AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Altaf

Primus registratum
AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Mendimet tuaja mbi këtë temë ju lutem. Unë për vete jam çik i ngatërruar.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Zyrtarisht organizate terroriste, ne fakt AKSH-ja do vazhdoje te luaje nje rol te rendesishem ne pokerin politik qe luhet ne skenen ballkanike.

Edhe pse duket sikur komandohet nga shqiptaret, ajo ne te vertete nuk komandohet nga asnje vend ballkanik por nga Fuqite e Medha. Shqiptaret nuk kane as burimet dhe as fuqine per te patur nje organizate te tille te pavaur qofte edhe terroriste.

AKSH-ja eshte instrument i dyfishte ne duar e te Medhenjve: per t'i kercenuar sllavet ne ballkan me ane te kartes se Shqiperise se Madhe qe mund te shtrohet ne tryeze nga Fuqite e Medha ne se ata nuk i nenshtrohen politikes se tyre dhe njekohesiht per t'i kujtuar shqiptareve se Shqiperia e Madhe eshte projekt terrorist dhe nuk ka per tu arritur kurre.

Duket sikur asnjera pale, as sllave as shqiptare nuk ka perfitim nga AKSH-ja. Ne fakt, dihet se koha punon per shkrirjen e kufinjve ne Ballkan dhe shqiptaret qofte edhe ne shtete te ndara, Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, Greqi jane perfituesit me te medhenj te asaj qe nuk e kane perjetuar qe ne kohen e Perandorise Ottomane: Hapesiren e Perbashket Etnike Shqiptare.

Se si do zhvillohet me tej historia eshte ceshtje tjeter, por shqiptareve te pakten do i afrohet levizja e lire mes njeri-tjetrit. A e kane hale ne sy sllavet e greket kete trend? Pyetni vete ata.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Fillimisht postuar nga Blue Gene:
[qb]
....Ne fakt, dihet se koha punon per shkrirjen e kufinjve ne Ballkan dhe shqiptaret qofte edhe ne shtete te ndara, Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, Greqi jane perfituesit me te medhenj te asaj qe nuk e kane perjetuar qe ne kohen e Perandorise Ottomane: Hapesiren e Perbashket Etnike Shqiptare.....
[/qb]
per vehte mendoj se do arrihet dicka e tille..
por per euro-skeptiket shqiptare dhe sidomos ata shqiptaro-amerikane eshte ndofta nje argument kunder tyre.........
 

atman

Forumium maestatis
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Kush i ka shkrire kufijte ne Europe qe kerkoni ti shkrini ju ne ballkan? skush dhe askush nuk mendon per kete gje.
Nje ide e tille ne ballkan eshte fatale per popullin shqiptar dhe jo nje zgjidhje. E vetmja zgjidhje mbetet bashkimi i tokave shqiptare ne nje shtet te vetem. Dhe do te arrihet me hir apo me pahir e ndoshta pikerisht ngaqe kemi ndihmen e Amerikes, qe ndokujt i pervelon goja t'ia zere emrin ne goje. Ndoshta greqi, serbi apo Turqi i duket si nje karamele. Nuk e kini provuar akoma shijen?
Kesaj i thone: bjeme e njehere pa te shoç!
 

receli

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

AKSH (A-rmata K-ombetare SH-qiptare) eshte si nje tollumbac i bukur qe ngrihet lart ne qiell per dit feste.

Kur ne Shqiperi filloi epoka kapitaliste sejcili me fantazine e tije u hodh ne nje drejtim.
Ish kuadrot e PPSH qe kishin drejtuar ne fund te viteve 90 ndermarrje dhe institucione bashk me ata rrufjane te Pd-se qe erdhen ne pushtet bene shpejt e shpejt C'vleresimin artificial te objekteve dhe i privatizuan e u bene bisnesmena.
Nje kategori nepunesish te PPSH qe nuk dispononin Objekte konkrete sajuan objekte imagjinare dhe hapen biznes me to.
Ne kete grup hyjne dhe ata qe deri ne vitet 90 punonin si hetuesa, prokurore e gjykates te cilet menjihere kuptuan se biznesi me i madh ishte Avokatia.
Institucioni i Avokatise i mohuar nga PPSH u perla mbas 90-tes nga klysh te PPSH me profesion Xhelati por me shkolla "juridiku".
Keta u bene Avokate dhe perfituan nga situata ku Populli ju drejtua Gjyqeve e Zyrave per te siguruar ligjerisht dicka qe mendonin se u takon.
Per Avokatet tane kjo dundje e popullit dyerve te zyrave ishte "Eldorado" e vertete.
Per nje shkrese, per nje deftes, pernje vule, per nje noterizim, per nje pasuri private, per nje Tapi etj etj populli derdhi miljona e miljona ne xhepat e Avokateve.
Gjithashtu biznis i madh u be dhe me ate te ashtuquajturin Pluralizem, pra Shume Parti.
Po keto kopila formuan dhe Shoqata xhvatese e Parti Rruajtese dhe duke xhvatur e rruar nga te kater anet volen miliona e miliona.
Ne kte Grup ben pjese dhe finoku e kopili Alban Vjosa ( Idajet Beqiri).
Ky bir k...e duke njohur mire ingranazhet e Shtetit si dhe skutat e erreta te politikes si dhe duke njohur mire psikozen e Diaspores Kosovare enveriste hyri ne lojra teper dinake.
Alban Vjosa ose Idajet Beqiri, ish kryetar i Partise se Unitetit, eshte sot Komisari kryesor i kesaj karakatines me emrin e bukur "AKSH".
Pra AKSH eshte nje firme ose ndermarrje ose nje Biznes qe ka hapur Avokat Idajet Beqiri (Alban Vjosa), ish agjent i Sigurimit, per te fituar miliona e miliona te cilat natyrisht i ndan me bashkpuntoret e tije ne Tirane qe e ndihmojne ne kte Biznes fitim prures.
AKSH eshte pra nje Miniere floriri per nje grusht bira kurv...sh qe tallen me aspiraten Kombetare te Shqiptareve.
Ai(Idajet Beqiri) eshte aktor i lindur dhe nxenes i shkelqyer i demagogve staliniste te tipit te KQ PPSH si dhe te demagogve te tipi Qose, Nano, Shaban Sinani,Ramiz Alia etj
Une dyshoj se nje nga perfituesit ne milionat qe Idajet Alban Vjosa ja xhvat diaspores eshte dhe mafiozi Ilir Meta.
Me shume hollesi nuk di.
Sa per Rolin "Clirimtar" te kesaj armate imagjinare mund te them me bindje se AKSH eshte Ushtri aq sa mund te jete nje gomar katunari Boeing707.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

fbksh-emblema1.jpg
shqiperiaeribashkuarINDEX.gif
aksh2.gif

Rroftë populli i ribashkuar shqiptar!
Rroftë Shqipëria Etnike dhe Shteti Etnik shqiptar!
Rrofshin Luftëtarët e Lirisë, nderi dhe krenaria jonë!
Rroftë Fronti Për Bashkimi Kombëtar Shqiptar!
Rroftë Armata Kombëtare Shqiptare!
Lavdi Heronjëve dhe Dëshmorëve të kombit shqiptar!
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

NUK ËSHTË NË KOPETENCËN E ZOTIT SHTAJNER DEKLARIMI SI ORGANIZATË TERRORISTE E AKSH-së

alban_vjosa.jpg


(Intervistë e Sekretarit Politik të FBKSH, av. Alban Vjosa dhënë
Agjencisë REUTERS menjëherë pas vendimit të zotit Shtajner)


Reuters: Sot, zoti Steiner (Shtajner) si administartor i Kosovës e ka shpallur AKSH-në si organizatë terroriste në bazë të deklaratës suaj që e keni marrë përsipër sulmin në hekurudhën afër Mitrovicës. Cili është mendimi juaj për këtë?

Alban Vjosa: Zoti Shtajner ështe një nëpunës i Administratës së OKB-së dhe nuk e ka në kompetencë të shpallë terroriste organizime politike që kanë një platformë të shpallur dhe që synojnë të arrijnë me mjete politike qëllimin e tyre, qëllim i cili mbështetet në normat juridike ndërkombetare, në Karta të rëndësishme ndërkombëtare.

Reuters: Në «Direktivën administrative nr.2003/9" ai thotë se "duke vërejtur se AKSH-ja ka marrë përsipër aktin terrorist të sulmit me bombë të urës së Zveçanit me 12 Prill 2003 me qëllim te shkaktimit të humbjeve të jetëve në një numër të madh të civilëve të pafajshëm dhe shkatërrimit të pasurisë publike... dhe duke vërejtur me tutje se AKSH-ja në publikimet dhe materialet e saja propaganduese përmes web-sitit, qartë manifeston se qëllimet e veta do t'i arrijë me dhunë dhe me përdorimin e forcës...unë si autoritet i përgjegjshëm për siguri publike dhe ruajtjen e ligjit dhe rendit në Kosovë e përcaktoj AKSH-në si organizatë terroriste…". Komenti, ju lutem?

Alban Vjosa : E para, zoti Shtajner ka fantazuar si shumë dhe është jashtë realitetit me të ashtuquajturën "jetën e njerëzve"! Nëse AKSH-ja do kishte qëllim rrezikimin e jetëve të njerëzve, këtë aksion e kishte organizuar kur Ura e Mitrovicës të ishte e mbushur me njerëz, ose kur të kalonin mbi të trena të mbushur me njerëz udhëtarë. Ndërsa AKSH-ja e bëri aksionin pikërisht në atë orë të natës kur nuk kishte asnjë këmbë njeriu tek Ura. Aksioni ishte sinjifikativ, i mirëfilltë politik: me këtë aksion ne i thamë faktorit ndërkombëtar, sikurse edhe vet zotit Shtajner, se do t'i ndërpresim "urat e lidhjes" me Beogradin dhe do e lidhim Mitrovicën Veriore, këtë truall shqiptar, me krijesën natyrale të cilën na i ka falur Zoti që kur ka lindur njerëzimi, me Shqipërinë, gjakun tonë. Me këtë aksion AKSH-ja i tha faktorit ndërkombëtar dhe Zotit Shtajner se ka ikur koha kur ligji i xhunglës i jepte dhuratë për shërbime, për mbretër dhe perandorë, për interesa të politikës shoviniste grabitqare trojet shqiptare. Mitrovica Veriore ju dha Serbisë pas mbarimit të luftës heroike të fituar nga ish-UÇK dhe NATO, çka përbënë në vetvete një akt terrorist të pashembullt kundër shqiptarëve dhe trojeve të tyre strirgjyshore. Ky akt i paprecedent duhet korrigjuar.

Zoti Shtajner dhe i gjithë faktori i përgjegjshëm ndërkombëtar duhet të binden se nuk mund te bëhet terrorist një popull i tërë prej afro 15 milion shqiptarë që jetojnë në të gjithë botën, vetëm dhe vetëm sepse duan të çlirojnë trojet e tyre të okupuara nga kolonizatorët serbo-sllavomaqedonë dhe t’i bashkojnë ato me shtetin e tyre amë, Shqipërinë.

FBKSH-ja ka luftuar, lufton dhe do të luftojë me te gjitha mjetet politike për të hedhur tej zgjedhën koloniale. Këtë e bëjmë sepse kemi me vete Kartën e OKB-së për të drejtat dhe liritë e njeriut, në emër të së drejtës së vetvendosjes së popujve që të jenë të lirë, të pavarur dhe të organizohen sipas vullnetit të tyre. Ne, shqiptarët, nuk kemi pse shkojmë me Serbinë, kemi traditat tona, territorin tonë, kulturën tonë dhe duam të bashkohemi me gjakun tonë. Nëse Zoti Shtajner nxiton t’i mbyllë gojën një kombi dhe një populli të tërë me vendime absurde, si ky që përmëndëni ju, sepse në fund të fundit kështu e dashkan interesat konjukturale dhe ekonomike të ndonjë shteti apo grupe shteti nga vjenë zoti Shtajner për t’u shërbyer, FBKSH-ja u thotë se koha e Evropës së Vjetër ka përfunduar më rënien e sistemit kolonial. Shqiptarët dhe trojet e tyre nuk kanë arsye të bëhen vende pune për administratorët e huaj, të cilët duke na mbajtur të lidhur me Beogradin, shtojnë jetëgjatësinë e tyre në vendet tepër të paguara të punës që mbajnë aktualisht në Kosove.

Reuters: Me këtë akt, a do të thotë se Shtajner e pranon se AKSH-ja vepron në Kosovë?

Alban Vjosa: Veprimtaria e FBKSH-së, si struktura udhëheqëse politike e AKSH-së, ky bashkim forcash politike, intelektuale dhe atdhetare të regjistruara edhe në organet kompetente shtetrore të shteteve ku janë shqiptarët, ka vepruar, vepron dhe do të veprojë në të gjitha hapësirat shqiptare të okupuara dhe të lira. Së paku që nga viti 1991, në një mënyre apo në tjetrën, me një emer si ky që ka sot, apo me një emër tjetër, FBKSH-ja ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë, ka punuar, luftuar dhe do të luftojë deri sa të arrijë qëllimin final që i ka vënë vetes, ribashkimin e trojeve të veta dhe popullsisë që jeton në to i kolonizuar, me trungun e vet , me Shqipërinë. Kështu që, pak rëndësi ka nëse e njohin apo jo ekzistencën e AKSH-së Shtajner apo Policia e UNMIK-ut. AKSH-ja është dhe do të jetë edhe pranë tyre, në truallin e okupuar shqiptar, deri sa zgjedha koloniale të flakët tej, derisa kombi shqiptar të jetojë i lirë dhe i bashkuar në truallin e vet.

Reuters: A do të thotë kjo se anëtarët e armatosur dhe të uniformuar të AKSH-së nuk veprojnë në Kosovë, por vetëm në atë pjesë ku janë forcat serbe (Kosovën veriore)?

Alban Vjosa: E kemi theksuar vazhdimisht: AKSH-ja vepron vetëm në ato troje të okupuara dhe të kolonizuara shqiptare ku janë të vendosura uniformat e ushtrisë dhe paramilitarët serbë, maqedonë dhe malazezë. Ku vepron KFOR-i, AKSH-ja nuk vepron. Të paktën deri sot kështu është. Shumë shpejt Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) (strukturë e FBKSH-së) do të publikojë të dhëna të plota se sa forca ushtarake dhe paramilitare serbe veprojnë në Mitrovicën Veriore. AKSH-ja është e organizuar si duhet këtu, dhe ne do i mbrojmë me çdo lloj çmimi nga një lloj terrorizmi dhe gjenocidizmi i ri që po i përgatit Serbia popullsisë shqiptare në territorin e Mitrovicës Veriore.

Reuters: UNMIK-u dhe KFOR-i janë edhe në pjesën veriore të Kosovës, a bie ndesh kjo me pozicionin tuaj, apo mendoni se ata nuk bëjnë mjaftë në largimin e forcave okupuese, siç i quani ju?

Alban Vjosa: KFOR-i nuk duhet të ngatërrohet me UNMIK. Për fatin e keq UNMIK-u është në pjesën Veriore të Mitrovicës, por me qëndrimin e vet po e nxit organizimin policoro-ushtarak të serbëve për ta rrëmbyer Mitrovicën Veriore. AKSH-ja ndjen një rrezik të madh në këtë pjesë të truallit shqiptar, ndjen se aty po frynë erë e një gjenocidizmi të ri serb, ndaj është dhe do të jetë e pranishme. UNMIK-u, për fatin e keq, dhe këtë e themi me dhimbje, me shumë veprime dhe qëndrime po tregohet mik i Beogradit dhe armik i shqiptarëve. Kemi fakte të panumërta për këtë.

Pra, AKSH-ja, si një strukturë tepër e organizuar, e disiplinuar, e uniformuar dhe e udhëhequr politikisht nga një strukturë si FBKSH-ja, që është bashkim forcash politike, atdhetare dhe intelektuale, do të dij si të veprojë dhe kurrën e kurrës, sikurse nuk ka qenë, nuk do të jetë terroriste. Ajo do të parandalojë terrorizmin e ri që po i përgatitet popullit dhe kombit shqiptar, ajo ka qenë dhe do mbetet përkrah koalicionit botëror antiterrorist të botës, të udhëhequr nga SHBA-të.

Reuters: Kohëve të fundit janë paraqitur shumë njerëz të maskuar që luajnë në letrën tuaj. A është ky keqpërdorim i AKSH-së i llojeve të ndryshme njerëzish për përfitime të tyre?

Alban Vjosa: Kemi deklaruar dhe deklarojmë se AKSH-ja nuk ka asgjë të përbashkët me maskaxhinjtë kriminelë që terrorizojnë dhe grabisin popullin. Ka shumë arsye dhe faktorë të cilët ndikojnë në përpjekjet për njollosjen e AKSH-së. I rëndësishëm është fakti se ne kemi qenë dhe jemi në luftë të ashpër me këtë krim ordiner apo "politik", sepse nuk përjashtohen rastet kur shërbimi i fshehtë serbo-sllavomaqedon, ka hedhur dhe vazhdon të hedë në veprim grupet e veta kriminale, se gjoja janë të AKSH-së, me të vetmin motiv, që ta bëjnë AKSH-në të urryer në popull. Ashtu siç nuk kanë arritur të kenë suksese, edhe në të ardhmen e njëjta gjë do të ndodhë. Ka edhe tregues që flasin për shpërfilljen që i ka bërë populli kësaj farëse njollosëse. Në rast se dje kishim 31 kërkesa në ditë, kryesisht të rinj në moshë, që kërkonin të inkuadroheshin në AKSH, ju themi një realitet, të cilin së paku kush jeton në territoret e okupuara shqiptare e ndjen, shifra e kërkesave për t'u inkuadruar në strukturat e FBKSH-së dhe posaçërisht në AKSH tashmë e ka kaluar numrin 52 çdo ditë. Kjo do të thotë se populli sheh vetveten tek AKSH-ja, sheh shpresën e fundit për të zgjidhur tragjedinë e vet kombëtare.
 

bengu

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Fillimisht postuar nga *Plisi*:
[qb]
ademjashari.jpg
hoti.jpg
[/qb]
Po te ishin keta te dy gjalle dhe ne krye te AKSH-se do ti kisha perkrahur dhe ndjekur ne cdo gje, por keshtu kam friken se dikush po manipulon me emra. Shpresoj te mos jete ashtu!
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Fillimisht postuar nga *Plisi*:
[qb] NUK ËSHTË NË KOPETENCËN E ZOTIT SHTAJNER DEKLARIMI SI ORGANIZATË TERRORISTE E AKSH-së

alban_vjosa.jpg


[/qb]
ky mu me duket si Hidajet Beqiri o burr, ça alban vjose, kryetari i partise se unitetit kombetar, me ide nacionaliste.

megjithse ç's'ben vaki e plastika ne shqiperi eshte sektor i zhvilluar.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Presidenti
Po kie te drejt se ky pikerishte eshte

SEKRETARI POLITIK i FBKSH-së, av. Alban Vjosa(Av. Idajet Beqiri)
 

Guest
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

hey per mua AKSH eshte nje armate nacionaliste dhe qe lufton per ate ceshtje te cilen njerezit edhe paraardhesit tone derdhen gjak.
 

AL PACINO

Forumium praecox
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

per menimin tim AKSH eshte nji organizat qe lufton me te drejte per bashkimin e trojeve shqiptare,sepse vetem me lufte fitohet gjithcka, dhe terrorista jan te ghjith ato qe akuzojn AKSH per terrorizem
FORZA AKSH me shum respekt alpacino
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Fillimisht postuar nga AL PACINO:
[qb] per menimin tim AKSH eshte nji organizat qe lufton me te drejte per bashkimin e trojeve shqiptare,sepse vetem me lufte fitohet gjithcka, dhe terrorista jan te ghjith ato qe akuzojn AKSH per terrorizem
FORZA AKSH me shum respekt alpacino [/qb]
--------------------------------------------- -----

Ashtu eshte vella Topi se luan.
 

astronaut

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

E di si eshte problemi i ketyre organizatave?
Sapo formohen dhe jane te forta, perdoren per qellime kombetare, njihen dhe kane mbrojtjen nderkombetare.
Por ate moment kur legalizuesve u prishen interesat, atehere organizata te tilla kthehen dhe etikohen ashtu sikur duan ata qe i njohin neper bote.
Uroj te mos i etikojne ne te ardhmen organizata "terroriste" se atehere do ja shohim sherrin te gjithe.
Diten e mire
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: AKSH, çlirimtarë, terrorista, apo fallco?

Kolonializmi serbosllav mbi Kosovën dhe mbi Shqipërinë etnike është krim ndërkombëtar!-


Nga Prof.dr. Mehdi HYSENI


Pse politika kozmopolitike shqiptare për motive të pakuptueshme e hesht problemin e pazgjidhur kolonial shqiptar në Ballkan është çështje në vete dhe për vete, mirëpo shkenca shqiptare nuk e gëzon një “privilegj” të këtillë mbi asnjë bazë qoftë morale, qoftë politike a ashkencore. Përkundrazi e ka për detyrë jo vetëm që ta korrigjojë, ta ndërtojë, por edhe ta artikulojë një politikë të këtillë mbi baza shkencore, strategjike, politike dhe kombëtare. Çështja koloniale shqiptare në Ballkan nuk është vetëm çështje monopoli e elitave politike zyrtare shqiptare dhe e bizneseve tregtare, por edhe e shkencës, e inteligjencës dhe e gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë etnike.

Si politika e “lartë”, ashtu edhe shkenca “e dremitur” shqiptare nuk kanë asnjë arsye të qëndrueshme që në vend se ta quajnë dhe ta stigmatizojnë me emër të vërtetë kolonializimin serbosllab mbi Shqipërinë etnike, të përdorin eufemizma të ndryshëm politikë dhe apolitikë, të cilët jo vetëm se e abstrahojnë, por edhe e justifikojnë fenomenin e kolonializmit serbosllav para politikës ndërkombëtare. Thjesht, përderisa politika zyrtare shqiptare në asnjë kërkesë të saj nuk e parashtron me theks të posaçëm problemin e kolonializmit serbomadh mbi Kosovën dhe tokat e tjera shqiptare, domethënë ai me vetëdije të plotë heshtet, përkatësisht nuk ekziston fare si i tillë. Andaj, me arsye shtrohet pyetja, pse dikush tjetër të dalë dhe të pohojë para botës se në Kosovë dhe në viset e tjera autoktone shqiptare sundon terrori dhe kolonializimi sllav, kur ne kemi plotësisht të drejtë, dhe fundja, e kemi për detyrë që vetë ta luftojmë dhe ta bëjmë çështje në mënyrë permanente para bashkësisë ndërkombëtare këtë dukuri të shëmtuar të botës së qytetëruar. Meqë të gjithë jemi në dijeni se në Ballkan nuk mbretëron kurrfarë “terrorizmi shqiptar”, por kolonializmi terrorist serbosllav, atëherë pse po i mbyllim sytë para ndërrimit dhe imponimit të të kësaj teze famëkeqe dhe akuzuese (edhe politika, edhe shkenca shqiptare), të cilën propaganda shoviniste serbomadhe sllave po e përdorë si instrumentin më të përshtatshëm politik , jo vetëm për t’i murkulluar të gjitha mëkatet dhe veprat gjenocidale shekullore të kryera ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë etnike, por edhe për t’i “rinovuar” ato si “vlera demokratike” në favor të trendeve më të reja të integrimeve rajonale ballkanike dhe evropiane.

Derisa heshtim dhe e sakrifikojmë në mënyrë iracionale të vërtetën historike shqiptare, atëherë nolens volens armiku kolonialist serbosllav këtë po e kapitalizon në favor të politikës së tij, si shprehje të “ ligjshme” dhe si të “ drejtë pushtuese” mbi Kosovën dhe Shqipërinë etnike, e cila me çdo kusht (sikurse gjatë historisë së deritashme falsifikatore 1878-1999), duke mos zgjedhur mjete as metoda, as aleatë (ballkanikë, lindorë a perëndimorë evropianë), por vetëm duke marrë për bazë gojëdhënat, legjendat, mitologjinë “e ligjshme”, të shkruara nga “klerikët e baltës”, si edhe fenomenin e shpifur “terrorizëm shqiptar”, po orvatet ta anulojnë të drejtën e natyrshme historike të ligjshme- të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve për të dalë nga kthetrat e përgjakshme të kolonializmit dhe të imperializmit shekullor sllav në Ballkan. Mirëpo, të gjitha këto përpjekje të diplomacisë dhe të propagandës së regjimit të egër kolonialist sllav që shqiptarët dhe territoret e tyre etnike t’i mbajë edhe më tej me dhunë nën jursidiksionin kolonial, ligjërisht, sipas së drejtës ndërkombëtare dhe rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, janë të dënueshme se përbëjnë vepër penale(krim) ndërkombëtar. Këtë postulat të së drejtës ndërkombëtare e di mirë edhe politika dhe shkenca serbe, (sikurse që e dinë edhe më mirë aktorët kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare, mirëpo nuk janë të gatshëm, as të vullnetshëm që atë ta vëjnë në “rend dite”, si rrjedhim i mungesës dhe i miopisë së forcës centrifugale të politikës shqiptare, e cila dita-ditës po vetëviktimizohet dhe po shterohet, duke “vrapuar” që të zërë “trenin e fundit” të standardizimeve teknike dhe të integrimeve hibride rajonale, të cilat për nga përmbajtja e tyre në afat të gjatë, përjashtojnë mëvetësimin dhe të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës dhe të Shqipërisë etnike në favor të politikës dhe të sundimit të kolonializmit serbosllav gjatë historisë së deritashme të marrëdhënieve shqiptare-serbe, asnjëherë nuk e ka pranuar këtë të vërtetë shkencore, dhe se nuk është duke e pranuar as sot në shekullin XXI, sepse kundërveprimi i politikës së jashtme dhe i diplomacisë, si dhe i shkencës shqiptare në mohimin e së “drejtës pushtuese” serbomalazeze ndaj tërësisë së Shqipërisë etnike, në vijimësi ka qenë dhe, sidomos sot, është tejet heterogjen dhe i pabalancuar, që fatkeqësisht i ngjet një anijeje të fundosur në cektinë, si pasojë e avarisë së “motorit të brendshëm” të saj. Kjo ka për pasojë përçarjen dhe mosunitetin e politikës sonë shqiptare, në veçanti që nga gjysma e dytë e shekullit XX.

Kosova, as Shqipëria etnike, nuk janë kundër integrimit evropian, por kundër mohimit të lirisë dhe të vetëvendosjes së tyre nga kolo- nializmi dhe hegjemonizmi sllav në Ballkan

Në çdo mënyrë janë iracionale dhe të papranueshme të gjitha anatemat dhe akuzat që po i bëhen politikës strategjike afatgjatë të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar(FBKSH), së këndejmi edhe krahut të saj ushtarak të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), se këto dy struktura janë ndër eksponentët dhe barriera kryesore që po tentojnë të fusin “mish të egër” në projektet e integrimit dhe të pajtimit të politikave zyrtare shqiptare me politikat “demokratike-paqësore” të regjimeve kolonialiste sllave (Serbia, Mali i Zi, FYROM-i dhe Greqia). Pikërisht ky keqinterpretim dhe sofistikim politik si nga spektri i politikës kozmopolite shqiptare, ashtu edhe i politikës pushtuese hegjemoniste sllave, i favorizuar nga disa qarqe të caktuara të diplomacisë ndërkombëtare, jo që vë në dyshim ekzistencën dhe veprimin politiko-ushtarak të FBKSH-së dhe të AKSH-së, madje, duke e deklaruar këtë të fundit në mënyrë arbitrare dhe jo të ligjshme si “organizatë terroriste” nga ana kryeadministratorit të UNMIK-ut, Mihajl Shtajner, por drejtpërdrejt dhe tërthorazi kërkohet “disiplinimi afatgjatë i kurrizit” të politikës shqiptare dhe të shqiptarëve si brenda kufijve të Shqipërisë etnike, ashtu edhe në tërë diasporën, në mënyrë që të heshtin problemin e terrorit dhe të gjenocidit kolonial sllav dhe të pajtohen me vetëkapitullimin. Domethënë, përveç tezës së konstruktuar serbomadhe “Shqipëria e madhe”, politika shqiptare dhe shqiptarët në tërësi, në “mënyrë demokratike” po detyrohen që të pranojnë edhe tezën më të re imputuese “terrorizimi shqiptar”, të shpifur dhe të montuar nga politika propagandistike e Unionit të SMZ-së. Heshtja dhe moskundërshtimi i prerë i kësaj teze famëkeqe nga politika kozmopolite, shkenca dhe intelegjenca shqiptare, drejtpërdrejt dhe tërthorazi do të thotë vetëvrasje kolektive për popullin shqiptar.

Shembull konkret i prologut të një kapitullimi para tezës “terrorizmi shqiptar” është “vlerësimi” i njëanshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), i bërë nga ana e kryeshefit të UNMIK-ut, Mihajl Shtajner. Ligjërisht, sipas rregullave dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, AKSH-ja nuk mund të trajtohet si “organizatë terroriste”, për shkak se përmbajtja e programit të saj ka plotësisht karakter të lëvizjes çlirimtare kombëtare që synon ta luftojë sundimin ekzistues kolonial serbosllav mbi trojet etnike shqiptare dhe mbi Kosovën. Prandaj ekzistenca dhe veprimet e AKSH-së duhet të konsiderohen të ligjshme, sepse janë të ndërlidhura drejtpërdrejt dhe zhdrejtazi edhe me dispozitat e Kartës së Bashkuar të OKB-së, neni 1, paragrafi 2 si një nga objektivat parësore të kësaj organizate universale ndërkombëtare, ku thuhet: “ Të zhvillohen marrëdhënie miqësore ndërmjet popujve, të mbështetura në respektimin e parimeve të barazisë dhe të vetëvendosjes, dhe të ndërmirren masa të tjera, të përshtatshme për konsolidimin e paqes botërore.”(The United Nations Charter, article 1, paragraph 2). Në përputhje me përmbajtjen e këtij paragrafi, si dhe të konventave e marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare që përbëjnë lëndën e së drejtës ndërkombëtare publike, është konceptuar edhe Programi dhe aktet e tjera normative formale të FBKSH-së dhe të AKSH-së. Veprimet e AKSH-së (pavarësisht nga dëshira e vrasësve të shqiptarëve dhe e tjetërsimit të territoreve të tyre etnike), ligjërisht, nuk mund të cilësohen si “terroriste”, sepse nuk kanë asnjë lidhje me “aktet terroriste”, por quhen akte të luftës guerile nacionalçlirimtare që janë në funksion të drejtpërdrejtë të luftës antikoloniale për t’i çliruar të gjitha territoret e tyre jovetëqeverisëse, të cilat edhe sot janë pronë koloniale e Serbisë, e Malit të Zi, e FYROM-it dhe e Greqisë. Këtë klauzolë ligjore të së drejtës ndërkombëtare (që favorizon lëvizjet nacionalçlirimtare antikoloniale, e së këndejmi edhe Armatën Kombëtare Shqiptare), zoti Mihajl Shtajner nuk e ka marrë në konsideratë fare. Prandaj në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare shpallja si “organizatë terroriste” e AKSH-së është plotësisht antiligjore, sepse as shkakun, as pasojën, kryeadministratori M. Shtajner nuk i ka vendosur brenda kornizës së ligjshme si mjet politik dhe të luftës çlirimtare kombëtare të AKSH-së dhe raportit të saj ndaj varësisë së kolonializmit të unionit serbomalazez mbi Kosovën, edhe pse territori i saj përkohësisht është i ndërkombëtarizuar nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Si rrjedhojë e shpërfilljes së parimeve dhe të normave të korpusit të së drejtës ndërkombëtare ndaj qasjes së lëvizjeve nacionalçlirimtare dhe kolonializmit, politika dhe propaganda subversive e Beogradit, (të favorizuara nga një potez i papeshuar politik i z.Mihajl Shtajner, i cili si të vetmin pretekst “me bazë ligjore” e ka marrë aksionin diversant të luftës guerile të AKSH-së, lidhur me hudhjen në erë të një ure hekurudhore që lidh Kosovën Veriore me Serbinë) e kanë vënë “jashtë ligji” drejtësinë dhe të drejtën legjitime të AKSH-së që të veprojë kundër terrorit kolonial serbomalazez në Kosovë, dhe në hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike. Ndër të tjera, një cilësim i këtillë brutal politik dhe krejtësisht antiligjor ndaj AKSH-së, është në kundërshtim edhe me jetësimin, me njohjen dhe me riafirmimin e së drejtës së vetëvendosjes së popujve dhe vendeve të kolonizuara (e në rastin konkret këto të drejta dhe parime të së drejtës ndërkombëtare, janë të domosdoshme që të zbatohen edhe ndaj Kosovës dhe ndaj Shqipërisë Etnike, sikurse që ishin të efektshme në praktikën e deritashme 50-vjeçare të OKB-së, me rastin e çlirimit të më se njëqind shteteve në kontinentin e Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine), të sanksionuara në rezolutat e OKB-së, siç janë, ndër të tjera edhe : Rezoluta 2105(XX), pjesa X :” Thërret të gjitha shtetet që t’u sigurojnë ndihmën morale dhe materiale lëvizjeve nacionalçlirimtare në territoret e okupuara koloniale.

Ndërkaq, sipas pjesës XII të kësaj rezolute, kërkohet që fuqitë koloniale t’i heqin të gjitha bazat, objektet dhe instalimet ushtarake nga territoret e kolonizuara, dhe të përmbahen nga ndërtimi dhe dislokimi i atyre të rejave.”(Rezoluta 2105 (XX) e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 1965); sipas rekomandimit juridik të kësaj rezolute, janë të detyruar të veprojnë edhe pushtuesit kolonialistë serbomalazezë, maqedonë dhe grekë, duke hequr dorë përfundimisht nga çdo formë e terrorizmit dhe e militarizmit kolonial nga Kosova dhe Shqipëria etnike(Rezoluta 2105 (XX), e miratuarar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 1965); Rezoluta 2865(XXVI) për implementimin e kërkesës së Papua Guinesë së Re “ për pavarësi dhe bashkim kombëtar në një shtet të vetëm politik dhe territorial.”(Rezoluta 2865(XXVI), e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 1971); Rezoluta 637(VII) E drejta e vetëvendosjes së popujve dhe kombeve, e miratuar më 16 dhjetor 1952 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe Rezoluta 1514 (Deklarata për njohjen e pavarësisë popujve dhe vendeve koloniale”) e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 14 dhjetor 1960, e cila sikundër edhe rezolutat e konventat e tjera ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtën e vetëvendosjes, apelon dhe rekomandon që në mënyrë imediate t’i jipet fund krimit kolonial, edhe pa dëshirën dhe pa pëlqimin e shteteve kolonizatore, sepse vetëm kësisoj mund të vijë në shprehje realizimi i tërësishëm ligjor i pavarësisë dhe i së drejtës së vetëvendosjes.

Abuzimi flagrant i dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe i së drejtës ndërkombëtare publike që i referohen lëvizjeve nacionalçlirimtare antikolonialiste dhe të së drejtës së vetëvendosjes, sjell edhe përgjegjësinë ndërkombëtare(international liability), sikurse që është rasti konkret me shtetet kolonialiste shtypëse : Serbia , Mali i Zi, FRYOM-i dhe Greqia, të cilat për shkak të aneksimit dhe të sundimit kolonial të mëtejmë me dhunë të Kosovës dhe të territoreve të tjera të Shqipërisë etnike(1912- 2003), kanë kryer vepër penale ndërkombëtare (international criminal act).

Aktorë të krimeve erga omnes në Shqipërinë etnike janë SMZ-ja, FYROM-i dhe Greqia, e jo kurrsesi AKSH-ja

Për t’i bindur aktorët sllavë (Serbinë, Malin e Zi, Greqinë dhe FYROM-in), se vetë janë ushtrues dhe bartës kryesorë të terrorizmit dhe të krimeve ndërkombëtare mbi popullatën e pafajshme shqiptare dhe mbi tokat e tyre stërgjyshore të Shqipërisë etnike, erga omnes krime këto që përveç rrezikimit të marrëdhënieve ndërshtetërore rajonale, pa dyshim rrezikojnë edhe paqen e sigurinë ndërkombëtare, është e domosdoshme që të shërbehemi (briefli) vetëm me gjuhën dhe fuqinë e argumenteve shkencore historike, juridike dhe politike. Sipas Nenit 19, pika 2 të Projektrregulloreve të Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare, krim ndërkombëtar konsiderohet “vepra e kundërligjshme ndërkombëtare e ndonjë shteti që rezulton si pasojë e shkeljes së detyrimit ndërkombëtar, i cili ka rëndësi të jashtëzakonshme për mbrojtjen e interesave kryesore të bashkësisë ndërkombëtare, cenimi i së cilës njihet (sanksionohet) si krim nga ana e kësaj bashkësie në tërësinë e saj të përkufizuar.

Përpos pikave 2 dhe 3 të nenit 19, të theksuar edhe sipas rregullave në fuqi të së drejtës ndërkombëtare, krime ndërkombëtare përbëjnë edhe: (i) cenimi flagrant i ndonjë detyrimi ndërkombëtar me rëndësi të veçantë për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare, si dhe detyrimet që ndalojnë agresionin; shkelja e rëndë e së drejtës së vetëvendosjes së popujve, si dhe e atyre të drejtave, që e dënojnë krijimin dhe sundimin me forcë të zotërimit kolonial; mosrespektimi i normave që sanksionojnë robërinë, aparteidin dhe gjenocidin; shpërfillja e normave që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe me ruajtjen e ambientit të njeriut, si dhe të atyre që e ndalojnë ndotjen masive të atmosferës dhe të deteve.”(Yearbook of the International Law Commission,1975, vol.II, p.55-59; Yearbook of the ILC, 1980, vol.II, part 2, p.30; “State Responsibility and the Unmaking of International Law”: in Harvard International Journal, no.29, 1988, p.1; “International Responsibility” by E. Jimenez de Arechaga, in Manual of Public International Law, London, 1968, p. 531, 534).21

Sa më sipër, sipas rregullave dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, ndër të të tjera, krime ndërkombëtare konsiderohen: “agresioni, zotërimi kolonial me forcë, gjenocidi, robëria dhe aparteidi, si dhe piratëria në detin e hapur(sipas së drejtës klasike ndërkombëtare).” (G.Gilbert, “The Criminal Responsibility of States”, ILC(39), 1990, p.345; )

Për t’i rikujtuar kryerësit-atavistë sllavë (si dhe mbështetësit e tyre të brendshëm dhe të jashtëm), se të gjitha këto lloje të krimeve antishqiptare dhe antinjerëzore i kanë kryer ndër shekuj në dëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike, si dhe në dekadën e fundme të shekullit XX (1989-1999) e deri më sot të fillimshekullit XXI (2003), është e domosdoshme që të japim një kronologji shumë të shkurtër faktografike të historisë politike dhe gjeopolitike të etapave më karakteristike të procesit të kolonizimit dhe të aneksimit të gjysmës (50%) së kombit shqiptar dhe të territorit indigjen të Shqipërisë etnike nga ana e Serbisë, Malit të Zi, FYROM-it dhe Greqisë.

S’ka dyshim se rrënjët e së keqes së kolonializmit të shteteve të theksuara serbosllave kanë zënë të shtrihen në thellësinë dhe në gjerësinë e tokës etnike shqiptare definitivisht ( de facto dhe de jure) që nga vendimet famëkeqe antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878), kur fuqitë e mëdha evropiane gjysmën e territorit të Shqipërisë Etnike ia dhuruan “sihariq” Serbisë (Kurshumlinë, Bllacën, Vranjën, Leskovikun, Nishin, Preshevën, Bujanocin, Medvegjën, Kosovën, Shkupin, Tetovën, Strugën, Dibrën, Kumanovën, Manastirin, Ohrin dhe tërë rajonin e Pollogut); Malit të Zi (Plavën, Gucinë, Hotin, Grudën, Ulqinin dhe Tivarin); Greqisë ( Çamërinë etj.). Duhet të nënvizojmë se përveç tjetërsimit të paligjshëm të gjithë këtij territori kompakt shqiptar, Serbia dhe Mali i Zi, në të njëjtën kohë, bën spatrimin etnik të shumicës së këtyre trojeve, në veçanti të trevave të Kosovës Lindore, duke vrarë, djegur dhe shpërngulur shqiptarët nga vatrat e tyre ilirike-arbërore. Për të realizuar këtë projekt gjenocidal antishqiptar, Serbia dhe Mali i Zi, në veçanti përfitojnë nga transaksionet e Perandorisë Osmane (sulltanët e së cilës, pa kurrfarë të drejte morale, as ligjore ia patën “bërë teslim” Serbisë dhe Malit të Zi hiq më pak se 50% të vilajetit shqiptar. Mirëpo, serbët dhe malazezët sot e 100 vjet të shkuara në asnjë mënyrë nuk janë treguar mirënjohës as ndaj sulltanatit, as ndaj Turqisë së sotme.

Përkundrazi, i konsiderojnë armiq sikurse edhe shqiptarët, natyrisht, duke i ndërruar tezat edhe në këtë rast konkret dhe duke e vënë nën hipotekë të derisotme të “Sëmurin e Bosforit”, kinse për shkak të simetrisë fetare i ka favorizuar shqiptarët në disfavor të bizantit mesjetar ortodoks. Kjo akuzë është aq vulgare dhe transparente, saqë nuk meriton elaborim të mëtjemë, sepse vetë fakti që edhe sot e asaj dite shqiptarët dhe tokat e tyre ende kanë ngelur nën “kurorën” mizore të ortodoksizmit kolonial serbomalzez, sheshazi dëshmon se religjioni islam dhe pushteti sundimtar anadollak 500-vjeçar, ka qenë me “trup dhe me shpirt” në anën e favorizimit të elementit serb ortodoks, e jo të shqiptarëve në asnjë mënyrë. Fatkeqësisht, historia e ka dëshmuar të kundërtën. Sikur të kishte qenë ashtu, siç pohojnë tezat e paqëndrueshme të politikës, të kuazishkencës dhe Kishës Ortodokse Serbe, Shqipëria etnike do ta kishte lirinë dhe pavarësinë e saj që nga Kongresi i Berlinit 1878 dhe të fuqive të mëdha evropiane. Këtë e provon edhe krijimi i Lidhjes së Prizrenit (1878) si antitezë historike, kombëtare dhe politike e pezullimit praktik të vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit në copëtimin, aneksimin dhe në pushtimin kolonial të trojeve etnike shqiptare.

Mirëpo, aspiratat dhe lufta çlirimtare kombëtare e Lidhjes së Prizrenit për t’i rikthyer terrioret e saj në zotërimin e titullarit të ligjshëm historik-shqiptarëve, ngelin të pakurorëzuara për shkak të thyerjes së saj ushtarakisht nga Perandoria Osmane, si dhe nga Rusia dhe aleatët e saj. Kjo pati për pasojë që në vazhdimësinë e mëpastajme historike, gjysma e shqiptarëve dhe e Shqipërisë etnike të mbetet koloni e Serbisë, Malit të Zi, Greqisë (në kohën më të re që nga viti 1990-2003) dhe FYROM-it.

Etapa e dytë e “rikonfirmimit “ (përmes reprezalieve dhe gjenocidit) të kolonizimit të Shqipërisë etnike nga ana e imperialistëve serbosllavë, fillon të intensifikohet nga shtatori i vitit 1912, si dhe nga gushti i vitit 1913, si rrjedhim i vendimeve të kundërligjshme historike të Konferencës së Londrës (dhjetor 1912- gusht 1913), sipas të cilave Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë “ligjërisht” iu dhurua 50% e territorit autokton shqiptar, të cilin status kolonial serbosllav e ka edhe sot Shqipëria etnike. Gjithashtu, vitet 1918-1919 shënojnë etapën e tretë të kolonizimit të Shqipërisë etnike, sepse mbretëria serbe-kroate-sllovene përmes krimeve të terrorit gjenocidal, tërësinë territoriale dhe të popullatës së saj shqiptare, e përthithin brenda kufijve shtetëror serbomalazez. Një akt i këtillë kriminal (sipas së drejtës ndërkombëtare) ndërkombëtar i mbretërisë serbe-kroate-sllovene është i dënueshëm edhe sipas neneve 20 dhe 22(4) të Koventës së Lidhjes së Kombeve(1919). Po ashtu, edhe gjatë viteve 1919-1941, shfaqet etapa e katërt e kolonizimit të Shqipërisë etnike nga mbretëria jugosllave ( de facto dhe de jure Serbia e Madhe, kufijtë kolonial të së cilës më pastaj që nga viti 1945 i trashëgoi edhe Jugosllavia Socialiste (Serbia e Madhe) e Josip B.Titos, e Dobrica Qosiqit, e Slobodan Milosheviqit, dhe e Vojsillav Koshtunicës) që njëkohësisht ishte në kundërshtim flagrant me Konventën e theksuar të Lidhjes së Kombeve, sepse zyrtarisht, ajo deklarohet dhe trajtohet si koloni jugosllave, e cila popullohet me kolonistët serbë dhe me malazezë, boshatiset duke i vrarë dhe shpërngulur me dhunë, me terror dhe me gjenocid me qindra e mijëra shqiptarë kryesisht në Turqi.

Duke filluar që nga Lidhja e Prizrenit (1878) e deri me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët kanë zhvilluar kryengritjet dhe luftërat e rezistencës kundër kolonizimit dhe rikolonizimit të Shqipërisë etnike, këtë e dëshmon edhe Rezoluta e Konferencës Nacionalçlirimtare e Bujanit më 2 janar 1944, sipas së cilës Kosova përkufizohej si shtet sovran dhe pjesë e pandashme e Shqipërisë etnike. Mirëpo, (pjesërisht Qeveria e përkohshme shqiptare e Vlorës së Ismail Qemalit, 28.XI.1912) nuk kanë arritur që t’i kurorëzojnë objektivat dhe imperativin e tyre të çlirimit, të ribashkimit dhe të pavarësisë së plotë politike, kombëtare dhe terrioriale, për shkak të agresioneve dhe ndërhyrjeve invaduese militariste të vendeve fqinje sllave, të ndihmuara drejtpërdrejt nga Perandoria Osmane, Rusia dhe Franca. Të gjitha fazat historike-politike të pushtimit kolonial të Shqipërisë etnike nga ana e Serbisë së Madhe dhe e vendeve të tjera fqinje sllave (FYROM-i dhe Greqia), sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, përbëjnë krim ndërkombëtar që në vijimësi karakterizohet nga koherenca e gjenocidit, e agresionit, e terrorizmit, e aparteidit dhe e kolonializmit.

AKSH-ja është antitezë e kolonializmit shekullor sllav dhe kundër çdo fundamentalizmi terrorist vendor dhe ndërkombëtar

Po qe se analizojmë vëmendshëm dhe me objektivitet retrospektivën historike të të gjitha kryengritjeve dhe luftërave të lëvizjeve çlirimtare kombëtare shqiptare kundër hegjemonizmit dhe kolonializmit serbomadh sllav, duke filluar që nga Lidhja e Prizrenit (1878), lëvizjet kaçake(1912-1941), UÇK-ja, UÇPB-ja, UÇK-ja e deri tek AKSH-ja do të shohim se historiografia, politika e të gjitha regjimeve serbomalazeze sllave (bizantine, monarkiste, mbretërore, socialiste, komuniste, fashiste, diktatoriale-demokratike) dhe Kisha Ortodokse Serbe, të gjitha këto lëvizje çlirimtare kombëtare shqiptare, antikolonialiste dhe antisllave, i ka quajtuar “terroriste”, “ turko-fundamentaliste islamike”, “separatiste” dhe “shqiptaromëdha”. Edhe sot, këto janë ndër armët kryesore strategjike dhe taktike të politikës, të shkencës dhe të Kishës Ortodokse Serbe që rrumbullakësojnë “teknologjinë” e propagandës subversive-ndëshkuese dhe të diplomacisë ushtarake kundër luftës së drejtë çlirimtare kombëtare antikolonialiste, edhe të Armatës Kombëtare Shqiptare(AKSH-së), edhe të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH).

Mirëpo, pavarësisht nga lakmia e shfrenuar paranoide e politikës kolonialiste serbomadhe, që shqiptarët dhe Shqipërinë etnike, t’i mbajë edhe më tej si “pasuri legjitime” të saj, duke e përdorur parullat e rreme dhe demogagjike para bashkësisë ndërkombëtare, se AKSH-ja “është terroriste”, politika, shkenca dhe inteligjenca shqiptare nuk kanë asnjë aryse që të heshtin para akuzave të këtilla shpifëse, sepse veprimet, organizimi dhe Programi i AKSH-së nuk kanë për objekt asnjë segment të çfarëdo qoftë terrorizmi (individual apo grupor), por kanë karakter të luftës së lëvizjeve nacionalçlirimtare që është në funksion të luftimit të të gjitha formave terroriste të kolonializmit serbosllav, i cili, edhe sot, është duke sunduar barbarisht mbi Kosovën, përkatësisht Shqipërinë etnike. Një të drejtë të këtillë të ekzistencës dhe të veprimit të AKSH-së (me mjete politike paqësore dhe luftën si mjet të fundit) kundër kolonializmit të dhunshëm, agresionit, terrorizmit dhe aparteidit serbomalzez, të shtrirë në hapësirat e Shqipërisë etnike, e mbështet dhe e favorizon ligjërisht edhe e drejta ndërkombëtare, si dhe të gjitha instrumentet e tjera juridike të ligjshme të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar.

Sipas platformës, veprimet luftarake të AKSH-së nuk kanë asnjë element a veçori të luftës civile apo të ndonjë konflikti të armatosur me karakter të brendshëm ose të jashtëm terrorist, por kanë karakter të përgjithshëm të luftës së lëvizjeve çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale. Nga strategët dhe specialistët ushtarakë shqiptarë, përkufizimi i nocionit të AKSH-së është bërë në përputhje të plotë ligjore “me një sërë konventash dhe rezolutash përkatëse, të miratuara nga ana e Asamblesës së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që kanë karakter ligjor të luftërave çlirimtare kombëtare kundër sundimit kolonial dhe të huaj, dhe kundër regjimeve raciste, të cilat njëkohësisht duhet të konsiderohen si konflikte të armatosura ndërkombëtare në kuptimin e Konventave të Gjenevës 1949.” (Protocol I of 1977, article 1/4/; Article 2 of the Geneva Conventions of 1949; Resolution of the General Assembly on Independence of Colonies 1514/XV/ 1960; Resolution on Racial Discrimination 1965; Resolution 2446/XVIII/ 1968; Resolution 2625/XXV/1970 on Friendly Realtions of States; Resolution 3103/XXVIII/ of 1973; Resolution 2529 /XXIV/ of 1960).

Të gjitha dispozitat e këtyre rezolutave dhe konventave të theksuara (si edhe rezolutat dhe konventat e tjera që u referohen drejtpërdrejt çështjes së luftërave të lëvizjeve çlirimtare kombëtare, dhe të së drejtës së vetëvendosjes që si instrumente legale juridike, e përjashtojnë çdo formë të kolonializmit, të gjendocidit, të agresionit, të aparteidit dhe të terrorizmit ndërkombëtar), duhet të zbatohen dhe respektohen në praktikën e përditshme nga ligjet dhe ligjshmëritë e fuqive kolonialiste, si dhe nga shtetet e tjera të bashkësisë ndërkombëtare. Këtë korpus të rregullave, të normave dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare që përbëjnë kuintesencën e përmbajtjes juridike të Kartës së Kombeve të Bashkuara do të duhej ta kishte marrë në konsideratë edhe kryeadministratori i UNMIK-ut, Mihajl Shtajner kur AKSH-në e ka shpallur si “organizatë terroriste”, si rrjedhim i trysnisë së vazhdueshme të politikës propagandistike të regjimit kolonial të unionit serbomalazez. Për drejtësinë dhe të drejtën ndërkombëtare vendimi i theksuar politik i M.Shtajnerit është invalid (nul), sepse aktin gueril (me rastin e hudhjes në erë të një ure që ndodhet në territorin e Kosovës Veriore) të njësitit ushtarak të AKSH-së e ka kualifikuar si “akt terrorist”, i cili sipas rregullave dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, është në kolizion flagrant me karakterin dhe me përmbajtjen e luftës së lëvizjeve çlirimtare kombëtare dhe nuk ka asnjë shenjë ngjashmërie ose barazimi me “terrorizmin” vendor as ndërkombëtar.

Të rikujtojmë se akti i theksuar i njësitit gueril është kryer në mënyrë të ligjshme nga njësiti special i Armatës Kombëtare Shqiptare(AKSH) që është në përputhje edhe me Nenin 1, paragrafi 4 të Protokollit I të Gjenevës(1977), ku shprehimisht thuhet “ se ky duhet të zbatohet në mënyrë decidive në konfliktin e armatosur në të cilin njerëzit luftojnë kundër sundimit kolonial, okupimit të huaj dhe kundër regjimeve raciste për të ushtruar të drejtën e vetëvendosjes.” Ky nen është sajesë e parimeve themelore të Kartës së Bashkuara dhe të Rezolutës së marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit ndërmjet shteteve (Rezoluta 2625/XXV/, 1970, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara).

Pjesëtarët e AKSH-së “mund të dënohen” për zhvillimin e aksioneve të tyre guerile të luftës çlirimtare kombëtare kundër sundimit dhe gjenocidit kolonial serbosllav, por kurrsesi si “terroristë” ashtu siç po veprojnë gjykatat policore-politike në hapësirat e Shqipërisë etnike në përndjekjen dhe në dënimet me burg të tyre deri në 15 vjet (siç ishte rasti i Gjykatës së Strugës), mirëpo aksionet e tilla kanë karakter të taktikës së luftës guerile, si formë e ligjshme e luftës çlirimtare kombëtare antikolonialiste e AKSH-së.

Duhet të nëvizojmë faktin se, sipas së drejtës ndërkombëtare në rast se pjesëtarët e AKSH-së kryejnë ndonjë akt të pakontrolluar ndaj pjesëtarëve (përfaqësuesve të shteteve të huaja ose të organizatave të ndryshme ndërkombëtare në Kosovë, në FYROM ose gjetkë) të forcave ndërkombëtare (UNMIK, KFOR), atëherë, s’ka dyshim se ekziston baza ligjore që ato të kualifikohen dhe të dënohen si “akte terroriste”. Mirëpo, shikuar realisht gjendjen në terren, nuk ekziston asnjë arsye që forcat ushtarake të AKSH-së të konfrontohen me forcat paqeruajtëse as në Kosovë, as në FYROM, as në Kosovën Lindore, as në Republikën e Shqipërisë, sepse ato me arsye të plotë i konsiderojmë forca paqësore dhe ushtarake, të mbrojtjes së interesave vitale të shqiptarëve në Ballkan.

Edhe pse provokimet e përditshme janë aq perfide dhe aq me prapaskena të rrezikshme nga ana e propagandës kolonialiste serbomalazeze, maqedone dhe greke, assesi dhe, mbi asnjë bazë nuk guxojnë të vijnë në shprehje fërkimet e Armatës Kombëtare Shqiptare(AKSH) me trupat e theksuara ndërkombëtare, as me përfaqësuesit legalë të përfaqësive diplomatike konsullore ose të organizatave të ndryshme qeveritare ose joqeveritare anembanë Shqipërisë etnike, sepse këtë e donë dhe janë duke pritur pushtuesit kolonialë sllavë të shqiptarëve. Mirëpo, ne këtë “kartë”, patjetër, duhet t’ua “djegim në dorë” aktorëve të terrorit kolonial dhe të gjenocidit sistematik serbosllavë mbi shqiptarët dhe tokat e Shqipërisë etnike.

Politika dhe lufta çlirimtare antikoloniale e shqiptarëve, duhet të jetë e bashkërenduar dhe e sinkronizuar si në kuptimin e së drejtës kombëtare, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare. Fundja, askush nuk ka arsye t’i frikësohet lindjes dhe veprimit të faktorit ushtarak shqiptar, sepse ai ka vetëm karakter çlirimtar kombëtar, dhe do të jetë faktor vendimtar i mbrojtjes së interesave jetike kombëtare dhe shtetërore si për shqiptarët, ashtu edhe për interesat e të gjitha minoriteteve pa dallim, dhe pa kurrfarë diskriminimi, kudo që shtrihen dhe jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë etnike. Natyrisht nga faktori ushtarak shqiptar frikësohen dhe janë skeptikë vetëm ato regjime koloniale serbosllave që e kanë “mizën mbas veshi”, si pasojë e hipotekës koloniale shekullore të Shqipërisë etnike. Mirëpo, këtë sëmundje kronike mund ta shërojnë po qe se në mënyrë paqësore dhe të ligjshme (sipas së drejtës historike dhe ashtu si parashikohet me ligjet, dhe me normat juridike të bashkësisë ndërkombëtare) gjejnë gjuhë të përbashkët me shqiptarët që përfundimisht të heqin dorë nga sundimi kolonial i tërësisë territoriale të Shqipërisë etnike. Ndryshe, pavarësisht nga koncesionet e mundshme dhe të paparashikuara të politikës kozmopolite shqiptare në favor të zgjatjes së agonisë dhe të ankthit kolonial serbosllav, nuk ka më asnjë gjasë minimale, se do të përsëritet “pragmatizmi historik” i politikës pushtuese gjenocidale të Serbisë dhe të Malit të Zi në eliminim e ushtrive shqiptare nga vatrat e tyre të Shqipërisë etnike.
 
Top