Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

Samuel

Primus registratum
Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

Te nderuar antar te Albforumit!

Ju ftoj per diskutim ne kete teme nen titullin:

Aktualiteti Shqipetar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje ?!

Duke e shikuar ne shume kendveshtrime aktualitetin mbare Shqipetar si ne Shqiperi por dhe ne trojet e tjera etnike, gjendemi perballe nje trubullire te pergjithshme ku te bie ne sy kaosi politik, varferia ekonomike, papunsia e shume mungesa te tjera, ku me te rendesishmet jane nje mungese stabiliteti politik ne Shqiperi, si dhe mos zgjidhja e statusit te Kosoves...

Ato jane dy gjera qe njerzit i kane bere te i humbasin shpresat ne te dy anet si ne Shqiperi dhe ne Kosove dhe shumica e te rinjve po mesyjne perseri ikjen nga atdheu.

Ikjet jane per motive te ndryshme por gjithsesi jane per pune, per jete me te mire, per siguri me te mire, per shkollim, per prespektive jetese me te qete dhe me te mbare...gje te cilat vijne vetem si rezultat e atyre krizave shoqerore qe zhvillohen atje ne vendin tone dhe nuk shikohet shprese per te patur ate cka Shqipetaret deshirojne ne te kater anet e kombit, sic eshte stabiliteti politik dhe ekonomik i Shqiperise si dhe pamvarsia e Kosoves !

Shqiperia nuk ka stabilitet as politik as ekonomik.
Politikisht drejtohet nga enverist te kamufluar... Qeveritar te korruptuar te cilet pasurohen cdo dite duke abuzuar me fondte e shtetit, me tendrat e deri dhe me udhetimet e tyre pseudozyrtare... abuzime te cilat te gjitha ato para te vjedhura i derdhin ne llogarite e tyre bankare te fshehura ne Greqi, Zvicerr, Itali etj...

Privilegjet qe i kane krijuar vehtes ata pseudopolitikane ne Shqiperi ka bere qe deri dhe grate e tyre te shoqerohen me bodigarde me rroga dhe me shofera ne dispozicion, pa patur ato asnje funksion zyrtar shtetror, pa patur ato as nje privilegj ligjor qe e mbeshtet Kushtetuta e Shqiperise...

Farefiset e politikanve te Shqiperise jane bere me firma private ku kane marre ne dore filiale te tera turizmi e biznesi te cilat administrativisht jane per llogari te qeveritarve...

Qytetaret i tall pushteti duke i sorollatur deri per nje certefikate apo per nje vertetim te thjeshte...ashtu tallen shqipetaret edhe nga trupat diplomatik te huaj ne Tirane per nje vize udhetimi...dhe kur nuk gjejne zgjidhje, nisen detit me not, apo neper duart e mafjeve Shqipetare, Greke, Italiane etj, ku mafjozet u marrin miliona, vetem per ti nxjerre ne Europe apo ndokund ku nuk gjejne gje tjeter pervec se urrejtjen e te huajve dhe kthimin serish nga kane ardhur...

E njeta gje po ndodh dhe ne Kosove...

Politikan te fjetur, te korruptuar qe i vene me shume rendesi paraqitjes se tyre si per Shou, para mediave se sa per te punuar perkushtimisht per zgjidhjen e problemit te Kosoves, si dhe te stabilitetit ekonomik ne vend...

Shohim sot neper Europe mijra Kosovare qe me familjet e tyre me gra e femije per dore u duhet te shkojne ne dyert e ambasadave Serbo-malazeze per nje pasaporte, per nje vertetim ku u duhet te pranojne prap shtetesine serbe...vetem per ceshtje dokumentash...e ai tmerr eshte i imponuar nga zyrat e vendit, nga zyrtaret e vendeve ku kosovaret gjenden si azilante gjate disa viteve...

A nuk eshte kjo nje imponim i vendeve te perendimit per ti detyruar serish Kosovaret qe ta njohin Serbine si shtet te tyre ose vehten si shtetas te Serbise?!
E gjitha eshte politike antishqipetare!

E qytetaret Kosovare jane te detyruar ne menrye te dhunshme te shkojne ne ato ambasada dhe te presin me ore te tera pas dyrve, te durojne talljen e Serbve dhe ne fund te paguajne deri ne 2000 Euro per person per te ribere shtetsine Serbe, dhe pastaj per ta lene ate vetem pse u duhet nje dokument lenie shtetsie per tu bere shtetas i vendit ku ndodhet...nje procedure diskriminuese ndaj shqipetarve e ajo po ndodh tash 5 vjet ne mase tek Shqipetaret ne Gjermnai e ne vende te tjera.

Asnje politikan Kosovar as i Shqiperise nuk po flet ne bote, nuk po e ngren zerin askund per kete qe te mos tallen shqipetaret e te detyrohen ti bien ne gjunje vrasesit per ceshtje letrash, pasi:
"De jure": te gjithe Kosovaret qe nenshkruajne shtetsi ne ambasadat serbe po e njohin Serbine si shtet te tyre...

E "de fakto": Kosova eshte pa status politik, por ato veprime te Europianve duke i detyruar shqipetaret qe te marrin pasaporta serbe po e lene serish Kosoven nen ombrellen serbe...

Kurdistanasit nuk e pranuan kurre qe te marrin pasaporta Turke, sepse ata politikane te Kurdistanit e ngriten zerin ne bote deri sa ua njohen te drejten Kurdistanve qe te paisen me pasaporta Kurde neper zyrat e perfaqesive te Kurdistanit neper vendet ku ka azilante...

Ndersa politikanet e fjetur Kosovare si dhe politikane enverist te Tiranes te cilet kurre nuk e ngriten zerin ne OKB as per ceshtjen Kosovare por as dhe per mos rrespektimin e te drejtave te Shqiptarve ne emigracion nga vendet e Europes apo vende te tjera...vazhdojne te flejne dhe te mos e thone asnje fjale per asnje nga problemet aktuale qe po i terrorizojne Shqipetaret psikologjikisht cdo dite e me shume!

Rreth kesaj teme ju ftoj per diskutime te qeta, duke dhene seicili mendimet per te njohur sa me shume shkaqet qe e kane krijuar gjendjen ne pergjithsi, si dhe per te sjedhur edhe fakte te reja te situatvae te veshtira ne vendin tone...

Dhe te mendojme duke dhene seicili mendimin e vet per format e daljes nga gjendja e renduar...

E pse jo dhe seicili qe ka mundesi ne rrethin ku jeton te perpiqet per te ndikuar ne zhvillime te reja sa me pozitive per vendin dhe popullin tone...

E te mos kemi me vdekje te njerzve per mungese mjekimi, vdekje nga uria apo te ftohtit, mbytje ne det nga tentativat per arratisje...

Te mos kemi arrestime ne Shqiperi te Kosovarve gjoja per dokumenta fallso etj, pretekste te policise mafjoze te shtetit...

Te mos kemi plackitje te udhetarve emigrante neper Shqiperi nga policet e shtetit...

E te mos degjojme me, nje zevendes minister turizmi ne Shqiperi te u thoje Kosovarve se: "nuk dij sa shtreter kemi sivjet per pushuesit...", ku ne fakt nuk ka asgje gati per te pritur pushuesit nga Kosova...

Te mos degjojem me qe studentat ne Shqiperi duhet te ua japin para profesorve mafjoze...

Te mos degjojme me per vrasje mafjoze te biznesmenve apo politikanve as ne Shqiperi e as ne Kosove.
Te mos degjojme me per femije qe dalin rrugve duke braktisur shkollat per te punuar ne ndihme te familjes...

Te mos degjojme me per keqtrajtim te shqiptarve neper zyrat e azileve neper bote...

Pra te mos degjojme me per shume gjera negative qe po i degjojme cdo dite dhe po i shohim ne mediat shqipetare ane e mbane trojeve tona...

Me menidmet tona te perpiqemi per pastrimin e mentaliteteve te semura ne rrethin ku jetojme, ne shoqerine shqipetare, ne Politiken Shqipetare... duke u perpjekur qe te ruajme vlerat tona si popull dhe si komb dhe ti zhvillojme ato duke perqafuar vlerat e kohes moderne te ndara mire nga ato per te cilat nuk kemi nevoje...

Gjithe te mirat

"Nder udhetime"
 

Gysi

Primus registratum
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

Nuk me duket se ka te beje me filozofine kjo teme.
Kjo te te ishte me e pershtatshme tek Politika, ose tek sociologjia.
 

bona

Primus registratum
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

cfare na pengon?

psh te behemi si anglia me shoqe por jemi si africa me shoqe sepse mesoni historine e nje factorve si u pasuruan ato te parat.

nga puna e qytetareve te vet apo nga kolonizimi dhe puna falas e te tjereve si atehere dhe sidomos sot?
 

Vals

Primus registratum
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

Me nje fjale sipas kesaj llogjike o burra te bejme edhe ne ndonje koloni se nuk ja dilet ndryshe. Me sa di une nga ekonomia, nje vend perparon nqs ka ekonomi te lire tregu dhe shfrytezon pasurite natyrore me efikasitet dhe shpenzon ne edukimin e popullates. Kolonializmi ecte deri ne shek. e 19 sepse bazohej mbi koncpetin e monopolit dhe zoterimit te tregjeve. Nje koncept i tille nuk ecen sot sepse baza e zhvillimit eshte nje ekonomi e hapur dhe tregu i lire.

Sa per dijeni Bona, a keni qene ndonjehere ne Afrike? Eshte shume e pasakte ta krahasosh Afriken me Shqiperine, jane shume ndryshe. Une nuk kam pare shume vende ne Afrike por ato qe kam pare mi kane hequr nocionet qe Shqiperia eshte si Afrike.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

Nuk e di ti Vals ?!!! Bona ka qene ne Angli : dhe "ne syte e saj, ka pare gjithe boten".

Kot per gallate ke mund te kolonizojme ne /pf/images/graemlins/laugh.gif ? Plantacionet e Cakranit i punojme vete !
 

Guest
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

Isabelle...lere Bonen ti mi...se po bo master per infermiere ajo. KA ble 2 libra me nga 100 pound se vec kaq lek kishte 8 librat e tjere do i bleje kur te mbaroje masterin.

Ah bona bona... :sleep:
 

Vals

Primus registratum
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

Me duket nga postime te tjera qe personi ne fjale paska 8 a 10 vjet pa shkuar ne Shqiperi. SI mund te besh krahasime per nje vend kur s'e ke pare ka kohe.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

Mentaliteti i mykur e pengon......ka kurim? :shrug:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

Mendoj se "Nder Udhetime" qellimisht e ka shtjelluar temen ne ate drejtim per te thene se per sa kohe nuk ka bashkim kombetar midis shtetit-am dhe Kosoves, te dyja palet nuk do te zhvillohen ekonomikisht dhe nuk do te kene stabilitet politik.
Ne fakt ka plot studiues e politikane qe e mendojne keshtu, midis tyre dhe njerez qe i respektoj, por per mua problemi nuk qendron tek ajo sesa qendron ne perceptimin kolektiv te shqipetareve: arritjet jane kolektive, po ashtu dhe faji eshte i perbashket. Kjo lloj te menduarit na ben te pasuksesshem brenda vendit.
Nderkohe qe kur jemi vetem (ne Tirane, jashte shtetit etj) arritjet tona jane te jashtezakonshme edhe pse kemi shkolle Shqiperie, ose nganjehere jemi dhe pa shkolle dhe e fillojme nga zero.
Individualizmi ama do te sjellje zbehjen e disa vlerave qe ne i kemi emertuar si shqiptare, qe per mua jane mite si cdo tjeter, por jane mitet me te cilat shqiptaret mbijetojne...
 

Dolores

Primus registratum
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

E keqja se shqiptaret nuk dine te veprojne individualisht, sepse po ta benin kete nji molle e krimbur nuk do prishte te gjithe mollet ne shporte....secili do minde their own business. Ku jane gjithe kto arritje te jashtezakonshme qe kane arritur shqiptaret?( enlight my ignorance) Shumica nga ne hutohemi jashte shtetit sepse jemi edukuar me shprehjete popullore si delen qe shkeputet nga tufa e ha ujku :shrug: Edhe mgjthse Shqiperia eshte nji nga vendet e vetme qe ka 30% te popullsis jashte shtetit, e cila kontrubon nji pjese te mire te profitit te saj tek perqindja brenda vendit, ky nji akumulim qe nuk mblidhet duke punuar, prape cuditerrisht Shqiperia nga niveli ekonomik eshte me poshte si Afrika (perdor kte si steriotip shqiptar i varferise)
E vetmja gje pikante tek ne eshte sedra e semure qe na ndihmon te mbijetojme.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

Njerez si ti dhe une... Nje liste e gjate tek Alb-shkenca

Mos mendo perseri si kolektiv, te lutem...
 

Dolores

Primus registratum
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

Eshte e pamundur te shkeputemi nga kolektivizimi ...marrja e nji degree s eshte arritje ......sa te diplomuar nxjerr Shqiperia ne vit? Ne vazhdojme te mendojme se thithja e informacionit eshte me e rendsishme se praktika ne jete. Edhe ngecim te gjithe ne orgjinalitet dhe krijmtari, sepse nuk praktikohemi thjesht mbartim ne vete punen e te tjereve. Oh kam aq shume per te thene , nejse po ja var :wink: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

cfare e ben nje individ te suksesshem?
Marrja e nje diplome? Besoj se jo, ajo eshte vetem nje tulle ne themel.
Te suksesshem e ben gjetja e nje pune qe te pelqen, qe paguhet mire dhe qe ke perspektive per te bere me shume sec ke bere gjer tani. Ketu ta kisha llafin /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Vals

Primus registratum
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

DOlores,

Me vjen keq kur te degjojg qe thua ku jane arritjet tona jashte shtetit dhe qe vetem hutohemi. Nuk eshe e vertete pasi une dhe shoket e mi qe u shkolluam jashte shtetit po konkurojme dhe po dalim me suskes me intelektuale qe jane lindur, rritur, dhe kulturuar jashte shtetit me te dreja lirie dhe mendimi qe ne na u ndaluan per 50 vjet. Ky eshte hapi i pare. Hapi tjeter eshte qe ky brezi i yni pasi te mbledhe eksperience dhe kapital, ti kthehet Shqiperise dhe te kontriboje ne ate qe ti quan origjinalitet dhe krijimtari. Keto nuk krojohen nga hici po duan kapital dhe eksperience.
Une shikoj rastin e Irlandes kur njerezit e saj moren rruget e botes per buken e gojes, me keq se Shqiperia, pa arsimim dhe kudo ku vajten (fut the ameriekn ketu) u percmuan dhe dekurajuan. Tani njoh shume njerez te edukuar dhe intelektuale qe jane kthyer ne Irlande dhe kane hapur biznese te reja duke bere qe Irlanda te kthehet ne nje ng apiakt kryesore te zhvillimit te teknologjise ne Eruope, duke kaluar vendet si Gjermania apo te tjera.

Ju lutem, me teper optimizem dhe besim. Problemi kryesor qe kemi ne keto dite eshte mungesa e tolerances dhe dashurise per vendin tone. Le te mos harrojme qe SHqiperia ka qene nje vend kryesisht agrar deri ne luften e dyte boterore pa patur nje legacy te nje sistemi kapitalist qe te zhvillonte industrine. C'kemi arritur deri tani e kemi bere me mund, djerse e gjak, gjate nje sistemi tmerresisht c'njerezor e te izoluar dhe nje periudhe tranzicioni tejet te veshtire.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

Kush do te kthehet? s 'njof shume qe duan ta bejne kete. Une bej me shume ktu se sa ne Shqiperi...plus manipulimi dhe my sucking up abilities jane te nivelit zero /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

jo detyrimisht ata qe jane kthyer jane suckers*, dol...
Ndoshta ca prej tyre fluturojne me presh air, por i preferoj ndaj atyne qe shellehen ne diell me dhembet jashte...
E hidhur mbetesh!
 

Vals

Primus registratum
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

DOlores,

Manipulimi dhe sucking up abilities te duehn me shume jashte se ne Shqiperi, per kete te jesh e sigurte. Cdo vend ka nevoj per ca soft skills ne politike se ndryshe nuk ja del dot mbane.
Une u ktheva dhe punova ne Tirane per tre vjet pasi bera undrgrad ne amerike. Po te them qe nga ana profesionale arrita te bej shume gjera qe ketu asme dylbi nuk do ti shikoja dot sepse s'i le njeri undergrads te merren me gjera serioze. Me ate eksperience arrita te futem ne nje masters program me shume emer qe me dha mundesine te kem punen qe kam. Nuk ishte e lehte te punoje ne Shqiperi por ama ja kam per borxh asaj periudhe shume gjera qe mesova si nga ana profesionale ashtu dhe nga ana sociale. Kam miq e shok nga ajo periudhe qe me ngrohin zemren deri me sot.
Une nuk dua te punoj gjithe jeten rrugeve te botes, dua te kthehem ne Shqiperi sapo te shoh nje rast te pershtatshem. SI une ka dhe shume te tjere.
You never know, gur gur behet mur thone.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

Valso nuk te njoh, po me vjen mire qe me ne fund lexoj icik normalitet njerezor !

Eshte bere per te thene faleminderit sinqerisht !
 

Dolores

Primus registratum
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

Faji i kujt eshte qe ti shef vetem pjesen time te hidhur :rolleyes:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Aktualiteti mbare Shqiptar, cfare na pengon ne ecjen perpara, a ka zgjidhje?!

aq sa je ti ne gjendje te tregosh ane te tjera...
 
Top