Air Mouse Elite punon mbi ajër

Air Mouse Elite punon mbi ajër

Air-Mouse.jpg
</p>


Kush nuk e ka bërë ndonjëherë, të ngrejë mousin nga tryeza dhe ta lëvizi në ajër duke pritur që kursori të përgjigjet,.. Gyration sjell së shpejti mousin që e bën të mundur këtë.</p>


Kanë kaluar shumë që prej mousit origjinal me sferë, mouse optik, me lazer, mouse lojrash apo zyre, wireless dhe me fije, keni parë mouse që punon mbi qelq, por si ju duket një mouse që punon dhe në ajër? Gyration Air Mouse Elite bën pikërisht këtë; ai nuk ka nevojë për asnjë mjedis të fortë për të lëvizur kursorin e tij, mjafton thjeshtë lëvizja e dorës suaj.
Nëse tani po kruani kokën duke menduar se si mund ta përdorni një mjet të tillë në tryezën tuaj, mendoni më gjerë. Air Mouse Elite mund të jetë një pajisje e shkëlqyer për prezantuesit e mbledhjeve, duke i çliruar ato nga domosdoshmëria e tryezës. Mousi ka një rreze prej rreth 30 metrash dhe mund të funksionojë edhe përtej mureve. Paketa pajiset gjithashtu me programet Motion Tools, suitën e aplikacioneve ndihmëse, kështu përdoruesi mund të kthejë kursorin e mousit në një shënues, nënvizues apo kursor lazer, si dhe të aksesojë përmbajtje multimediale me lëvizje të caktuara.
Mousi ka një formë të përshtatshme për tu përdorur me të dyja duart si dhe të volitshme për tu mbajtur në dorë. Ai përfshin dhe një sensor lazer për përdorim standart në sipërfaqe të ngurta. AirMouse Elite pritet të shfaqet në tregun Amerikan në javët që vijnë për një çmim prej $99.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=541. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=541
 
Top