AKSIONI CIVIL - Qendrimi Juaj
Sic e dini, sot te premten 29 Shtator, 2006 "Aksioni Civil" ne bashkepunim me Mjaft! kane organizuar protesten e tyre te pare antiqeveritare. ne mbrojtje te lirise qytetare dhe te demokracise ndaj tentativave te berishes per te marre nen kontroll te treja pushtetet Gjyqsor/Legjistlativ/Egzekutiv.
Por cili eshte qendrimi juaj personal ne lidhje me kete? Mendoni se ka nevoje per te tilla levizje intelektuale, apo jeni te mendimit se qeveria Berisha eshte fat per Shqiperine dhe duhet lene te punoje e qete. Ju shqeteson:
Nepotizmi?
Orat 65,000 dollareshe te fatmir mediut?
Presioni ndaj Presidentit nga çimka Berisha dhe Gaz Dibra i tij.
Ngrirja e mendimit ndryshe brenda PD (rasti ngjela)
7 apartamentet dhe 1.000.000 USD te Agita Berishes
Kthimi i Gazidedes ne administrate shteterore
Kthimi i Gjeneralit famekeq Agim Shehu
Zevendesimi i porfesionistave me militante
Prishja e kontrates me GE.
Shkeljet e vazhdueshme te kushtetutes.
Ministrat pa arsimin minimal per detyren qe kryejne (fatmir mediu psh, ka mbaruar per inxhinjeri nafte dhe nuk ka punuar ASNJE DITE. Vendi i pare i punes per te ishte Minister i Mbrojtjes /pf/images/graemlins/eek.gif
Mendoni se Shqiperia ka ecur perpara kete vit? Apo ne nje rreth...?
Aksioni Civil dhe “tërheqja” e pushtetit
Gazeta Shqip
Aksioni civil dhe “tërheqja” e pushtetit
Mustafa Nano
Një vend, ku mungon liria për t‘u shprehur kundër pushtetit, është në të vërtetë një vend pa liri. E tillë është Shqipëria e sotme e sunduar nga Sali Berisha. Ndryshimi prej Shqipërisë së sunduar nga Enver Hoxha është në të vërtetë esencial, por jo për meritë të sundimtarit të këtyre ditëve: Enver Hoxha të merrte jetën, ndërsa Sali Berisha ta nxin jetën. Gazetarët, që janë kundër tij, i konsideron zëdhënës të krimit, nëpunësit e të punësuarit e tjerë në sektorin publik (mjekë, mësues, oficerë, policë, akademikë etj., etj.), që nuk janë të tijtë i pushon nga puna, sipërmarrjet private të drejtuara nga biznesmenë jo demokratikes, ose i sulmon me polici tatimore, ndërtimore e të llojeve të tjera, ose i bën të mbyllen e të falimentojnë, institucione e krerë të tyre, të cilët marrin shpesh herë vendime që janë në kundërshtim me interesat e pushtetit, i sulmon, i fyen, i denigron, i përbalt me shpifje, i shantazhon e kështu me radhë.
Në këto rrethana pra, Shqipëria është një vend lehtësisht i kualifikueshëm si pa liri. Dhe ky është konteksti dramatik, në të cilin ka marrë udhë Aksioni Civil, i themeluar nga një numër aktorësh të zëshëm të shoqërisë civile, përfshirë lëvizjen “Mjaft!”. Në kundërshtim me pritmërinë e të gjithëve, u deshën vetëm dy-tri ditë që ky lajm të merrte dhenë, e në kundërshtim me pritmërinë time, u deshën po kaq ditë që të lindë një diskutim mbi këtë iniciativë qytetare. Një pjesë duket se mezi e kanë pritur këtë gjë, por një pjesë tjetër kërkojnë ose ta minimizojnë Aksionin (i cili është vetvetiu i minimizuar, pasi është ende në shpërgënj), ose ta etiketojnë atë në mënyrë pejorative.
Këtë tentonte të bënte dje Mero Baze, në një shkrim të tijin, ku theksonte me tone gati përshëndetëse natyrën thellësisht opozitare të Aksionit. Nuk mungonte një lloj ngazëllimi te Baze, pasi më në fund ka ardhur puna (sipas tij), që ai nuk do të dallohet më si lopa laramane në livadhin e gazetarisë shqiptare. Me këtë Aksion (e me çalltisjen “simetrike” të Lubonjës ca kohë më përpara) që të gjithë qenkemi mero-izuar, me fjalë të tjera jemi shndërruar në shërbëtorë padronësh politikë.
Ngazëllimi i Meros është i kotë. Përveç kësaj, Lubonjën s‘e ka akuzuar askush ndër ne si shërbëtor të pushtetit. Mero mund ta ribotojë atë shkrimin tim (e autorizoj për këtë, nëse i lipset autorizimi im), dhe gjëja më e fortë e thënë nga unë në adresë të Lubonjës është shumë e thjeshtë: “Lubonja është i pavarur, por nuk është i paanshëm; ndërsa Berisha e zgjodhi si anëtar të KDRTSH-së, jo ngaqë i vlerëson pavarësinë, por ngaqë i vlerëson anshmërinë. A do ta zgjidhte Berisha Lubonjën, nëse ky i fundit do të vijonte të ish po aq kritik sa ka qenë në të shkuarën ndaj tij?” Nëse kjo është fyerje, atëherë Mero Baze do të bënte mirë të ribotonte ndonjë shkrim të tijin mbi Fatos Lubonjën e Mustafa Nanon, të bërë ca vite më parë; do të bënte mirë të ribotonte gjithashtu shkrimet e vjetra të Lubonjës, të cilat i kushtohen Berishës. E pas kësaj, mund t‘i rifuteshim prapë diskutimit mbi fyerjet e shpifjet.
* * * * *
Me daljen në dritë të Aksionit Civil, pushtetin dhe njerëzit e tij i ka zënë zekthi. Kjo zbulohet edhe prej faktit, që dje, në mënyrë krejt të papritur, drejtori i Aviacionit Civil dha dorëheqjen. Ishte një dorëheqje prej skuthash. Madje, edhe emërtimi i dorëheqjes ishte i tillë: e përkohshme. E çuditshme. Askush nuk ka kërkuar dorëheqjen e tij; aq më pak, këtë farë dorëheqjeje të përkohshme. Dorëheqja është një akt i fisëm, e pikërisht për këtë arsye askujt nuk i ka shkuar mendja të kërkojë akte të fisme nga një zyrtar harbut. Ai duhet shkarkuar në mënyrë ceremoniale. Vetëm kështu mund të marrë me vete e për jetë damkën që meriton, atë të një zyrtari të pistë të administratës. Pas kësaj, të shkojë të merret me organet e drejtësisë. Ndoshta atje, për të mos u bërë kurban, do detyrohet të thotë dhe emrat e atyre që e futën në këtë valle.
Vërtet pushteti është trembur prej protestës së paralajmëruar të Aksionit Civil? Do të çuditesha, po të ishte kështu. Edhe ne, që e kemi lajmëruar këtë protestë, më shumë se sa suksesit të pritshëm të protestës, po i gëzohemi më shumë faktit, që më në fund u bëmë bashkë në një iniciativë të këtij lloji. Po i gëzohemi gjithashtu faktit, që jemi të vendosur në këtë ndërmarrje, dhe në këtë kuptim, jemi shumë pak të merakosur mbi numrin e pjesëmarrësve në këtë protestë. Madje, personalisht, duke e njohur mirë nga njëra anë qasjen tradicionalisht të trembur të shqiptarëve ndaj pushtetit, duke e ditur nga ana tjetër, që të gjithë janë të cenueshëm prej një pushteti të tillë (rrjedhimisht, “kanë arsye” të tremben), nuk e kam ushqyer veten me iluzione mbi ndonjë pjesëmarrje kushedi se çfarë. Askush prej nesh nuk jeton me këtë shqetësim.
E megjithatë, nuk mund të fshihet, se pushteti është i trembur, në mos prej protestës, dobare prej Aksionit Civil. Është i trembur për një arsye shumë të thjeshtë. Pushteti nuk duron dot agjentë “furacakë” në debatin publik e politik. Këta agjentë “furacakë” i prishin punë sa s‘ka ku të shkojë. Ia prishin të gjitha hesapet. Ndihet mirë, duke pasur këtë opozitë përballë. Edhe kjo opozitë është ndjerë mirë kur nuk ka qenë opozitë, pasi përballë kishte Sali Berishën, dhe kaq. Në arenën e demokracisë, karari i madh për një bandë në pushtet është të ketë një bandë në opozitë, sepse vetëm kështu bëhet i dukshëm simetrizimi i së keqes, se vetëm kështu mund të bëjnë ato debatet e tyre parlamentare, ku i tregojnë njëri-tjetrit pallatet pa leje, lidhjet me grupe kriminale, dashnoret-sekretare etj., etj., e sepse vetëm kështu mund të ngrenë pa fund komisione parlamentare për të hetuar hajdutëritë e sho-shoqit. E në gjithë këtë baltovinë, është e vështirë të dallosh se cili syresh është më i baltosur. Por edhe sikur të ishte e mundur të bëhej një klasifikim i të baltosurve, kjo në esencë nuk do të sillte dobi për askënd. Edhe më pak i baltosuri është megjithatë i baltosur.
Është interesante të vihet re që kjo klasë politike, pikërisht ngaqë është e baltosur në këtë farë feje, nuk tregon asnjë lloj vullneti për të pranuar në botën e saj njerëz të panakatosur me punë të pista apo njerëz, të cilët shquhen për integritetin e tyre moral e intelektual. Politika ka nevojë për shërbimet e këtyre të fundit nga jashtë, por nuk do donte t‘i kishte pjesë të vetën brenda, pasi njerëz të tillë i hapin punë pa punë leader-ëve që gjakojnë thjesht e vetëm pushtet. Dhe në fakt, pse do t‘i donin? A nuk e kanë më të lehtë të bëjnë çfarë të duan, duke pasur si bashkëpunëtorë (nënkupto: shërbëtorë) njerëz meskinë, arrivistë të vegjël, njerëz të shantazhueshëm, njerëz që s‘kanë asnjë ide e asnjë dije mbi politikën?
Nuk është vetëm kjo. Nga ana tjetër është e zorshme të besosh se shpirtrat e lirë të këtij vendi janë duke u djegur prej dëshirës për t‘u futur në stanin e kësaj politike. Çfarë u mbetet këtyre shpirtrave të lirë është të formojnë së bashku një barrikadë ndaj të keqes që pjell prej 16 vitesh klasa politike shqiptare. Shqipëria nuk ka nevojë për partira të reja, apo për anëtarësime KOP-iste që bëjnë make-up-in e këtyre partive të vjetra. Shqipëria ka nevojë, që shoqëria e saj civile të bëhet e zëshme, sa herë që mujsharët e politikës tentojnë të dhunojnë ligjet, Kushtetutën, institucionet. “Aksioni Civil” synon pikërisht këtë gjë.
E PREMTE 29 SHTATOR: