Alarmi, gripi i derrave përhapet në shkolla

Alarmi, gripi i derrave përhapet në shkolla

Virusi A H1N1 tashmë është kthyer në problem serioz për specialistët e shëndetit publik pasi ka filluar të përhapet nëpër shkolla çka e bën alarmante situatën. Në dy shkolla 9-vjeçare, një në Tiranë dhe një në Klos të Matit përveç numrit të madh të mungesave janë konstatuar edhe raste me AH1N1 për të cilat autoritetet shëndetësore po diskutojnë për mbylljen e ndonjë klase të veçantë. Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero pohon se një ditë më parë janë shënuar edhe 9 raste të reja me gripin e derrit duke e çuar numrin e të prekurve në 53. Ndërsa drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli pohoi se kanë nisur bashkëpunimin me institucionet e tjera për të parandaluar përhapjen e virusit.

Virusi në shkolla

Kemi fakte që virusi po qarkullon në formë grumbullimesh dhe në disa shkolla të vendit Tiranë dhe Mat dhe ne jemi të përgatitur për të pritur këtë situatë lidhur me gripin. Kështu u shpreh drejtori i ISHP-së, Alban Ylli duke shtuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta përballuar atë dhe po bëhen të gjitha përpjekjet maksimale për pakësimin e qarkullimit të virusit në popullatë. “Situata është duke u ndjekur me vëmendje, sinjalet e para janë vënë re dje pasdite, sot në mëngjes specialistët janë duke ndjekur situatën dhe do të merren masat përkatëse, siç parashikon strategjia për parandalimin e pandemisë. Nuk përjashtohen masat me mbyllje të ndonjë klase të veçantë në ndonjë shkollë, megjithatë konsiderohen masa drastike,”- pohon Ylli. Ndërsa Pëllumb Pipero u shpreh se numri i rasteve të konfirmuara me virusin A (H1N1) krahas numrit të rasteve me influencë stinore po vjen duke u shtuar. “Rastet e reja nëpër shkolla, do të thotë që në vendet ku ka grumbullim mundësia për t’u përhapur virusi është më e madhe por gjithashtu them se kjo situatë shërbimin shëndetësor shqiptar nuk e gjen të papërgatitur, Ministrinë e Shëndetësisë”,- pohon Pipero.

Vaksinimi

Vaksina e gripit sezonal ndodhet në treg dhe është mjeti më i mirë dhe më efikas për të parandaluar gripin sezonal i cili favorizon edhe gripin e derrave. Organizata Botërore e Shëndetësisë sipas Alban Yllit këshillon me forcë përdorimin e saj për një sërë grupesh që konsiderohen në rrezik, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, të moshuarit apo dhe personat mbi 55 vjeç, personat që kujdesen për ata me rrezik të lartë, sikurse punonjësit e shëndetësisë, apo prindërit e fëmijëve të vegjël.
“Theksojmë se sistemi shëndetësor do të ofrojë pa pagesë këshillimin dhe aplikimin e saj ndërkohë që qytetarët janë të këshilluar me forcë ta përdorin këtë mundësi për parandalimin e gripit sezonal i cili deri tani tregon se është po aq i rrezikshëm nga pikëpamja e komplikacioneve sa edhe nga gripi i ri pandemik”,- pohon Alban Ylli.

Drejtori i përgjithshëm në Ministri, Pipero theksoi: Duhet të raportohen nëse ka më shumë se 5 mungesa në institucione

Pipero: Të pajisen të gjithë institucionet me detergjente

Ministria e Shëndetësisë ka nisur bashkëpunimin edhe me Ministrinë e Arsimit, atë të Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme dhe institucione të tjera për të raportuar në rast se ka më shumë se 5 mungesa për shkak të gripit në institucione të tilla si shkolla, reparte konvikte polici e të tjera. Nga ana tjetër kërkohet pajisja e të gjithë institucioneve me detergjente për të mbajtur në kontroll higjenën si burim kryesor i përhapjes së virusit. “Janë 10 mijë doza dhe nëse do të duhen të tjera jemi në proces për ti marrë ato dhe me këtë rast tërheq vëmendjen e specialistëve të tregojnë kujdes në përdorimin e Tamiflusë për rastet që e kanë të nevojshme”,- pohon Pipero duke shtuar,- se në QSUT brenda javës që vjen hapet dhe vihet në funksionim reparti i terapisë intensive që do të mundësojë trajtimin më bashkëkohor të rasteve të reja apo të komplikuara me gripin H1N1.

Situata sipas tij vendos përpara faktit që temperaturat e ulëta shoqërohen me shtim të rasteve të gripit H1N1 dhe të influencës stinore. “Por ne nuk jemi të papërgatitur, situata ishte e pritshme dhe kemi marrë të gjitha masat për ta përballuar atë. Komunikimi me të gjitha ministritë për marrjen e masave të nevojshme sensibilizuese dhe informuese në shkolla dhe vendet publike”,- pohon Pipero duke shtuar,- se të gjitha raste që kanë munguar do të evidentohen nëse janë për shkak se janë të sëmurë me sëmundje të ngjashme me gripin dhe kemi dërguar specialistë për marrjen e mostrave. Në përfundim të analizimit dhe rezultateve, do të merren dhe masa në bazë të rëndësisë së situatës. E rëndësishme sipas tij është që në shkolla të merren masa parandaluese për gripin A (H1N1) që janë sigurimi i ujit dhe sapunit, për larjen e duarve sa më shpesh.(Shekulli)

J6ehb6efvKs

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26370. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26370

Top