Aksident i rande automobilistik

tushi

Valoris scriptorum
Aksident i rande automobilistik

• Nje tjeter tragjedi eshte shenuar sot pasdite, kur nje furgon me pasagjere eshte rrezuar ne nje humnere ne rrugen Kir-Dukagjin. Deri tani nga aksidenti kane mbijetuar vetem tre persona.

Ora 20:50 Nga vendngjarja mesohet se deri tani nga aksidenti kane mbijetuar vetem tre persona te cilet jane: Fran Cuni, Gezim Cerina, Marketin Kola. Ndersa vetem 6 persona jane identifikuar si te vdekur, ata jane: Gjok Uka- shofer, Kristian Kola, Elsa Zefi, Kushe Zefi, Kol Doda, Pjeter Leka. Jane duke u bere kerkime edhe per 3 personat e tjere ende te pagjetur. Mesohet se te gjithe keta persona ishin nisur per te shkuar ne nje ngushellim vdekjeje.

Ora 19:30 Forcat e policise te cilat ishin nisur per ne vendin ku ndodhi aksidenti, me te mberritur aty kane njoftuar per te pakten 4 viktima deri tani. Trupat e viktimave te cilat ndodheshin ne furgon jane transportuar per ne spitalin e Shkodrës

Ora 18:08 Furgoni ne bordin e te cilit kishte 12 persona, rreth ores 17:20 ka dale nga rruga dhe eshte rrezuar ne humnere dhe si pasoje kane humbur jeten disa nga pasagjeret. Zona ne te cilen ka ndodhur ngjarja eshte shume e thelle, ndaj edhe mberritja e policise dhe ndihmes se shpejte eshte e veshtire. Policia eshte njoftuar per kete nga nje shofer I nje automjeti tjeter I cili eshte ndodhur aty ne momentin kur ka ndodhur ngjarja. Ende nuk jane mesuar shkaqet e aksidentit dhe as numri I sakte I viktimave. Nderkohe ne vendngjarje jane nisur ambulanca dhe dy grupe te gatshme si dhe shefi i komisariatit te Shkoderes, prokurori i rrethit, grupi hetimor dhe dy grupe te gatshme te policise se Shkoderes (I.K.)


viktimat flitet te jene prej 9-12

ne te njejtin vend vite perpara kane humb jeten rreth 30 persona ne nji aksident te ngjashem

ngushllime viktimave /pf/images/graemlins/frown.gif(
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Aksident i rande automobilistik

ngushellimet e mija me te sinqerta familjeve te viktimave /pf/images/graemlins/frown.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Aksident i rande automobilistik

Furgoni i vdekjes, 13 viktima në Kir

Anila Dushi
13-03-2007

Gezimi, 15-vjecari i mbijetuar nga aksidenti (shih te lidhja)

Mjeti i drejtuar nga Uka me 13 persona në bord u nis nga Dukagjini drejt Shkodrës për një ceremoni mortore. Makina rrëzohet në Kthesën e Karmës duke rënë në lumin Kir

Gëzim Cerina, 15 vjeç, bën 5 orë rrugë për të kërkuar ndihmë. Vazhdojnë kërkimet për 4 persona të zhdukur

SHKODËR – Ishin nisur për mort, por thuajse të gjithë udhëtarët e furgonit që po udhëtonte nga Dukagjini drejt qytetit të Shkodrës, kanë gjetur vdekjen në mënyrë tragjike. Mjeti i mbushur me pasagjerë, ku shumica prej tyre ishin të afërm me njëri-tjetrin është nisur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 10.00, furgoni me 13 personat në bord ka rënë nga një lartësi prej 150 metrash poshtë. Vetëm në orën 17.20 është marrë vesh lajmi i këtij aksidenti tragjik falë shpëtimit të tre personave, ku njëri prej tyre ka bërë disa dhjetëra kilometra në këmbë në një zonë të pabanuar, për të kërkuar ndihmë. Në orët e vona të mbrëmjes, burimet zyrtare të policisë së Shkodrës kanë njoftuar për një bilanc tragjik me 6 të vdekur, 4 të zhdukur dhe vetëm tre të shpëtuar, të cilët po marrin ndihmën shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Aksidenti

"Ishim 12 pasagjerë që u nisëm nga Dukagjini në drejtim të qytetit të Shkodrës. Deri në kthesën e Karmës udhëtimi shkoi mirë", - kështu shprehet Gëzim Cerina, njëri prej 13 personave që i shpëtuan vdekjes, i cili ka rrëfyer që nga shtrati i spitalit tragjedinë.Thuajse të gjithë pasagjerët e furgonit ishin nisur drejt Shkodrës. Sipas dëshmive të mbledhura nga drejtori i policisë së Qarkut, Ahmet Premçi, pjesa më e madhe e tyre ishin nisur për të marrë pjesë në një ceremoni mortore. Pikërisht në vendin e quajtur Kthesa e Karmës, mjeti ka rënë nga një lartësi prej 150 metrash, duke u gremisur deri poshtë në lumin Kir. "Unë dhe një person tjetër dolëm në sipërfaqe të ujit, ndërsa pasagjerët e tjerë, janë brenda në furgon",- mësohet të ketë thënë më tej adoleshenti i mbijetuar, i cili është nxënës i vitit të parë shkollës së mesme pyjore në Shkodër.

Pasi makina kishte rënë brenda në lumë, në një zonë të pabanuar, Gëzimi është nisur, ndonëse në gjendje të plagosur për të kërkuar ndihmë. I janë dashur të paktën 5 orë të gjatë, në një zonë të pabanuar derisa ka takuar njeriun e parë.

Bilanci

Menjëherë pasi është njoftuar policia, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta. Përveç Gëzim Cerinës, kanë mbetur gjallë edhe dy të tjerë, 13-vjeçari, Marketin Bregu dhe 55-vjeçari Fran Çuni, vëllai i rapsodit të njohur Mëhill Çuni. Rreth orës 20.30 dy të fundit kanë mbërritur në spitalin e Shkodrës, ku kanë marrë edhe ndihmën mjekësore. Fillimisht u raportua për 6 persona të vdekur, të cilët janë: drejtuesi i furgonit Gjok Uka, Kristian Kola, Elsa Zefi, Kushe Zefi, Kol Doda dhe Pjetër Leka. Por, falë dëshmisë së Fran Çunit, u bë i mundur edhe identifikimi i katër personave të tjerë të cilët konsiderohen të zhdukur. Ata janë: Mark Ndreci, Zonja Mhillja, Gjergj Lulashi dhe 25-vjeçarja Shkurte Bregu që mendohet të jenë mbytur në ujërat e lumit Kir. Në operacionin për kërkimin e tyre morën pjesë me dhjetëra forca policie, të afërm të tyre dhe banorë të zonës përreth.

Shkaqet

Kreu i policisë së Shkodrës, Ahmet Premçi, nuk bëri të ditur mbrëmë për shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike, por nënvizoi se forcat e policisë vazhdojnë të jenë në vendngjarje, në kthesën e Karmës, ku dhe po punojnë për të nxjerrë nga thellësia e lumit trupat e pajetë. Prençi bëri të ditur se furgoni ishte pronë e shtetasit Tom Shala, por drejtohej nga Gjok Uka, një nga viktimat e kësaj tragjedie. Mendohet se shpejtësia e makinës në zonën malore dhe pamundësia e shoferit për ta kontrolluar në kthesën e Karmës, mund të jenë bërë shkak i rrëzimit të furgonit. Sipas dëshmisë së 15-vjeçarit Cerina, mjeti ishte i vjetër dhe ka dëgjuar një kërcitje poshtë makinës, përpara se të hidhej në lumë. Ky është ndër aksidentet me bilancin më tragjik i ndodhur në zonën e Dukagjinit në 10 vitet e fundit.

TE VDEKUR

Gjok Uka, shofer i furgonit

Kristian Kola

Elsa Zefi

Kushe Zefi

Kol Doda

Pjetër Leka

TE ZHDUKUR

Mark Ndreci, 65 vjeç

Zonja Mhillja, 35 vjeç

Gjergj Lulashi, 40 vjeç

Shkurte Bregu, 25 vjeç.

SHPËTUAN

Marketin Bregu, 13 vjeç

Gëzim Cerina, 15 vjeç

Fran Çuni, 55 vjeç
 

99999

Primus registratum
Re: Aksident i rande automobilistik

Ky eshte ndoshta rezultati i atyre patentave qe shiten me leke ne Shqiperi. Qeveria duhet te marin masa urgjente per kete problem qe po u merr jeten shqiptareve. Ghithashtu drejtesia duhet te japin denime shembullore per ata shofere qe shkelin rende rregulloren e qarkullimit rrugor.
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Aksident i rande automobilistik

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ky eshte ndoshta rezultati i atyre patentave qe shiten me leke ne Shqiperi. Qeveria duhet te marin masa urgjente per kete problem qe po u merr jeten shqiptareve. Ghithashtu drejtesia duhet te japin denime shembullore per ata shofere qe shkelin rende rregulloren e qarkullimit rrugor.

[/ QUOTE ]

Mese normale qe duhet t'marri masa, madje masa t'renda qe mos ti shkojn ndermend ta shkelin ket rregullore.

pastaj un habitem per dicka, kur k'to e shihnin qe shoferi ishte i alkolizuar, si ja bon ajo e shkreta zemer t'hypin ne makine, kur shume mir e dinin qe dicka e keqe mund te ndodhte ...? ...kjo me habit shum.
 

hawk

Primus registratum
Re: Aksident i rande automobilistik

Nuk asht problemi i "patentave me lek".
Shofer me patent t'till ka mjaft dhe e njohin makinen ma mir se ai qe ban kursin rregullisht,kan eksperienc.
Maksimuni nuk njohin disa sheja rrugore t'cilat ba me e pyt e policin rugore nuk i njeh.Masane..se mas kan rrugt senjalizime e tabela!!
Natyrisht nuk e vlersoj fenomenin por nuk m'duket fajtori krysor bile as aq i rancishem(patenta me mik).

Terreni malore,mungesa e infrastrukturs-senjalizimimeve-mureve mbrojtse,automjetet shum t'konsumume,mbingarkesa e automjetit,shoferi(alkoli,mungesa e eksperiences dhe e patentes-nese kto jan te verteta)...jan disa faktor fatkeqsish automobilistike n'zona t'tilla.
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Aksident i rande automobilistik

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk asht problemi i "patentave me lek".
Shofer me patent t'till ka mjaft dhe e njohin makinen ma mir se ai qe ban kursin rregullisht,kan eksperienc.
Maksimuni nuk njohin disa sheja rrugore t'cilat ba me e pyt e policin rugore nuk i njeh.Masane..se mas kan rrugt senjalizime e tabela!!
Natyrisht nuk e vlersoj fenomenin por nuk m'duket fajtori krysor bile as aq i rancishem(patenta me mik).

[/ QUOTE ]

Patentat me lek apo me mik si i thojn ndryshe, nuk e merr vetem ai qe ka eksperienc mbi makinen dhe qe nuk ka nevoje te beje kursin per patent, por e merr me shume ai qe ka LEKUN dhe KUJTON s'e ka eksperienc dhe nuk deshiron te harxhoj kohe neper autoshkollat e ndryshme qe ekzistojn.

Nqs ke bo kurs patente dhe mban mend mir, duhet ta dijsh qe t'gjitha tabelat jan shum t'thjeshta per tu kuptu...

Ti shif, isha te merkuren n'dark ora 12, un nisa per n'Durres, skandal fare...me zorr t'madh shifja rrugen, ato stopet anash rrugeve mungonin,(katundaret me siguri i kan marre per zbukurim ne shtepi, s'e per gje tjeter nuk te hyjn ne pune), dhe kjo bente qe rruga t'ishte shume e veshtir...plus qe rruget ishin cop-cope, mire qe s'mu ca ndonje gome, apo c'shpetova mir s'e nuk kisha as rezerven me vete...
 

hawk

Primus registratum
Re: Aksident i rande automobilistik

Nese tabelat jane kaq t'thjeshta pse na çajn...me gjith at test??
Ose ma mir pse met gjysa e kursit??

Ai q1 ban rrugen e Dugagjinit /pf/images/graemlins/eek.gif(ku ka nodh aksidenti) apo Qaf Krrabes...ta garantoj se ka eksperienc se per nryshe nuk ja man taravilja me i hyp makins. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Aksident i rande automobilistik

nqs e din mir, ai qe esht dobet n'shkoll, normal s'e dhe aty dobet do dali ...s'ka si te jete n'dryshe

liber per t'msu ke n'shkoll=liber per t'msu ke ne kurs...
k'shtuqe kur do na u boka me kaq vullnet ky person kur gjith vitin n'shkolle s'ka prek nji liber me dor...?

kjo esht arsyeja pse mbet gjysma kursit hawk, e ti e din sh mir.

ti mer hawk qahesh per ket test qe t'bejn k'tu...? /pf/images/graemlins/eek.gif ...vaj me det me shku jashte shtetit per me marr nji patent...s'e merrke KURRE

sa per punen e taraviljes, askujt s'ia mban me i hip makines kur s'kan eksperienc, e jan t'pasigurt ne timon...e jo mo me bo ato rruge qe permend ti, qe nuk bohet fjal
 

hawk

Primus registratum
Re: Aksident i rande automobilistik

Un kam patent shqiptare dhe "t'jashtme",pranaj nuk shqetsohem.
Kam pas kalu testin me 2 gabime pa m'dogjen n'praktik se doshin lek.Kam ba praktiken me nji "ford" t'viteve '70,n'malore...imagjino!!!

Nuk dot t'thot asgja se ai q1 nuk mson n'shkoll nuk kalon kursin dhe anasjelltas.Asht absurde.
Msimet e shkolls mund t'mos t'interresojn ne t'kundert me ato te kursit per shofer q1 mund t'jen shum interresante...

Na pa flitshim per nji person me "patente me mik" q1 ban ata rrug.Pra ka eksperienc(njeh mir makinen dhe at rrug),pra nuk asht gjithca patenta (me ose pa mik).

Nejse...
Tema nuk asht per sofizma t'till. /pf/images/graemlins/wave.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Aksident i rande automobilistik

Per ket aksident nuk di cili mund te kete kene shkaku

por ma shume dyshoj te ndoj problem mekanik i automjetit se te aftesite e drejtusit
mund te tham bile se per ate tip rruget shoferat q1 tranzitojne andej jane me te vertete te jashtzakonshem
se mjafton vetem nji problem i vogel teknik edhe perfundon me qindra metra poshte ne humnere

une mgjths kam marre tri patenta (pa mik) ne Shqipni edhe jashte, ate rruge jo me pasagjere po edhe vetem kisha pas bezdi me e ba /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 
Top