infomal dhe faktet kane treguar qe cdo carje ligjore dhe cdo lloj i tille "konfuzioni" nuk ka sjelle asnjehere te vetme lehtesimin e konsumatorit, me duket si luge bosh.
Ndoshta gabohem, jam skeptike ndaj ligjeve ne te mire te konsumatorit :shrug: (kush e can koken per ta) dhe mendoj se eshte thjeshte nje fiasko e radhes.
 

qeshem

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

per te qene me e sakte e kam thene dhe ne postet e mesiperme asgje nuk ka pritet te ndryshoje ne '04 persa i perket shkalleve tatimore , ndryshimet e vetme qe jane bere jane pak a shume ndryshime proceduriale, qe sido qe te jete nuk ndryshojne shume ne rezultat /pf/images/graemlins/smile.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Albanian Tax Bulletin

Ministria e Financave paralajmëron rritje taksash. “Shqipëria ka nivelin më të ulët të taksave në rajon”

Zbatimi jokorrekt i ligjit, biznesi humb 200 milionë $

Islami: “Unë nuk mendoj se agrobiznesi ka ndonjë Sali tjetër që do të pengojë zbatimin e ligjeve të shtetit”

B.Beqiri

Biznesi humb mbi 200 milionë dollarë nga zbatimi jokorrekt i paketës fiskale. Indiferenca e institucioneve shtetërore po i kushton shtrenjtë ekonomisë në tërësi dhe sektorit privat në veçanti. Kështu ka deklaruar dje kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në konferencën e tretë të agrobiznesmenëve. Me tone të ashpra Rrapaj ka deklarauar se Ministria e Financave dhe administrata tatimore që harton dhe zbaton politikat në fushën e agrobiznesit, nuk i kanë kushtuar rëndësinë e duhur sektorit të bujqësisë dhe ushqimit. “Bashkëpunimi me shoqatat e agrobiznesit ka qenë i pamjaftueshëm, si dhe studimet për përmirësimin e sistemit të taksave dhe tatimeve në fushën e bujqësisë dhe ushqimit kanë munguar ose janë zbatuar me vonesë dhe nuk kanë dhënë efektin e pritshëm”, -pohon Rrapaj. Taksat për mekanikën bujqësore, akciza e karburanteve për sektorin e bujqësisë dhe rimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar mbajnë peng zhvillimin e bujqësisë shqiptare, sqaron Rrapaj. Ndërkohë që përgjigja e krerëve të Ministrisë së Financave për agrobiznesmenët ka qenë tepër e qartë se sistemi i taksave në vendin tonë është në nivele tepër të ulëta, duke paralajmëruar rritje të taksave gjatë viteve të ardhshme. Por, edhe pas këtyre deklaratave Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar deklaron se nuk do të ndalet derisa disa prej kërkesave të tyre, si heqja e akcizës për karburantet për bujqësi të mos hiqet. Ndërkohë që përgjigja e ministrit Islami ka qenë: “Unë nuk mendoj se shoqata e agrobiznesit ka ndonjë Sali tjetër që do të marrë mikrofonin, do të ngjitet në podium dhe nuk do të lërë qeverinë shqiptare që të vazhdojë të funksionojë sipas normave të shtetit ligjor. Aq më tepër që këtu bëhet fjalë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”. Tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, akciza dhe taksat të tjera janë disa herë më të ulëta se në vendet e rajonit, ndërkohë që sektori i agrobiznesit është i përjashtuar nga çdo lloj takse, sqaron zv/drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Çurri. Ndërkohë që shefja e kabinetit në Ministrinë e Financave ka deklaruar se në buxhetin e shtetit sektori i bujqësisë dhe ai i agrobiznesit kontribuojnë me zero lekë, sepse asnjë tatim apo taksë nuk vilet nga sektori rural.

Apeli

Cilat janë kërkesat e agrobiznesmenëve

-Megjithë kundërshtimin për mosvendosjen e taksës për mekanikën bujqësore disa vjet më parë ajo u vendos arbitrarisht. Si rezultat u ndërpre totalisht importi i traktorëve. Shqipëria është vendi që ka 5 herë traktorë më pak se Maqedonia për 100 hektar tokë, 13 herë më pak se vendet e Lindjes dhe akoma më pak se ato të Perëndimit
-Biznesi bujqësor kërkon heqjen e akcizës së karburanteve për mekanikën bujqësore dhe serrat me ngrohje. Është e sigurt se nga zbatimi i studimit buxheti i shtetit fiton mbi 12 milionë dollarë, rritet prodhimi i përgjithshëm bruto mbi 100 milionë dollarë, si dhe rritet prodhimi. Por në paketën fiskale të vitit 2004 kjo kërkesë nuk reflektohet
-Agrobiznesmenët kërkojnë zgjidhjen e problemit të rimbursimit të TVSH-së për lëndët e para që blen sektori i agropërpunimit drejtpërdrejt nga fermeri

Bujqësia

Akciza e karburanteve nuk mund të hiqet në 2004

Nga heqja e akcizës së karburanteve, buxheti humb 4 milionë $ dhe fiton 12 milionë $ nga rritja e prodhimit
Akciza e karburanteve për sektorin e ushqimit nuk do të hiqet as në 2004. Edhe pse agrobiznesmenët deklaruan se do të bllokonin rrugët nacionale, derisa qeveria të vendoste heqjen e akcizës së karburanteve për bujqësinë, gjithçka mbetet pezull. Biznesi duhet të presë që të reflektohen ndikimi që do të japë heqja e akcizës së karburanteve për sektorin e peshkimit, dhe nëse arrihen sinjale pozitive, vetëm atëherë mund të rishikohet propozimi për heqjen e akcizës edhe për mekanikën bujqësore. Ky është i vetmi sinjal pozitiv që ka dhënë dje ministri i Financave, Islami, sipas të cilit vitin e kaluar qeveria shqiptare hodhi një hap përpara me sektorin e peshkimit dhe do të ishte mirë që të merrej njëherë vlerësimi i ecurisë së këtij sistemi. Zona e Lushnjes, Devollit, Sarandës dhe e Shkodrës mund të jenë të parat që do të përfshihen në projektin pilot të heqjes së akcizës së karburanteve për mekanikën bujqësore. “Projekti pilot do të përcaktojë saktë sasinë e tokës dhe taksa që duhet të paguhen për të, do të përcaktohen të gjitha mjetet motorike, si dhe do të regjistrohen, duke paguar detyrimet fiskale nga fermerët. Vetëm nëse do të plotësohen këto kushte, qeveria do të jetë në gjendje që të përjashtojë bujqësinë nga akciza e karburanteve, si dhe të shtrijë këtë projekt pilot në të gjithë vendin”, -është shprehur Islami. Por, nxjerrja e rezultatit të efekteve që ka dhënë heqja e akcizës për karburantet për peshkim do të kërkojë të paktën edhe 6 muajt e parë të vitit 2004, kështu vetëm më pas mund të rishikohet mundësia për heqjen e mëtejshme të akcizës në sektorin e bujqësisë. “Bujqësisë i kërkohet parapagim edhe për supertaksa pa realizuar prodhimin, mbasi karburanti që ka supertaksë blihet përpara se të realizohet prodhimi”, -pohon kreu i KASH-it, Rrapaj.


15/11/2003
KATEGORIA: Ekonomi
 

qeshem

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

gene
ku na je zhdukur ??? presim te na besh update me te rejat e 2004 /pf/images/graemlins/smile.gif

:wave: :wave:
 

kledi

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

Fillimisht postuar nga funny:
[qb] hi gene

ekzistojne dhe burime te tjera ku mund te marresh info te tille pa qene nevoja te besh reklamen e nje firme private dhe ne shqip si informacioni tek faqja e drejtorise tatimore ne int
tani nuk kam kohe ti postoj te gjitha por po te tregoj disa prej tyre qe jane vetem ndryshimet e fiskut 02/03.
/pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
parlamenti shqiptar ka nxjere shume ligje por me rendesi eshte se sa zbatohen ato ligje dhe sipas meje me kete qeveri ska perpara
 

qeshem

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

kisha kohe pa ju kthyer kesaj teme, dhe vura re ne postimet e meparshme po diskutoheshin ndryshimet e 2004 per TVSH

me poshte kam nxjerr ndryshimet qe per mendimin tim mund te kene impakt me te dukshem ne veprimtarine e perditshme, por nese dikush do te donte te thellohej... mund edhe ta postoj te terin /pf/images/graemlins/smile.gif

- ne bashkesine e subjekteve te tvsh tashme hyjne dhe shitesit me shumice, pavaresisht nga xhiro vjetore tyre:"Personi i tatueshëm, shitës mallrash me shumicë, detyrohet të kërkojë të regjistrohet edhe në rastet kur qarkullimi i tij vjetor nuk e kalon kufirin minimal të regjistrimit"

- jane konsideruar si furnizime te perjashtuara edhe sherbimet arsimore (shkollat private ose jo)si dhe dhenia me qera e ndërtesave prone publike nga organet e pushtetit qendror ose vendor: "Furnizimi i shërbimeve arsimore nga institucionet arsimore publike dhe private, është furnizim i përjashtuar"; "Dhënia me qira e ndërtesave prone publike nga organet e pushtetit qendror ose vendor është furnizim i përjashtuar"

-jane bere ndryshime ne hartimin e faturave tatimore duke futur si element te rinj, emrin e transportuesit, targen e mjetit transportues (ne rastet kur ekziston nje i tille) si dhe oren e furnizimit. Gjithe keto specifikime mendoj se jane bere per te evituar leshimin e faturave tatimore te rreme.

shpresoj te mos jem zgjatur :wave: :wave:
 
Top