Agresiviteti kibernetik, më i rrallë sesa ai tradicional - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Pavarësisht nga përpjekjet për të frenuar ngacmimet, ato mbeten të zakonshme veçanërisht mes të rinjve.
Sjellja agresive nuk është e re, por me përhapjen e komunikimeve internetike problemi ka marrë një dimension të ri.
Një studim i paraqitur pranë Shoqatës Psikologjike Amerikane tregon se mënyrat e vjetra të ngacmimeve janë shumë më të shpeshta sesa ato në versionin kibernetik apo internet.
Shkencëtarët anketuan qindra e mijëra nxënës nga klasa e tretë në të dymbëdhjetën.
Mesatarisht,
- 18 për qind e tyre thanë se ishin keqtrajtuar verbalisht, ndërkohë që vetëm 5 për qind thanë se ishin ngacmuar në internet.
- 10 për qind thanë se kishin ngacmuar të tjerët, dhe vetëm 3 për qind thanë se kishin keqtrajtuar të tjerët në internet
Autorët thonë se megjithë zhurmën apo vëmendjen e tërhequr nga ngacmimet në internet, ky mjet i ri komunikimi në fakt ka krijuar me pak keqtrajtues ose viktima të reja.
Studimi rekomandon që shumë prej përpjekjeve të tyre shkollat ​​duhet t’i drejtojnë kundër sjelljeve agresive të nxënësve në marrëdhënie të drejtpërdrejta me njeri-tjetrin.

b.gif
 
Top