Ai qe paguan dritat eshte budalla apo i ndershem?

Holland2010

Forumium maestatis
Dritat do falen se shpejti. Ju qe paguani si e ndjeni veten budallenj apo te ndershem se respektoni ligjet??
Po ai qe nuk paguan eshte i zgjuar (se e di qe nje dite do falen) apo ehste trim dhe nuk pyet per shtet, apo realisht nuk ka mundesi te paguaj??
 

Holland2010

Forumium maestatis
Besoj se do marri ca vota me shume qeveria me kete amnizti,por mbase humb edhe ca vota te atyre pak qe paguajne :)
 

Holland2010

Forumium maestatis
Po ja pra qe qenkan 270 mij familje qe nuk i pagujane pra 1/3 -ta e shqiperise sipak kryeministrit qe nuk i paguan. Dhe atyre do ja falin.
Atyre sja pret njeri...:) dritat
 

Holland2010

Forumium maestatis
Do ta quaja qytetar te denje po as te ndershem e as budalla se skane lidhje :)
Ke te drejte megi. Bile une thjesht qytetar debitor do e quaja se i denje apo i padenje nuk ngeli tek dritat. Ajo qe doja une te diskutoja ehste pak me e thelle.
Si ka mundesi qe disave nuk u hyn gjemb ne kembe kurse disa te tjere megjithse paguajne , nje here te mos paguajne i godet ligji. Dhe pika tjeter eshte me e drejtperdrejte Megi.
A ndihen njerzit budallenj kur degjojne qe dritat u falen atyre qe nuk i kane paguar? Te mos harrojme qe ne paguajme me shtrenjte dritat sepse nje pjese e tyre vidhet. Nuk kei te drejte ne te kerkojme te na kthehet mbrapsht te pakten pjesa qe ekmi paguar teper meqenese pjesa e vjedhur u fal?
 

gurax

Pan ignoramus
Eshte nje fatkeqsi per Shqiperine dhe tere popullin shqiptar qe eshte katandisur (apo eshte sjelle) ne piken qe nuk shihet fare si absurde shtrimi i nje pyetje e tille. Shqiptaret vidhen perpara syve te tyre nderkohe qe jane duke komentuar po kete vjedhje neper kafene.
 

Al-Punk

Still here
Nese nuk gaboj, falja e dritave u be per ata qe kishin debi te vjetra qe nga koha e para shitjes se Shperndarjes tek CEZ, pra debitoreve nga shteti qe i bie te jene nja 2 vjet e ca te vjeter. E qe nuk do i paguajne ato para kurre pasi shteti nuk eshte i afte te vjele leket e nje shtrese te caktuar. Nje deshtim i plote i shtetit, ne kurriz te atyre qytetareve per te cilet ngre zerin Holland2010 qe paguajne detyrime dhe per ata qe nuk paguajne.
Levizja eshte politike dhe e kemi vene re qe kohet e fundit politikanet e kane kuptuar qe shumica e votave nuk vjen nga shtresa e edukuar dhe qytetare e shoqerise, por nga ajo rurale e prapambetur (thjesht nje konstatim pa deshiruar te paragjykoj). Ne kete menyre, shihen qe fjalimet i drejtohen kesaj shtrese dhe nuk zene vend fare ne llogjiken e njerezve intelektuale. Me e keqja eshte qe duket sikur pushtetaret jane te interesuar ta shtojne sa me shume shtresen e prapambetur, sesa te investojne qe kjo shtrese te perparoje. Shembulli klasik eshte vendosja e te paafteve ne krye te njerezve te afte, e servileve q enuk dine te punojne ne vende kyc qe do e kthejne te gjithe strukturen nen kontroll si vetja.
Pastaj thone qe cdo popull ka qeverine qe meriton... Jo mer jo, nuk kemi qeverine qe meritojme, por po lejojme te qeverise injoranca e jo llogjika. Intelektualet i ka zene letargjia e flasin kafeneve kur duhet te dalin ne protesta kunder te dy partive te medha qe jane bere si motra binjake
 

Holland2010

Forumium maestatis
U mundova ta trajtoja pak me IRONI kete teme , megjithse ketu ne kete vend ndodhin cudira qe nuk do mjaftonin rreshta per ti pershkruar. Dhe ky editori ka nje numer te caktuar karakteresh :).

Gjithsesi kandidimi kete radhe i dy njerezve me te perfolur per bashkine e kryeqytetit ehste shembulli me tipik i krizes qe na ka kap. Njerezit per keta jane thjesht numra qe here i pjestojne me 4 kur ju leverdis dhe here i 4-fishojne sipas oreksit.
Basha tani qe la mandatin ka dhe dy akuza qe i rendojne mbi shpine (vjedhjet ne rrugen e kukesit dhe vrasjen e 4 demostruesve.)
Rama ka te pakten qe ne 2008-ten qe nuk shkon ne pune dhe merret vetem me partine duke e lene bashkine pas dore. Ka fillu sheshihn po ben dhe nja dy rruge sa per fushate dhe kaq.
Por kur ska kandidat te trete si do veprosh??? Mos te votosh fare ehste turp se vota eshte nje e drejte, po kujt tja japesh?
 

Megg

Carpe Diem
Ke te drejte megi. Bile une thjesht qytetar debitor do e quaja se i denje apo i padenje nuk ngeli tek dritat. Ajo qe doja une te diskutoja ehste pak me e thelle.
Si ka mundesi qe disave nuk u hyn gjemb ne kembe kurse disa te tjere megjithse paguajne , nje here te mos paguajne i godet ligji. Dhe pika tjeter eshte me e drejtperdrejte Megi.
A ndihen njerzit budallenj kur degjojne qe dritat u falen atyre qe nuk i kane paguar? Te mos harrojme qe ne paguajme me shtrenjte dritat sepse nje pjese e tyre vidhet. Nuk kei te drejte ne te kerkojme te na kthehet mbrapsht te pakten pjesa qe ekmi paguar teper meqenese pjesa e vjedhur u fal?
Ehhh keto qe ke shkruar me siper kane vetem nje emer:
padrejtesi,se po marrim nje shembull per dritat qe paguajm te gjithe ne shtepite tona, te mos i paguash nje muaj apo ti paguash me vonese
vijne ti kepusin dhe nje gje e tille ka ndodhur para pak kohesh tek une
konkretisht dhe te mendosh qe ka me qindra debitore qe kane
mijera /miliona leke drita pa paguar(biznes) dhe qe nuk u hyn gjemb ne kembe
e merren me popullin e gjore qe mezi paguajne dritat ne nje kuote minimale,,,
Ta shikosh shkoqur e& budalla te bejne te ndihesh por qe ndjenja ska me kuptim ne kete pike,,,eshte krijuar nje vorbull padrejtesie mund te thoja une qe spo di qeveritar ta zgjidhe....
E cili eshte qendrimi yne?-Te luajme rolin e ''budallait''(meqe kete
konkluzion arritem)dhe ti paguajme dritat nje me nje perpara se te hyme ne telashe ...se sna ka ngel zgjidhje tjeter...
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Per mendimin tim ministrat kane kohe qe si paguajne as dritat e as taksat e bizneseve te veta dhe tani ju shkrep te bejne amnisti :D Boni sevap here tjeter, jepini nai lek :D

"Sinqeriteti virtyt i budallait" me kane pase thene dhe kjo eshte nje pro per kete thenie!
 

gangsterja

Primus registratum
Ai qe paguan dritat eshte njeri i ndershem dhe i sinqerte.Nuk i paguajne ata qe jane ne pune ne shtet e i paguajne njerezit e thjeshte dhe qe kane halle.
 
Top