Albania - the "Africa of Europe"

RediRock

Primus registratum
Re: Albania - the "Africa of Europe"

artikullin e lexova me vemendje dy here dhe ky eshte konkluzioni im:

kushdo qe e ka shkruar artikullin nuk eshte korrekt ne shume gjera.

1. nuk gjykohet nje vend i tere nga nje udhetim 8 oresh
2. tirana nuk ka vetem benca dhe karroca (ekzagjerime jashte mase te panevojshme)
3. nuk di pse ishin kaq te irrituar qe paguan 3 euro ($5) takse kufiri dhe gjithashtu qe ju ishin kontrolluar makinat, mendoj qe eshte mese normale
4. nuk e di nga paskan kaluar ne tirane keto qe ma krahasojne me mozambikun, por pashe nje nevoje te theksuar per sarkazem dhe ironi ne kete artikull
5. mesa lexova, askush nuk i kercenoi, askush nuk i preku me dore, perkundrazi u perpoqen ti ndihmojne me udhezime dhe cfare kishin nevoje (paten dhe kohen dhe nervin qe te ndalonin dhe blinin vere ne mes te "afrikes")
6. nuk di per te tjeret, por nuk mendoj qe eshte keq qe ti biesh nga jugu ne veri nje shteti te tere qe shumicen e terrenit e ka malor brenda 8 oresh. le te mos harrojme qe nuk kishin as harta, as busull, asgje tjeter (me cthuhet ne artikull).

opinioni im eshte qe mendja e ketyre ishte ndare per shume gjera para se te hypnin ne makine. shqiperine po e besove kuceder, kuceder te behet. por qe te krahasosh tiranen me mozambikun apo etiopine...ketyre bravo i qofte qe ja dolen gjalle me keto tru.

PS. nuk e di ku e morren kete teori por lufta e dyte boterore ka mbaruar me kohe dhe GJITHE EVROPA NUK FLET GJERMANISHT...
 

Dani83

Primus registratum
Re: Albania - the "Africa of Europe"

edhe une besoj se jane nisur me ate mendje ose ka dicka tjeter mbrapa komentit te tyre... /pf/images/graemlins/shrug.gif

nese do te ishte ndonje serb apo grek do te ishte mese e pranueshme.. tashme jemi mesuar me ta /pf/images/graemlins/smirk.gif

keta e krahasojne Shqiperine me Mozambikun apo Etiopine qe ne renditje botrore ndodhen 100-110 vende nen Shqiperine
 

pippo

Primus registratum
Re: Albania - the "Africa of Europe"

Lol shqiperia eshte pothuajse shtet i ri dhe turistet sa po kan filluar te hyjne e secili thote ate qe do, mendimi i tyre.......... E vertet qe keta te dy kishin hyre me mendje te vendosur qe do gjeni nje vend te shemtuar, por po ta mendosh jane te gjitha fenomene qe ndodhin ne shqiperi_ imagjino nje police qe vjedh kulmi_ une ne afrike nuk kam qene keshtu qe nuk mund te bej dot krahasime, po di qe diktaturat afrikane kane pasur shume aspekte te njejta me ato te vendit tone_ pastaj qe te fundit ne Europe jemi pse ju nuk e pranoni kete gje ???????
Keta kane vende ne dukje vetem gjerat negative mjafton nje lezues i kujdesshem e nje shkrim te tille nuk e vlerson ( po kjo nuk do te thote qe gjerat e pershkruara nga ata nuk jane te verteta) mua me beri pershtypje ajo_ e sex slave /pf/images/graemlins/smile.gif)))) hej zot o zot me ndodh dhe mua qe jam shqipo te merzitem kur jam me pushime ne Tirane(gati gjithmone) imagjino nje personi nga Anglia, qe burri kushedi se si ia ka pershkruar Shqiperine ......... hajt qau
ps. makine me vija bardhe e zi si zebra aaaaa ça shije as gabelet e lagjes time besoj se e vidhnin ......
 

Lenko

Primus registratum
Re: Albania - the "Africa of Europe"

Me duket se ata qe e kane shkru kete tem reth shqiperis ishin nga Finlanda.Me duhet vertet ti kerkoje se jetoje ne finlande dhe tju tregoje historine e shqiprise se nuk e dine fare.Ndersa sa i perket Finlandes dhe Finlandezve mund te them SE shumica dermuese e popullite eshte shume i ftofte dhe gjdo i treti finlandez fol vet me veti qe nuk eshte diqka normale.Edhe ata veq nje lufte te vogel e kane perjetuare ku vete rusia e madhe e leshoi finlanden se si vynte gje dhe sote e perdore si te done per mardheni ndermjet eu dhe rusis.Ata kane ariture nje ekonomi te fuqishme ne saje te paqes qe kka ekzistuare ne ate vend dhe Fqinjeve te mire sikurse suedia gjermania dhe norvegjia.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Albania - the "Africa of Europe"

Në këtë artikull përshkruhen disa fenomene të rralla në Shqipëri dhe disa të paegzistueshme (ose të fryra tej mase). Më bëri përshtypje se sa rëndësi kërkonin t'i jepnin maleve me qese plastike (se ku i kanë parë nuk e di) dhe mënyrës së jetesës së Shqiptarëve. Madje thonin se kishin parë fshatare shqiptarë që dukeshin sikur kishin dalë nga Mesjeta apo dhe më keq, nga Periudha e Errët e para Mesjetës.
Ajo që bie në sy më shumë është sarkazma e cinizmi me të cilin flasin autorët përpara se të binin në kontakt me Shqipërinë, cinizëm e sarkazëm që vazhdojnë gjatë gjithë artikullit.
Për mendimin tim ky artikull ka për qëllim fyerjen e shqiptarëve e uljen e Shqipërisë. Me ç'arrita të kuptoj, këta dy personat (Philip dhe ????) janë nisur nga Greqia dhe pasi kanë parë gjithë mundësitë e kalimit për të kryer një udhëtim në Kroaci nëpërmjet Ballkanit, kanë vendosur të kalojnë përmes Shqipërisë pasi është më shkurt. Pra këta dy persona janë grekë gjë që për mua e zgjidh enigmën e këtij artikulli.
Na takon neve të diskreditojmë këta qyrrashë të cilët me shumë mundësi nuk kanë qenë ndonjëherë në Shqipëri. Për koinçidencë atyre nuk i kishte punuar as kamera atë ditë (dita e parë e udhëtimit) e nuk kishin mundur të filmonin pislliqet e Shqipërisë.

P.S. Shqipëria nuk është vendi i fundit i Europës por i parafundit. Vendi i fundit është Moldavia.
 

963

Primus registratum
Re: Albania - the "Africa of Europe"

Nuk eshte e thene se ajo qe kane shkruajtur ata dy barbonet filandeze i kane vene vulen çdo gjeje.Shqiperia ka probleme, kjo dihet nga te gjithe, por ne pergjithesi, te gjithe te huajt qe e vizitojne ate, largohen me pershtypje te mira.
Shqiperise i mungon perparimi ne fushen e industrise, infrastruktura. Ndersa Filandes i mungojne gjera te tjera, qe i ben njerzit atje, ndoshta te vrasin veten.
Por ka shume ngjasa qe keta dy persona te kene qene anti-shqiptar.
 

soni2

Primus registratum
Re: Albania - the "Africa of Europe"

ore njerez keta i dune tamam ti kesh perballe e tju a shpjegosh se si eshte shqiptari se ku hahet buka nuk permbyset kupa o kurva finlandez!!!

me behet inati por çte bej kur e di se benza te vjedhur ka dhe do te kete(edhe une do e shpie nje po e gjeta)po male me plasmase nuk ka se i kam rene nga hani i hotit derin ne konispol dhe nuk kam pa me peizazh me te virgjer se ne shqiperi do me thuani eshte vendi im po nuk jam pa ankesa se duhet te ecim perpara po keta rober nuk dine as ti japin makines se nga vlora ne shkoder duhen vetem 3.30 min etj po keta philipat me vijne ne shqiperi dhe duan gjermanisht te vijne ne france dhe te pyesin a di kush ju a garantoj edhe pse jemi ne kufi pyet ne rruge te thone jo !jo me ne shqiperi se jemi 2000km larg !! pse nuk pyeten italisht apo anglisht sepse anglisht kane pyetur dhe kane arritur aty ku deshen !!!

kondre jam ok me ty kur thua qe afrika e europes eshte moldavia por nuk jam dakort qe para nesh te vije bosnja se e kam pare dhe nuk me merr malli te rri as dy ore !!!edhe pse eshte nen kontrollin e europes!!!!

kam qene ne 2004 duke pire kafe ke La Voglia (perballe taiwan ke shallvaret)dhe afer ishin ul 3 goca e nje çun po me bente pershtypje gjuha se po flisnin me ze te ulur kur i degjova mire e kuptova qe ishte frengjisht !!

nder te tjera folen per imazhin e shqiperise nga mediat dhe interneti por qe u kishte dalur komplet ndryshe nga se kishin menduar ishin ne shqiperi per nje shoqate kulturore me sa kuptova por nuk ishin fare te pasigurte ne shqiperi vendi ju dukej shum i bukur turizmi shume i virgjer dhe ushqimi i mire njerezit te sjellshem edhe pse nuk i kuptonin mundoheshin te zgjidhnin hall rruge a tjeter !!

une me kaq vite ne europe e tashi ne france mezi po prisnja ti degjonja diku te flisnin keq per shqiperine se aman çfare do ju kisha bere !!po ja qe spata nevoje une te justifikohesha me te metat e shqiperise sime sepse eshte nje vend ne ndertim/zhvillim e siper dhe si i tille mungojne shume gjera te kuptueshme nga rrethanat!!

vlera qe ne i japim nje cilesimi duhet te mvaret edhe nga cilesite e vlersuesit sepse ata ne thane ca genjeshtra per shqiperine po ne as nuk dime se kush jane dhe çfare bejne !!!
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Albania - the "Africa of Europe"

Afrika e Evropes? Posi jo...njekohesisht biles dhe Amerika e Evropes nisur nga numri i armeve per nga popullsia. A na ben kjo te zhvilluar? Analogjite nuk mungojne, por artikulli me duket i tepruar ca. Po te merren vetem disa raste te izoluara ne Angli, Itali, France, etj pa dyshim qe do te gjesh ngjashmeri me Afriken apo me ke te duash.
 

zog

Primus registratum
Re: Albania - the "Africa of Europe"

per nga vjetersia po jemi afrika e europes. ne afrike lindi njeriu, ndersa ne shqiperi lindi EUROPIANI bashke me kulturen e tij DOMINUESE.

çfare do te thote kjo ?

dmth qe po ta marrim per vandalizem, harbutllek, arrogance, etj. nuk na e kalon as afrikani.

por edhe po ta marrim çeshtjen ne sensin e kundert, per kulture, rafinim, shije te mire, butesi, ndjeshmeri e zbukurim nuk na e kalon as francezi populli me i kulturuar sot per sot ne bote.

sacha guitry nje figure franceze dhe simbolike pariziane pat thene me te drejte : vetem nje shqiptar mund te behet parizian.

ky pra eshte shqiptari.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Albania - the "Africa of Europe"

Mund te postoni pergjigje per kete shkrim, ne faqen e siper permendur:

login name: hansy;
password: topsecret


Une jam rrahur nga policia kufitare, jam goditur e me kane thyer kockat pasi nuk kam folur gjuhen e tyre, me kane vrare pasi kam veshur nje bluze me flamurin tim kombetar, me kane ofenduar, peshtyre e shkelur me kembe sa here kam kerkuar te drejten time neper gjykata, me kane denuar me burg, sa here kam kerkuar qe te me perktheje nje perkthyes qe di gjuhen time, e jo nje perkthyes qe di shume gjuhe, pervec gjuhes time. Me kane kerkuar para sa here kam kaluar kufirin e vendeve lindore, me kane penguar te kaloj kufirin edhe pse kam patur vize, me kane sorollatur, duke me lene 24 ore ne te ftohtin e maleve neper pika kufitare, me kane kontrolluar edhe canten e ushqimeve, me kane thyer buken dhe me kane lene tek dera e aeroportit, te pangren e te pafjetur, pasi nuk isha si ju.
Me kane kerkuar mijra euro per te korruptuar policine e per te nxjerre shoket nga burgu, me kane kerkuar mijra euro qe bashkia e qytetit te me jape nje leje-qendrimi, me kane kerkuar mijra euro qe te me japin te drejten te marr fryme lirisht, jashte kater mureve te qelise, me kane ofruar nje krevat, mbi bordurat e trotuareve duke pritur me jave te tera, qe nje konsull ambasade te me jape nje vize te qelbur, qe te shikoj femijet apo prinderit e mij! Me kane bere qindra analiza qe te vertetojne se me te vertete jam njeri normal, me familje, me vellezer e me motra, qe edhe une si gjithe te tjeret jam konceptuar nga dy nejrez, nje mashkull e nje femer!


....dhe te gjithe keto, ndodhin ne Europe! Dhe i kam jetuar gjate gjithe jetes, qe fatmiresisht, eshte me e gjate se 8 ore te zymta, ne koken e nje te semuri!
 

regele

Forumium maestatis
Re: Albania - the "Africa of Europe"

Se harrova /pf/images/graemlins/smile.gif Moldavia eshte me keq ekonomikisht se ne, por nuk krahasohet me shume vende te tjera, per nga ndertimet! Duhet te shihni bukurine dhe pastertine e kryeqytetit te ketij vendi dhe pastaj do te jeni dakord, qe jemi ne Europe! Afrika eshte nje kontinent i bukur! I shemtuar eshte vetem ne kokat e te semurve! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

rodlind

Primus registratum
Re: Albania - the "Africa of Europe"

miq te dashur, mos ju veni rendesi te madhe ketyre artikujve te shkruar nga amater te dobet. Une jetoj ne NYC edhe para ca ditesh e lexova nje artikull turizmi ne gazeten ditore ketu qe shume fjale te mira per Shqiperi kishte. Tash, te gjithe e dime qe Shqiperia eshte e varfur, edhe kuptohet edhe ne artikull pak a shume u permend kjo, po ne pergjithesi artikulli ishte shume pozitiv edhe te ju them te drejten aq mire u ndjeva kur e lexova sa syte mu mbushen me lote. Pra, sa per artikuj si puna e ketij capetocape, futjani se kush nuk lodhet per ta.
 

rodlind

Primus registratum
Re: Albania - the "Africa of Europe"

me falni se me pare ne shkrimin tim nuk e ceka se ne cilen gazete e kam lexuar ate artikull pozitiv per Shqiperine. Ishte ne The New York Post. Nese ju intereson, ma merr mendja qe do te keni mundesi ta gjeni diku. Daten e publikimit nuk e di sigurte veq e di perafersisht qe ka qene para nja dy jave.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Albania - the "Africa of Europe"

Ky artikull eshte kot, nuk do shqetesohesha shume...eh sa injorante ka bota. vendi yne eshte i varfer dhe i mbrapshte por njekohesisht vibrant, i pasur ne kulture, tradita zemergjeresi dhe mikpritje. Ne nuk do ta mesojme veten prej ketyre njerezve pa takt se se pari e dime kush jemi. A nuk u rritem ne familje qe na mekuan me dashuri, me prinder qe na shtynin te mesonim ne shkolle e qe na blinin libra...brezi im i shqiptareve te rinj eshte po aq inteligjent dhe ambicioz (ne mos me shume se te gjithe kombesite e tjera). Prandaj nje dolli per Shqiperine, dhe per shendetin tend i/e dashur lexues/e.
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Albania - the "Africa of Europe"

sami frasheri ka thene me te drejte
"shqiperia c'ka qene, c'eshte dhe c'do te behet"...pa ma thote dot njeri se cila eshte e verteta e kesaj shprehje???
 
Top