admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Papritmas, në vend vjen vetë-djegia brenda një greve urie. Personi i përket ish të burgosurve politikë – si të diplomuar të papunë – me të gjitha kredencialet për nevojat e tyre.
Por askush nuk ua hap dyert, duke bërë të hidhen në vetë-flijim me bazë vitet e burgut, të frymëzuar nga varfëria kronike dhe korrupsioni.
Çfarë ndodhi me protestat “ulur” të mosbindjes publike? Vetes i duhet vënë flaka për të ndriçuar sfidën? Duhet vërtetë bërtitur për të treguar sesa e rëndësishme është ajo që thuhet? Aspekt shqetësues i kulturës së komunikimit, përkthyer në vetë-dhimbje.
Sociologët i ndajnë vetë-vrasjet në katër lloje: egoiste, altruiste, dëshpëruese dhe fataliste. Ndoshta nga kjo shtrirje, vetë-flijimi fiton ndaj sfidës, duke u bërë njëherësh simbol i dorëzimit dhe heroizmit. Zjarri është një nga format më të tmerrshme të vdekjes – njëkohësisht pohim i mospërfilljes dhe superioritetit moral; marrëzi dhe akt i arsyes. Në mitologjinë greko-romake, Herkuli dhe Dido thuhet se janë vetë-djegur, i pari nga marrëzia; e fundit nga dëshpërimi e krenaria.
Arsyeja në njërën anë, shishja me benzine në tjetrën, personi i heq tapën dhe e lag vetën nga koka në këmbë – e bën këtë sikur të ishte pjesë e një rutinë që e ka praktikuar prej kohësh – ndalet, shikon rrotull njerëzit që vrapojnë për t’a ndaluar, nga kjo nxitet më shumë; një shkrepëse, shkëndi dhe mbulohet nga flakët. Në këtë moment, asgjë në botë nuk mund t‘a ngushtojë hendekun që tani e ndan nga tjerët. Kundërshtimi i përgjithshëm i instinkteve të mbijetesës dhe vetë-ruajtjes, e bëjnë të kapërcejnë atë të cilës të tjerët i shmangen – lehtësinë e vetë-shkatërrimit.
Kjo, për tjetrin, është përtej kapacitetit të të kuptuarit, edhe pse jeton në të njëjtin mjedis, por me të cilin shumica pajtohet (e gjen te banueshëm).
Megjithatë, i vetë-djeguri nuk pushon së mbizotëruari – ata që e panë aktin e tij ndjenë keqardhje, terror, frikë, nderim – të gjitha njëheresh, përvojë e fuqishme, sepse ndjenja është aq thellë sa zë vend ulur në psikikën e njeriut.
Vetëflijimi ka pak të bëjë me vetëvrasjen; “prirjet për vetë-vrasje pothuajse kurrë nuk mund të çojnë në vetë-flijim” thonë disa sociologë që kanë studiuar këtë fenomen, por e quajnë formë të qëllimshme, shprehje të dhimbëshme të protestës individuale.
Në rrethana të caktuara, siç kanë treguar raste në histori, gjesti i një individi vetë-flijues është i mjaftueshëm për të ndezur një lëvizje sociale, por do të ishte gabim të mendohej se sa herë që kjo ndodh ka pasoja të rëndësishme politike; recetë për sukses nuk ka. Për të përdorur një lloj analogjie; raste të tilla nuk janë ndryshe nga kryeveprat artistike; ato nuk mund të prodhohen “me kërkesë” dhe si të tilla, janë të paimitueshme, të papërsëritshme.