Alb-Shkenca: Çështja, sipas interesave të vendit

Alb-Shkenca: Çështja, sipas interesave të vendit

Instituti Alb-Shkenca (IASH) e ka përcjellë me vëmendje të madhe, debatin e krijuar rreth Projekt-Marrëveshjes Shqipëri – Greqi, në lidhje me delimitimin e hapësirës detare mes dy shteteve.
Së pari IASH dëshiron të vërë në dukje, se Konventa e OKB-së për Të Drejtën e Detit e vitit 1982, është ndër tekstet juridike më të ndërlikuara, sikurse e vërteton edhe praktika.
IASH shpreh habinë që deri më sot, harta e detajuar e Marrëveshjes nuk është bërë publike për opinionin e gjerë shqiptar, i cili është direkt i prekur nga kjo marrëveshje dhe pasojat e saj.
IASH përshëndet shtyrjen e datës së ratifikimit të Projekt-Marrëveshjes Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, dhe thekson se në kuadrin e transparencës dhe të drejtës së informimit të qytetarëve shqiptarë që e lyp edhe Kushtetuta, harta e marrëveshjes dhe informacioni përkatës, mbi gjithë procesin e përgatitjes së saj duke përfshirë dhe emrat e ekspertëve të angazhuar, duhet të bëhen publike sa më parë.</p>


IASH vlerëson vullnetin e mirë, të shfaqur nga të gjitha palët për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe sqarimin e publikut, si dhe debatin e civilizuar dhe të respektueshëm që po zhvillohet.
IASH vlerëson përfshirjen e Gjykatës Kushtetuese, dhe është e bindur se kjo gjykatë, do të shqyrtojë dhe vendosë mbi këtë çështje, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe interesat e vendit.(Shekulli)</p>
hPyzFAU8yQQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26848. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26848
 
Top