Agron Llakaj: Berishën e ftova në Portokalli, më refuzoi
INTERVISTA/ Moderatori i spektaklit të humorit “Portokalli” rrëfen surprizat e këtij sezoni, marrëdhëniet me politikën dhe politikanët dhe ftesën e refuzuar nga Kryeministri. Këtë sezon është larguar nga trupa e aktorëve Gazmend Paja

Është mëngjes. Agroni gjendet në “valën” e punës, e përpos kësaj, vendosi të na presë në zyrën e tij para së të fillonte mbledhjen me aktorët e spektaklit të humorit “Portokalli”. Për moderatorin e këtij spektakli nuk ka asgjë të pamundur dhe sipas tij, disiplina e talenti prodhojnë suksese. Në këtë sezon, i cili starton sonte, prurjet në materiale nuk mungojnë.

Agron, jeni gati për të filluar vitin e gjashtë të spektaklit të humorit “Portokalli” si ishte kjo periudhë pushimesh pas mbylljes së pesë viteve punë?

Pas mbyllëm sezonin e pestë të “Portokalli”-së, kjo natyrisht ka qenë një periudhë relaksi. Gjatë kësaj kohe, një pjesë e trupës ishin angazhuar në një telenovelë të fundit “Komuna e Parisit” së bashku me regjisorin. Por, me karakteristikën e aktorit të humorit, gjatë kësaj kohë kam qenë në një pushim aktiv. Është si puna e bletës që mbledh. Edhe unë pak a shumë këtë gjë kam bërë.

Pas mbledhjeve të para mes jush dhe aktorëve është venë re kjo gjë edhe tek ata?

Në momentin që po flasim, trupa ka ardhur me këtë lloj angazhimi, prurjet janë të mira. Qoftë në ide apo edhe në materiale, e gjitha tani qëndron te aftësia për të menaxhuar me sukses.

Do të ketë prurje të reja në njerëz, aktorë, personazhe këtë sezon ky spektakël?

Kemi rreth katër – pesë të rinj, të cilët provojnë vetën në këtë sezon. Këtyre u jepet mundësia për të provuar veten para spektatorëve dhe në qoftë se e kalojnë këtë provë, automatikisht do të jenë pjesë e “Portokalli”- së. Në një farë mënyre, kemi investuar që të mos dështojmë, sepse kemi ndjerë nevojën për të pasur herë pas here prurje të reja, por nuk është e lehtë. Janë të shumtë njerëzit që kanë aftësi për të bërë humor, kështu që mendoj se kemi një ekip me një stol goxha të mirë, tani vlen për t’u parë.

A është e vështirë për të rinjtë të cilën bëhen për herë të parë pjesë e stafit tuaj, që të fitojnë popullaritet dhe pëlqimin e publikut mbi të gjitha?

Në përgjithësi, duan një kohë të marrin ritmin dhe të kalojnë në kolonën e duhur, por nuk i mungon suporti profesional nga ana jonë. Natyrisht, që në fund fare varet edhe nga ata, se sa do ia arrijnë. Kemi pasur raste që kanë qenë shumë të mirë në tavolinë dhe pastaj kur ka ardhur puna në skenë nuk kanë shfaqur atë që duhej. Të gjithë duhet ta kalojnë këtë lloj “provimi” me publikun, por gjithsesi ne e kemi “brumin” e domosdoshëm për të vazhduar. Nuk kemi mbetur te prurjet e reja. Ata e pasurojnë portretin e “Portokalli”- së.
Formati i këtij spektakli, duke qenë i suksesshëm, ka edhe vështirësinë e madhe që e has çdo aktor, i cili duhet të punojë fuqishëm për të qëndruar në formë. Sepse shumë lehtë mund të dështosh. Në qoftë se je tamam brenda asaj që kërkon profesioni, disiplinës, punës, krijimit, mund të korrësh sukses. Një gjë e mire na pëlqen të gjithëve, në momentin që del një herë, dy herë keq, i humb shkëlqimi.
Do vazhdojmë t’i ofrojmë njerëzve të qeshura. Kjo kohë ka qenë si mulliri, ne e kemi drithin e nevojshëm për të marrë miellin, se gjithë këto kohë kanë prodhuar ngjarje. Flasim në aspektin politik të gjërave, natyrisht, do të mundohemi t’i trajtojmë dhe t’i sjellim në formë. “Portokalli” nuk është as më pak e as më shumë veçse jeta e shqiptarëve në faqen komike të saj.

Kur flisni për “drith” e keni fjalën për fushatën politike, zgjedhjet, qeverinë….?

Ky është mielli nga drithi që ne kemi mbledhur, ka pasur prurje, edhe pse ka pasur rrebeshe të natyrave të ndryshme, por nuk i ka prishur të korrat tona.

Është larguar ndonjë aktor nga “Portokalli” këtë sezon?

Është larguar Gaz Paja, për arsye se ka fituar një master në Londër. Natyrisht ne e respektojmë, është pjesë e rritjes së tij profesionale. I urojmë suksese, pasi ai mbetet pjesë e “Portokalli”-së në çdo moment. Është djalë i talentuar. “Portokalli” nuk është se bëhet nga një apo dy individë, që të gjithë plotësojmë njeri-tjetrin. Është një energji që kalon nga një karakter në tjetrin, nga një personazh në tjetrin, duke qëndruar kështu, ka prodhuar edhe suksesin. Nga “Portokalli” kanë provuar të largohen shumë herë personazhe të ndryshëm dhe çuditërisht, kjo trupë ka qëndruar edhe më e suksesshme. Sepse është e ndërtuar nga kolektivi, nuk varet nga një personazh, po ikën ky dhe ra kështjella. Kush ka provuar të iki në përgjithësi, ka dështuar.

Ami, do të jetë përsëri partnerja juaj këtë vit?

Absolutisht që po. Ami e ka krijuar atë lloj qytetarie në raport me publikun edhe ajo është në vitin pestë të drejtimit të “Portokalli” – së. Jo thjesht me shërimin si femër, por edhe me ngrohtësinë, më saktë publiku e do Amin dhe përse të mos e duam edhe ne.

Agron, jeni moderatori i një spektakli humori, luan vetë një sërë rolesh, organizoni, a është e lodhshme për ju?

Është e lodhshme, por problemi tjetër është se; mua nuk më lodh puna, mua kryesisht më lodh puna me njerëzit. Nuk më mungon dëshira dhe energjitë për ta bërë. Por nuk është më si në fillim, kanë ndryshuar gjerat. Aktorët janë rritur profesionalisht. Janë bërë pjesë e krijimit edhe të ideve edhe të shkrimeve. Çështja tjetër është se nuk duhet të arrihet tek ajo pjesa e vetë kënaqësisë. Duhet të kuptojmë kaq gjë që e rëndësishme në jetë është të mbetesh nxënës, mësues kollaj bëhen të gjithë.

Ju tani e ndjeni veten mësues?

Unë vazhdojë të jem nxënës dhe nxënës do të mbetem gjithë kohës, se i tillë është profesioni. Fuqia e humorit tonë është në tavolinë. Tavolina është vendi më i mirë, për çdo personazh. Aty ulen të gjithë, është magjia e suksesit.

Njiheni si aktor humori, keni realizuar një sërë rolesh në këtë fushë. Keni menduar ndonjëherë të provoni kinematografinë?

Në qoftë se e keni për film në botën kinemasë, jo se nuk kam të dëshirë, por duke krijuar një personazh dhe një karakter, për të cilin punon prej vitesh dhe shihesh prej vitesh në sytë e telespektatorit, duhet një kohë e madhe ta çlodhësh personazhin në sytë e publikut e të dalësh me një personazh qoftë edhe ky dramatik. Sepse njerëzit në momentin që të shikojnë instinktivisht buzëqeshin.

Nuk jemi më në vitet 90′ kur imitoje një personazh politik dhe kishe probleme, pasi atij i dukej qesharake. Sa prezent është ky fakt sot, pasi jeni ju ai që keni imituar Berishën në vitet 90′ dhe jeni përsëri ju ai që po e bëni atë rol edhe në vitin 2009?

Nuk duhet personalizuar thjesht te Agroni, por duhet ta themi në mënyrë pak më të përgjithshme. Humori politik është ajo pjata kryesore në menynë e humorit. Njerëzit e duan shumë. Problemi është tek raporti që ka humori me politikën. Në fund të fundit, duhet të kuptojmë një gjë, se duke bërë humor me personazhet e politikes, japim një mesazh të qartë që veç të tjerash ata duhet të kuptojmë që janë njerëz në radhë të parë dhe që janë shërbëtorët tanë. E keqja këtu është se ata asnjëherë nuk e konceptojnë veten që janë shërbëtorët tanë, por prijësit tanë, ky është “karamboli”. Në mesazhet që ne japim, jemi ai zëri i pa mundur i atyre qindra mijëra njerëzve që nuk kanë mundësi të flasin dhe të dalin në një skena të tilla si “Portokalli”. Nëpërmjet humorit përcjellim një gjë që populli do ta kundërshtojë apo do ta kritikojë. Politikanët shqiptarë kanë treguar gjatë gjithë kësaj kohe, që nuk e kanë brenda vetes së tyre qytetarinë për ta kuptuar humorin politik.

Si e kuptoni ju këtë gjë dhe si kanë reaguar ata ndaj jush?

Ne e kemi ftuar politikën të bëhet pjesë e “Portokalli” – së. Të vijnë në mënyrën më miqësore të mundshme për të treguar se janë dashamirës me humorin. Puna është se, deri tani askush nuk e ka pranuar.

Na përmendni disa emra konkretë, cilët janë ata që nuk kanë pranuar ftesën tuaj ?

Ftesat janë nga më të ndryshmet. Në Vitin e Ri, kam ftuar kryeministrin Sali Berisha që të ishte pjesë e “Portokalli” – së. E kam ftuar edhe në muajin maj, kur u mbyll sezoni i këtij viti dhe nuk kam marrë asnjë lloj përgjigjeje nga ai …. . Humori, po nuk qe oponent me realitetin nuk është humor. Gjatë gjithë kohës, kushdo që të jetë në pushtet, unë do të jem një lloj oponenti edhe pse mund ta dua atë politikan. Nuk ka lidhje me atë si njeri, por me atë që ai shërben. Nuk ka se si të jem pro qeverisë. Unë do të jem gjithmonë në opozitë. Gjërat e mira nuk ka nevojë që t’i mburrim, duhet të merresh gjithmonë me të metat.

Keni pasur reagime për këtë fakt, pasi mund t’iu “akuzojnë” për mbajtjen e një krahu politik?

Nuk e vuaj më, lë të më thonë, jo i majtë, jo komunist e kështu gjërash. Çfarë të duan le të thonë, nuk më shkon fare në mendje. Në këto momente që po flasim, nuk mbështes ndonjë parti politike. E keqja më e madhe është se partia që unë kam mbështetur fuqishëm dhe që e mbështes është populli im, por çuditërisht populli im nuk po tregohet dhe aq qytetar sa duhet. Nëpërmjet “Portokalli” – së kemi dhënë shumë herë mesazhe të qarta. “Janë dele romakët pa të thyen turinjtë. Çezari”. Nuk e kam thënë unë, po kjo është filozofia. Jemi një popull që kemi probleme. Absolutisht, që e dua popullin tim dhe nuk kam tentuar ndonjëherë të iki nga Shqipëria. Nuk jam njeri që mund ta ndryshoj historinë, por mundohem me kontributin tim artistik të bëhem pjesë e ndryshmit te njerëzit, sa do i vogël të jetë ky revolucioni im shpirtëror dhe moral, por ama natyrisht për shumë gjera njerëzit lënë për të dëshiruar.

Ku e vini re këtë gjë?

Kjo vihet re më së miri në konceptimin e jetës në komunitet, secili brenda shtëpisë së vet mund të jetë goxha mirë, sa dalin nga shtëpia pastaj fillojnë problemet. Kjo është pjesa që duhet të na shqetësojë si fillim. Dhe faqja tjetër më e madhe është ajo e atyre që na drejtojnë. Politika tregon që edhe tani me këtë parlament që kemi, është bërë parlamenti i dy njerëzve të cilët i kanë zgjedhur njerëzit siç kanë dashur ata. Nuk shikoj ndonjë demokraci shumë të madhe. Kur lexoj novelën e Kadaresë “Viti i mbrapsht” qesh dhe qaj. Nuk është mirë që brezat që vijnë pas nesh të lexojë për ne gjithmonë histori të mbrapshta. Kjo është pjesë a asaj që unë e quaj fatkeqësi, por megjithatë nuk më mungon optimizmi që megjithëse janë të këqija të qesh me to.

U bë si e modës para fushatës zgjedhore që ata që kishin një imazh të pëlqyer në publik t’i propozohej kandidatura për deputet, juve ju ka ardhur ndonjë ftesë e tillë dhe a keni ambicie politikën?

Jo, jo, nuk kam pasur asnjë lloj oferte. Absolutisht nuk e kam ambicie politikën. Në parametrat ku jam, ndihem kryeministër, deputet apo edhe ministër. Dy Berisha janë, unë në “Portokalli”, ai në qeveri. Kështu që nuk kam ambicie të tilla. Jam më mirë në këtë lloj qeverie, në një post shumë më popullor sesa një deputet apo ministër. Nuk ka fat më të madh se sa kur jeton përmes dashurisë së një populli.

Një motiv tjetër për daljen tuaj në intervista është edhe fakti që jeni bërë gjysh nga vajza juaj, sa ju gëzon ky fakt?

Ajo është personi i rëndësisë së veçantë tek unë. Duhet të tregojmë se Agroni është artist dhe Agroni është një njeri. Mua më vjen mirë që të flas për dashurinë time ndaj mbesës. Është pjesë e kënaqësisë. Është një motiv më shumë edhe në profesionin tim. Tani ajo është 2 vjeç e gjysmë për tre. Rri me mua, në familjen time. Goca nuk ka mbaruar ende shkollën, është në vit të fundit, kështu që ne nuk duam ti lemë një “barrë” të merret me fëmijën, por preokupohet ime shoqe.

Përsëri Ami, ikën Gaz Paja

“Ajo është një prezantuese që i ka kënaqur njerëzit me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj. Kur e do populli, pse mos ta duam edhe ne”? – shprehet Agron Llakaj në këtë intervistë. Gjatë rrëfimit të tij, ai na zbulon se edhe këtë vit në krah të tij do të jetë përsëri Amarda Toska. Amit, për të pestin vit radhazi, i besohet drejtimi i spektaklit të humorit më të madh në vend. Por, ndërkohë që ajo do të vazhdojë të jetë çdo të dielë në ekran, një personazh tjetër i spikatur është larguar nga “Portokalli”, Gaz Paja (Nasi). Nuk bëhet fjalë për ndonjë konflikt apo mosmarrëveshje me organizatorët, por për një master që Paja ka fituar në Londër. Për Llakajn, ai mbetet pjesë e stafit të “Portokalli”-së.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23426. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23426