Akademia e Shkencave të Maqedonisë tërheq enciklopedinë

Akademia e Shkencave të Maqedonisë tërheq enciklopedinë

enciklopedia-maqedonase1.jpg
Një javë pas publikimit të enciklopedisë me shpifje dhe trillime historike kundër shqiptarëve të Maqedonisë, Akademia e Shkencave në Shkup tërheq botimin enciklopedik dhe premton rishikimin e pjesëve të kontestuara nga shqiptarët, Ambasadat e huaja si dhe disa institucione ndërkombetare. Në konferencën për shtyp, të mbajtur sot në mesditë menjëherë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit drejtues të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, kryetari i saj, Gjeorgji Stardullov deklaroi për mediat heqjen nga qarkullimi dhe përmirësimin e të gjitha pjesëve të kontestueshme të enciklopedisë.
Smbrapsja e akademikëve maqedonas, vjen pas disa ditë reagimesh të forta nga shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Po ashtu, një ditë më parë, reaguan edhe Ambasada Amerikane, dhe Ambasadori britanik në Shkup, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme në ato pjesë të enciklopedisë ku thuhet se trupat britanike kanë trajnuar ushatrë të UÇK-së në vitin 2001. Po dje, Bashkimi Europian bëri të ditur se mund të hapë hetime për këtë çështje, duke deklaruar se do të shqyrtojë në mënyrë të detajuar pjesët e kontestuara të kësaj enciklopedie.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22875. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22875
 
Top