Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!
Miq te nderuar bashkatdhetare!
Bashkantare te Albforumit ju pershendes perzemersisht per angazhimin tuaj ne diskutime rreth kesaj teme !
Dhe njekohesisht ju falenderoj per seriozitetin tuaj ne fjalet e shkruara, ku per here te pare shikoj nje teme qe ecen mjaft mire deri tani ku nuk perdoret asnje fjale e pa hijshme ndaj njeri tjetrit!
Kjo na ben qe te dallojme qarte se ky forum diskutimesh e mendimesh paska njerz mjaft te mire dhe te perkushtuar per temat qe na dhembin.
Duke i pare diskutimet e juaja me siper te cilat me duken mjaft me vend pasi sesicili do te thoje lirshem ate qe shikon ne kendveshtrimin e vet...dhe ajo po del gjithnje e me shume...
Une vetenm si bashkdiskutant me ju dhe si nismetar per hapjen e ksaj teme, here mbas here do te mundohem te sjedh sado pak freski ne diskutime me mendime te thjeshta e te sinqerta...
Pashe me siper se me te drejte dikush e ka prekur nje pike te rendesihsme ku fajin te mos ja lenme mases, te mos e quajme faj kolektiv...populli yne dhe asnje popull ne bote nuk mund te fajsohet per asgje masivisht si popull!
Cdo gje fillon dhe mbaron tek individi, tek ai individ qe me ndikimin e tij per mire apo per te keq, prish familjen ose e nderon ate, ashtu sic prish gjithe lagjen, fshatin apo qytetin ose i nderon ato...
Gjerat jane te thjeshta per ti kuptuar dhe zbatuar, por fatkeqesisht ne ne pergjithsi nje pejese e madhe e shqipetarve jemi te semure nga disa gjera qe quhen :
1-Mentaliteti komunist.
2-Ndjenja e servilizmit te theksuar te atij qe na duket ne pamje i madh e ne shpirt apo aftesi eshte shume i vockel, deri ne zero...
3-Si dhe bindja e verber, ku duartrokasim verberisht, votojme verberisht, dhe rendim ne turma verberisht...
Eh, komunizmi na ka lene ate traume psichike qe jemi mesuar te trembemi nga pushtetaret, te kemi frike deri dhe policin gje qe u dha zemer serish policve te perdorin dhune fizike dhe plackitse ne cdo rruge te shqiperise...e le me pushtetarve qe kur kalon nje kryetar bashkie sikur kalon kyretari i deges brendshme dikur...frike per cdo gje, frike per te kerkuar te drejtat, frike per te bere dhe detyren si qytetar ndaj atdheut!
Keto tre semundje lindin disa semundje te tjera me te vogla ku na sjedhin ato pengime dhe fatkeqesi mbare shoqerore saqe ne si Shqipetare e paskemi te veshtire deri te kuptojme qe shume te kqija na vijne prej vetvehtes...
Nga servilizmi yne individual, qe nje nga nje bejme masen, sjedhim ne pushtet te pa aftet, hajdutet, kriminelet...ata qe nuk kane as arsimimin, kulturen e nevojshme por as pastertine njerzore si njerz te ndershem dhe me nje moral te paster qe te meritojne emrin qeveritar, deputet, bashkiak etj...
Servilizmi individual na ka bere ne qe te zhvillojme dallaveret, ryshfetin ne Shqiperi tek masa, sa sot ne vendin tone nuk ka me mjek qe e njeh apo e nderon betimin e vet te mjeksise me fjalet e Hipokratit, por pa turp kerkon para ose thote po pa turp:
"Qe nuk kam cte bej, ai nuk shtyn me gjate..."
E jeta e njeriut shkon per tekat e mjekve...qe shesin ilace nen dore, qe u bejne operacione vetem atyre qe paguajne me shume...
Servilizmi yne na ka bere qe sa here therrt njeri per mitng, pa ditur se kush eshte ai, cprogram ka, kujt i sherben, interesave te kujt, apo cfare perfiton shoqeria shteti prej asaje greve... turret Shqipetarei ne greve ku duartroket pa ditur perse, therrte oooo, iiiii, uuuu, yyyyy, kot se koti pa ditur se pse...e ne fund kthehet ne shtepi ku terrorizon psikologjikisht dhe familjene vet prej krizave te tij si njeri i pa shprese, i pa pune, i pa para, i pa asnje shanc per te bere dicka, per tu gjendur diku ne nje vend pune a ecurie perpara...
Fatkeqesisht shume vlera dhe virtyte te popullit tone jane shuar dhe po shuhen duke u shtypur nga keto semundje qe permenda me siper...
Kishim nje bese, mjerisht nuk eshte me!
Pasi ane e mbane Shqiperise sot nuk gjen nje njeri besnik te fjales se dhene as ne burra e as ne gra, nuk te jep bese as nuk te mban bese ne se nuk ka interes per te perfituar dicka!
Te jemi realiste per kete dhe mos te mburremi kot se koti, ne se ka mbetur ndonje fije bese, burrerie Shqipetare ajo gjendet tek moshat mbi 70 vjecare dhe ne fshatrat e shqiperise, por ajo eshte shtresa me e viktimizuar qe po vuajne per nje pencion, per nje mjekim, per nje ilac tencioni, diabeti etj, qe nuk e blejne dot...
Tani une kujtova ketu disa "semundje" qe ka ne koke njeriu individ shqipetar ne pergjithsi...dhe lind pyetja a ka sherim?
Une them se po !
Sherimi fillon qe tek ndergjegjesimi i gjithseicilit per te pranuar qe eshte i prekur nga ato semundje dhe qe ka nevoje per sherim, per terapi...
E ne se ne perpiqemi qe se pari te clirojme vetet tona nga te qenit servil, nga te qenit njeri qe duartroket verberisht, shkruan lavdi te verbra per njerz qe nuk e meritojne, ndihmon te paaftin qe te marre post vetem pse e kemi shok apo fare e fis..e shume te tjera...nese e kuptojme kete si semundje te rrezikshme qe jo vetem te mos e leme te zhvillohet me si deri me sot, por ta luftojme tek vetja jone...atehere ka filluar cdo gje te ndryshoje per mbare !
O njerz te mire, ne duhet te kuptojme se jemi duke e vrare vehten cdo dite nese me fjalet tona mbeshtesim qeveritare hajdute, pseudopolitikane qe te qendrojne ne pushtet !
Nuk ka me fatkeqesi per nje popull kur ne krye si qeverises ka njerz te inkriminuar ne vjedhje, qofte dhe te perfolur po te jene, ata nuk meritojne te jene me ministra e aq me pak kryeministra...
Nje shembull te thjeshte per te gjithe:
Rudolf Scharping, njeri nder politikanet me aktiv dhe me te zotet ne qeverine Gjermane ne funksionin e ish ministrit te mbrojtjes, vetem per nje zbritje helikopteri ne itali per te takuar te shoqen ne nje palzh 2 ore, gjate inspektimit te tij kur po kthehej nga Kosova, e dogji si politikan pergjithmone ku u shkarkua nga detyra, u largua nga politika si njeri i korruptuar...e ajo nuk zgjati as disa jave nga casti kur u informua levizja nga gazetaret e guximshem e te perkushtuar...
Ndersa ne Shqiperi kur shkarkohet ndonje minister per ndonje grusht qe u jep gazetarve ne rruge, ai nuk largohet nga politika...e per cudi minitra te tjere qe njihen per vjedhje tendrash, fondesh, njihen per venie pasurie te paligjshme e ata vazhdojne te qendrojne e te abuzojne akoma me pushtetin...
Ajo ndodh sepse nuk jane asnje prej pushteteve te pastra, deri as pushteti i katert,(mediat) te cilat jane aq servile dhe aq sherbetore te qeveritarve e te politikanve...media qe nuk i sherbejne as popullit, as demokracise, as respektimit te lirive e te drejtave te njeriut atje!
Nje gazetar ne Shqiperi eshte me shume i preukupuar se ku po shkon kryeministri, dhe cfare kollare kishte sot...se sa a kane buk fshataret neper Shqiperi, a kane raste ku njerzve po u rrezikohet jeta atje per nje mungese spitali apo per pamundesi per te udhetuar per ne qytet per mjekim...?!
E ashtu nuk i intereson atij lloj gazetari servil pushtetaresh se cili djale i ri apo vashe e re po vdes ne spitalin e Tiranes per pa mundesi mjekimi, per pamundesi transplantime etj...pasi prapambetja eshte ne ate nivel atje...
E njeta gje eshte dhe ne Kosove, pa asnje ndryshim, ku njerz servile, individe servile kane krijuar ato klane ku i pa afti ka marre karrike...
Nje mik i imi Kosovar me tregon se si nje emigrant kosovar i kthyer nga Europa keto vitet e fundit pas luftes ne Kosove, i kthyer si person i padeshiruar per te qendruar ne keto vende, pasi i kishte ngjyer gishtat ne pune te pista ne europe...na qenkesh bere sekretar ne nje ministri (X) ne Kosove e qe populli u dashka te shpresoje tek ai per pune te mire!
Absurditet i llojit te vecante per te keq!
Ashtu sic nje i burgosur per krime ne Europe, kthehet ne Shqiperi per te vazhduar denimin atje, na qenkesh bere bodigard i (X) personaliteti zyrtar ne qeveri... e ato jane fakte qe i njohim dhe i njohin shume mire dhe instancat shtetrore atje, por miqte e klanet e tyre jane ne pushtet...
Ja pandershmeria ne aspekte te tilla qe duken edhe prej kendej nga perendimi...
Po ne Shqiperi apo Kosove, sa njerz te pa afte, te pa arsimuar e te inkriminuar me vjedhje mashtrime etj, sa te tille jane ne poste...?
Me mijra!
Te gjithe parelinjte qe mblodhen parate e firmave piramidale ne 1995-96-97 ne shqiperi, pra ata qe mashtronin drejt per drejt njerzit pasi shefat e tyre u arrestuan, ata u veshen ne detyra nga pushtetaret e pas 26 qershorit 1997, e sot jane shefa policie, police, drejtore etj...
Per ato dhe shume te tjere shembuj e ka fajin cdo qytetar nga pak, ku seicili ja ben ne nje fare menyre te keqes: Marshalla!
E ajo po ndodh sepse vuajme nga ai servilizem qe na eshte inektuar neper dekada si nje detyrim ndaj atyre qe duken si te mdhenje edhe pse nuk jane te tille ne asnje aspekt!
E sherimi vjen thejsht:
Cdo njeri nga ne kudo qe te jemi, te perpiqemi ti bindim njerzit tane qe te mos kendojne Hosana... per ata qe therrasin qe ti perkrahin...
Ti bindim te afremit tone qe te behen njerzit te vetdijshem per cdo gje qe bejne, per cdo veprim, ta duan vehten se pari ne se deshirojne te kene familje te mire, Atdhe te mire, e ze te mire ne bote!
Nuk ka qytetare ne bote qe ven dore ne pasurine e perbashket per ta pervetsuar sic bejme ne Shqipetaret, ku vodhen deri dhe puseta e kosha plehrash neper Tirane e qytete te tjera...ato gjera nuk flasin per kulture...edhe pse me vjen keq ta them duhet ta parnojme se nuk e kemi kulturen ne ate nivel ku te njohim dashurine dhe rrepsektin per Sofren ku ulemi cdo dite dhe hame e pijme qofte dhe buk e krypeaty ne atdhe...
Ne qofte se nuk do ta shikojme si syte e ballit tone cdo centimeter qe shkalaim me kembe apo e prekim me dore, per ta ruajtur dhe per ta lene ashtu dhe me mire se e gjetem...dhe toka do te na rreshqase per nen kembe...
E jam i bindur se jo te gjithe ata njerz qe i kane bere ato vjedhje, gjera qe po i bejne dhe sot, nuk kane njerez te fare e fisit jashte shtetit...pra nje pejse e madhe kane njerz jashte.
Atehere kur shkojme per vizite atje dhe i shohim apo i degjojme gjera te tilla si biseda qe dikujt i japin humoar per te qeshur... A nuk duhet qe tu tregojme se kendej nuk kane ndodhur gjera te tilla ndonje here...se kendej ne kete qytetrim nuk vjedh kush guret e tortuarve, as kosha plehrash as puseta, nuk vjedh kush Blloqe muresh te stallave per te ndertuar vila sic kane bere neper te gjithe shqiperine...
Mjerim e zi kombetare duhet te shpallet shembja e Fabrikes se letres ne Lezhe nga Lezhjanet dhe vjedhjen e tullave per te mbushur fushat me vila apo bahcet me avullia...turp i pa shoq ne bote!
E individet e semure e kane kryer ate masaker ne pasurine e shtetit...ajo Fabrike e ndertuar ne vitin 1980 nder me modernet e kohes u shkri dhe sot jane vetem germallat si kollonat e Butrintit...por ato skane as vlera arti-anikiteti!
Ashtu ka ndodhur gjthandej nepr Shqiperi dhe po ndodh...E ata njerz qe kane maskaruar ne ato pika qe shkruajta me lart, nuk jane te interesuar qe te kete stabilitet Shqiperia, ashtu sic nuk jane te interesaur as forca te tjera komuniste, pushtetare per stabilitet dhe rregull e rrespektim te ligjit, pasi duhet te filloje kontrolli i rrepte per ti rikthyer ne vend pasurite e vjedhura te shtetit, me qellim qe te mos vidhen te tjera...
E qeveritaret po vjedhin deri dhe Helikopteret e shtetit duke i bere privat pa asnje lloj licence apo leje...
Pra behet fjale per nje katastrofe qe rrezikon te na mbaje peng gjate...
Ndaj u them dhe atyre njerzve te perkushtuar qe po studjojne jashte dhe mendojne te kthehen ne atdhe, une i uroj dhe i mbeshtes qofte dhe me nje "pike uje" ne kete forme me fjalet e mija...por jemi dishmitare qe ne shqiperi u vrane dhe po vriten biznesmene, politikane, udhetare emigrante e shume njerz te pa faj...njekohesisht jane rrembyer dhe vazhdojne te rrembehen cdo dite femije e vajza te reja te cilat i zhduk mafja e lidhur ne nje rrjet Ballkano-Italian...
27 femije raportohen te vjedhur ne jetimoren e Elbasanit dhe te zhdukur ne Greqi, askush nuk e ngren zerin ne Shqiperi, asnje politikan nuk shqetesohet...Europes nuk i intereson fare se cafer ndodh atje...
Pra jo per ti trembur ata bij te mire te atdheut, por te jene te kujdeseshem, se pa patur atje rrethin e forte te sigurise se jetes ne njerz te aferm apo ne pushtet, eshte e pa mundur qe atje te hapish ndonje aktivitet biznesi apo zhvillimi...
E ne se ata jane bursiste te pushtetarve, mundet te shkojne dhe te fillojne por dihet se asgje nuk do te jete ne sherbim te ndokujt tjeter pervec se te pushtetarve...
E sa per njerzit e shkolluar ne shqiperi ne vitet e regjimit dhe keta te sotmit kane mbetur dhe vazhdiojne te mbesin ne kuadrin e njerzve qe kane studiuar sipas normave te nje sitemi komunist, pasi ajo lloj pedagogjie zhvillohet atje dhe sot, ku sistemi i notes eshte komunist...e te gjitha bejne qe Europa nuk ua njeh diplomat shqipetarve ashtu qe askush nuk mundet te gjeje nje pune ne perendim ne ate profesion cfare ka studiuar atje!
Edhe nje here kthehem tek individi!
Duhet qe cdo njeri nga ne, te luaje rolin e vet qofte me vizita, me letra apo telefonata, te dergojume ne Shqiperi mendime te mira, ashtu si dhe ne Kosove, shembuj te mire, qe ti mesojme njerzit tane atje se duhet te duam vetet tona, te kujdesemi per cdo gje qe shohim me sy, deri edhe per nje gur natyral, ta rrespektojme vendin ku qendron ai gur e jo ta coptojme e ta zhdukim, por ta shohinm si veper arti qe duhet te jete aty ku e ka caktuar natyra...
E aq me shume te rrepsepktojme veprat e artit te bera nga njeriu, si ndertesa, rruge, qendra banimi, parqe, pyeje etj...
Te i themi deri dhe kusheririt ne fshat qe del me traktorin me zinxhit ne asfalt, te i themi se eshte krim ndaj rruges, ndaj vehtes, ndaj familjes tende...sepse neser asfalti prishet, thyehet dhe nuk kalon me ambulanca qe duhet te vije te marre gruan tende naten qe do te linde femijen tend...
Te i mesojme njerjzit se cdo e keqe qe bejme na kthehet si bumerang fytyres tone ku na dhemb per dekada!
Ti mesojme njerzit tane qe qetesia e dashamirsia ne nje mirkuptim me njeri tjetrin ne cdo gjurme , ne rruge, ne kafe, ne pune, ne lagje, udhetim, shtepi e pune e kudo, eshte celsi i nje te ardhmje te sigurte!
E cdo gje e mire vjen dhe do te vije kur ja rrespektojme gjerat njeri tjetrit, ja rrespektojme vlerat vehtes, shokut, te tjerve e atdheut! Nese nuk e duam tjetrin nuk duam as vehten! Ne se nuk e duam Atdheun nuk duam as familjen tone!
Ketu, ne shenje rrespekti per te gjithe ju po ju paraqes disa vargje te mija, si fragmente te shkurtra nga poezia:
Gjamet e Atdheut!
O biro, ku me je, smi sheh plaget
Sma ndjen dhembjen, gjamet s'midegjon?
E ti botes fshehur je, kputur mallesh,
Vec me qan, me loton e me ngushllon...
Vargjesh, kengesh melodije cme kujton,
Nuk e sheh se stuhija si ulkonje po me vajton?
Plak i shekujve, mijevjecarve Ati yt,
Tash mberthyer prej litarve gjer ne fyt...
O biro, o bija ime qe con jeten ne defrime...
Ah, te pakten vec nje fjale, nje therrime...
Nise sot, tani o zot, se femija vogjelija,
Se grarija, pleqerija po lengojne nga urija!
Nga urija per nje bar, per nje shprese,
Per nje mall qe u tret larg e s'te le te vdes.
O biro, bija ime, fol nje fjale me gjuhe shume,
Sot me duhet fjala jote, sepse neser nuk jam une!
Ngreje zerin biri im, Ati yt plaku i lodhur,
Sot po vuan e po heq keta krimba per ti shporrur.
Keta krimba veresie po i shesin nder dhe toke,
E mbi trup te atit tend, hedhin valle bashke me shoke.
O biro, o bija ime, a me sheh se si po vuaj,
Fol nje fjale me miq e shoke neper bote...
Dhe mi thuaj njerezise, gjithsise ane e mbane,
Se Shqiperia vendi yne, ish dikur zonje me name!
Dhe ka bij edhe bija qe e duan e mall e kane,
Edhe kurre sdo ta lene n'dor te ligjve shpirt katrane!
Mos me thuaj se me do, o biro, ne se me do,
Por leviz dhe afrohu me trego se si me do!
"Nder udhetime"